Në rrezik siguria kombëtare, xhandarmëria serbe shkel 8 km në brendësi të territorit të Kosovës

Xhandarmëria serbe ka vazhduar provokimet ndaj shtetit të Kosovës. RTK ka mësuar nga burimet e veta se ditë më parë pikërisht me 31 maj te ketij vitit në fshatrat e thella të malësisë së Kamenicës një ekip prej katër pjesëtarë kufitarë nga xhandarmëria serbe janë futur në territorin e Kosovës duke lëvizur rreth 8 kilometra nëpër territorin e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Svircë të Kamenicës. Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe janë futur në një rrugë malore afër pikës kufitare në ‘Kapi’ rrugë e cila të çon në fshatin Svircë dhe ka lidhje me fshatin Sjarinë në Serbi.

Xhandarët serbë kanë lëvizur nëpër territorin e Kosovës më shumë se tetë kilometra, derisa kjo rrugë gjendet rreth dy kilometra vijë ajrore brenda territorit të Kosovës.

Gjatë lëvizjes së tyre nëpër territorin e Kosovës, nuk ka pasur ndonjë akses ose ndonjë ndalesë të qytetarëve të cilët posedojnë ferma në atë rajon ose merren me prerje të pyjeve, por banorët janë shqetësuar nga veprimi i xhandarmërisë serbe. Ky është një provokim i radhës i shtetit serb ndaj shtetit të Kosovës, pasi kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.

5 komente në “Në rrezik siguria kombëtare, xhandarmëria serbe shkel 8 km në brendësi të territorit të Kosovës”

  1. Shqiperia Etnike says:

    Ketu u matet pulsi ushtareve shqiptare te Kosoves! Serbet duan te dijne a i vezhgon dikush apo jo? Sic duket u kapen me presh ne dore! Here tjeter mundet te fluterojne plumbat e snajperave!!

  2. Edi says:

    Sic duket i ( forti ) fshatit i quajtur Rambo nuk i ka pare…….

  3. #varijanullen says:

    Pse nuk kerkon ne OkB nje mbledhje urgjente Shqiperia. Apo kruajne koqet ne Nyc. Goca e Kadarese do mbaroje ndonje pune?

  4. Marku says:

    Gjenerali I legjendare shqipetare Bekim Berisha si nje njohes I mire I problemit serb ne ballkan e kishte nje shprehje te veten qe me te cilen I rreferohej gjenocidialeve fashiste serbe, shprehje e cila thoshte:
    ” jo nuk ikin kto kriminela
    Pa ja u cue gjamen te dera”.

  5. Me emer says:

    TE NDERHYJE URGJENTISHT O.K.B.-ja , ndryshe pala shqiptare dhe kosovara te marrin masa per mobilizim te pergjitheshem ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *