VIDEO/ Veliaj: Saliu dogji shtëpinë e tij, imagjinoni ç’mund t’i bënte Tiranës

12 Prill 2023, 17:32Politika TEMA
VIDEO/ Veliaj: Saliu dogji shtëpinë e tij, imagjinoni


 Tirana do vazhdojë të shkëlqejë, si çdo ditë në këto 8 vjet! 

Fushata elektorale e zgjedhjeve të 14 Majit, nuk duhet të ndikojë në punën e përditshme të Bashkisë së Tiranës. Kjo ishte porosia e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili zhvilloi një takim falënderues me punonjësit e institucionit të bashkisë, para hyrjes zyrtarisht në fushatë.

Veliaj shprehu vlerësimin maksimal për stafin dhe bashkëpunëtorët e tij, pa të cilët - tha ai - Tirana nuk do kishte pësuar transformimin e sotëm.

“Porosia e parë është që puna duhet të vazhdojë, shërbimi ndaj qytetarëve duhet të vazhdojë, Tirana duhet të jetë çdo ditë xixë, siç ka qenë këto vite. Tirana duhet të shkëlqejë dhe ne duhet të vazhdojmë shërbimin ndaj qytetarëve. Duhet të sigurohemi që, pikërisht se është fushata, nuk duhet ulur ritmi sepse nuk do të doja kurrë që njerëzit ta lidhnin suksesin e Tiranës, suksesin e Bashkisë së Tiranës, me praninë time fizike në çdo veprimtari të qytetit. Madje, merita e kësaj skuadre është se e vazhdon punën me profesionalizëm, pavarësisht se ku është drejtuesi politik i skuadrës së Bashkisë së Tiranës dhe jam i sigurt që kjo do të ndodhë edhe kësaj here”, deklaroi Veliaj. 

Nga ana tjetër, ai shtoi se ndihet i keqardhur pasi një pjesë e akuzave politike drejtuar atij, kanë prekur padrejtësisht edhe ata që punojnë në Bashkinë e Tiranës. 

“E di që kush punon me mua, ashtu siç merr edhe energjinë dhe pozitivitetin, merr edhe disa nga ciflat e baltës, nga të sharat e pamerituara. E di që, për zonjat që janë këtu, jeni nëna e dikujt, jeni vajza e dikujt, jeni bashkëshortja e dikujt, jeni bija e dikujt, e imagjinoj se çfarë ndodh në familjen tuaj kur diskutohen dhe kur dëgjoni atë lumin e të sharave, kështu që do të doja, së pari, t’ju kërkoj ndjesë për çdo shqetësim që ju kam krijuar, sepse besoj e keni të qartë, nuk e kanë me ju, e kanë me mua. Prej meje edhe ju hani disa nga ciflat e baltës dhe do të doja që ta kuptonit këtë”, tha Veliaj, duke shtuar se, “ky është një vend që mbetet ende toksik në politikë”. 

“Ky është një vend ku politika ende trajtohet si një betejë gladiatorësh, ku dikush duhet të poshtërohet patjetër. Ne mund të kemi një debat civil, të fitojë më i miri, të vazhdojë jeta, por qartazi janë disa dinozaurë të vjetër që nuk e lënë vendin të ecë përpara. Ndjesë nëse jeni lënduar ju dhe familja juaj, me shpresë që pas këtyre 30 ditëve marrim vendimin për të ecur përpara në një mandat të tretë dhe të largohemi nga kjo politika e bërjes së gjërave me sherr dhe me dhunë, me sharje e me shpifje, se jam i sigurt që edhe në shtëpitë tuaja diskutohen ato që thotë politika e vjetër: ‘Jo, po këta të bashkisë janë edhe me Sorosin, po edhe me Iranin, edhe me këta, edhe me ata’. Fatmirësisht, për njerëz të tillë që kanë rrjedhur, ne kemi qendra sociale shumë të mira, kemi psikologë, psikiatër dhe punonjës socialë për të gjithë këta që kanë këto lloj deviancash dhe bëni atë që bëj unë, trajtojeni me humor këtë punë, sepse Saliu, imagjinoni, kur dogji shtëpinë e tij, selinë e tij, imagjino ç’mund t’i bëjnë ata Tiranës nëse ua lëmë sërish në dorë”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi sot se Tirana do të vazhdojë të modernizohet, duke përmendur edhe disa nga investimet që do bëhen në pjesën e Bulevardit të Ri.
“Ne duhet të vazhdojmë modernizimin e qytetit dhe më vjen mirë që nesër kemi disa konkurse, bashkë me Kryeministrin, për Qendrën e re të Panaireve dhe të Konventave në “Bulevardin e Ri”, sepse “Pallati i Kongreseve” është ezauruar dhe është i rezervuar deri në fund të vitit. Ndërkohë, duam të çojmë disa nga gjykatat apo prokuroritë, te “Bulevardi i Ri”; godina e re e Bashkisë do të ketë një qendër administrative, që të mos jemi ca te “Torre Drini”, ca te “Pallati i Kulturës”, e ca te “7-katëshi”, e ca te “Zëri i Popullit”, por të grupohemi e gjithë si administratë në një ndërtesë ultramoderne, siç po bëhet ndërtesa e re e Tatimeve të bashkisë tek “21-shi”, u shpreh Veliaj. 

Kryebashkiaku theksoi se çfarëdo që bën Bashkia e Tiranës, opozita do të reagojë duke bllokuar dhe duke bërë sherr.

“Ne duhet të vazhdojmë punën për urbanizmin e Tiranës, pa hyrë në debate me një pakicë, që çfarë do që të bëjmë ne, ata gjithmonë do reagojnë. Bëmë lodrat, erdhën me pistoletë te lodrat; bëmë Sheshin, e bllokuan Sheshin; bëmë Pazarin, blloko Pazarin, bëmë Kalanë, blloko Kalanë, bëmë Bulevardin, blloko Bulevardin, shko te “Astiri”, blloko “Astirin”. Po të ishin ata shumica, unë nuk do isha dot kryetar bashkie. Fatmirësisht, shumica e heshtur janë njerëzit që votojnë dhe që në shumicë thonë: ‘Duam që Tirana të ecë përpara dhe të bëhet puna’. Detyra jonë është të vazhdojmë modernizimin dhe drejtoria jonë e planifikimit dhe e zhvillimit të territorit, ka një mision të jashtëzakonshëm. Punët publike të Tiranës, kush punon te punët publike, sidomos gocat, çunat, inxhinierët tanë, e dinë që në Tiranë është punuar përditë. Më thoni një ditë që Tirana ka qenë pushim, një ditë që Tirana s’ka qenë kantier!? Sot mund ta quajnë asfalt elektoral, por do zgjohen në datë 15, ne do jemi prapë duke asfaltuar, në datë 16 prapë duke vijëzuar, në datë 17 prapë duke vënë ndriçim LED, në datë 18 prapë duke hapur një shkollë të re, në datë 19 prapë duke hapur një rrugë, në datën 20 prapë duke hapur një treg. Për sa kohë që përditë kemi punuar sikur të jetë dita më e rëndësishme, puna duhet të vazhdojë. Këta të sapllakes dhe të kalit blu, edhe të zorrës e të fuçisë, e të galixhantit të ËC-së në kat të dytë, e të sahatit që s’punonte, e të bashkisë me grafiti, këta e kishin në dorë dhe s’bënë asgjë”, tha Veliaj.

16 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

    Idiot, njerezit nuk mund te jetojne ne kantier, prandaj ikin.

    Përgjigjjuni
    1. E
      ErVelia - Miss Demagogjia

      Kur sheh kete surrat ne foto, ka shume te drejte njerezia / Qe kur dikush ngerdheshet thote "..qesh si Erion Velia.."

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Kete e thone salibanet. Shumica e pelqen, e respekton, e voton. Ju salibanet kete pune keni. Na keni çare trapin 30 vjet por nuk do vini më ne pushtet kurre.

        Përgjigjjuni
      2. B
        Beni

        Me pak se sa i ke be ti qe e shkaterrove kete qytet

        Përgjigjjuni
        1. A
          Artioni

          Se di si ke surrat e buce me fol se cfar i beri saliu yt tiro es erdhet ju e shkaterruat nga shpellat.

          Përgjigjjuni
        2. D
          Dani USA

          Me njerez smirzinje si keta tre komentus etj si keta nuk bene prokopi populli i nje vendi,as dua tja di kush eshte ErionVelia populli thote mos i shiko gunen por punen dhe puna e Erjonit duket nuk do koment por smirzinjet nuk i le smira te shikoin dhe te degjoin,por ne funde te fundit populli vendose me vote.

          Përgjigjjuni
          1. "
            "BOHOTINA"

            Disa komentues harrojne dhe brockullisin pa dogane e me ligesi. -Harrojne kioskezimin e Tiranes ne tere teritorin. rrethuan me kioska edhe institucionet qendrore te qytetit si tek Banga, Muzeu Kombetar, Galeine e Arteve... -Harrojne qytetin e ndotur e ajrin mizerabel... -Harrojne karrocat me kuaj qe baritnin ne tere kryeqytetin si te ishin taksi moderrne. -Harrojne hapjen e rruges se re nga Vasil Shante tek Pallati me shigjeta. Jo per gje po ne ure kyhehej urbani per te vajtur tek stacioni i fundit i Tiranes se Re, -Harrojne berjen e disa urave qe mezi kalonin kembsoret e tani kalojne makinat. -Harrojne shtimin e linjave te urbaneve deri ne fshatra. -Harrojne qe dy kryebashkiak te PD te Tiranes beri Sali Kelmendi i ndjere nje pallat per vete dhe Brojka nje vile ne Vishnje dhe nuk bene asgje tjeter vec shtuan pisllekun, kioskat dhe karrocat me kuaj... E sa gjera harrojne keta te harruar...

            Përgjigjjuni
            1. r
              raul

              Historia e njerzimit njeh dy raste kur kryetari i partise sulmon me bandite seline e partise se tij. Rasti i pare eshte ai i Fyrherit te Rajhut te trete qe ne 1933 pak kohe pa ardhur ne pushtet sulmoi seline e partise se tij ne Munih dhe vrau pabesisht krahun e tij te djathte Remin bashke me nje numer te madh bashkepuntoresh te tij ( E mbani mend Remin tek Arturo UI, nata e thikave te gjata quhet nata e vrasjes se Remit ) vetem se dyshonte se Remi mund ti merrte partine per shkak te popullaritetit te madh qe ai kishte brenda partise nacional_ socialiste te Gjermanise. Rasti i dyte ne histori eshte ai i perbindeshit te Vucidolit ne 6 Janar 2021 kur pabesisht sulmoi seline e Shqupit se donte ti merrte me dhune partine kryetarit legjitim Lulzim Bashes dhe kreu aktin me te turpshem ne histori duke e mbuluar veten me nje turp te madh para shqiptareve qe nuk do ta shlyeje dot gjithe jeten. Kazma, cekice, leva, qysqi nga nje grup banditesh kunder selise se partise demokratike , pastaj me Belind kerricin organizoi grushtin e shtetit brenda pdse ne stadiumin Air Albania dhe kjo monster kerkon pushtet perseri bashke me spiunin Agush askush kokeducja , njeriun me te urryer te planetit per 99.99% te shqiptareve.Por pergjigjen spektakolare do ta marre me 14 maj kur do ti duket qielli i nxire sa nuk do ta gjeje rrugen per ne shtepi nga humbja apokaliptike qe do pesoje.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vranakonti

                Bravo Erion Veliaj. Je kryetari me i mire ne republike,politikani me i mire ne republike. Te marçin te keqen ata qe flasin keq per ty. Ata plasen nga inati epse ti po punon mire dhe po bene shume gjera te mira dhe te domosdoshme per jeten e qytetareve te Tiranes,te cilet te jane mirenjohes. I kke bere nje vend te mire ne zemrat e qytetareve. Ata do t'a japin ty voten dhe kurre atyre qe shkaterruan jio vetem shtepine e tyre por gjithe shqiperine.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lali Fiku tiranasi i vjeter qe e quan veten tironc

                  Lali Plehra, Saliu nuk ka se cfare t'i djegi Tirones, e ke bere beton, te merr malli te shikosh nje shtepi karakteristike tironce me bahce e peme tradiciole, fik, hurme, rrush etj, apo ndonje shenje te idenditetin te saj. Te eshte bere hunda me e gjate se e Pinokut.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Titona Re

                    te lumte Erjon Veliaj ,e ktheve Tiranen ne nje qytet modern .Vari karet katunarve dhe malokeve se jane mesuar te jetojne me shtepi me hale ne fund te oborrit dhe te benin shurren neper lulishtet e Tiranes

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Për komentuesët injorantë

                      Hajde komentues, hajde! Ata si puna e juaj e mbajnë gjallë kryekriminelin e kombit tonë Sali Shpellar Berisha dhe, ai, mban në pushtet Edi Ramën. Sali Berisha ka 32 vjet që e kavërtetuar vetë se është zjarrvënës dhe vrasës. Rrofsh Erjon Veliaj dhe të uroj fitore!

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vranakonti

                        Erion Velia është kryetari dhe politikani më i mirë ne republikën e shqipërisë.Do fitoi bindshëm në Tiranë.Puna e tij ka shkelqyer.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Phoenix

                          Dhe vete Joseph Goebbles, rrotullohet ne varr, kur del e mban fjalime ky pacavure burre.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Askushi

                            E dogji shpellari se kish kujtime te hidhura per kopil qe esht dhe incestin familjar ka cuar kelysha si myftar b.q. lumneshi ku nuk ka henger ndonje plumb bytheve se cfar thot sala ben ushtari,i kujtohet sali shkerdhates kur ju shkerdhy nena vet dhe fshati e quajti incest brenda familjes se shkerdhatave

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Erdhen vikinget,,,prishen dhe dogjen

                              Ec perpara erion veliaj,lere maloqerin e te flasi,,,slan pem e tok pa' zon,,e kerkojne sot rrug lulishte e ku di un,,,kur u shkon me u prish ndertimet pa leje me hap rruge e me bo unaza kunder trafikut,,fillojn e ulerasin si arrixhijnt me gra e kalamoj,,,,hipin si tarzani neper cati,,,

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje