Shtypi botëror ftesë për te vizituar vendin "nga ku nuk duhet ikur"

17 Qershor 2024, 23:44Turizëm Eva Mertiri

Shtypi botëror ftesë për te vizituar vendin "nga ku nuk

Gjatë këtyre ditëve, në veçanti vazhdon të tërheqë vëmendjen bumi i shkrimeve dhe emisioneve
për Shqipërinë i mediave të vendeve të ndryshme. Dhe nuk e fsheh, së bashku me disa nga
shoqet dhe shokët e mi të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, jemi
ndierë mirë nga tabloja e mësipërme dhe në koshiencën tonë impakti i saj ka qënë i dukshëm.
Kjo dhe për atë që këtë “bum” e shohim përditë në grupimet e shumta të turistëve. Mjafton të
kalosh në bulevardin kryesor të Tiranës, teksa aparatet e këtyre turistëve fiksojnë pamje të
bukura të kryeqytetit apo këta vizitorë, të ardhur nga katër anët e botës, janë përqëndruar në
ekspozetë e ciceronëve pranë “Shtëpisë me gjethe”, te Muzeu “Bunk’Art”, pranë monumenteve
të Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit, te Piramida…
Sipas medias franceze, vendi ynë shihet si destinacioni më trend për të pushuar në Evropë gjatë verës, por dhe gjatë muajve të tjerë të vitit. Ajo u bë  thirrje shtetasve të vet ta vizitojnë këtë vend, që “nuk është më shumë se dy orë e gjysmë larg
Parisit dhe që ka mundësi të pafundme për t’u eksploruar”.
Kam shfletuar këto ditë median britanike. Tërë shkrimet e saj i përshkon dëshira për të vizituar
Shqipërinë, që turistët britanikë të mos lënë pa parë “atraksionet e shumta dhe tepër interesante
të saj”, duke e cilësuar Shqipërinë, sipas prestigjiozes “The Telegraph”- një perlë e pakunduar e
Ballkanit. Ose presigjozja tjetër britanike “The Guardian” e vlerëson vendin tonë si “një parajsë
për pushuesit, me peizazhe të mahnitshme, bregdet dhe qytete historike. Natyrë në male,
lumenj e det në pak kilometra, monumente të shumta historike…, me kuzhinë të pasur
tradicionale dhe mesdhetare”.
Madje, po ndodh dhe kështu: Të rinj dhe çifte që nga Suedia, Gjermania, por dhe nga Kili,
Argjentina e shijojnë Thethin, Dajtin, Gjirokastrën, Sarandën, destinacionet jo të pakta të
dashuruar me to, duke ndihmuar vullnetarisht dhe familjarizuar, duke u bërë “të shtëpisë” me
sipërmarrësit e bizneseve, me qytetarët e këtyre zonave. Duket paradoks, por gjithçka është e
prekshme, frymëzuese. Sepse për ta dhe historia, kultura e vendit tonë, krahas, natyrës së
mrekullueshme, monumenteve të saj, janë një forcë magnetike e pavenitur që të mbajnë fort
pas vetes.
Të gjitha këto nuk kanë si të mos të të entuziazmojnë për vendin tënd, por dhe të inkurajojnë
shpresën, duke i vënë sadopak bërrylat pashpresës, që, megjithatë, ndihet jo pak dhe midis
nesh. Prandaj, që kjo e fundit të mos gjejë strehë të mëtejshme kërkon përkushtim më të madh.
Pa u shpërndarë më gjerë, po ndalem në një nga momentet e rëndësishëm: te kujdesi ndaj
atyre që kanë përfunduar dhe përfundojnë arsimin e lartë apo ndryshe, me kualifikim universitar.
Theksova këtë, meqë lidhet drejtpërdrejt me ne. Sipas një statistike, numri i tyre ka zënë rreth
40 për qind të të larguarve nga vendi.

E kuptoj shumë mirë, që kryet përsëri do të anojnë këtej, sepse lidhet me mundësi më të mira
të punësimit, me arsimimin dhe specializimin e mëtejshëm në universitete perëndimore, por
edhe për të ardhura më të larta. Të mos keqkuptohemi. Sot askush nuk të mbyll dyert për
lëvizje të lirë, sepse dhe në shtetet evropiane, biles edhe më të zhvilluar, njerëzit emigrojnë nga
një vend në tjetrin. Edhe nga kursi ynë për bioteknologji, megjithëse të rrallë, përsëri ka që kanë
emigruar. Por ç’ndodh? Ka prej tyre që kanë qënë të detyruar t’u drejtohen punëve jashtë profilit
për të cilin kanë mbaruar studimet, gjë që normalisht, nuk ka kaluar pa stres. Por, siç thotë një
shprehja jonë e urtë, guri rëndon në vendin e tij. Prandaj, sikurse është e njohur, mbetet
përparësor krijimi dhe më tej i hapësirave të punës për të rinjtë.
Shqipëria është në progres, ndërsa i afrohet pranimit në Bashkimin Evropian. Këtë, sikurse
sollëm në shkrim, e pohojnë hapur, pa ekuivokë, qëndrimet entuziazte të medias botërore dhe
të turistëve të shumtë të këtyre ditëve. Prandaj dhe shpresat tona bëhen më të gjalla. Dhe
dilema hamletiane “të iki apo të mos iki nga vendi”, do t’i ketë dhe më tej mundësitë për t’i
qëndruar pjesës së dytë të saj.

9 Komente

  1. e
    elton

    O studente qe e paske aq te veshtire te hapesh google. Shqiperia ka 30 vjet qe eshte me e varfra ne Europe bashke Kosoven. Ne vend te fundit. Pas 5 vjetësh , 10 vjetesh ne cfare vendi do jemi sipas teje? Po qe se nuk do jemi me ne vend te fundit edhe nejrezit do largohen me pak.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pensionisti

      Gjith c'fare shkruan eshte mese e vertete qe gjen ne Tirane po edhe ne gjithe vendin turiste bile me shumice . Shqiperiaeshte po kjo qe ka qene edhe edhe para 12 vitesh po duhej te vinte PS dhe EDI RAMA qe ta bente te vizitushme nga turistat e ttere botes po kete gje e shohin njerez nga tere bota vetem qorrat qe rrijne me syte perpjete e ca idiota analiste qe ne vend qe te vene nje dore per ta zbuluruar kete vend e nxijne vetem e vetemse ju dhembin syte nga Edi Rama .

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hamdi Jupe

        Bukur Eva.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ari

          Bravo! Me pelqeu shume: sakte, thjesht, bukur dhe te ngre pesh kur lexon keshtu per vendin tend. Kushdo shkruan, por kjo menyre kaq e thjeshte, eshte po kaq madheshtore!

          Përgjigjjuni
          1. E
            Evropiani nga Shqipëria

            Bla bla bla. Nuk ndërtohet shteti vetëm me turistë

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zalo Kokoshi

              TE keqen Xhaxhi 5 uje nje kripe, e ke lare dhe Lyer zhvillimi e ketij vendi ,a thua se po ndodh cudi e madhe dhe se vendet nuk zhvillohen ,qe ta kuptosh kete shih pak ne menyre analitike sa te zhvilluara jane vendet e vogla ne Europe dhe te kuptosh sa te zhvilluar Jemi.NGa nje I ri i moshes tend do te prisja me teper te ishe agresive dhe llogari kerkues sidomos ndaj qeverise qe i ka lare duart si Pilati per Ju dhe per te gjithe ata qe kerkojne pune ne kete vend qe po "zhvillohet" duke perdorur shprehjen famoze :Pune ka por nuk ka Profesioniste.Kjo eshte nje menyre tallese qe e shpjegon dramen e nje gjenerate Jo aq me shtetin qe ka pergjegjesi te ndertoje politika qe te mos nxisin emigrimin sesa me PAAFTESINE TUAJ gjeneracionale per tu orientuar ne tregun e punes shto ketu edhe ndonje lajm si psh :rezultatet e testit PISA kjo paaftesi njolloset edhe me "deficitin tuaj intelektual"te supozuar qe iu ve edhe ne pozite edhe me poshteruese dhe qesharake ndaj politikes dhe pritshmerive qe ka shoqeria ndaj Jush.KJo eshte arsyeja perse JU NUK DUHET TE IKNI , JU nuk duhet te ikni qe te provoni te kunderten e kesaj dhe me teper sesa Patriotizmi idilik i fushave dhe maleve Te NAIMIT PATRIOTIZMI I JUAJ DUHET TE JETE IDEOLOGJIK dhe POLITIK JU duhet te Qendroni ketu per te HAPUR DEBAT TE GJERE DHE RADIKAL me qeverine dhe politiken sunduese 35 vjecare ne pergjithesi :PERSE JAM UNE E PAAFTE TE GJEJ KETO MUNDESI NE VENDIN TIM ,Une qe kam bere po ate SHKOLLE QE KE BERE DHE TI QE ME QEVERIS, PERSE UNE JAM I PAAFTE ,UNE QE KUR SHKOJ NE PERENDIM SHKELQEJ.dhe e dyta qe ka rendesi eshte qe brezi juaj duhet te jete aktiv te kerkoje qe E DREJTA TE SHKOJE NE VENDIN E VET :Transparence absolute ne lidheje me te mirat materiale qe gjeneron vendi kush fiton sa fiton dhe si shperndahen ato KY ESHTE DEBAT I MADH QE KA TE BEJE ME KONCEPTIN E TE DREJTES NE VEND , SEPSE HAJDUTET I BEJNE TE GJITHA dhe nuk po flasim per hajdute xhepash por per ata me jake te bardhe,E PRA pershtypja ime eshte qe Ky vend Vidhet dhe kjo eshte arsyeja qe vendi eshte i varfer SEPSE VIDHET,se te del zvKryeministri qe harxhon 95mije euro brenda nates kur ka femije qe vdesin se nuk i kane 10 mije euro per nje operacion,dhe bashke me kete Vjedhje vidhet dhe e ardhmja Juaj, TRANSPARENCE ku perfundon cdo qindarke ?, Jo per ato qe do te BEHEN se ato me teper Jane mjegullnaje ne 3D per te coroditur njerezit, por per ato qe jane bere, ku kane shkuar leket kush ka qene perfituesi i tyre sepse po dalin perdite shembuj abuzimi me pushtetin dhe per fatkeq pergjigja institucionale e ketij vendi ndaj abuzimeve te nivelit te larte eshte e dobet , dhe pothuaj gjithmone e vonuar , aq sa tek te gjithe eshte krijuar tani bindja qe ky vend nuk BEHET, e pra koha fluturon dhe bashke me te edhe fatet e gjeneratave .Pikerisht per kete nuk duhet te ikni , jo per arsyet qe thua TI , duhet te shikoni thelbin mos u merr me fushat malet kodrat e lumenjte.Sa per zhvillimi ne vendit shihe pak qe te kesh nje ide krahasuese :https://www.euronews.com/business/2024/06/04/the-wealth-of-nations-the-widening-gap-between-rich-and-poor-in-europe

              Përgjigjjuni
              1. B
                Ben

                Nuk e di nese e ka fajin autori apo Tema, por keto shkrime.nuk kane fare nje strukture. Cdo shkim ka hyrjen, trupin, dhe mbyllhen te cilat jane ndare ne paragrafe. Keta shkruajne sikur jane te gjithe te droguar.

                Përgjigjjuni
                1. r
                  retushuesi

                  haha, por ne fakt shkrimi eshte bere qe te nxirret fotoja e pastruar nga rrudhat. vl me Ben. ti e di ne ca epoke jetojme. shijo genjeshtrat fotografike

                  Përgjigjjuni
                2. M
                  Mirela

                  Shkrim me vlere dhe vajze dinjitoze

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje