Plani për grusht-shteti i opozitës dhe ‘2000 të marrët’ që ka bërë gati!

Nga Frrok Çupi

Këtë që po them, nuk e kam një konstatim gazmor. Ka disa njerëz, sigurisht që teksa mbartin lajmin, vrapojnë nëpër mëhallë e buçasin si të marrë: “Eeej, edhe pak, shteti e ka marrë goditjen! Jepini!’. Jo!, po e them i tronditur thellë se duhet mbajtur dora me kaq! Është njësoj si sinjali në det për anijen tonë të goditur; po të ‘fluturojmë’, atëherë mbytemi të gjithë.

Asnjëherë kombi nuk ka pasur ‘të mira’ nga goditja mbi shtetin. Kjo është e treta ose e katërta herë në tre dekada; e katërta quhet nëse numërojmë edhe 21 Janarin e vitit 2011 kur shteti u godit me disa hunj civilë dhe me 4000 plumba shtetërorë, por që kaloi me vetëm katër viktima. Katastrofa e mars – qershorit 1997 e ktheu vendin njëmijë vjet pas; ndërsa grushti i shtatorit 1998 i la kombit plagën e pashërueshme se ‘ka ndodhur diku ( në Shqipëri) që shtetin e rrënojnë në ditën e mortjes së një lideri… Më parë nuk kemi pasur asnjëherë goditje mbi shtetin…, dhe pse? Sepse nuk kemi pasur shtet. Tani, me fjalë të hidhët mund të them se ‘prandaj qenkemi vetëqeverisur aq mirë në parapolitikë, sepse nuk kishim apo nuk donim shtet!”….

Ja ku jemi, sapo patëm menduar se po renditemi në radhët e kombeve europiane dhe sapo kishim vënë rregullat në vijë e jetonim të qetë, bash tani po na tronditet shtëpia e përbashkët. Çdo javë e shpesh edhe dy herë në javë njerëzit tmerrohen nga ‘dita e dhunës’

Shteti është goditur nga brenda dhe nga jashtë

Nga brenda: 40 e ca për qind e përfaqësuesve e rrëzuan besimin. Shteti i përfaqësimit dhe besimit ra. Vetë shteti është besim, kot thonë se është armë e buke e strehë. Deputetët e partive opozitare dolën nga Parlamenti duke lajmëruar dy stuhi: Stuhinë e parë se kolonat dhe plateja e ‘besimtarëve’ opozitarë mbetën në ‘hënë’, gjë që mund të sjellë rënien nga përbrenda. Stuhia e dytë: Përfaqësuesit dolën nga salla e ligjit dhe iu drejtuan oazeve të të marrëve; i pajisen me gurë, me hunj, me zjarr dhe me lekë për të sulmuar fronin e shtetit. Çdo komb në botë, sado i vogël, i ka dy mijë të marrë, në çdo minutë ata janë gati të sulmojnë shtetin ose vetë zotin; prandaj goditësit nuk kanë pse krenohen.

Shteti i goditur nga jashtë: Në fakt, shteti nuk u godit nga jashtë pasi ishte goditur nga brenda parlamentit. Prej kohësh aleatët perëndimorë, sidomos Shtetet e Bashkuara, kishin njoftuar se rajoni ndodhet nën goditjen e të tretëve.

Goditja mbi parlamentin u krye në një akordancë perfekte me sulmin nga jashtë. Në Malin e Zi, pesëdhjetë metra larg Shkodrës, ka nisur një sulm i përafërt, edhe ata po kërkojnë ‘djegie mandatesh’, d.m.th. djegie besimi. Para dy vjetësh aty ishte ngritur një grusht për vdekjen e shtetit nga Rusia, por që nuk u realizua atëherë. Tani ‘është koha’ që të realizohet andej dhe këndej Shkodrës.

Nëse deri më sot nuk ka grusht shteti, këtë e presim ( me sa thuhet brenda opozitës) në ditën e votimeve, në 30 qershor. Opozita që la ‘besimin’, ka ndërmend të vërshojë me ‘2000 të marrët’ dhe të djegë të gjitha kutitë e votimit. Në kulmin e një plan-thurjeje për grusht shteti, Amerika i dorëzoi sot Shqipërisë edhe 40 mjete ushtarake të blinduara ‘për luftë në prita dhe në shkurre’… Deri këtu ishte vetëm Mali i Zi, model ‘nga jashtë’. Por kështu është edhe Serbia, edhe Republika Srbska, edhe Maqedonia…

Grupimi që po godet shtetin në Tiranë i ka prerë lidhjet me Perëndimin, as dëgjon dhe as bindet.

Shteti i goditur nga thelbi i tij

Po goditet individi. Tani individi ka frikë. Një individ në frikë mund të pësojë gjithçka: Mund të vdesë, mund të jetojë keq, mund të deformohet dhe të kthehet në shërbëtor të dhunës, mund të bjerë në panik, mund të kthehet në rrezik.

Dhuna e ushtruar hapur në sheshe, dhuna e paraqitur si ‘gazmore’ në ekrane, dhuna e fjalëve të liderëve se ‘do të të varim prej këmbësh si Duçen në Milano’, e kanë futur ‘në ujë’ individin. Dhuna kundër Parlamentit a kundër selisë së shtetit, plagos pesë a dhjetë vetë, por traumatizon dhjetë mijë, një milionë, dy milionë. Është njësoj si terrorizmi që vret tre por tremb tre miliardë në botë. Ne e kemi provuar në vitin ’97 kur nga lufta dolën shumë të çmendur.

Shteti i sulmuar mbi të Drejtën

Njeriu ka n nisur të ndjehet i vetmuar dhe i pashpresë për të drejtën. Kanë dalë hapur ‘skifterët’ e grabitjeve dhe të shantazheve. Tjetri të vjen në derën e shtëpisë, të kërkon ta paguash që të të lejojë të hysh në shtëpinë tënde… Ku do ta kërkosh të drejtën? Askund, shteti është vënë nën frikë, edhe ministri të thotë ‘paguaje’ skifterin. Prindërit dhe gjyshërit i shikoj ditët e diela që i shtrëngojnë më fort fëmijët në krahë se dikush mund të vijë tua rrëmbejë. Janë zgjuar vrasësit dhe është ulur shumë pagesa, me një pagesë vriten tre persona. Po vritet shpresa e Drejtësisë së Re e promovuar nga Perëndimi- madje ky është edhe qëllimi i sulmit mbi shtetin. Nëse do të lejojmë, atëherë po ju sjell një pamje nga Tirana e marsit ’97: Kur pamë disa blinde policore që nga dritaret e apartamentit, na erdhi gjaku dhe thamë ‘shpëtuam’.

Shteti i sulmuar mbi të nesërmen: Nëse shteti do të mbahet nën goditje, dhe pakica do të mbyllë në ‘qelitë’ e shtëpive shumicën, atëherë do të nisim të hamë ‘bukën’ e nesërme. Po të trembet shteti me kaq, atëherë do të kthehen projektet, do të kthehet teatri, biblioteka, mbikalimi, ura, rruga, unaza, aeroporti dhe baza ushtarake amerikane… Atëherë shteti nis e ha veten, nëse do të lejohet. Kur them se ‘ha veten’ po them se ne individët brenda shtetit do të nisim të hamë të ardhmen tonë. Dhe goditësit mbi shtetin na çojnë prapë njëmijë vjet pas.

Dua të them i tronditur se deri tani shteti ‘e ka marrë goditjen e parë’, jemi të rrezikuar, por vetëm kaq është më pak se katastrofa.(AFP.al)

REMOTE_ADDR:[]

21 komente në “Plani për grusht-shteti i opozitës dhe ‘2000 të marrët’ që ka bërë gati!”

  1. huri says:

    Shumë fjalë për dy fjalë:SALI Zhavorr Berisha

  2. Dash says:

    Big like 👍, gjithcka e vertete dhe realiste , pres te shikoj shpejt a vone forcen e shtetit, sado i cale qe te jete, ai eshte shteti im dhe i te gjitheve…

    1. Komentuesi says:

      Respekt zoti Frrok Cupi.Me ke zhgenjyer me kete shkrim brilant, pasi kame mendimin qe ju personalisht i sherbeni se keqes, qe po na e bene te keqen per dite dhe po na nxine jeten kjo opozit e çartuar.Fjalet e tua ne kete shkrim ja si gozhda 20 pond qe ngulet ne mure.Do kisha qejf qe kete artikull ta lexojne te gjithe,sidomos ata te opozites mandatdjegur,e te vene mend.Ta lexojne nderkombetaret per t’u bindur se shqiperia sot po lengon nga nje opozit aspak demokratike,por shkatrrimtare dhe destabilizuese.Edhe nje here respekt dhe urime.

  3. N.VJOSA says:

    Edhe ti Frrok më dukesh mjerisht
    ca si i goditur…!
    Më vjen keq për ty , se të njoh mire që student.

  4. l says:

    sali serbi ne burg dhe ta varin megjith nipa e mbesa se jan far serbi demet qe i ka ber ky lloi robi kombit sja ka ber njeri

  5. lori2 says:

    SALI FASHIST BERISHA.

  6. LIRIA says:

    Z.Cupi i bene thirrje popullit qe te ngrihet se po rrezikohet serisht Shqiperia nga ata qe imunitetin e kane nga fabrika deri ne vdekje e kontraten me te e kane qe mund ti bejne ç’te duan koke palareve e gjemb ne kembe s’k per tu hyre se pernjeheresh do te gjinden pseudodiplomate te “zote” qe do ti etiketojne “burra shteti” vrastaret qe ndoshta kontraten e kane deri ne vdekje per talljen me kete popull mjafton qe bemat ne pasurite e ketij vendi te mos kene inventar si ne rastin e Fullhajnit qe “pseudodiplomati” desh e preu ne bese,por qe ne fakt nuk qe ashtu sepse per ate sakrifice qe beri e demshperbleu duke i dhene edhe nje demshperblim marramendes!Kur s’me lane edhe a kohe ne biruce mendonte ky se perfitimi do ishte edhe me i majme!Ndaj kushtrimi qe leshon z.Frok eshte alarm lufte ndryshe do te asgjesohemi te tere me ndonje 97 apo 98 e pasketaj mjerr ky vend e ky popull!Le te behemi te vetedijeshem e te ngrihemi duke u treguar vetem nje here shqipetare duke kerkuar me ç’do kusht çuarjen perpara drejtesise te te gjithe kermave te ketij vendi qe duan me çdo kusht djegjen e dokumentacioneve e gjurmeve te megavjedhjeve te ketij vendi sa Monikes i eshte mbushur mendja se i takojne pasi eshte gruaja e Toto Likes e nje nga klaneve me te rrezikshme e te forta ne kete vend!Lere pastaj pasardhesin e Sali krimit qe pranojne qe e gjithe Shqiperia te ridigjet e kurr ata te mos ndeshkohen per bemat e tyre!Kush fshihet prapa tyre,seshte e veshtire ta kuptosh ;ata qe u gjejne vrima te futen ne raste rreziku e pasi qetesohen ujrat i rietiketojne si te domosdoshem per dhjemokracine e brishte te ketij vendi!A thua se po e ndertojme ne kete demokraci e jo sikur per çdo gje merret miratim nga perandoria!N.q.se Edi Rama luan te njejtin rol qe luajti edhe pianeci i rrugeve te Vienes atehere do te mbaje pergjegjesi per prapaskenat e pista ne interes te perandorise e ne kurriz te ketij populli!Cohuni o popull e mbroni vetvehten nepermjet zhdukjes nga politika te ketyre zuzareve qe pasi kane zene dhjam te tejskajeshem me pasurite e vena mendojne se s’ka “plumb” qe te depertoje ne trupat e tyre te dhjamosur me gjakun e ketij populli!

  7. Dilaveri says:

    Luli po nuk eshte i kenaqur ta coje ceshtjen ne Strasburg, po ama ndertesat shteterore mos ti shkateroje.

  8. John says:

    Populli pret me padurim, jo ti shtohen te ardhurat familjare, po se pari te shikoj ne burg regjizoret hajdute qe sollen vendin mbas 29 vjetesh ne kete situate.

