Turizmi në lupën e qeverisë, nga shezlonget, agjencitë turistike e deri te shërbimi i transportit

6 Tetor 2024, 19:30Turizëm TEMA

Turizmi në lupën e qeverisë, nga shezlonget, agjencitë

Mbyllja e një viti të suksesshëm në 2023, por vështirësitë e arritjes së më shumë turistëve edhe fitimeve në 2024, e ka vënë qeverinë në lëvizje për sektorin e turizmit, pas përfundimit edhe të këtij sezoni veror.
Një analizë thelluese parashikohet të kryhet duke nisur nga taksat, çmimet e deri tek performanca e shërbimeve.

“Kjo analizë do të synojë në identifikimin dhe vlerësimin e risqeve, prioritizimi i tyre, përcaktimi i shkaqeve të mospajtueshmërisë në sektorin e turizmit. Në analizë, përpos tatimpaguesve që operojnë në “Akomodim/Shërbimi ushqimor” do të përfshihen edhe tatimpaguesit që operojnë në sektorin, shërbime plazhi, transporti qytetas e ndërqytetës, dhënia me qira e makinave/mjeteve ujore, shërbime turistike, etj”.

Fokusi kryesor i analizës do të jetë TVSh-ja, ndjekur nga tatimin mbi fitimin dhe tatimin mbi të ardhurat biznesore, si dhe problematikat që kanë të bëjnë me deklarimin e punonjësve, shkruan A2.

“Burimet e të dhënave që gjenerohen tashmë në kohë reale nga sistemi i fiskalizimit, do përdoren për të evidentuar tatimpaguesit mospërmbushës si dhe përdorimi i çdo të dhëne nga palë të treta ose burime të jashtme publike, të cilat ndihmojnë administratën tatimore në realizimin e misionit të saj.”

Në bazë të të dhënave rezulton se për subjektet deklarues deklaratë TVSH që janë në sektorët "Akomodim" dhe "Aktivitetet e shërbimit të ushqimit dhe pijeve" dhe kanë mbi 100.000 lekë shitje të tatueshme me 6 %, rezulton të ketë rritje në numrin e tatimpaguesve deklarues TVSH-je në këto fasha ndër vite. Rritje me 8% në vitin 2022, 17% në 2023.

Në analizë do të përfshihet dhe zbatimi i ligjit të turizmit së bashku me ndryshimet e fundit. Kryesisht për çështje që kanë të bëjnë me regjistrimin pranë institucionit përgjegjës për sektorin e turizmit. (A2 Televizion)

2 Komente

  1. D
    Dhe Alì bektashin me poture te pa lara

    ..evgjiti qelbin malin e tomorit dhe idjota si blendi fevziu i bejne reklame

    Përgjigjjuni
    1. e
      emigranti

      Qeveria duhet te vere dore mbi abuzimet ne turizem, pasi shume shpejt do na dali boja. Veren qe shkoi ishim disa dite ne Green coast. Duke u nisur nga reklama qe i behet per kushtet e jeteses, sherbimet dhe mengjezin e inkluduar beme prenotimin dhe pagesen perkatese. Ne vend gjetem nje realitet shume te ndryshem nga ai qe propogandohej. Keshtu, nuk ishte e vertete se mengjezi ishte i inkluduar ne cmimin e baneses. Po keshtu transporti nga banesa per ne plazh fillonte ne oren 9 te mengjezit deri ne oret e para te mbasdites dhe ishte i kufizuar dhe fare rastesor. Per cdo transport ekstra kerkohej pagese ekstra. Ankesave te pushuesve, agjentet ne zyren e pritjes i pergjigjeshin se operatoret e transportit ishin private dhe nuk vareshin nga resorta. Me qe ra fjala, eshte gabim perdorimi i termit "rezorte" per Green coast, pasi me kete term kuptohet nje zone e caktuar ku jane te perfshira te tera sherbime, ushqimi, transporti, bile edha ai ajror. Ne Green Coast ke te paguar vetem banesen, qe per hir te se vertetes kane cmime te larta qe ja kalojne edhe shume vendeve te tjera. Nje tjeter defek ishte ne rastet e riparimeve ne banesa. Lavamani i viles tone ishte i bllokuar dhe mbeti i tille gjate gjithe kohes qe ne ishim atje, pamvaresisht kerkesave tona te vazhdueshme per tu riparuar. Se fundi, ne plazh, shezllonet fillonin me 5,000 deri ne 15,000 leke te reja. Sa i perket restoranteve, ato kishin cmime qe do ja kishin zili edhe restorantet me moderne te Manhatanit. Po vazhduan me keto lloj mashtrimesh, te tere operatoret shqiptare te turizmit do humbasin, pasi shume shpejt do ti dale boja propogandes qe behet sot nga qeveria jone duke subvencionuar artikuj ne revistat prestigjoze te botes ku i behet reklame turizmit ne Shqiperi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje