Zgjedhjet/ Nënkomisionerja KQZ-së: Nuk do të lejohet asnjë shkelje, akte të tilla do marrin përgjigje ligjore

13 Maj 2023, 16:06Politika TEMA

Zgjedhjet/ Nënkomisionerja KQZ-së: Nuk do të lejohet asnjë

Nënkomisionerja e KQZ-së Lealba Pelinku deklaroi vetëm disa orë para zgjedhjeve se nuk do të tolerohet asnjë raste shkeljeje.


Ajo shtoi se nëse do të konstatohen raste të shkeljeve, të cilat kanë për qëllim prishjen e sistemit zgjedhor, materialet do të kalojnë në prokurori.

“Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka implementuar sistemin e identifikimit elektronik të zgjedhësve në të gjithë qendrat e votimit të vendit, duke nisur që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Ky sistem i ka kushtuar buxhetit të shtetit afërsisht 23 milionë dollarë. Ka pasur si qëllim rritjen e standardeve në zgjedhje. Duke identifikuar zgjedhjet e rasateve të votimit shumëfishtë, dhe në më shumë se një qendër.

Në zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe 6 marsit 2022, ky sistem e ka kryer me sukses qëllimin. Duke evidentuar rastet që përbëjnë krim zgjedhor, njëkohësisht KQZ-ja i ka dërguar materialet në prokurori.

Lidhur me zgjedhjet që do të mbahen nesër bëj thirrje se çdo veprim që synon të pamundësojë funksionimin e sistemit të identifikimit elektronik, nuk do të tolerohet nga ana e komisionit qëndror të zgjedhjeve”, tha Pelinku.

2 Komente

  1. k
    kjo eshte kenge pa ze.

    E ke pyetur burrin e motres se Fatmir Mehdiut? Aman, mbase e di ku ndodhet se qe kur vdiq Olldashi ne Kerrabe, nuk u duk me; s'e ka pare as Qimi; as Andi, as Fevzo qe nuk i shpetojne pa pare dhe prodhet e Saliut, as Shkullaku asnje gazetar apo televizion. Ku gjendet valle?!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      ahahahhahahhahahhahahahhaha, "nukdolejojmeshkeljeligjore.????????....... ..keta kane ligj per vjedhjet elektronike apo ato postare gjithashtu...?!lol..albanistoni i Baromit e Edroges, lol

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje