
Messi mesa duket e kishte humbur toruan fare pas ndeshjes ku Argjentina mundi Hollandën, duke siguruar biletën e saj për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës FIFA 2022 në Katar.
Pas incidentit në fushën e blertë me Edgard Davids, të cilin e quajti budalla, Lionel Messi i ka bërtitur një tjetër personi gjatë intervistës së tij televizive live.
Siç shkruan gazeta spanjolle “Marca”, 35 vjeçari i kishte ‘ngulur’ një shikim kërcënues për disa sekonda përpara se t’i bërtiste me fjalë fyese Wout Weghorst, lojtari i Hollandës që shënoi dhe dy golat për skuadrën e tij.
“Çfarë po shikon, budalla”, tha Messi. “Shiko punën tënde, budalla. Largohu.”
Intervistuesi mbeti pa fjalë për disa sekonda dhe u përpoq të qetësonte Messin.
Messi ndërkohë, sulmoi ashpër dhe arbitrin e ndeshjes.
“Ishim të shqetësuar përpara ndeshjes sepse e dinim çfarë arbitri do ta drejtonte ndeshjen. Psër një ndeshje kaq të rëndësishme nuk mund të zgjedhësh një arbitër të tillë. Tregoi se nuk ishte në lartësinë e duhur.
FIFA duhet të rishikojë ndeshjen dhe të reflektojë. Ndeshja nuk duhej të kishte shkuar në kohën shtesë. Vuajtëm shumë por në fund festuam. Van Gaal do të na bëjë të besojmë se krijon futboll të bukur por në të vërtetë skuarat e tij dinë të luajnë vetëm me topa të gjatë”, tha ai.
"QUE MIRAS BOBO":
— ¿Por qué es tendencia? (@porquetendencia) December 9, 2022
Por una consulta de Lionel Messi pic.twitter.com/LHBGMtfgoP
Është gjigand përfundimisht!
Gjigand , po dhe ca trap
1.5 metra gjigand si mendja e disa komentueseve ketu. Per t’u rene topave s’ka te dyte, por fatkeqesisht qenka top nga trute
Cfare titulli o Mero. Degradon Mesis?! Po te jape doreheqjen dhe ky bashke me albin kurtin. Po ik o loqe
Ronaldo nuke do kishte folur keshtu
Lojtar pis! Maradone nuk behesh dot!
ida, te jane felliqur breket me ato te.......Lionel Messi eshte mbret i futbollit per te gjitha kohrat; ti ndoshta nuk e kupton por eshte i vetemi futbollist deri me sot qe punon me shume per skuadren se per vete fale aftesive dhe nga me te edukuarit, por une bie dakort me te se ai arbiter eshte qelbesire ; lejoi nje loje me te shtyra te hollandezeve aq keq sa po te isha une largohesha nga fusha. Pis arbiter. Njerez te tille shkaterrojne futbollin aq te dashur per njerezit. Po te kthehem dhe nje here ty ida. Ose nuk njeh futbollin, ose njeh demat e Spanjes, ose je fyryfyçke e apasionuar si ajo femra e re pas Sali Berishes qe te merr gjak ne maje te k.... per te.
Paska pjerdhur dhe ky.
Edhe gjate ndeshjes shfaqi xheste jo sportive nja 2 raste ...qe nuk I ka pas zakon.Eshte lojtari me I mire padiskutim por e ka perfunduar kulmin e karrieres she po humb pike me arrogancen qe po tregon.
Genjen se nuk tha ashtu debila mesi eshte lojtari me i mire dhe me i urte ne bot.
Une doja te fitonte Argjentina se e urrej Hollabden nje ekip me mercenare, por Agjentina imponoi loje te rende; gladiatorce
Nuk shtyhet jeta pa njecik gangksterizem !
sigurishte i ndodhur ne ato Emocione i rraskapitur nga ndjeshja por edhe Tensioni i Kualifikimit qe i dhan Penalltite ,njeriu humb qetesine edhe cfryn ,kur nji Kundershtare te provokon me shikimin e tij ,te panevojeshem kur ti je duke dhen nji interviste ! Keshtuqe ndodh qe edhe Reaksioni mos te jet i duhuri .Po ju hibritat e asaj Stalle .s'leni faj ,ju duhen disa shekuj te jetoni mes Njerezve jo kasfheve maloke qe ben corb ate shoqeri dhe e budallepsen , qe te kuptoni si duhet njerezit . __________________________________________________________________________________ Un isha dhe jam per Argjentinen ne munges te Italise , por loja e saj ishte jo ajo qe pritet nga Argjentina e emrave te Medhenj , ku vec Messi-t te gjithe Lojtaret e tjere i ngjanin ktyree te Kombetares tone ,jo se Hollanda ishte me mire , por i Kualifikoje Rastesia jo Zotesia . Nuk besoj se do fitojne kunder Kroacise ,me kte forme qe jan paraqitur deri me sot .Nqs Kroacia vazhdon te Luaj ne kte Ritem sideri me Brazilin jam i bindur se Fiton kunder Atgjentines ,sepse Kroatet luajn me nji Koncept tjeter Futboll si dikur Hollnda e Krjofit , Te Gjithe ne Sulm - te gjithe ne Mbrotje dhe kjo i ka bere te jen Rezultative ,duke mos ngelur Peng te Skemave te vjeteruara ne Futboll
A Mero Meroooo I qani titujt provokues, me jeni bere si klani i buçeve te T.Ch. qe vdesin te shpikin situata vulgare per ca klikime ;) Gjithsesi, ne lidhje me situaten qe pershkruan - ajo ndeshje u luajt me strategji te ndyre nga hollandezet, duke nisur me retoriken e trajnerit para ndeshjes dhe me lojen agresive ndaj Messit, te cilin rralle e jam pare ta demtojne sa kete ndeshje. Me duket se strategjia fituese e Hollandes ishte nxjerrja nga ekuacioni e Messit, kryesisht nepermjet acarimit dhe pse jo edhe fizikisht. Arbitri pastaj nuk ka nevoje per koment... Per dashamiresit e futbollit do sillja ne kujtese ndeshjen me te ndyre te luajtur ne keto nivele, qe eshte Portugali-Hollande (2006), e ashtuquajtur "beteja e Nurembergut", ku u mungonte vetem sepata per tu quajtur druvare. Faji kryesor dhe sjellja me antisportive e kishte burimin tek lojtaret hollandeze. E kam pare live dhe nuk me eshte hequr nga mendja. Gjithsesi, kjo ndeshje ishte e Argjentines, dhe pavaresisht komenteve skeptike ndaj saj ajo ka ndjekur nje trajektore solide ne kete kampionat, dhe kujtdo qe e perbuz do ti kujtoja qe asnje nga ekipet nuk ka performance perfekte. Edhe ajo pjese loje qe beri Hollanda ne momentet kur nuk kishte çte humbiste, nuk mund te behet gjate, dhe ka edhe kunderveprim (shtesa e tregoi). Me sa ka ndodhur ne kete kampionat mund te thuhet me bindje qe vlera e secilit ekip me nje ekip tjeter del vetem kur ato perballen ne fushe - nuk mund te parashikosh dot pa u ndeshur ato ne fushe. Suksese mrekullise Messi!
Ky nuk eshte lajm fare. Pse Mesi nuk eshte si gjithe te tjeret me momente jo te mira? Cdo njeri mund ti thote budalla apo idiot nje tjetri qe ia ngul syte. Bile ne disa vende therresin edhe policine per tu ankuar per ngacmim.
Messi , kokra e injorantit luan futboll ne nivelet me te larta dhe nuk di asnje fjale te vetme anglisht ....behet fjale per futbollist gjigant ama injorant .....si Pele , e shum e shum te tjere .... kur je injorant dhe i pashkolluar ...te tjerat vine me radhe nje nga nje ....si shperthimi i tij i papergjegjshem ndaj nje bashkelojtari edhe pse i nje skuadre kundershtare ....
Trap,latino.
Ashtu sic tha dhe njeri me siper,per lojen provokuese te Hollandes dhe te protagonizmit te albitrit,doja qe te ishte nje rezultat i thelle brenda 90 minutshit ne favor te Argjentines,(packa se me shkrim kisha parashikuar barazim dhe kalim te Argjentines me penallti,sic dhe doli.) Por Hollanda si gjithmone kur humbet,ca me shqelma,ca me albiter dhe ca duke provokuar Mesin per ta nxjerr ate jashte loje,jo vetem duke e penguar gjithmone me faulle dhe me provokime verbale,i mori nje barazim te pamerituar ne limitin e kohes. Ishte “tragjike” dhe jo sepse u barazua Argjentina ,se nuk eshte fundi i botes,por sepse sheh para syve te tu se si sa vjen dhe futbolli vjen e prishet me shume,packa rregullave edhe teknollogjike. Shkojme tek ndeshja . Mesi per fat te keq ka vetem tre kater lojtar ne skuader qe luajne me zemer,por formacioni nuk eshte ai i duhuri per t’ju pershtatur lojes se tij dhe kerkesave te Argjentines ,packa se ia ka dale deri tani. I uroj Argjentines ,ne mungese te Gjermanise e Italise,te jete ajo kampionja e kesaj kupe dhe kjo vetem per Mesin,sepse ai e meriton te inkasoje edhe kete kupe ne trofete e tij te pafund.!