Numërohen 28% e votave në rang vendi, vetëm dy qarqe blu në hartën zgjedhore

12 Maj 2025, 08:45Politika TEMA
Numërohen 28% e votave në rang vendi, vetëm dy qarqe blu në

Teksa janë numëruar mbi 28% e votave në rang vendi, rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të thellë për Partinë Socialiste, e cila kryeson me 53% të votave dhe parashikohet të sigurojë 83 mandate në Kuvend.

Partia Demokratike renditet e dyta me 34% të votave, duke marrë deri tani 51 mandate.

Edhe pse në nivel kombëtar PD rezulton ndjeshëm më pas, ajo vijon të ruajë bastionet e saj tradicionale në veri të vendit; Shkodrën dhe Kukësin, dy qarqet e vetme që aktualisht paraqiten blu në hartën zgjedhore.

Ndërkohë, Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka marrë 4% të votave, që përkthehet në 3 mandate.

Gjithashtu deri më tani kanë arritur të sigurojnë përfaqësim: Nisma SHB dhe Mundësia me nga 3% të votave kanë fituar nga një mandat secila, ndërsa Bashkë me 1% të votave ka marrë gjithashtu një mandat.

Partitë e tjera deri në këtë fazë të numërimit nuk kanë arritur të sigurojnë mandate në Kuvend.

Ndërkohë procesi i numërimit vijon në të gjitha qarqet.

12 Komente

  1. N
    Nul Moka

    Pse blu Shkodra? PS plus PSD e kalojnë PD në. Kështuqë edhe shkodra e kuqe.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec

      Meqe fitoi PS, kjo dihej, por qe do votonte Diaspora 99.9% per Ed Ramazonin edhe kjo dihej, lol.........Berisha do hyje ne burg, do ti merren pasurite dhe Edi Rama do ta nxjerre ne pension, lol!

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shkodrani

      Shkodres i duhet edhe aeroporti dhe behet njesoj si Kukesi...me nje ndryshim qe kuksianet e moren Tom Doshin me bindje, kurse Shkodranet me vjedhje.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Malokeri

        Kemi lindur malok dhe do vdesim malok , barre hame po malokerin nuk e tradhetojme....

        Përgjigjjuni
        1. E
          Enea

          Po pse maloke, ju qe votoni PS-ne jeni me te zhvilluar? Une mendoj se kush voton per dicka ndryshe nuk eshte i pazhvilluar.

          Përgjigjjuni
        2. V
          Vlora

          Urime, popullit shqiptar per mencurine. Ricikilimi i Kenetes do ishte fundi i Shqiperise [ka kandiduar 2 here Belerin o njerez]. Kete here thahet Keneta, heren tjeter do cojme Ramen ne burg. Bravo Shqiperia ime.

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cfurku

            Rufeja e shndrit vet rrugen e vet. Piktor po s'te mjaftoj boja per Shkodren dhe Kuksin ta beje nje ngjyrshe Shqiperine, apo e kurseve per syrin e keqe?.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Te yfte

              Maloket nuk e tradhetojne bacen. Raca me mut e ketij vendi qe ai i madhi fare te thone cfare te duan keta hajvanet me demek demokrate ju conte kuadro dhe nuk I la te zbrisnin poshte se ndoshta intuita apo njohja si njerez primitiv vecse dem mund te sillnin vendit po ti shkepuste nga kopeja koha I dha te drejte,ata pervec se zbriten nuk lane toke pa pushtuar por dhe shkerdhyen kete vend me kermen plake ne krye.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Egzon

                Shkodra maloke???

                Përgjigjjuni
                1. r
                  rp

                  Po, ne Shkoder jetojne mbi 90% dukagjinas te zdryp pri mali, qytetaret jane larguar prej vitesh, o jashte shtetit ose ne Tirane!

                  Përgjigjjuni
              2. R
                Raimond Cimbi

                Bravo Edi Rama! Berishet perseri KO. Populli nuk e beson malokerine. Drejt 85 mandatave!

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Artan

                  Boll folet per malokët. Edhe ne Shkoder e Kukes PS ka marre gati gjysmen e votave. Po ata, nuk jane "malokë"? Mos fusni përçarje, malokë ka në Veri e në Jug, nuk ka të bërë as me gjeografinë e as me relievin, por me mendësinë.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje