Turizmi, “ikin” Kosovarët por dynden evropianët

23 Qershor 2024, 20:10Turizëm TEMA
Turizmi, “ikin” Kosovarët por dynden evropianët

Shëngjini dhe Durrësi historikisht kanë mbajtur peshën më të madhe të turistëve nga Kosova. Por sikundër pritej, këtë vit turoperatorët konfirmojnë një reduktim të numrit të vizitorëve gjatë muajve të parë të pranverës, duke konfirmuar se turizmi patriotik po jep sinjalet e para të rënies.

“Situata duke filluar që nga janari i këtij viti ka pësuar një ndryshim drastik nga turistët që kanë pushtuar Durrësin prej vitesh, që ne i kemi quajtur turistë patriotik. është ndjerë një mungesë në rreth 80 përqind, thuajse në të gjithë hotelet e Durrësit. Nuk ndikojnë çmimet, ato  janë njësoj, por liberalizimi i vizave ka dhënë efekt, sepse shtetasit kosovar kanë qenë për një kohë të gjatë të mbyllur dhe nuk kanë pasur mundësi të vizitojnë vendet e Evropës”, shprehet për E-ZONE Blerim Norja, turoperator nga Durrësi

“Nga Kosova kemi patur reduktim të numrit, por pritshmëritë tona janë aty ku kemi menduar, sepse janë shtuar turistët nga vendet e Evropës lindore dhe po ashtu nga vendet baltike dhe nordike”, tha  Albulen Nderpepaj, turoperator nga Durrësi për Vizion Plus

Por bizneset turistike ndajnë mendime të ndryshme lidhur me faktin nëse turizmi patriotik do të vijojë të mbajë flamurin e turistëve të huaj.

“Unë mendoj që kjo do zgjasë të paktën një dy vjeçar derisa situata të stabilizohet, derisa ata individë të shuajnë kuriozitetin. Por në çdo rast Durrësi do të mbetet sërish destinacioni i tyre i preferuar, pasi është më afër dhe mbetet konkurrues me çmimet që ofron Evropa dhe rajoni”, u shpreh Norja.

“Unë mendoj që është përkohshme kjo tendencë. Pak më vonë turistët do ti kthehen vendit mëmë”, tha Nderpepaj.

Nga ana tjetër duket se tkurrja e vizitorëve nuk pritet të ketë ndonjë efekt negative tek tregu jonë, pasi  bumi i turistëve të huaj do të kompensojë mungesën e tyre.  Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë në Durrës është vënë re një risi, rritja e turistëve francezë.

“Turizmi në Durrës  është zgjeruar shumë, duke përfshirë vendet nordike, Poloni Ukrainë, Hungari . Gjithashtu këtë vit një bum i madh është me turizmin nga Franca . Kemi shumë turistë që vijnë na vizojnë nga ky shtet  Është surprizë për hotelerinë dhe turizmin në Shqipëri”, tha Julian Meta turoperator

Ndërkohë turoperatorët vënë në dukje edhe një ndryshim pozitivë që ka ndodhur me sezonin  veror . Ata thonë se jo vetëm ka një rritje të numrit të turistëve , por është zgjatur në kohë edhe periudha sezonit. Tani turistët e parë fillojnë që nga prilli dhe deri në fund tetori apo ditët e para të nëntorit. /vizionplus.tv

6 Komente

  1. T
    Turisti

    Lajm fantastik. Me ne fund.

    Përgjigjjuni
    1. r
      rezi

      Me mirë se bukë me domate hanin ne rëre...

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kenge Dukaqote

        Kosovaret do vijne kur ti sulmoje Serbia .Njerez pa bythe e mosmirenjohes e ju qan zemra per kohen e Titos

        Përgjigjjuni
        1. G
          Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

          Idiot !

          Përgjigjjuni
        2. s
          sapa

          Turizem duke degjuar propaganden e paguar te rilindjes!Ne Himare keto dite 2 turiste angleze prisnin nje autobuz ne rruge qe e kishin pronotuar online 8000 lek te vjetra.Kur pane qe nuk po funksjononte u detyruan te paguajne me te tjeter nje tjeter mjet qarkullimi!Kujtonin te shkretet se ketu funksjonon si ne angli!

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti anarkisti

            Propagandë e VV, PD-s alla NON GRATA kriminale dhe e serbofilëve -armiqëve të kombit për të përçar kombin, fyer shtetin për interesa të gjenocidistëve serb, rus, grek dhe shpirtshiturt shqipafolësa. Juve disave komentuesëve, TURP edhe pse e di se nuk keni as turp e as dinitet.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje