Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi virutal me qytetarët në rubrikën 'Sy m'Sy', është shprehur se edhe vetë është i pakënaqur në shumë gjëra, por shtoi se është ambicioz për t’i bërë më mirë.
Ai u shpreh se Shqipëria tashmë nuk konsiderohet më një vend pa vlerë, duke shtuar se sot vendi është ulur në tryezën e krushqisë me familjen e madhe të bashkuar europiane.
"Unë jam vetë shumë i pakënaqur në shumë gjëra dhe jam ambicioz për ti bërë gjërat më mirë. Shqiptarët e shohin ndryshimin.
Shqipëria nuk konsiderohet më një vend pa asnjë vlerë, ka ndodhur rivendosja e identitetit shqiptar në vendin që i takon në sytë e të tjerëve.
Nga një vend që nuk gëzonte respekt se vlerësim jo e jo, sot jemi një vend që respektohet që vlerësohet dhe besohet. Dhe sot jemi të ulur në tryezën e marrëveshjes së madhe, të krushqisë me familjen e madhe dhe të bashkuar evropiane.
Kështu që shqiptarët janë të qartë, shumica dërrmuese janë të qartë dhe pjesa tjetër kanë nevojë të hapin sytë. Në atë pjesë ke nevojë të hapesh sytë edhe ti, të shohësh realitetin, patjetër të kritikosh ato që nuk shkojnë.
Padiskutim nuk je e detyruar të pëlqesh apo të aprovosh atë që them e bëj unë por në asnjë mënyrë me kënetën, me hijet e së shkuarës, me një politikan të lashtë dhe të dëshpëruar e të pashpresë që e marrin vërdallë nëpër Shqipëri për hallet personale të tij.
Në asnjë mënyrë sepse e thoshte bukur një komentator duhet të kujdesemi ne për pleqtë në atë fazë ku është edhe ai katrani me bojë dhe jo të kujdesen pleqtë për ne. Kjo është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë", tha Rama.
Hë mo arrist, pikturist! Fillove me matematikën e Lulit ti! Mbasi sigurove votat e tua. Tani ke hall si të mos votohet për të tjerët se helbete njëlloj është. Ti me votat e tua arrin quorum dhe do me siguru, shumicën absolute. Pra Slogani, mos votoni për mua, por as për ata...! Atje të çon !!! Kjo është thirrja më antidemokratike që mund të drejtoj një kryeministër... Mos Votoni!