Çmimet dhe mikpritja, Velipoja plot dhe me klientë besnikë

6 Korrik 2024, 20:50Turizëm TEMA
Çmimet dhe mikpritja, Velipoja plot dhe me klientë besnikë

Velipoja tashmë mund të thuhet me plot gojën që përveçse është kthyer në një ndër destinacionet më të kërkuara për pushime buzë detit në vendin tonë, por ndër vite ka krijuar edhe një klientelë të sajën mjaft të veçantë dhe besnike.

Këtë fakt e pohojnë vetë administratorët e hoteleve të zonës, të cilët shprehen se plazhi në veri-perëndim të vendit po pëlqehet edhe nga të rinjtë.

Por kush janë arsyet që pushuesit e Velipojës janë kaq besnikë nuk e ndërrojnë këtë plazh.

35 km larg Shkodrës, plazhi i Velipojës shtrihet në gjatësi rreth 14 kilometra, nga grykëderdhja e Bunës e deri tek “Rana e Hedhun”, në afërsi të Shëngjinit. Përveç detit shumë të pastër, ajrit me oksigjen kurativ, është edhe rëra e imët e pasur me jod. (Gazment Janku)

 

2 Komente

  1. N
    Nga larg

    C’eshte ky ajri me oksigjen kurativ? A mund te blejme pak, pasi mbarojme pushimet, apo vazhdon efekti deri vitin tjeter?

    Përgjigjjuni
    1. m
      mirel

      Oksigjen kurativ eshte ai i Ramutit, qe pasi i ka mbytur plazhet publike me cadra private, promovon oksigjenin kurativ, si pjese e cmimit

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje