“Shkodra pozitive”, Benet Beci: Besoj që shumë prej jush do na përkrahin, do të na japin mundësinë ta vëmë atë në jetë

26 Prill 2023, 16:33Politika TEMA

“Shkodra pozitive”, Benet Beci: Besoj që shumë prej jush

Kandidati i PS në Shkodër, Benet Beci thotë se Shkodra është shumë pozitive dhe se tani ka nevojë ta nxjerrë këtë energji.

Përmes një postimi në Facebook, Beci shkruan se beson se shumë do ta përkrahin Shkodrën pozitive, që është dhe slogani i tij dhe kështu t’i japin jetë qytetit.

“Dua shumë të besoj që shumë prej jush do ta përkrahin #shkodrapozitive dhe do të na japin mundësinë ta vëmë atë në jetë.

Ju falenderoj për mbështetjen , sfida është e madhe, të gjithë së bashku mund t’ia dalim!” shkruan Beci në facebook.

Pjesë nga një intervistë:

Pyetje: Shprehja që ju përdorni shpesh, pra slogani juaj është Shkodra pozitive. Deri në këto momente mendoni që Shkodra ka qenë jo pozitive? S’po them negative.

Beci: Shkodra është shumë pozitive. Shumë. Por në qoftë se ka në brendësi dhe thelbin e Shkodrës, është që është shumë pozitive. Në ADN-në e vet. Këtë e kam shumë të ndjerë dhe e thonë të gjithë.

Shkodra e vërtetë ka një energji që ka nevojë ndoshta tani dhe njëherë ta nxjerrë, që është energjia e vet pozitive. Që është gëzimi, është arti, ëhstë kultura, është sporti. Ju vetëm këtë të kuptoni pse Shkodra është pozitive.

Por duke e thënë këtë nuk është që nuk është. Kjo ëhstë për ta thënë dhe për ta cilësuar, që Shkodra pozitive është ajo që duhet ne të mbështetemi. Është historia jonë, është kultura jonë është energjia jonë, është fuqia jonë.

 

2 Komente

  1. .
    ...

    Ai tjetri me emrin e zi s,emeriton bashkinë e Shkodrës por as ky vampiri jo se jo.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Doda

      Nje personalitet politik ka thene. Nuk ndryshojne te merret dhe te vdekur.Shkodra duhet te ndryshojne per te miren e vet

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje