Pirja e Coca- Colas i solli vdekjen 30- vjeçares

12 Shkurt 2013, 13:19Lifestyle TEMA

Një mjek ligjor tha se një grua në Zelandën e Re vdiq pasi konsumonte sasi të mëdha Coca- Cola.

Sipas BBC, Natasha Harris, që vdiq tre vite më parë nga një arrest kardiak, pinte deri në 10 litra nga kjo pije në ditë.

Kjo sasi është sa dy herë limiti i kafeinës dhe më shumë se 11 herë limiti i sheqerit që duhet të marrë një trup njerëzor.

Coca- Cola ka kundërshtuar duke thënë se nuk mund të provohet se produkti i tyre ka kontribuar në vdekjen e saj.

Familja e Harris thotë se ajo u bë e varur nga Coca- Cola dhe niste e dridhej në rast se nuk e merrte pijen e saj të preferuar.

Për shkak se pinte shumë Coca- Cola, dhëmbët e saj ishin dëmtuar plotësisht.

Mjeku David Crerar tha se konsumi i Coca- Cola-s i ka sjellë asaj aritmi kardiake.

Ai tha se kompania nuk mund të jetë përgjegjëse për këtë ngjarje, por bëri thirrje që në etiketa të vihet një paralajmërim për risqet nga kjo pije.

11 komente në “Pirja e Coca- Colas i solli vdekjen 30- vjeçares”

  1. Milanisti says:

    Kam pershtypjen se te gjitha keto lajme behen publike vetem per uljen e njeres apo tjetres kompani, ne menyre qe rivalet e saj te ngrihen. Strategji alla shqiptarce, por ja qe ne te gjithe boten keshtu eshte…

    http://www .gazetatema.net/web/video-mamaja-keqtrajton-brutalisht-femijen-e-saj-ne-indi/

    1. nje tip says:

      mua me duket se kjo s’eshte ndonje manover per te ulur nje kompani e per te ngritur nje tjeter, sepse behet fjale per produktin qe shperndajne keto kompani. te ishte sic thu ti, i bie qe ne paketat e marlboros te shifje ate shenjen “duhani demton rende shendetin”, ndersa ne paketat e tjera jo.

  2. elinor says:

    @Milanisti; a e di kush eshte rivalja e Coca-Cola? Nqs jo, mesoje: Pepsi. Dhe te dyja keto pije kane pak ose aspak ndryshim nga njera-tjetra.
    Ajo qe thote mjeku eshte mese e sakte. Pije te tilla duhet te konsumohen me shume rezerva. Ndoshta nje kanace ne jave…..jo me shume.
    Une per vehte nuk fus ne shtepi asgje nga keto pijet e gazuara. Uje dhe vetem uje…..cezme te filtruar.

    1. kulmaku says:

      Ke te drejt,,por shife me kujdes edhe ate filtrin e ujit te xhezmes.

  3. Disk says:

    Pirja e Cocas demton rende shendetin. Ka jashtezakonisht shume sheqer dhe per shkak te kimikateve nxjerr nga trupi sasi te medha kalciumi duke demtuar kockat. Pini po deshet..

  4. toni says:

    pajtohem me komentuesit paraprak perveq milanistit .,coca cola eshte demtuese serioze e shendetit e sidomos kosumimi ne sasi te medha mund te jete edhe vrases e sidomos per disa mosha te caktuara .., prandaj qdo pije e gazuar ne njerin apo tjetrin aspekt jan te demshem per shendetin madje edhe lengjet deri diku ., sepse kan permbajtje te lart te sheqerit..

  5. Lol says:

    te gjithe gati per te dhene mend: ha buke, patate te skuqura pa pushim dhe do vuash apo do vdesesh nga obeziteti. e te tjera e te tjera. Mendoj se cdo gje kur e tejkalon konsumin kthehet ne te demshme

    1. kulla bjeshkve says:

      Mbaje mend 20 vite me pare se ne nje fabrike coca cola ne Turqi u zhduk nje punonjes,i cili aksidentalisht kishte rene ne nje depozit me esence coca cola,,,mbas zbrazjese se kesaj depozite u gjenden vetem ora dhe kepucet e viktimes.Konkluzionet ju i kuptoni vet..Qe prej atij viti une konsumoje ndoshta 2-3 kanace ne vit.

  6. toni says:

    @ lol .., mos e perziej coca colen me buken edhe patatet e skuqura ., sepse kto te fundit jan ushqim natyral e ndersa cola nuk eshte gje tjeter perveq nje pije artificiale ., ndoshta je nje i ri e nuk kuptove sensin e lajmit dhe komenteve..,

    1. Lol says:

      Toni; e kuptova sepse e lexova me vemendje por mua keto me duket anti reklama sesa nje teme qe mund ti sherbej konsumatorit.

  7. Kim Jong says:

    Kto jan pallavra e legjenda metropolitane qe leshohen neper portale online neper bote. si ajo e asaj gruas se shendoshe qe e kishin detyrar qe te paguante dy bileta se i kishte bythet e medha. Kola ste ben asgje me mire me pi kola sesa alkol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje