Le Figaro (1914)/ Shkresa e fundit e Princ Vidit drejtuar shqiptarëve, para se të largohej nga porti i Durrësit

Nga Aurenc Bebja 

“Le Figaro” ka botuar, të dielën e 6 shtatorit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me shkresën e fundit të Princ Vidit drejtuar shqiptarëve, para së të largohej nga porti i Durrësit, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëri

Lamtumira e princ Vidit

Princi Vilhelm Vidi, ish-princ i Shqipërisë, mbërriti mbrëmë në Ankona dhe u nis për në Vjenë.

Ja teksti që u ka drejtuar shqiptarëve para se të largohej nga Durrësi :

Shqiptarë !

Kur delegatët tuaj erdhën për të më ofruar kurorën e Shqipërisë, unë iu përgjigja me besim thirrjes së një populli fisnik dhe kalorësiak, i cili më kërkoi t’a ndihmoja në veprën e rilindjes kombëtare.

Unë kam ardhur tek ju me dëshirën më të zjarrtë për t’ju ndihmuar në këtë detyrë patriotike. Ju keni parë, që në fillim, përkushtimin e të gjitha përpjekjeve  të mia për riorganizuar vendin, i etur për t’ju mundësuar një administratë të mirë dhe vënien e drejtësisë për të gjithë.

Megjithatë, ngjarje të këqija erdhën për të penguar punën tonë të përbashkët. Në të vërtetë, disa mendje, të verbuara nga pasioni, nuk e kuptuan qëllimin e reformave dhe nuk donin t’i jepnin besim një qeverie të sapolindur.

Përveç kësaj, lufta që sapo ka shpërthyer në Evropë ka komplikuar më tej situatën tonë. Kështu që mendova se, për të mos lënë papërfunduar punën për të cilën dëshiroj të kushtoj fuqinë dhe jetën time, do të ishte e dobishme për mua që të shkoj për disa kohë në Perëndim. Por duhet ta dini, se nga larg dhe afër, do të kem vetëm një mendim, që të punoj për prosperitetin e atdheut tonë fisnik dhe kalorësiak shqiptar.

Gjatë mungesës sime, komisioni ndërkombëtar i kontrollit, i dërguari i Evropës që krijoi atdheun tonë, do të drejtojë qeverinë.

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1914-shkresa-e-fundit-e-princ-vidit-drejtuar-shqiptareve-para-se-te-largohej-nga-porti-i-durresit/?fbclid=IwAR1S7n0O371MgjHoVeTnuHsulYNKyBc56hNzOV367nE_xfsWuSpRie24yVo

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Le Figaro (1914)/ Shkresa e fundit e Princ Vidit drejtuar shqiptarëve, para se të largohej nga porti i Durrësit”

  1. beni says:

    Troç kolonialiste që kërkonin det e kohë të bukur që gjeti në shqipri ca karrë që kërkonin koloniale sistem!!!
    Kta nuk duan nënat e baballarët e tyre e jo më shqiptarët,sidomos myslimanët?

    1. Kalec Dega says:

      Do ishte me interes te mesonim se kush ishin ata shqiptare qe ndoshta sdonin nje te huaj si prijes por dhe nje shqiperi pa prijes te huaj dhe te pa zhvilluar.

      Fakti qe shqiptaret u detyruan te kerkonin ndihme te nje prijes i huaj tregon per paaftesine dhe mundesine e shqiptareve qe ne shekuj kane vertetuar jane te paafte te krijojne shtet.Thjesht merrni raftin dhe te verteten ne kohet e sotme kur shumica e shqiptareve syte i kane nga ambasadore te huaj vecamerisht ata Amerikan, te cilet ne ditet tona vecse luajne lojen e Saliut apo Rames….dhe duan te peshkojne vetem cirronka…..

  2. Shkodrani says:

    Mjafton kjo histori per te kuptuar se cfare te keqijash i sollen Shqiperise tone te mjere sunitet shqipfoles qe na kane zene deren. Kënetoret i thirren turqit kunder njeri- tjetrit, pastaj sikur nuk mjaftonte kjo na prune si dhurate edhe komunizmin. Sunitet e Shqiperise se mesme nxoren Europen jashte se donin “baben”. E mjera Shqiperi!.

    1. Ardi says:

      @Shkodrani.Ne kohen e “babes” shqiptaret karakterizoheshin si burra te beses dhe trima. Sot Europa e princ Vidit don te na ktheje ne Gay sic jane vete dhe te na vendosi ligjet ne parlamet qe te na martojne burra me burra e gra me gra. Ndryshe nuk quhemi te civilizuar. Kjo eshte e verteta ti malazez i Shkodres qe na hiqesh si shqiptar ketu.

      1. Daja i Ardit says:

        O Ardi,
        Lere se e dhjeve. Mos shkruaj me se na turperove. Po ti ta kishe mbaruar ate dreq tetevjeçare mor burrë! Njeqind here t’u luta, por nuk me degjove.

  3. emigranti says:

    Kryesore ne heqjen e Vidit ishte lufta dhe kontradiktat midis Austrohungarise = Italise.
    Madje ishin italianet prapa levizjeve kunder Vidit.

  4. Mikel says:

    E njejta histori si para 100 e kusur vjet me pare.Kur degjon keta politikbythet e sotem: Edhe faktori nderkombetar eshte dakord……ne udhezim te faktorit nderkombetar edhe ne si qeveri…..edhe ne si parti ……edhe ne si opozite…..Qifsha president, qeveri ,opozite dhe parti muti qe nuk jeni te zot te beni shtet po vareni pas koqeve te nderkombetareve.Vetem Legjendari Enver Hoxha vendoste me koken e tij dhe beri shtet.Te huajve po u pelqeu,po nuk u pelqeu u jepte shqelmin bytheve.Populli shqiptar thoshte eshte i zoti ta zgjedhe vet rrugen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *