
Kryeministri Rama e quajti “kloun dhe maskë e faqes së zezë së opozitës”, kandiatin e koalicionit Berisha-Meta, Belind Këlliçi.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania ai tha se në koalicionin “Bashkë fitojmë”, janë të gjithë kloun të cilët bëjnë sikur duan të përmirësojnë jetën e komuniteteve, por në të vërtetë, kërkojnë që të kthejnë bashkitë në fronte lufte me regjimin.
“Një tjetër maskë e faqes së zezë. Maskë edhe një kloun fare. Nuk është normale që kandidatët të jenë kloun, por ti quash ashtu siç janë është e domosdoshme. Si i shikoj unë gjërat, ai është një kloun.
Ata janë kloun të gjithë sepse janë në një rol, i cili u është dhënë për të bërë sikur po kërkojnë të përmirësojnë jetën e komuniteteve kur në fakt roli i tyre është të kapin çfarë të munden dhe pastaj në momentin që futen në një bashki, ta kthejnë bashkinë në një kështjellë të luftës me regjimin”,-tha kryeministri Rama.
Nje pyetje kam une: perse mungon Linda ne fushate ?
KRRICI i perkrahur nga NON GRATA dhe hajduti Like FLORIRI kujton se populli nuk ka sy.....
O Edi Reformen ne drejtesi kur do e mbyllni se po behen 6 vjet...kemi dosjet ne gjykata e as nuk jane hapur se nuk ka gjyqtare dhe thone as ka shans per disa vite si do na shkoje filli...a eshte drejtesi kjo? Te pakten ne qe kemi fituar ne shkalle te pare te njihet automatikisht vendimi e shteti te terhiqet....