“U shkrova letër fëmijëve para operacionit për bin Laden”

12 Shkurt 2013, 14:24Lifestyle TEMA

Vazhdon rrëfimi i pjesëtarit të ekipit Navy SEAL, që vrau terroristin më të kërkuar në botë, Osama bin Laden.

Në një intervistë për revistën Esquire, ai tregon se si ai besonte se në këtë mision të rrezikshëm, mund të vdiste.

“Isha i bindur 90 përqind se do ishte misioni i fundit”.

Marinsi, që ankohet se shteti e ka braktisur, thotë se i do shumë fëmijët dhe qan vetëm kur largohet prej tyre.

Babai i dy fëmijëve, thotë se është gjithmonë më e lehtë kur ata janë në gjumë.

“I puth dhe nis e mendoj nëse kjo do jetë hera e fundit,” tregon ai.

Por në rastin e operacionit për bin Laden, ai u shkroi një letër, duke menduar se do ishte operacioni i fundit.

Ai thotë se kjo ishte një letër që ata do e lexonin kur të ishin 35 vjeç.

“Nuk e dija se çfarë po shkruaja, ose nëse po i shpjegoja gjërat siç duhet. Doja të thosha se dëshira ime ishte që të rrija me ta gjithmonë”.

Ndërsa shkruante, ai nisi të qante, pasi mendonte se ose do vdiste, ose do përfundonte në ndonjë burg në Pakistan, ku do e dhunonin për gjithë jetën e mbetur.

“Ti shkruan, kjo është e tmerrshme. Më pas e merr veten. Gati për aksion”.

5 komente në ““U shkrova letër fëmijëve para operacionit për bin Laden””

  1. iluminati says:

    Na trego dhe nje peralle tjeter ne Bin Laden, me 11 shtator dhe terrorizem!
    Trushplarje.

  2. plaku says:

    Djema, per koencidence, dja mbarova se lexuari librin me titull KILLING OSAMA, me autor Mark Bowden, te botuar ne shtepine botuese gjermane Berlin, ne gjuhen gjermane me 335 faqe.
    Ne kete liber, autori i librit, thote, se marinsi me siper ka treguar gjera, qe nuk jane te verteta dhe, se marinsi ka dashur te beje qesharak dhe burracak figuren e Bin Ladenit, sikur ai ka perdorur trupin e gruas si mburoje gje qe nuk eshte e vertete.
    Autori i librit vrasjen e Bin Ladenit, e ka bazuar ne raportet zyrtare me shkrim te qeverise amerikane, dhe ka biseduar vete personalisht per kete histori me Obamen, shefin e CIA Paneta, zv. drejtorin e CIA- s Morrel dhe shume zyrtare te larte amerikane qe u moren me organizimin e vrasjes se Osames.
    Ai thote :
    Bin Ladeni ishte siper ne katin e trete te shtepise, i pa armatosur (m.gj.se ne dollap ishin disa arme ), tre SILS-a ( grupi specjal ) hypen siper, pane Osamen me kemishe te shkurter deri ne gjugje, me kapuç, qe perdoret per lutje dhe me nje si xhakete pashtune. Ata e qelluan ate, ai u plagos ne syrin e majte dhe vajti ne dhomen e gjumit. Tre sillsat e ndoqen, Osama ishte shtrire i plagosur ne shtrat dhe dy grate e tij ishin mbi trupin e tij, nje sills largoi me force anash dy grate dhe dy sillsat e tjere e qelluan disa here ne gjoks, gje qe shkaktoi vdekjen e Osames.
    Anetareve te forumit, qe jetojne ne Gjermani ju rekomandoj kete liber. Ketu ne Zvicer kushtoi 21.90 Franka zvicerjane.
    Ne kete sulm u vrane dy korjeret, qe ishin vellezer, djali i Osames 24 vjec dhe gruaja e nje korjeri.
    U plagos vetem gruaja me e re ( atje ishin tre gra te tij ) dhe asnje tjeter.
    Emri i luftes ( jo i verteti )i korjerit te Osames u nxorr me tortura nga tre bashkepunetore te Osames. Bile njeriu i trete i Alqaides, qe ishte dhe projektuesi i 11 Shtatorit u torturua me mbi 150 seanca te Boardingwater ne nje qender te CIA-s ne POLONI, e dha gjithashtu emrin e luftes se korierit.
    Amerikaneve ju desh nente vjet, qe te gjenin emrin e vertete te korjerit. Autori i librit thote, se amerikanet nuk e kane dhene akoma, se si arriten, qe nga emri i luftes te marrin emrin e vertete te tij.
    Ne momentin,qe amerikanet sulmuan shtepine ku ishte Osama ata ishin vetem 50% te sigurte se aty ishte Osama.
    Obama kishte edhe alternativen, qe Osama te vritej me nje predhe nga nje DONNER amerikan. Kjo, sepse Osama cdo mbasdite dilte dhe bente xhiro ne kopeshtin e shtepise tek vreshtat dhe siper ishte vendosur nje mushame, qe ta mbronte nga dielli. Pra amerikanet nuk ishin ne gjendje te shifnin fytyren e Osames. Dyshimi ishte, se mos ne vend te Osames mos ishte ndonje pasanik arab, i cili jetonte me dashnoren e tij dhe nuk desh ta merrnin vesh mediat dhe familja e vertete.
    Obama vendosi, qe shtepia te sulmohet. Operacjoni filloi keq, sepse njeri nga dy elikopteret u rrezua ne oborin e shtepise.
    Amerikanet morren vetem trupin e Osames dhe dy grate, vajza 22 vjec se bashku me femijet ju lidhen duart me lidhese plastike dhe i lane ne oborr.

  3. endRI says:

    SI SKE PERTU ME DHEN NJE HISTORIK TE SHKURTER NE LIDHJE ME KAPJEN E OSAMES, E CRENDESI KA SE SI QYSH APO TEK KUR DIHET QE NJE PLEH IKU ATJE KU DUHET TE IKTE PREJ KOHESH. TI ME DEMEK DO TE NXJERRESH NE PAH QE OSAMA NA PASKA QEN TRIM. AQ TRIM ISHTE AI QEN BIR QENI SA RRINTE MYLL TU BO MUHABET ME GRATE.

  4. plaku says:

    endRi,
    Cfare fitimi kam une ne se Osama ka qene trim ose jo trim. Une shkruajta thjesht, se cfare eshte shkruajtur ne librin qe kam lexuar une.
    Kuptohet se rruga qe kishte zgjedhur Osama Bin Laden ishte nje rruge shume e pa drejte. Kush te jep te drejten ty qe te vrasesh mbi 3700 njerez sic ndodhi me dy kullat ne New York.
    Me fal, por une nuk i gjykoj njerezit ne se jane trima ose jo.Koha e t rimave ka mbaruar. Trima ka vetem ne Ballkan. Une i gjykoj njerezit nga ajo qe bejne dhe Osama per mua ishte nje vrases pa skrupull.

  5. tarraslala says:

    Poky bisha po te tregon ujkun ti po thua ja ku eshte gjurma,,,
    Hajde replak hajde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje