Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria do të marrë pjesë në një panair gjigand të turizmit në Madrid, i quajtur “FITUR Madrid”.
Përmes një njoftimi në Facebook, Rama bëri të ditur se panairi do të mbahet në datat nga 24-28 janar, me qëllim promovimin e destinacioneve turistike të vendit.
Rama tha gjithashtu se Shqipëria është një oaz i parajsave të vogla që qëndron me krenari përballë turizmit global.
''Shqipëria nis promovimin ndërkombëtar si një destinacion unik turistik me pjesëmarrjen në panairin gjigand të turizmit “FITUR Madrid” nga 24 deri më 28 janar, për të prezantuar diversitetin e pasur turistik, një oaz i parajsave të vogla dhe mikpritjes shpirtërore që qëndron me krenari përballë turizmit global'', shkruam Rama.
Ok lajm i mire, por merr masa dhe autostrada tirane durres te filloj dhe te mbaroj ne kohe rekord, eshte katastofa me e madhe ne vend shifrat dhe rekordet leja lul bashes, ne duam gjera konkrete, asfalto rruget e fshatit , detyro bashkit te shperndajne kosha pleherash ne cdo vend banimi, mungesa e kesaj vetem se bene nje vend pis dhe te pa banuar, please
Rama do ndertoje nevojtore tani me kete rast.