  9. Hamit Kavaja says:

    Nje fotografi realiste e diteve te sotme dhe nje parashikim ogurzi, per fat te keq,
    me shkalle te larte propabiliteti.
    Dhe Froku, si specialist i ketyre analizave social-politike, ka meriten e berjes te njohur
    per gjith shoqerine dhe spektrin politik.
    Por vetem kaq ?
    Nga Froku pritet me shume si analist politik dhe njohes shume i mire i stanit te Berisheve.
    Vazhdoje shkrimin neser Frok ! Jep mendimet e tua si delet nga kjo situate e renduar
    politike, sociale, kriminologjike, etj. Me mire se ty nuk do ta keshillojne Edvinin cunaket e cuperlinat qe e rrethojne.

  10. SHQIPTARI says:

    MALOKARET E SAL HALE SERBIT I PAME NE 97 NE JUG.I PAME NE VLORE.U VESHEN ME TICJANE GJYSHESH E QANIN SI GRATE.JA KETA JANE BASHIBOZUKET E SALMALOQ SERBIT.NUK TREMBEMI NGA SHPELLARET .GJITHMONE JUA KEMI QR E GJITHMONE DO VAZHDOJME TA BEJME.JA KESHTU NGADALE E NGADALE.DUKEMI TE TREMBUR PER FRROKARET E MALCIS PO SESHTE ASHTU.NE JEMI PER SHTET .BARAZI E LIGJ PER TE GJITH.EDHE PER ATA 2000 QE SHKRUAN TI FRRRRROKKKKK.HURIN DO MARRIN EDHE SALKARET E MBETUR NEPER TIRONE.SHQIPERIA DO BEHET DO APO SDO SALKUSARIA.

  11. Komentuesi says:

    Respekt zoti Frrok Cupi.Me ke zhgenjyer me kete shkrim brilant, pasi kame mendimin qe ju personalisht i sherbeni se keqes, qe po na e bene te keqen per dite dhe po na nxine jeten kjo opozit e çartuar.Fjalet e tua ne kete shkrim ja si gozhda 20 pond qe ngulet ne mure.Do kisha qejf qe kete artikull ta lexojne te gjithe,sidomos ata te opozites mandatdjegur,e te vene mend.Ta lexojne nderkombetaret per t’u bindur se shqiperia sot po lengon nga nje opozit aspak demokratike,por shkatrrimtare dhe destabilizuese.Edhe nje here respekt dhe urime.

  12. LORA says:

    Nese ky eshte nje informacion i vertete ,vlen te cohet ne Policine e shtetit,,,jo ketu ne “Tema”.
    Si e ditka shifren 2000 te te “marreve” qe do t’u sulen qendrave te votimit frrok-efendemi;kur vete dr.mortja ka thene, ” se e merr ,po te doje,pushtetin me 300-mamurrsat e tij” !?
    Jetojme ne Shqiperine e 2019-es ,qe pret qershorin per t’ju hapur negociatat e antaresimit me te drejta te plota ne EU,,,,,,jo ne ate te dishrumen bordello te frrok serpentes.
    Keqardhje per ata qe mendojne se frroku ka ndryshuar;ne moshen e trete.
    Tung.

  13. Ka thënë Froku: Do cahet Blloku says:

    Popull Shqipetar. Kemi pothuajse 30 vjet ne nje gjendje tranzicioni, e pa parë ndonjehere ne te gjithe koherat. Ose dikujt nuk i intereson ose Partia ne pushtet Ka Frike te ndryshoje kete situate. Edhe opozita aktuale ishte ne pushtet dhe nuk arriti ose nuk donte te ndryshonte rrjedhen e ngjarjeve. Ne nuk duam me Tranzicion. MJAFT. Durimi jone eshte sosur. Cdo parti sahere per interesa personale ben protesta . Njehere petdorin studentet njehere grupimet E tyre por NE popullin nuk na paten ndonjehere me vete as njera as tjetra palë. Te gjithe ne emër te popullit folem e flasin por pa shumicen me vehte. Shqipetaret duan ndryshimin dhe E duan TANI.

  14. Termal says:

    Mire i thua ca gjëra.Personalisht e kam ditur gjithmonë se kur ti Frrok ,por edhe çfarëdolloji Frroku tjetër, i ke dalë në krah Berishës, e ke bërë bash për këtë punë,domethënë që Shqipëria të mos dalë kurrë nga qerthulli i shtetshkatërrimit.Pra nuk ke dhe aq të drejtë morale të dalësh sot e të japësh mend. Së dyti,shtetshkatërruesit .që në fakt është një njeri i vetëm dhe që ti e ke mik,nuk janë aq të fuqishëm dhe të frikshëm . Po të ishin e kishin bërë me kohë sikurse e kanë bërë më parë.Tani janë të trembur deri në vdekje dhe si të tillë po luajnë kartat e fundit para se t’ja mbathin nga Shqipëria .

  15. Plaku i Mocem says:

    Qe te mos themi si nisi po u them une! Nisi me cadren e cila e detyroi qeverine te ulej ne bisedime ,te cilat e detyruan qeverine te ndante pushtetin para zgjedhjeve te 2017.Zgjedhjet u bene dhe u certifikuan nga nderkombtaret.Opoita I pranoi de-fakto dhe de-juro.Pastaj “ne mes te lojes” ne 2019-n braktisi Parlamentin duke djegur mandatet.,dhe deklaron :Nuk ka zgjedhje me Ramen kryeminister.Qe Rama kishte gjynahe ne qeverisjen e majte,te cilat do t’i analizoj me poshte kjo nuk diskutohet,por Rama kishte nje mandat 4 vjecar dhe nje shumice legjitime ne Parlament.Kjo shumice kishte marre nje miljon vota nga Sovrani,i cili do ta gjykonte kete Qeveri serish ne 2021,me gjase ta ndeshkonte me vote kunder ose abstenim.Po ku ta priste 2021 Luli ,Mona,Berisha?Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po plotesonte vendet ne parlament me listen e hartuar nga vete Opozita dhe te votuara nga shqiptaret.Kunder ketyre hyrjeve te reja ne Parlament Opozita e larguar mblodhi rreth vetes 2000 te cartur te cilet diten e zgjedhjeve dogjen kutite,pastaj vijoi skenari bjeri t’i biem,digj vidh,digj arkiva,digj dokumenta pronash,digj dokumenta prokurorie,digj dokumenta gjykatesh dhe erdhem ne vitin 0.Qeveria para kesaj situate nuk ushtroi dhune dhe elemenete anarshiste perfituan.Drejtesia mori goditje te pa rfiparueshme,gjykatesit dhe prokuroret “qe kaluan ylberi” mbetn rrugeve dhe nga jashte vijne ide per te ndare Shqiperine me referendum te shpifura,ndryshon harta e Ballkanit etj etj.Po Rama,cfare beri?Mori ne qeveri figura te pa njohyra,gati anonime,me tituj shkencore por pa anlizuar moralin nderin dhe qytetarine e origjines se tyre.Qeveria nuk kishte vision ekonomik,nuk kishte asistence te kualifikuar nga akadmike te kesaj fushe,nuk punoi per Bujqsine.zvarriti reformen ne drejtesi etj etj.Por jo e fajsuar per gjendjen deri ne kete shkalle dhe aspak pergjegjse se kush e beri,si e beri.E bera kete duke u nisur nga fundi qe neser te mos thote njeri qe shqiptaret s’kane mend.

  16. shqipe says:

    More,
    Te jet vertete ky Frrok Çupi?,s’po u besoj syve!

  17. UDB-ja says:

    SA TE JETE mbi dhe KRIMINELI KOMUNIST PSIKOPAT

    SALI BISHA Shqiperia do vuaj me kercenime…

  18. artan says:

    Z. Frrok. Merrja gazeten Koha Jone Nikolle Lehsit qe e ka kthyer ne pacavure dhe ktheje ne ditet e arta te vitit ’97.

  19. FREEMAN says:

    Frrok,
    Je perfaqesuesi me outstanding i kohes!
    May God bless you and your family for what you have done and what you are doing for this country !
    Sa me shume zbardhesh, aq me fisnik behesh !
    Te pershendes shume !

  20. FREEMAN says:

    Frrok,
    Ti di te orientohesh ne kohera te medha! Sepse ato kane nevoje edhe per ty! Well done!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *