Turistët "pushtojnë" Sarandën, të orientuar drejt plazheve publike, shkak çmimet e lira

15 Qershor 2024, 15:42Turizëm TEMA
Turistët "pushtojnë" Sarandën, të orientuar drejt

Muaji qershor e ka gjetur Sarandën duke pritur qindra-mijëra turistë nga mbarë bota.

Plazhet me ujëra të pastërta të Sarandës mbeten një nga arsyet kryesore se përse pushuesit zgjedhin qytetin bregdetar.

Këtë fillim sezoni turistët duken më të prirur për të kursyer para kur vjen puna tek plazhi, duke shfrytëzuar plazhet publike.

“Vendi është shumë i pastër, vend për plazh ka, është shumë i hapur, uji është shumë i mirë. Shezlloni është 15€ -20€. Ne jemi nga Boston por kemi shtëpi në Përmët”, tha një turist.

“Është shumë bukur nuk kam asgjë negative për të thënë është perfekt. Aktualisht ka mjaftueshëm hapësirë, ndoshta më vonë në fund të korrik do të jetë i mbushur por tani ka hapësirë”, tha një tjetër i intervistuar për Euronews Albania.

Për një pushuese nordike, Saranda është një nga vendet më të bukura që ka vizituar. Teksa ka vendosur të pushoj në plazh publik, thotë se pastërtia nuk është në nivelet e duhura.

“Eshtë një nga vendet më të mira në këtë kohë të plazhit, jemi prej disa ditësh këtu dhe po më pëlqen shumë, me pëlqen plazhi, e di që pak më vonë do të jetë plot me turistë kështu që ne po e shijojmë këtë kohë sepse ka hapësirë mjaftueshëm.

Dje ishte kohë me re nuk kishte shumë njerëz, por plazhi duhet të jetë pak më i pastër dhe çfarë më bëri përshtypje është që ka shumë qen nëpër rruge dhe plazh, më bëri përshtypje sepse në Norvegji nuk ka qen në rrugë”, tha ajo.

Rritja e temperaturave ditët e fundit ka filluar të mbushi plazhet e Sarandës me turistë dhe jo vetëm.

2 Komente

  1. d
    dsa

    Plazhe pa rere me guralece dhe shkembinj.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Sa genjeni dhe ju, po s'keni faj se kështu është një mhb. Qyteti jo vetëm që është bosh, por edhe e shkatërruar në gjithë pjesën më turistike të sajë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje