Kompania postare DHL i ka kthyer përgjigje KQZ-së pas kërkesës për të dhënë sqarime lidhur me disa problematika të konstatuara në Greqi.
Në shkresën që mban datën 9 maj, thotë se numri i zarfeve të dorëzuara në Greqi është 61 106, ndërsa të tërhequra janë 52 944.
Në përgjigjen që DHL i ka kthyer KQZ, shkruhet se nga dërgesat e padorëzuara 4 449 deri më 9 maj, kompania thotë se 4143 kishin adresa të pasakta dhe pjesa tjetër janë kërkuar nga vetë marrësi që të mbahen nëpërmjet shërbimit On Demand Delivery. Nga këto dërgesa të padorëzuara, thotë kompania, janë bërë 2 780 përpjekje për dorëzim.
Lidhur me ankesat për procesin në Greqi, DHL thekson se procesi nuk është deleguar dhe se dërgesat janë kryer në përputhje me procedurat standarte, të cilat përfshijnë Direct Signature (firmosje të personit marrës) në dorëzim.
Sipas kompanisë, të gjithë emigrantëve u është dërguar sms apo e-mail dhe se “njoftimet janë bërë që me krijimin e AWB(numrit të gjurmimit) në Tiranë e në vazhdimësi, përfshirë edhe vendndodhjen e dërgesës në pikat e shërbimit kur dërgesa nuk është bërë e mundur të dorëzohet apo ka pasur adresë të gabuar.”
Kompania thekson se 197 dërgesa në Greqi kanë rezultuar me numër kontakti dhe emal të pasaktë. Kompania thekson gjithashtu se nuk ka asnjë rast që njoftimi nuk është bërë nëse marrësi ka patur numër telefoni të regjistruar në regjistrimin e KQZ apo emal aktiv dhe se nuk ka asnjë raportim për dërgesa që nu ki janë dorëzuar emigrantit.
“Nga të gjitha kërkesat për verifikim, janë vetëm 5 raste në total në rë gjitha vendet përfshirë Greqinë, që janë në ndekje për verifikim. Çdo dërgesë e dorëzuar ka provë dorëzimi. 4 779 dërgesa janë marrë nga korrierët në shtëpi në kthim. 18 489 dërgesa janë dorëzuar nga votuesit në pikat e shërbimit DHL dhe 25 90 dërgesa janë dorëzuar në pikat e partnerëve lokalë të DHL."
Teper e sakte pergjigja dhe ne Itali e njenjta procedure.
DHL merr surratin e çdo vendi ku bën para. Paraja është i vetmi Zot që ka. Njësoj si çdo biznes tjetër. Problemet me Greqinë nuk zgjidhen përmes DHL por përmes një doktrine shekullore kombëtare që synon dobësimin dhe asgjësimin e një armiku , nga më të egërit e kombit shqiptar dhe egzistencës tonë historike, kulturore, fizike dhe territoriale.
Celibashi nuk e ka problemin te saktesia e procedures,ai ka mare cekun e bardhe nga berishet
Pa ndotur çdo gjë nuk rrinë dot këta njerëz anormale, shërbëtorë të përulur të bufit të kënetës.
Gjithë vorjoqimarjotëve ja solli zarfet DHLja greke, ne shqiptarëve " nuk na i gjeti adresat"
Gjithe kompanite nderkombetare te tipit DHL, UPS, FedEx ne Greqi operojne vetem me nenkontraktore. Bile dhe furgonat qe shkruajne p.sh. DHL ne Athine kane nje nenshenim (on behalf of/ne emer te). Ne rrethe kane bashkepunim me Speedex, Courier Center, Geniki, Easy mail. Ne Greqi ishte matematikisht e sigurt qe asnje kompani nuk plotesonte kete kusht te kontrates me KQZ pervec kompanise shteterore ELTA. Ne ate rast do qanim me lot sot dhe aty do shihnim cfare masaker elektorale dhe kasap'hane do bente Asfalia Greke... Celibashi me apo pa vetedije beri dicka te rende dhe sot duhet te ishte ne SPAK per shume gjera por kontrata me DHL ishte nje fiasko e papare. Eksperienca personale: Ne nenkontraktorin Speedex nuk ishte e nevojshme te paraqisja pasaporte edhe pse e bera per korrektesi. Firme nuk u kerkua. Thjesht shenoj mbiemrin tim me tastiere si firme. Dhe per te gjithe keshtu ndodhi.
Ajo eshte firma
Te gjithe emigrantet qe kane dhene adresen e sakte dhe me nr tel dhe email te rregullt zarfet na kane ardhur ne rregull ,po ashtu dhe jane derguar neper pika te caktuara,Kur kishte keqkuptime na kishin dhene nr tel. dhe mereshe veshe se te sqaronin.Mos akuzoni kote DHL por na numeroni votat si gjithe te tjeret sepse jane shume te rregullta.Lerini pazaret me votat tona Celibash.Me respekt.