Nga toka në det.., përjeto luksin me Range Rover dhe Mektrin Motors

24 Qershor 2024, 13:33Turizëm TEMA

Nga toka në det.., përjeto luksin me Range Rover dhe Mektrin Motors

Range Rover organizoi një event të veçantë në Shqipëri, duke kombinuar luksin dhe aventurën për një përvojë të paharrueshme për klientët e tij. Një event që provoi se përsosmëria dhe inovacioni janë gjithmonë prioriteti i Range Rover me kompaninë Mektrin Motors.

Eventi nisi me një mikpritje të ngrohtë në showroom-in e Mektrin Motors, kompania lider në Shqipëri, ku të ftuarit u njohën me modelet e fundit dhe risitë teknologjike të Range Rover. Pas kësaj, flota e makinave Range Rover u nis drejt Manastirit të Ardenicës, duke ofruar një udhëtim të qetë dhe komod përmes një vendi historik, ku pjesëmarrësit shijuan terrene të paeksploruara.

Udhëtimi vazhdoi drejt plazhit të Livadhit, ku të ftuarit u vendosën në një nga hotelet më luksoze të zonës. Mbrëmja përfundoi me një darkë surprizë dhe një festë në plazh, duke krijuar një atmosferë të gjallë dhe festive për të gjithë pjesëmarrësit. Dita e dytë e eventit u përkushtua ndaj një eksperiencë unike detare, ku Mektrin Marine prezantoi dhe lejoj të ftuarit të testojnë mjete lundruese luksoze. Pjesëmarrësit shijuan një udhëtim nëpër ujërat e kaltra të Jonit, duke përjetuar luksin dhe komoditetin e këtyre mjeteve.

Me këtë event, Range Rover ofroi një përvojë të plotë të luksit dhe aventurës, si në rrugë ashtu edhe në ujë. Kjo eksperiencë unike theksoi përkushtimin e këtij brandi ndaj përsosmërisë dhe inovacionit, duke ofruar gjithmonë më të mirën për klientët e tyre.



Lini një Përgjigje