“The Guardian” thirrje britanikëve të vizitojnë Shqipërinë, Rama publikon artikullin e medias prestigjoze: Vizitorët fitojnë përvoja të paharrueshme

25 Qershor 2024, 12:03Turizëm TEMA
“The Guardian” thirrje britanikëve të vizitojnë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një shkrim të medias prestigjoze “The Guardian”, e cila fton britanikët të vizitojnë Shqipërinë.

Sipas saj, Shqipëria është një vend me parqe kombëtare të jashtëzakonshme dhe një mozaik i traditave të mikpritjes lokale.

Postimi i Ramës:

Si një vend me parqe kombëtare të jashtëzakonshme dhe një mozaik i traditave të mikpritjes lokale, Shqipëria është vendi që tregon se si nga turizmi ekoturistik i zonave të mbrojtura mund të përfitojnë vendasit ndërsa vizitorët fitojnë përvoja të paharrueshme

Kështu shkruan prestigjiozja britanike “The Guardian” duke rrëfyer të gjitha shijet e ndjesitë e Shqipërisë si një thirrje për turistët britanikë që këtij vendi t’i eksplorojnë bukuritë e t’i rrokin shpirtin.

Lini një Përgjigje