12.4 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në vitin 2025-n. 700 mijë më shumë nga viti paraardhës, ku pas shqiptarëve të Kosovës, italianët kryesojnë listën.
Mbi 1.2 milion italianë zgjodhën Shqipërinë për pushime gjatë vitit të kaluar, 3.3% më shumë krahasuar me vitin 2024. Vizitorë nga vendet fqinje të shumtë pati edhe nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Greqia.
Për britanikët, Shqipëria është konsideruar si një zbulim në vitet e fundit në mesin e destinacioneve më të njohura të Mesdheut. Mbi 932 mijë turistë nga Britania e Madhe janë regjistruar gjatë vitit të kaluar, mbi 20% më shumë se në vitin 2024.
Performancë pozitive kanë shënuar edhe vendet e tjera të Bashkimit Europian. Shifrat tregojnë një rritje të turizmit në vend edhe në tregun transatlantik, ku më shumë amerikanë dhe kanadezë vizituan Shqipërinë.
Shtimi i numrit të turistëve u përkthye në rritjen e të ardhurave, ku përgjatë 9-mujorit të vitit 2025 ato arritën në 4.4 miliardë euro, ose një rritje prej 14.5%.
Të dhënat tregojnë po ashtu se sitet e trashëgimisë kulturore u vizituan nga mbi 1.5 milionë vizitorë, duke shënuar rritje të të ardhurave me 30.63% krahasuar me vitin 2024.
Teksa publikoi statistikat e turizmit për vitin 2025, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, tha se shifrat ofrojnë një panoramë të qartë të zhvillimit turistik të vendit, ndërsa theksoi se ka nevojë për planifikim më të kujdesshëm, menaxhim të qëndrueshëm dhe orientim strategjik.
IItaliane apo shqiptare me pasaporta Italian? Ndoshta dhe Italian te martuar me shqiptare...
Qeveria duhet t'i thërras mëndjes në raport me shqiptarët që jetojnë në USA, ajo duhet të kontaktojë një bankë amerikane dhe të lidh kontratë me të për t'u mundësuar qytetarve shqiptar që jetojnë atje t'a marrin pensionin në Amerikë. Nuk është normale që ata të vijnë në Shqipëri të detyruar për të marrë pensionin duke harxhuar në një masë të konsiderueshme nga pensioni i tyre për bileta avioni dhe hotele. Edi Rama këta i konsideron turistë, sepse nuk ndjen pikën e përgjegjësisë për detyrimin që ka ndaj tyre, por shikon si ti rrjep. Po ashtu, politika dinake e aspak njerëzore që ndjek, duke mos rritur qëllimisht pensionet me të vetmen arsye, që fëmijët e pensionistëve të cilët punojnë jashtë të kontribuojnë për mbajtjen e frymës gjallë të prindërve në Shqipëri. Kjo është një pashpirtësi e pashoqe. U merr lekët për të mbaruar universitetet, nuk u siguron punë që të qëndrojnë në atdhe, i detyron të marrin rrugët e botës për të gjetur punë dhe në fund i detyrojnë që të paguajnë remitanca për për të mbajtur prindërit në Shqipëri, se qeveria dhe drejtuesi i saj mënyrë qeverisëse ka vetëm zhvatjen dhe jo kujdesi për qytetarët e saj kudo ku ndodhen dhe këtë e shet si politikë të drejtë, kësaj vërtetë nuk ke çfarë emri ti vësh.