Çështja "Krischbaum", Rama përgjigje Bashës: Ndale deri në qershor eksportin e baltës në Europë, mos u bëj më qesharak se ç’je

21 Prill 2018, 14:42Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me çështjen “Krischbaum”.

I cilësuar nga Basha se po nxit sulme ndaj deputetit të CDU-së, Rama sqaron se kjo është një baltë që dredhet në adresë të tij.

Postimi i plotë

Zoti kryetar i Partisë Demokratike!

Sapo paske thënë në shqip për publikun, atë që me ndihmën e “dashamirësve” të Shqipërisë, ke shkruar gjermanisht dhe dërguar dje në Berlin, për gjoja sulmin e financuar prej meje në kazanin mediatik të Tiranës, ndaj zotit Gunther Krischbaum!

Kjo është fiks ajo që ti dhe kanakarët e tu anglisht apo gjermanfolës, bëni papushim prej kohësh, kudo e kurdoherë gjeni veshë të huajsh për të derdhur baltën tuaj. Shani e shpifni për t’i lënë Shqipërisë faturën e dëshpërimit prej humbjeve thellë e më thellë, të betejave tuaja zgjedhore.

Abuzoni si s’ka më keq me miqësitë e miqtë tuaj gjithnjë e më të paktë ndërkombëtarë, duke përfituar nga dëshira e tyre për t’ju dëgjuar dhe nga pamundësia apo në ndonjë rast, edhe mosdëshira e tyre për t’i verifikuar ngarkesat e rënda të baltës suaj.

E quani të kryer me nder punën tuaj krejt të pandershme ndaj këtij vendi, kur dilni prej takimeve me ta pasi i keni shastisur me zeznajën e gjuhës suaj të shthurrur.

Dhe meqë mua e Partinë Socialiste nuk na mundni dot në fushën e betejave politike përpara popullit shqiptar, mundni Shqipërinë në recitimet tuaja të turpshme përpara të huajve të interesuar për ecurinë e këtij vendi drejt Europës!

I dashur Lulëzim,

Gunther Krischbaum nuk është miku im dhe as nuk hyn ndër dashamirësit e Partisë Socialiste e të qeverisë sonë! Unë nuk jam aspak dakord me opinionin e tij për punën e qeverisë sime dhe këtë ai e di shumë mirë, sepse e ka dëgjuar nga unë, sy më sy dhe jo mbrapa krahëve.

Por, zotëria në fjalë ka të gjithë respektin tim për ndihmën që dha kur zotrote bllokoje Reformën në Drejtësi dhe kurrën e kurrës, jo ai po asnjë i huaj i interesuar për Shqipërinë, nuk ka qenë e s’mund të jetë shënjestra e ndonjë sulmi të orkestruar prej meje apo prej Partisë Socialiste. Kurrë!

Unë dhe Partia Socialiste, jo vetëm s’jemi marrë me asnjë lloj shkrimi për mikun tënd gjerman, po s’jemi marrë asnjëherë as me vetë jetën tënde personale a me familjarët e tu, siç ti dhe Partia jote keni bërë e bëni papushim me zë e me figurë, me jetën time personale, me familjarët e mi dhe me jetën e familjarët e plot kolegëve të tjerë.

Një fjalë e mençur e një dijetari të famshëm gjerman thotë se kush të akuzon për çka nuk ke bërë, ose e ka bërë ose është në gjendje ta bëjë vetë atë për të cilën të akuzon!

Mbase zoti Krischbaum nuk e ka të mundur ta bëjë dallimin e qartë mes nesh, sepse ai është miku yt e jo imi dhe nuk e ka as kohën, ndoshta as dëshirën, të thellohet në verifikimin e gënjeshtrave të tua të mëdha për mua e për qeverinë time.

Por shqiptarët e kanë shumë të qartë këtë dallim dhe prandaj besueshmëria jote në sytë e tyre vetëm bie dhe udhëheqja jote vetëm thellon humbjet e partisë që ti drejton, në rrugën e saj pa lavdi e as shpresë, nga humbja në humbje.

Sa për portalet e për kanalet, e di e gjithë Shqipëria opinionin tim dhe kam kohë që nuk u kushtoj më minuta të ditëve të mia, sepse as nuk kam mundësi t’ua korrigjoj shënjestrat e as nuk më kanë penguar dot ndonjëherë t’i fitoj betejat!

Kështu që mos u bëj edhe më qesharak se ç’je bërë përpara shqiptarëve, duke bërë rolin e të indinjuarit nga balta e hedhur mbi zotin Krischbaum, ndërkohë që balta jote e përditshme është e të njëjtës cilësi mizerabël.

Dhe ndaloje të paktën deri në qershor eksportin e asaj balte nëpër Europë!

14 komente në “Çështja “Krischbaum”, Rama përgjigje Bashës: Ndale deri në qershor eksportin e baltës në Europë, mos u bëj më qesharak se ç’je”

  1. Lul Balta says:

    Aaaaaa, shumë po i kërkon, zoti Rama, se ai aty e ka hallin, të shesë sa më shumë nga kjo baltë deri në fund Qershori. Më pas nuk i duhet më, se nuk do të ketë asnjë vlerë.

  2. Zigur Qarri says:

    I dashur Lulëzim,…mos u bëj qesharak?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Po i nxjerrin syte njeri tjetrit se s’kan çfar ti bejne te huajve!
    Merruni vesht me njeri tjetrin o toça,dhe mos beni cubin
    sa hypni ne maje te Shtetit.Bashkpunimi,ky eshte sekreti
    suksesit i politikes Perendimore dhe jo injorimi komplet
    i kundershtarit sa merr pusht-tetin,ashtu si beni ju.

    1. Ruri says:

      Ore zigurë apo me mirë zagarë sic te thonë të tjerët bollë se na cave b.. hajvan

    2. Roberto says:

      Po pse Lulin e mban per cub ti Zagariadhis??? Ai eshte kokrra e idiotit dhe jo vetem qesharak por ai po del me budalla nga ce kemi menduar. Nese ti nuk e kupton lojen nuk eshte faji im. Duhet te kuptosh poshtersite qe luajne prapa kuintave GJemani bashke me Lulin etj etj. Kaq.

  3. labi says:

    POr Shqiperia e pergjithesi shqiptaria mund te demtohet Lul Balta

  4. Eri says:

    Po te varfer jane shqiptaret por jo budallenj po pse mor zoteri nese do e meritojme rrugen drejt europes influenca e Lulit do na pengoje. Lerini keto traplliqe boll tallet bythen me kete popull.

  5. shqiptari nga Shqiperia says:

    Kush e llogarit deputetin Krichbaum , dihet dhe ne Gjermani si nje politikan i njollosur me damken e nje sere vendimeve te tij ne kundershtim me qeverine e tij gjermane ndaj ruseve ……. deputeti gjerman me kujton nje fare Dana Rohrabacher , nje kongresmen te kalifornias qe e reklamonte shume Luli , Dana na e kish parashikuar qe fitorja e PD-se qe e padiskutushme , dhe sic e pate PD-ja fitoj ne zgjeedhjet e qershorit , se cfitoj lere me mire mos ta ndyt gojen , keshtu dhe deputeti gjerman ….. te tille kundershtare ka patur , ka , dhe do kete gjithmone Shqiperia , ata jane te lindur te thone nje mendim te kundert gjithmone , pikerisht ata takoj Luli ne Bundestag , dhe jo deputete te ” vijes se pare ” , si puna e asaj tjeteres , qe dera sa te vdese do vjelli vrer kundra PS , dhe Shqiperise ………gje pa rendesi , do ti lere pas rjedha e jetes , rjedha e historise dhe Europa e Bashkuar ……

  6. populli shqiptar says:

    Per Erin. Sidoqofte Luli bene punen e tij duke shfrytezuar te besuarit e tij europian qe te pengoje futjen e Shqiperise ne Europe dhe per kete te akuzoje Edi Ramen pa marre parasysh se ne kete raste me shume demton popullin se Edi Ramen.

    1. Pellumbi says:

      Sa do te perpelitet luli nuk bene dote per kete vend.Ai di vetem te bej keqe popullit dhe kombit shqipetar .Nuk i numuroj dote bemat e lulashit e kompanin e tij.E morem dhe se morem statusin prap lulashi ne opozite ka per te qendruar nuk ka me vjedhje votash si me pare .E djathta nuk ka kuadro qe ta doj vendin vetem di te prish pune

  7. Cobo says:

    Lulit I mungojne cilesite e nje lideri: talenti dhe karakteri, sidomos karakteri.

  8. BE-ja says:

    – Plaku “kriminel shpellar” Sali Bisha, plaka “zemer-zeze”, Lul-Tullumi dhe i paguari tij Krischbaum:

    – 2 “KAMIKAZE” Shqiptar dhe 2 Gjermane qe nuk duan te miren e SHQIPERISE !

    – 2 kriminele-politik shqiptare Bisha – Basha 25 vjet kane turperuar SHQIPERIN … tani koha per BURG …

  9. EKKEKUTUSI says:

    PSE “MIQETE” E Lulezim Bashes dhe Berishes JANE :SERBET..RUSET…Gjermanet:::QE lOBOJNE kunder shqiperise::::DHE PSE Lulic Bashovicit i DEL NE MBROJTJE AMBASADA RUSE NE TIRANE??????????????TURPE PER ATA QE E QUAJNE VETEN “DEMOKRATE”..qe i Vene Mbrapa ketij “Pordhacit-Hollandez”…LULEZIM BASHA JE I DENUAR ME VDEKJE NE EMER TE KOMBIT SHQIPETARE…lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje