Korça, destinacion për festat e fundvitit, rezervime të plota dhe fluks i lartë hyrjesh në kufi

28 Dhjetor 2025, 18:01Turizëm TEMA
Korça, destinacion për festat e fundvitit, rezervime të plota

Korça është konfirmuar edhe këtë fundvit si një nga destinacionet më të preferuara për të kaluar natën e ndërrimit të viteve.

Atmosfera e ngrohtë qytetare, sheshet dhe rrugicat e zbukuruara me drita festive, si edhe kulinaria e pasur tradicionale, kanë nxitur një interes të lartë nga vizitorë vendas dhe të huaj.

Gatimet karakteristike korçare, pijet tradicionale dhe mikpritja e njohur e zonës janë kthyer në elementë kyç që e bëjnë qytetin një zgjedhje të veçantë për festat e fundvitit.

Si pasojë, kapacitetet akomoduese janë tërësisht të rezervuara, me hotele dhe bujtina që raportojnë mungesë vendesh për natën e fundvitit.

Ndërkohë fluksi i shtuar i vizitorëve reflektohet edhe në pikat kufitare dhe akset kryesore hyrëse.

Sipas të dhënave për datën 26 dhjetor, në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 4 808 shtetas dhe kanë dalë 2 431, ndërsa në Qafë Thanë janë regjistruar 3 260 hyrje dhe 3 177 dalje shtetasish.

2 Komente

  1. A
    ABAZ ALIU TOMORR

    VEN DHE MYSLYMAN ,,,

    Përgjigjjuni
    1. O
      O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

      nuk ka vend as per te shurrosur,nga do qe te kthesh rr@cken te del nje korrak..... hahahaha, gezuar ramazonin!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje