Balla në mbyllje të fushatës së Partisë Socialiste: Diaspora ka shtruar fitoren e madhe të 11 majit

9 Maj 2025, 20:16Politika TEMA
Balla në mbyllje të fushatës së Partisë Socialiste:

Në mbyllje të fushatës elektorale të Partisë Socialiste, në Tiranë drejtuesi politik për diasporën, Taulant Balla, ka mbajtur një fjalim të zjarrtë para mbështetësve, ku falënderoi veçanërisht emigrantët shqiptarë për rolin vendimtar në këtë proces zgjedhor.

“Motra dhe vëllezër, shumë faleminderit për këtë mbështetje spektakolare këtu në Tiranë, por dua një duatrokitje për diasporën. Plot 200,000 e më shumë motra e vëllezër në diasporë e kanë shtruar tanimë fitoren e Partisë Socialiste,” u shpreh Balla.

Ai theksoi se kjo do jetë një fitore më e fortë se të tre mandatet e mëparshme të PS, duke i bërë thirrje qytetarëve që ndodhen ende jashtë vendit të mos humbasin orët e fundit të votimit, veçanërisht në Greqi.

“Nesër në Greqi në mëngjes, nxitoni, çojini dhe ju ato pak vota që kanë mbetur për ta shtuar fitoren tonë si asnjëherë tjetër,” vijoi ai.

Balla nënvizoi se falë udhëheqjes së Edi Ramës, Shqipëria ka fituar respekt dhe dinjitet, duke e afruar flamurin shqiptar drejt Bashkimit Europian. “Tani kemi mundësinë që flamurin tonë ta ngremë në oborrin e Bashkimit Europian,” përfundoi ai mes duartrokitjeve.

2 Komente

  1. d
    dashamir kasaj

    kta po qine liljana kasajn

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulanti kërkon një motër!

      Kanë shtuar p... e Irisit ! 2M Shqiptarë jashtë as jua ndien Palla me votu për hajdutat dhe mashtruesat në AL. Përfshirë këtë buzështremtin e shkencave politike A-Rumëne.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje