Promovimi turistik i Shqipërisë nga mediat e huaja vijon. Më i fundit është artikulli i medias gjermane të udhëtimeve dhe turizmit “Reise Reporter”, që e përshkruan Shqipërinë si destinacionin e duhur për përvoja të turizmit natyror mes bukurisë së alpeve, pyjeve, liqeneve, kanioneve e plazheve.
Në artikull janë përzgjedhur shtatë mrekullitë natyrore më të bukura dhe spektakolare që Shqipëria ka për të ofruar.
Duke e nisur me alpet shqiptare, për të cilat shkruajnë se janë një parajsë për adhuruesit e ecjes, veçanërisht në muajt e verës. E duke vijuar me Parkun e Llogarasë, Syrin e Kaltër, Luginën e Vjosës në Jug apo dhe Grykën e Osumit.
Media gjermane e cilëson Shqipërinë si destinacionin e ëndrrave për të gjithë të apasionuarit mbas natyrës, duke iu sugjeruar lexuesve se përveç plazheve të mrekullueshme dhe qyteteve emocionuese, në Shqipëri mund të zbulojnë parqe kombëtare unike dhe bukuri natyrore në të gjithë vendin ballkanik.
Artikullin e ka shpërndarë dhe kryeministri Rama dhe thotë se është një ftesë e parfumosur me të gjitha shijet e ndjesitë e Shqipërisë për vizitorët gjermanë të cilët për vitin që shkoi na vizituan mbi 300 mijë.
Mese e vertete qe Gjermanet kudo qe pata rasti ti takoje neper Qytete te ndryshme dhe neper zona Malore .... fjalet me te mira thoshnin per mikepritjen....bujarine .... ushqimi....dhe Respektin qe kishin perjetuar ne ditet e pushimeve ne shqiperi...po ashtu en Youtube dhe ne Internet Reklame qe i eshte bere shqiperise si kure asnjehere ne keto vite... por fatekeqesisht nese bisedat beheshin mbi gjendjen politike ne shqiperi ...... Wo habiteshin se si ka mundesi ne kete vend te vogel kaqe shume kriminelle politikane paska dhe kriminele normale te tjere ne krahasim me popullsine qe jetonin aty... Jemi buajre me mysafiret e huaj....dhe jemi kriminele ndermjete vetevetes vellazerore njeri me tjetrin..... dhe te pashpirtet politikane qe pasurite e shqiperise nga 90 i kan pervetesuar shumicen per vete ! Wauuuu.... shqiponja me dy koka dhe traditat me dy fytyra... !