Përfundon numërimi në njësinë 14: PS në krye me 50% të votave, diferencë e madhe me PD

13 Maj 2025, 11:05Politika TEMA
Përfundon numërimi në njësinë 14: PS në krye me

Procesi i numërimit të votave për subjektet politike në njësinë 14 (Astir + Yzberisht) ka përfunduar, duke dhënë një rezultat të qartë në favor të Partisë Socialiste.

Në total, në këtë njësi votuan 18,606 zgjedhës, ndërsa 18,034 vota u shpallën të vlefshme.

Partia Socialiste ka marrë 8,987 vota, 50% të totalit të votave. Ndërkohë, Partia Demokratike ka siguruar vetëm 4,976 vota.

Diferenca mes dy partive kryesore në këtë njësi është 4,011 vota, një avantazh i ndjeshëm për PS-në.

Lini një Përgjigje