PS do qeverisë rreth 1.7 milion shqiptarë, PD - rreth 650 mijë

14 Maj 2011, 11:22Politika TEMA

Socialistët në zgjedhjet e 2011 kanë fituar gjithsej 37 bashki, ndërsa demokratët 28 prej tyre. Këto janë shifrat zyrtare e dhëna nga KQZ-ja. Bashkitë e fituara nga PS janë bashkitë me numër më të madh banorësh, pra bashkitë e mëdha të vendit me shumë
komunitet njerëzor.

Bashkitë e fituara nga PD janë bashki të vogla. PS do qeverisë mbi 1.7 milionë shqiptarë,
kurse PD rreth 650 mijë shqiptarë. Tirana ndërkohë me rreth 800 mijë banorë, pret ende kryetarin e ri të saj (shifrat e popullsisë sipas INSTAT)

1. Berat PS
2. Ura Vajgurore PS
3. Kuçovë PS
4. Poliçan PS
5. Burrel PS
6. Shijak, PS
7. Maminas, PS
8. Fushë-Krujë PS
9. Gramsh PS
10. Fier PS
11. Patos PS
12. Lushnje PS
13. Divjakë PS
14. Ballsh PS
15. Gjirokastër PS
16. Kelcyrë PS
17. Përmet PS
18. Tepelenë PS
19. Memaliaj PS
20. Maliq PS
21. Ersekë PS
22. Pogradec PS
23. Krumë PS
24. Laç PS
25. Mamurras PS
26. Rrëshen PS
27. Rubik PS
28. Kavajë PS
29. Vlorë PS
30. Konispol PS
31. Sarandë PS
32. Himarë PS
33. Orikum PS
34. Selenicë PS
35. Korce PS
36. Durres PS
37. Elbasan PS

Rezultatet per PD
1. Çorovodë LSI+PD
2. Bulqizë PD
3. Peshkopi PD
4. Klos-Mat PD
5. Manëz PD
6. Sukth PD
7. Krujë PD
8. Belsh PD
9. Cërrik PD
10. Librazhd PD+PDIU
11. Përrnjas PD
12. Peqin PD
13. Roskovec, PD
14. Libohovë PD
15. Bilisht PD
16. Leskovik PD
17. Kukësi PD
18. Bajram Curri PD
19. Lezhë PD+LSI
20. Koplik PD
21. Fushë-Arrëz PD
22. Puke PD
23. Vau-Dejës PD
24. Rrogozhinë PD+PDIU
25. Kamëz PD
26. Vorë PD
27. Delvinë PD
28: Shkoder PD

15 komente në “PS do qeverisë rreth 1.7 milion shqiptarë, PD – rreth 650 mijë”

  1. 1 maji says:

    po shyqyr nje specifikim i skate, se ngelen gazetat duke thene qe s.b. ka marre shumicen e bashkive. po, po ka marre bashki me njerez si qimet e qerosit

  2. ALBAN DEGA says:

    MIRESERDHE NE SHTEPINE TENDE Z. AMBASADOR I NDERUAR
    ALEXANDER ARVIZU !

    -I kudondodhur ne vendin e duhur, ne kohen e duhur dhe me zgjidhjen e duhur…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Brenda 24 oresh, Ambasadori i nderuar i superfuqise boterore, mikut dhe aleatit strategjik te Shqiperise dhe shqiptareve kudo ndodhemi ne Bote, SHBA-se ne Tirane, Z. Alexander Arvizu u detyrua te nderpres ne mes festimin e ditlindjes se sekretares se Ambasades amerikane, te lere ne mes cdo pune e pushim te mundshem…. Politika e ngercit te stergjatur dhe tensionit pa afat ndershqiptare po pershkallzonte drejt nje konflikti te paparashikushem ne qendren e numerimit te votave te 8 majit 2011 te Njesise Bashkiake te Tiranes Nr. 5, Behet fjale per bastionin kryesor dhe depoziten me te madhe te votave te opozites se bashkuar ne keto zgjedhje.
    Te dy palet ” nderluftuese” ne politike dhe vellezer natyrore kombetare ishin futur ne nje bllokim te plote. Tamam si puna e atyre dy cjepeve qe nuk i hapnin rruge njeri tjetrit ne traun e lumit te votave te popullit te vet. Dihet fundi i tyre nga fabula e famshme, qe atehere kur duhet ta kujtojme me shume ne shqiptaret e harrojme me shume se askush tjeter.
    Cila ishte aresyeja e kesaj perplasjeje vetem 24 ore pasi Z. Arvizu dhe koleget e tij nga Evropa e Bashkuar perfshi edhe ambasadorin e BE-se Z. Sequi ne Tirane kishin demaskuar dhe nxjerr ne syte e shqiptareve dhe te Botes maskaraden e vonimit pa fund te numerimit te votave.
    Brenda gjysem ore te pranise se tyre ne kete qender, te njejtit numerues, i njejti KZAZ, te njejtit vezhgues ne nje orar aspak te favorshem, pasi kishin numeruar per rreth 8 ore pa pushim, numeruan nje kuti votimi brenda 20 minutash. Rendimenti mesatar 3 kuti brenda nje ore. Afati maksimal per numerimin e 65 kutive me rregullin me te thjeshte aritmetik rezulton ne 24 ore, orari normal 20-21 ore per ti numeruar te gjitha kutite qe akoma edhe sot pas gjashte dite te vazhdimit te tij maratonik nuk kane perfunduar se numeruari.
    Pra nuk eshte as lodhja e numeruesve, nuk eshte as paaftesia e tyre per te numeruar, skanuar dhe vleresuar votat e votuesve te kesaj njesie…. Aresyeja eshte politika e berrylave, konflikteve, intolerances, pengimit, sabotimit dhe provokimit te politikes, sidomos ajo zyrtare qe mban pergjegjesi dhe ka detyre ligjore te manaxhoje procesin elektoral brenda ligjit dhe Kodit Zgjedhor. Behet fjale per numerim votash jo per numerim fletesh votimi. Nuk jane fletet e votiimit por vota e qytetarit qe duhet te vleresohet, numerohet e respektohet deri ne nje.
    Edhe kete fakt elementar njerezor e demokratik qe e di edhe lopa u desh qe tua thoshte ne anglisht ambasadori i SHBA-se ne Tirane numeruesve, vezhguesve, komisionereve, krye- komisionerit, deputeteve… krejt politikes shqiptare qe te kuptonin ne shqip e ta zbatonin detyren e tyre numer. . Nuk eshte cudi qe ndonje dite politika zyrtare shqiptare, pervec numerimit te votave tu kerkoje ambsadoreve qe edhe ti ushqejne me biberon si bebe edhe njezet vjet pas vendosjes se pluralizmit politik dhe vendosjes se demokracise ne Shqiperi!!! Nuk eshte ky qellimi i kesaj analize.
    Qysh prej 20 janarit te ketij viti ambasadori amerikan ne Tirane Z. Aleksander Arvizu ka qene objekt dhe subjekt i shume analizave, kritikave, shkrimeve e komenteve pa fund ne shtypin shqiptar, perfshi edhe autorin e ketyre radheve. mendime te lira te njerezve te lire per nje personalitet qe shihet si mesazhieri dhe pasqyra e demokracise amerikane ne Tirane. Steka eshte shume lart pasi behet fjale jo vetem per mikun me te madh por edhe per frymezimin e modelin me te persosur te demokracise bashkekohore ne Boten e sotme, per te cilin ka aq shume nevoje Shqiperia dhe shqiptaret.
    Jo te gjitha ato analiza, shkrime e komente kane qene te krejt te sakta e as krejt te gabuara. Fakti eshte se ato nuk kane kaluar pa vene re nga Zoti Arvizu. Perkundrazi. Qendrimet e tij teper aktive e shume te matura gjate fushates se fundit elektorale, zhvillimi model, transparent dhe demokratik i votimeve te 8 majit 2011 mbajne fort vulen e kontributin edhe te ambasadorit amerikan. Qendrime tejet transparente, plotesisht te ekuilibruara, krejtesisht te paanshme midis dy kraheve te politikes konfliktuale te mirenjohur shqiptare e kane bere perfaqesuesin e Uashingtonit ne Tirane jo vetem te respektuar por edhe shume te kerkuar nga dy krahet e saj per zgjidhjen dhe kapercimin e ngerceve dhe tensioneve politike.
    Tashme vatra mikpritese shqiptare nuk ka as ngjyra e aq me pak kufij politike. Brenda nje kohe shume te shkurter ambasadori amerikan ne Tirane ka fshire cdo hije mosbesimi ose dyshimi te ketij apo atij krahu te politikes shqiptare. Tashme ambasadori i ri amerikan ne Tirane eshte jo vetem i mirepritur por edhe i kerkuar nga politikanet e pa marrun vesh me njeri-tjetrin shqiptar.
    Me qendrimin e veprimtarine e tij aktive te kudondodhur. ne kohen e duhur, ne vendin e duhur dhe me keshillen, sugjerimin dhe zgjidhjen e duhur, sic ndodhi jo vetem me 12 por edhe sot me 13 maj 2011. Urojme qe kjo e premte me 13 maj ( si dita edhe data paragjykohen si dyfish ters ) te jete tersi i fundit i politikes shqiptare dhe rasti i fundit qe te trazojme axhenden, festat, gezimet, pushimet apo fundjavet e miqve tane te medhenj te Perendimit per te na treguar se si numerohen votat apo se numrimi i votave eshte detyre ligjore. se te vetmet flete- votimi te pavlefshme jane fletet qe nuk kane vullnetin e lire te qytetarit te lire shqiptare, qe kane me shume se nje vote ose qe nuk kane fare vote brenda.
    Te tjerat jane krejt te vlefshme kur permbajne vullnetin e shprehur qarte te qytetarit, te votuesit shqiptar!
    Si populli e kombi me proamerikan dhe me properendimor ne Bote ti ftojme e bejme miq e bashke-pjestare te gezimeve, festave, jetes sone si vellezer e aleate te nje ideali e te nje qellimi qe eshte liria, barazia, vellazeria me njeri tjetrin. Eshte detyre njerezore e qytetare, eshte nderi e krenari, mbi te gjitha eshte kult per ne proamerikanizmi. Jo me fjale, me parulla, me sllogane, por me shpirt e veprime konkrete qe e shprehu aq mahntishem e aq natyrshem populli yne mikrpites gjate vizites se ish- Presidentit amerikan Xhiorxh Bush ne Tirane ketu e gati 4 vjet me pare!
    Aq natyrshem sa CNN, ” The New York Times”, The Washington Post” shkruan se ” Presidenti i SHBA-se eshte me i sigurte ne Tirane se ne SHBA!”.
    Eshte hera e pare ne jeten time gati 35 vjecare si gazetar e analist, si diplomat e si kolumnist qe lexoj nje vleresim te tille per nje mikpriitje si e shqiptareve. Eshte ky mesazh se pari per politiken zyrtare shqiptare. I kemi tepruar me kacafytjet e luften e beryllave ndaj njeri-tjetrit. E kemi tejkaluar cdo durim e kufi njerezor me miqte e me aleatet tane natyrore e strategjike duke ua nxjerre gojen mbas veshit, duke ia pru ne maje te hundes me luften tone
    donkishoteske te shpatave!
    Enough it’s enough, deklaroi me gjithe shpirt sot ne Tirane edhe Zoti Arvizu. Boll me!
    Ai foli e po vepron jo vetem si nje ambasador por edhe si nje mesazhier i Uashingtonit si per politiken ashtu edhe per gjithe ne shqiptaret, sic po vepron edhe kolegu i tij ne Prishtine Zoti Kristofor Dell. Me mesazhet dhe veprimtarine e tij Zoti Arvizu po tregohet jo vetem nje mik i vertete ne kohen e duhur , ne vendin e duhur dhe me zgjidhjen e duhur per politiken shqiptare, por edhe si nje parandalues i kacafytjeve te reja ndershqiptare.
    Ndaj megjithe zemer i uroj ambsadorit te SHBA-se ne Tirane Zotit Aleksander Arvizu : mireserdhe ne shtepine tende qe eshte jo vetem shtepia por edhe zemra e shpirti miqesor e vellazeror i cdo shqiptari!
    Faleminderit Zoti Ambasador Arvizu! Zoti e bekofte Ameriken dhe Shqiperine, shtepite tona te parbashketa! Amen!

  3. tafuti says:

    pirdhni,pirdhni.
    salihi ka fituar zgjedhjet me fitoren e tiranes,ju grini sallate per fshatra te administruar e shifra fiktive qe nuk i hyjne ne sy kerkujt.

    1. ilir111 says:

      E ka Sali more jo “salihi”

    2. plaku says:

      tafuti,
      Ne harten e Shqiperise mor mik, nuk eshte vetem Tirana. Shif kur te kesh kohe edhe nje here harten e Shqiperise. Do te ishte fatkeqesi e madhe per Shqiprine ne se ajo do perbehej vetem nga Tirana.

  4. ALBAN DEGA says:

    NA BERI HORE POLITIKA E HORAVE

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Leksioni demokratik i shqiptareve

    Dita e zgjedhjeve te 8 majit 2011 mbetet model per te gjitha zgjedhjet e zhvilluara ne Shqiperi qysh nga 22 marsi 1992 e deri sot. Shqiptaret, demosi- populli shqiptar hodhi qarte e paster si kristali voten e vet te lire. Nje votim i qete, i larte ne shifra, transparent, pa asnje incident cenues te rregullave e normave demokratike. Zgjedhje model te nje populli model ne parametrat e standartet demokratike perendimore!
    Respekt vellezer e motra shqiptare pa dallim feje, krahine, ideje, partie, krahine statusi politik apo shoqeror. Perulem me nderim e respekt perballe jush, perballe popullit tim, perballe demosit shqiptar.
    Pergezime! Urime per kete sukses demokratik, per kete leksion demokracie qe i tregoi Botes qe populli shqiptar jo tani por qysh nga dhjetori ne vitit 1990, kur lindi pluralizmi politik dhe demokracia eshte pjekur per demokraci. Rruga eshte e pa kthim mbrapa.
    Aspirata e demosit shqiptare ” E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” E duam Shqiperine si Ameriken Demokratike” lulezoi ne kete pranvere me gjithe shkelqimin e saj.

    I Zoti, Sovrani e qet… tellali se jep !

    Cdo zgjedhje ne cdo vend demokratik ka dy shtylla kryesore: votimin dhe numerimin e votave te lira e te barabarta te shqiptareve, qe quhet manaxhim ose administrim i procesit elektoral. Kjo eshte detyra kryesore e organizatoreve dhe qeverise se cdo vendi demokratik. Pjesa e pare qe model. E dyta ka nje jave plot sot qe shihet si drita e Diellit….
    8 maj- 13 maj 2011. Plot gjashte dite pas votimeve akoma nuk jane numeruar ato vota te shqiptareve, nuk eshte lexuar e aq me pak nuk eshte shpallur veridikti i demosit shqiptar. Akoma nuk eshte lexuar e numeruar vota e shpreses se madhe per demokraci qe u hodhen brenda 12 oreve.
    Kjo zvarritje e tepruar, ky numerim i stervonuar jo vetem cingrisi mendjet e shpirtin e cdo shqiptari, Shume me keq. Numermi i vonuar e sabotuar qellimisht nga politika zyrtare shqiptare e njollosen, e perdhosen, e llangosen paturpesisht voten e popullit te vet, sic eshte provuar ne cdo zgjddhje lokale, rajonale apo kombetare ne Shqiperi tash e gati 19 vjet . Per gjashte dite me radhe, votat e demosit shqiptar akoma nuk kane perfunduar se numeruari nga ata qe kishin si detyre paresore organizimin e ketyre zgjedhjeve.
    Kesaj i thone shkurt e bukur: I Zoti, Sovrani, Demosi e qet, sherbetori, telalli se jep!

    Pushteti i demosit dhe karrikja e horave

    Pse !? Sepse pushteti i popullit, me popullin e per popullin qe e ka emrin demokraci eshte kthyer nga horat e politikes shqiptare tash e gati 100 vjet ne pushtet te perjetshem te horave, me horat e per horat! Ky pushtet ala “sa te me jap ymer ai lart” eshte pushteti i horave jo i demosit!
    E per ta ruajtur ate horat e politike hore ja kane vene e jane gati t’ia vene flaken Shqiperise sa here ai u eshte kercenuar apo rrezikuar. Kater here vetem gjate 15 vjeteve te fundit nga 26- 28 maji 1996 e deri sot. Ligji i vetem per ta eshte Ligji i Maliqit. E vetmja Kushtetute per ta eshte Kushtetuta e Plepave dhe Universiteteve te Domosdoves e pse jo edhe Vicidolit e Corovodes, ku gdhihesh ordiner e ngrysesh milioner.
    Per kater pese muaj minister ua kalon peseqint vjet e dhjetra brezave si deputet, senatore, ministra, kryeministra e deri edhe presidente te fqinjit tone jugor me mbiemrin Papandreu apo Karamanlis! Edhe ne kusari e hajni na eshte futur aksioni me goditje te perqendruar i ish- qoftelargut dhe partise se tij !

    Supervlera e horave – horlleku!

    Shihni vilat e blloqet e kusareve te pushtetit kusar, milionat e depozituar deri ne Zelanden e Re e ne Argjentine qe te bindeni.
    Hajnia eshte kthyer ne vlere! Kurveria eshte kthyer ne kult. Vrasja vleresohet si heroizem! Horlleku eshte supervlera e horave!
    Sa per ligjin ate e ben Luigji i 14-te “ligji jam une” pra sic thote populli, Maliqi ose Saliqi, sic po ndodhe edhe me maskaraden e fundit te zvarritjes se numerimit te votave!
    Aq e rende qe kjo zvarritje pa fund sa situata po acarohej nga casti ne cast. Shqiperia po humbiste qetesine ne cdo cast e sekonde qe zvarritej veridikti i demosit te saj. Tensioni rritej nga casti ne cast.

    Turpi i politikes shqiptare

    E ndodhur perballe nje veridikti sa te hidhur por aspak te papritur per politiken zyrtare shqiptare pas zollumeve te shumta te saj qysh prej tash 19 vjetesh, klasa politike shqiptare po luante me voten, po tallej me armen kryesore te lirise e demokracise shqiptare, voten e lire te qytetareve te lire, sic ka vepruar mbi dhjete here tash gati 19 vjet!
    Politika zyrtare shqiptare e ndodhur perballe transparences se detyruar dhe teknologjise se perparuar, perballe syve fort vigjilent te vezhguesve nderkombetare dhe perballe fokusit te kamerave te mediave kombetare e nderkombetare. perballe syrit e zerit te demokracise u gjet e papergatitur nga veridikti popullor. Manipulimet klasike, vjedhjet e hapura ishin pothuajse te pamundura.
    I vetmja rruge qe i mbeti horave te politikes hore perballe ndeshkimit masiv e total me voten e lire ishte te luante bixhoz me te ardhmen e Shqiperise, duke e larguar perseri nga aty ku eshte vendi i saj natyral, normal dhe i merituar, Bashkimi Evropian dhe nena e demokracise boterore, SHBA-ja

    Maskarada e numerimit pafund

    Tamam ne kohen qe humbesi duhet te uronte fituesin e te festonin fitoren demokratike se bashku si opozitare por vellezer filloi marifeti i vjeter i horave te politikes shqiqptare: manipulimi me metoda me te sofistikuara e ne pamjen e jashteme ” sipas ligjit” , ” nuk mund te dalim mbi ligjin”, “do te respektojme Kushtetuten” pikerisht nga horat politike qe e shkelin ate 48 ore ne 24 ore qe ka dita e nata se bashku.
    Turp per horat e politikes shqiptare te manipulimit, te vjedhjes, qe na bene hor ne syte e Evropes se Bashkuar dhe aleatit tone me te madh e strategjike, SHBA-se.
    Na moren fytyren. Na neperkemben dinjitetit kombetar. Na turperuan ne syte e gjithe Botes.Na bene qesharake Aq qesharake sa ua prishen axhenden, festat njerezore e misionet e tyre diplomatike kryediplomateve te SHBA-se dhe Evropes se Bashkuar.

    Aritmetika cjerr masken e lojes me votat!

    I detyruan me zullumet e horllekun e tyre ambasadoret miqe te Shqieprise e shqiptareve te behen edhe stimulues edhe kujdestare te numerimit te votave te shqiptareve.
    Pamja me e shemtuar e kesaj maskarade dhe horllekeu te politikes zyrtare shqiptare ishte prania e detyruar fizike e Ambasadorit te nderuar te SHBA-se Z. Aleksander Arvizu dhe e Ambasadorit te nderuar te BE-se Zotit Sequi ne njesine bashkiake Nr, 5, bastion i mirenjohur e sprovuar i opozites kryeqytetase. Nje kuti votash u numerua brenda 20 minutash. Pese gjashte here me shpejt se kur ata nuk ndodheshin aty.
    Aritmetika me e thjeshte tregon se me kete ritem 65 kutite e Njesise Bashkiake Nr. 5 do te numeroheshin brenda 21 oreve, pra me pak se nje dite e nje nate, e jo as pas 144 oreve, sic urdheruan e vepruan horat e “ligjit te Saliqit” dhe ” zbatuesit e drejtesise se Gerdecit ” ala Fatmir Mediu, ala Lulezim Basha, ala Ilir Meta , ala Genc Ruli…. e kompania e “Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit” sipas ” The New York Times”

    Ambasadoret numerojne votat e shqiptareve… Horat … milionat e kusareve!

    Kulmi arriti kur me horllekun e tyre e detyruan zotin Arvizu dhe tete ambasadore te tjere te shteteve tona mike e aleate natyrore, perfshi ate te BE-se, te linin festat, te prishnin axhenden e pushimin e fundjaves se lodhshme politike shqiptare e te shuanin sherrin e politikaneve trazovace e te pa marr vesh shqiptare.
    Ndersa horat politike shqiptare numerojne milionat e korrupsionit e kusarise se hapur edhe para kamerave, vrasin para kamerave protestues paqesore per barazine e votes e buken e gojes, per nje Shqiperi si e gjithe Evropa e si Amerika demokratike, Ambasadoret e nderuar te tyre, qe na kane ne drite te syrit si mesuesi i mire nxenesit trazovace, hileqare e kopjace, si prinderit femijet e keqinj …. detyrohen te numerojne votat e shqiptareve….

    O Zot i madh shpetoje Shqiperine !

    O Zot i madh! Mjere Shqiperia ne duart e kujt ka rene! O Zot i madh shpetoje Shqiperine e shqiptaret nga keta kusare e vrasatare!
    Politika zyrtare shqiptare qe ishte ne provim para e ne syte e Evropes e te Amerikes demorkatike qe ua ka nxjerre gojen mbas veshit me horlleqet e saj, qe ua ka prure ne maje te hundes me horlliqet e saj pa fund mbeti ne klase.
    Na bene hore horat e politikes qeveritare Shqiptare. Keta hora i humbin jo vetem votat…. Rrenuan perfundimisht edhe cdo standart te ketyre zgjedhjeve.
    O Zot i madh! Shpetoje popullin me properendimor ne Bote! O Zot i madh shpetoje Shqiperine e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut e te Nene Terezes nga horat e politikes zyrtare ster- hore te Esat Pashe Toptaneve e Ahmet Zogeve, te Enver Hoxheve e Miladin Popoviceve, te Sali Berisheve e Damir Fazliceve…. Amen !

    1. bazarhesap says:

      mos fol budalliqe ( o ZOT shpeto shqiperine ) ne jemi popull me MATRAPAZ dhe me SPIUN veshtir te gjesh ne evrope ne vete e duam kte lloj sistemi anarshist qe asnje nuk zbatone ligjet me elementare te shoqerise dhe te shtetit . ne duam te hyjme ne evrope qe te hajme ne kuriz te tjerve qe te kena kohe te merrana me matrapazlliqe dhe thashetheme

      1. plaku says:

        bazarhesap,
        Mendoj se, nuk ke te drejte, te shash keshtu nje popull te tere. Populli yne thote :
        ” Edhe gishtat e dores nuk jane njesoj.”
        Te siguroj se pjesa me e madhe e popullit tend dhe timit punon, jane te ndershem, kursejne si qeni dhe dergojne femijet ne shkolle.
        Syte besojne me shume se veshet. Ne se nuk ke qene kurrre ne Shqiperi shko se do shofesh se une kam te drejte. Pershendetje

  5. Prtotesto says:

    Pershendetje Alban,keto qe thua ti nuk jane vetem horra por jane pampersa e mbetje te spermatozoides kriminale komuniste ne politken shqiptare qe prej vitesh diligjojne boten e korrupsionit ne Shqiperi nen demogogjinte komunisto-nazifashiste si”sherbenperca e sundo,dhe rrej rrej se dicka do te betet”.Alban jane dy zgjedhje te njepasnjeshme qe me githe ligjin e peshtire zgjedhor dhe te perdalet e servilet pa shtylle kurizore te komisjoneve zgjedhore,ato sebashku nuk mund ta fshinin dot bojkotin e shumices shqiptare ndaj kesaj makarade te peshtire qe riciklon ne vite vetem boten e kimit e te korrupsionit ne te kater pushtetet,dhe perseri ato djaj me fytyra njerezore krekosen si gjeli siper plehut.Alban vetem protestat e fuqishme dhe paqesore largojne njehere e pergjithmone nga te pater pushtetet boten e krimit e korrupsionit.Besoni,folete e milloshevic-karaxhic-fazllicerve vetem protesta popullore i largon

  6. neser eshte vone says:

    ne se keni nje cike boje blu, ju lutem lyejeni Tiranen blu se e keni lyer me te kuqe gabimisht

    1. raimondi says:

      Kemi frike ta lyejme blue se Sala mund t’ja jape grekut -,—Blu kemi detin dhe ai hajvani ja fali grekut

      —–Ndaj eshte shume bukur me te Kuqe se eshte NGJYRA E ZEMRES Sone

  7. ALBAN DEGA says:

    USA- EU WE LOVE YOU … WE LOVE YOU !

    – Faleminderit qe e shpetuat edhe nje here tjeter demokracine shqiptare dhe Shqiperine!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Thank You Mr. US Ambassador Alexander Arvizu.
    Thank You Mr. EU Ambassador Etore Sekui!
    Thank You Mr. Ambassador Wollwarth !….
    Faleminderit per nderhyrjet tuaja shpetimtare perkrah popullit e Shqiperise, perkrah demokracise shqiptare!
    Faleminderit dhe si shqiptar e amerikan njekohesisht u kerkoj falje per kokecarjet, per telashet, per tensionin, per bezdine qe politika shqiptare u krijoi me kacafytjet e mbrapshta!
    Aq sa i turperuar ndjehem si shqiptar per politiken zyrtare konfliktuale shqiptare, aq krenar ndjehem per rolin, ndihmen dhe kontributin tuaj madhor ne sherbim te popullit, kombit shqiptar, ne sherbim te demokracise shqiptare, te cilet i shpetuat edhe nje here tjeter!
    U kerkoj falje dhe u falenderoj si velllai- vellain, si shoku shokun, si miku mikun per sakrificat tuaja njerezore, profesionale, politike perballe kesaj politike konfliktuale u detyroi te pezulloni misionet tuaja fisnike, njerezore, madhore ne sherbim te demokracise!
    Nuk nguruat te hiqnit jo vetem protokollin diplomatik, por edhe kollaret e kostumet tuaja diplomatike dhe te benit rolin e pajtuesit dhe monitoruesit, te numeruesit dhe paqetuesit ndershqiptar!
    Faleminderit per ndihmen, sakrificat, keshillat, rolin tuaj shpetimtar perkrah e ne dobi te demokracise, popullit e kombit shqiptar
    Shoku shok e miku mik ne furtune e ne rrezik thote sovrani yne i madh…
    Ndaj jo rastesisht jemi populli e kombi me proamerikan ne Bote. Eshte jo vetem nje vlere, jo vetem nje krenari e shqiptareve kudo ne Bote… Mbi gjithcka eshte nje kult mirenjohjeje per rolin tuaj madhor ne shpetimin e Shqiperise edhe nje here tjeter me shume ne keto njeqint vitet e fundit.
    Zoti i bekofte Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Evropen e Bashkuar!
    USA… EU! We love You… We love You !
    “SHBA- Bashkimi Evropian… U kemi shpirt! … U kemi xhan!”

  8. Elza says:

    Me ne fund populli u zgjua, e dha verdiktin e tij . Me gjithe premtimet e bukura te Lulit me buzeqeshje djalli, ai kete radhe nuk u genjye, por votoi per Edi Ramen,per Partine Socialiste, per te ardhmen.
    Edhe nje here urime urime urime e se shpejti me zgjedhje te reja ti shporrim nje here e mire keta mafioze te rrezikshem.

  9. jim says:

    nuk ka shum per tu gezuar se ne pushtet kemi akoma diktatorin berisha

  10. E pushuara nga puna says:

    Sa per sqarim. Bashkine e Mamurrasit e ka fituar kandidati i djatht. Ju lutem beni nje apdate listes dhe na jepni nje informacion me te fresket.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje