Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës ka dhënë ndikim në turizmin shqiptar. Eksperti i ekonomisë dhe pedagog në Kosovë Jakup Bellaqa, pohon për SCAN se shumë shqiptarë të Kosovës po i drejtohen shteteve të tjera, jo vetëm për të takuar të afërmit, por edhe për pushime, ku kërkesat për të vizituar destinacione ku nuk mund t’i preknin më parë janë të larta. Sipas ekspertit, biznesi turistik shqiptar duhet të ulë çmimet si dhe të rrisë shërbimet, në mënyrë që të mos e humbasë turizmin patriotik.
“Çmimet në Shqipëri së fundi janë rritur shumë sidomos në bregdet, e kjo për shkak të kërkes-ofertës. Kjo rritje është e lartë për akomodim dhe shërbime të tjera, prandaj do të sugjeroja që të ulen, pasi kjo do të largojë turistët nga Kosova”- ka thënë Bellaqa.
Por si ka ndikuar lëvizja në kufi pa kontrolle dhe çfarë ka prodhuar zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Kosovë? Eksperti sugjeron se duhet të hiqen dhe bariera të tjera, në mënyrë që sektori turistik dhe tregu ekonomik të jetë i përbashkët.
“Sugjeroj që dy qeveritë të miratojnë dhe përgatitin një ligj për çmimet e produkteve bazike. Tregu ekonomik turistik dhe ekonomik duhet të jetë i përbashkët dhe Kosova duhet të shtojë importet nga Shqipëria”- shton Bellaqa.
Gjatë vitit të fundit Kosova ka ndryshuar partnerët tregtarë, ku vendin e Serbisë e ka zënë Shqipëria. Gjatë vitit 2023 është shënuar rritje e ndjeshme e importeve nga Shqipëria me +28 për qind krahasuar me vitin 2022.
Nuk ka patur kurre turizem patriotik,vetem turizem me interes ekonomik,sikur serbia te kete det te gjithe atje do te ishin duke degjuar muzike patriotike serbe.
Uljet e çmimeve jane të pamundura tashme...edhe durrsakët psh do të duhet ta bejnë plazhin poshtë pemëve si jashtë vendit se çmimet e shezlongjeve do shkojnë mbi 50 euro...
Po mire a e keni llogarit sa mijera e mijera familje kosovare kane blere apt ne bregdet . Ne Shengjin e Velipoje zoteruesit e apt ne masen dermuese jane nga Kosova .a i llogaritni keto super investime
Ne qofte se kemi qeveri te pergjegjeshme sugjerimet e mesiperme duhen mare ne konsiderate.
Mirela Kumbaro Furxhi, ajo pika e vockel ne parkun e Butrintit, ku u ndertua resort Manastiri me arkitekte greke, nuk mendon keshtu. Ajo thote ka me shume turiste kete vit, dmth me shume pleq azilesh nga Europa qe vijne ne Shqiperi.
Te shkosh per turizem mes plehrave ne shqipëri , duhet te jesh me te meta mendore.
patriotizmi duhet te jete i dy anshem.
Dikush me tha Ksamili eshte perla Shqiperise,nuk ju pergjigja,duke qene se qe femije i kam kaluar pushimet atje ose ne Himare,neriu qe me fliste ishte nje fshatar i ardhur ne Tirone viteve te fumdit. Duke qene se jetoj jashte e nuk ara shkoj ne Shqiperi pushime ne nje vizit thash ta shfrytezoj e te bej je tur nga jugu e shkova ne Ksamil,tmer perfundimi ca kshte bere zoti mrekulli s dikur,ca ka bere njeriu krim mjedisor,nje banor i vjeter me tha Ksamili eshte bere per Tiranesit qe vini e bejne photo per facebook,ju pegjigjia se nuk jane Tironca por fshataret qe si ksanili kan ber gjithe Shqioeine.Jam dakort me komentusin .e siper,kish shkon pushime ne Shqiperi ka probleme psiqike. A e ine turistet valle se ne ate vend buk ka laborator per kontrollin e ushqimeve,lind pytja ca hnedhe ku shkojn prodhimet bujqesore qe kthen Europa te mbushura me pesticide kancroze.