Prestigjiozja britanike “The Telegraph” e ka rendur vendin tonë ndër destinacionet më të përballueshme dhe më tërheqëse në Europë.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë artikullit e “The Telegraph” ndërsa shprehet se ky është një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar për vendin tonë.
Më tej kryeministri shton se Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar si një zgjedhje autentike, e bukur dhe e përballueshme.
Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë Prestigjiozia britanike “The Telegraph” e rendit vendin tonë ndër destinacionet më të përballueshme dhe më tërheqëse në Europë, duke vlerësuar jo vetëm bukuritë natyrore dhe qytetet historike, por edhe mikpritjen shqiptare dhe kostot konkurruese për vizitorët
Nga brigjet e Jonit e Adriatikut, te Alpet madhështore dhe trashëgimia jonë kulturore, Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar si një zgjedhje autentike, e bukur dhe e përballueshme.
O larmadheri, turistet qe do fillojne vijne per 2-3 muaj kane planifikuar te bejne xhiron e Shqiperise, shume prej tyre bejne kete trajektore: Tirane-Berat-Gjirokaster-Sarande-Permet-Korçe-Tirane. Vetem se ne Librazhd duhet te kalosh lumin me kale, dhe te tuneli ne Llogara duhet te shpresosh qe mos ta kesh ti kismet kur te shembet. Sepse Bela me shoket i kane bere rruget si mos me keq.
Turizmi eshte I mire per turistēt. Per shqiptaret duhet industria, bujqesia, blektoria, industria ushqimore, shendetsia, arsimi, assistenza sociale, etj, etj.Por ju jeni per te mbrojtur interesat e turisteve, jo te shqiptarve.
Zhvillimi i një vendi varet nga niveli i shkollimit, nga aftësia për të shfrytëzuar dhe kontrolluar risurset , nga aftësia për të mbrojtur sektorët strategjikë, risurset dhe sigurinë, nga krahu i punës së kualifikuar, nga aftësia teknologjike, nga kurajoja për të menduar me kokën tënde, nga guximi për të larë me gjak fitoret dhe humbjet. Turizëm kanë edhe ishujt Hawai, por nuk kanë më popull. Indigjenët që shitën shtëpitë për një copë bukë, sot janë shërbëtorë nëpër hotelet dhe kazinotë e Mafjes së financës ndërkombëtare. Miljardat shkojnë në xhep të amerikanëve, ndërsa banorët vendas janë shfarosur politikisht dhe etnikisht, nga pushteti i miliardave dhe kontrolli i territorit që janë dorë të tjetër kujt. Tek ne në Shqipëri mjafton të shohësh ushtrinë shqiptare, të vetmen në Ballkan që lufton për paqen dhe i kanë dhuruar fshesat që të pastrojë kontraceptivët e turistëve në behar dhe sukullën të lajë haletë e NATOs në dimër.
Turizmi nuk eshte mireqenie per popullin dhe nuk e pozicionon mire ekonomine e Shqiperise. - - - - - Cuba dhe Republika Domenikane kane turizem, por populli eshte ne mjerim.
Duam pronat tona, fabrika, institute, uzina, ushtri, hekurudhe, hidrocentrale, pyje, ushqim bio, ajer te paster, shtet, dinjitet, dhe jo turizem varikari si kopsh zoologjik per t'i bere llape pabuksave te botes, o zar!