Nga Lutfi Dervishi
Ka “Jo” që të mërzit, por ka edhe “JO” që të humb shpresën.
Jo- ja franceze, ndryshon si nata me ditën me jo-në hollandeze apo daneze.
Hollanda nuk është kundër perspektivës së anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut- Hollanda kërkon të bëhen reformat dhe të shihen rezultate.
Hollanda kërkon të bindet që vendet janë në shinat e shtetit ligjor.
Jo- ja franceze nuk ka të bëj me reformat- por ka të bëj me qasjen e presidentit Macron ndaj rajonit.
Franca është deri më tani kundër liberalizimit të vizave për 1 milionë shqiptarët e Kosovës.
Franca sot është kundër anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE.
Franca kërkon të reformojë BE-në nga brenda para se të vijojë zgjerimi. Ky proces mund të zgjasë pafundësisht.
Franca është për një partnership special me Ballaknin njëlloj si me Ukrainën apo Gjeorgjinë.
Franca mund të stopojë edhe Serbinë dhe Malin e Zi që kanë hapur negociatat!
Jo- ja e Francës do të thotë se edhe sikur Zvicër (me det) të bëhet Shqipëria – dhe të mos ketë nevojë për asnjë reformë, Franca do të vijojë të thotë: nuk kemi reformuar ende veten.
Franca përdor metaforën e derës së shtëpisë që nuk mund të pranojë anëtarë të rinj pa rregulluar derën, anipse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk po trokisnin në derën e shtëpisë, por në derën e oborrit.
Shqipëria nuk ka as këllqet dhe as ëndërron t’i adresojë Jo-në e Francës.
Nga Jo- ja e Francës është mërzitur Gjermania, është revoltuar Italia, është çuditur Çekia dhe Franca është vetëm me veton e saj përballë 27 anëtarëve të tjerë të familjes.
Ajo që mund të bëj Shqipëria është të merret me Jo-në hollandeze.
Deklarimi se ne “kemi bërë detyrat e shtëpisë” edhe kur vjen nga Brukseli dhe sidomos kur artikulohet në Tiranë nuk ka asnjë vlerë.
Hollanda ishte pro hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe kërkonte më shumë punë nga Shqipëria dhe rezultate konkrete sidomos në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Një vend që i vihet si kusht reforma në drejtësi dhe ndërtimi i Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese nuk ka shumë gjëra për t’u mburrur dhe nuk ka shumë arsye për të treguar me gisht të tjerët.
Nuk ka asnjë dyshim për përgjegjësinë e qeverisë për jo-në (e mundshme) hollandeze dhe jo-në e (e mundshme) të Danimarkës!
Përgjegjësia është më e thellë për Jo-në e Macron-it. Shqipëria ka patur shansin e artë për të të hapur negociata në qershor të 2018, më 2010, më 2012 madje edhe dy dekada më parë 1996-1997. Sot është vonë.
Çështja nuk është jemi vetëm pas Malit të Zi që është krijuar si shtet më 2006, as sepse jemi pas Serbisë që nisi 4 luftra në rajon, as sepse Maqedonia e Veriut ka nota më të mira në kryerjen e detyrave të shtëpisë.
Çështja se kemi humbur trenin e kohës!
JO- ja franceze është problem i diplomacisë europiane. Maqedonia e Veriut, ndërroi emrin, ndërroi flamurin, ndërroi tekstet shkollore, ndërroi gjithçka ju kërkua dhe në fund.. Franca ndërroi mendjen!
Jo- ja hollandeze është problem vetëm i yni. Nuk mjafton të thuash kam bërë “detyrat e shtëpisë” . Detyrat e shtëpisë quhen të bëra edhe kur nuk merr notë kaluese!
Jo-ja e Hollandës kthehet në po- me reforma, me gjyqësor të pastruar, të ngritur dhe të pavarur, me zyrtarë të lartë të ndërshkuar për aferat korruptive, me zgjedhje model, me ndëshkime të atyre që prekin votën- nuk ka nevojë të shpikësh rrotësh për të plotësuar 9 kushtet e Bundestagut dhe për të kthyer në PO- Jo-në e Hollandës.
Për jo-në e Hollandës përgjegjësia është 100% e qeverisë
Për jo-në e Francës përgjegjësia është 100% e atyre që kanë vënë gjithmonë interesin personal/partiak mbi interesin e Shqipërisë. Dhe kjo ka ndodhur në mënyrë të përsëritur gjatë këtyre 30 viteve.
Comments are closed.
Na çate sumen o vuvuzelat e Rames qe jeni vene ne gare kush te ulerasi me fort .
O Dervish o koke mish, po perse kaq nxitje urejtjeje kombetare karshi shteteve me tolerante dhe me demokrate te Europes ?
###
Perse kjo kaprico e semure per ata qe thone te verteten dhe e mbeshtesin ate.
A ka Shqipetar qe ka bredhur Boten dhe te thote qe Shqiperia eshte ne nivelin e duhur, te ekonomise, demokracis, infrastruktures, korupsionit, kriminalitetit.
###
A ka kryeqytet ne Europ dhe Ballkan me rruge me balte (te pa shtruara), me rruge “qorre”, shtesa pallatesh, gardhe qe bllokojn rruget, kryeqytet pa terminal autobuzesh, treni, … kryeqytet qe c’do fukara ka zaptuar nga nje kosh preshash dhe i futur brenda gjithe diten mbedh c’te gjej.
Flasim per kryeqytetin pa leri qytetet e vogla dhe fshatrat.
###
A je i sigurt qe sikur per 24 ore te hapeshin kufinjte Shqiperia nuk do te ishte zbrazur e tere, per tu punesuar ne Europ.
###
Perse o Dervish muti, nuk flet me drejtesi dhe burreri, per keto vlera ka nevoj Shqperia dhe jo per llafe boshe.
Po pse mor korrak i Anastas buces mor pler 300 si ishte…Rumania apo Bullgaria kur u pranuan ne BE …..apo ajo bordello jote Greqia kur u pranimua me 1981…mos ishin me mire se Shqiperia…si nuk folet nje me sens te se vertetes o kolon te poshter qe me flisni e shkruani edhe shqip o pjella te skaduara….
VETEM MALIN E ZI NUK E KUNDERSHTON DOT
FRANCA PASI ATJE KA INVESTUAR BERNARD ARNAULT .
NESE NE SHQIPERI DO ISHTE NJE INVESTITORE I TILLE PORTAT BOTERORE DO ISHIN TE HAPURA .
TE GJITHE PRESIDENTET FRANÇAIS JANE KOT JANE TE TJERE QE VENDOSIN JANE ATA QE DIRIGJOJNE ECONOMINE
Lut e paske ngrene mire lugen e corbes….por cfare eshte bere mireneShqiperi o derdimen
Eshte e vertete. Ne kemi humbur trenin e kohes. 30 vite per te bere 3 reforma.
Analize e mencur dhe e drejte.
Analize nga nje Rrotë Kari qe i ka mend tek topet e tredhuara.
Zagaret e Rames, qe me nuhatjen e tyre kane zgjedhur kryesisht Temen e Mero Bazes, jane shperndare kudo per te gjuajtur shqiptaret e varfer dhe te pa shprese, duke i servirur ushqimin e enderruar por me lugen bosh.
kelyshet e berrishes lehin po nuk kane force
Shumë zhurmë!…
Shumë zhurmë…!
Shqiperia eshtë një vend i begatë
I begatë në mundësi!
Sot per sot ajo , si edhe vendet e tjera te Ballkanit ka nevoje per te vendosur shtetin ligjor, te denoje te korruptuarit dhe kriminelet e politikes,te paktën Sali Monstren dhe Ilir Hajdutin…
Per kryerjen e plote te Reformes ne drejtesi ka nevoje Shqiperia!
Te tjerat, investimet dhe problemet ekonomike nuk kryhen ne nje dite.Veshiresi dhe varferi gjen edhe ne vendet e zhvilluara…Aq sa kane mbetur jasht BE-se, pak shtete, apo minishtete,
Politike e mencur e Europes do te ish pranimi ne grup i ketyre pak vendeve ne EU…
Kjo do te zgjidhte hemoragjine e largimit te fuqis puntore,por dhe do ti disiplinonte vendet e Ballkanit sipas rregullave te BE-se…, Do tu thosh s t o p edhe konflikteve!
Vet Ballkani, Shqiperia, Serbija ,MV, Bosnja, Mali Zi, kane filluar te ndjejne nevojen e fuqis puntore te kualifikuar…, Krahas vendeve te zhvilluara europiane.
Pranimi ne EU do te thotė D I S I P L I N Ë…
Pranimi nuk bie Parajsen…
Ne se EU do pranoje te terhiqet nga hunda nga Franca, Shqiperia nuk do falimentoje…
Rroftë SHBA!
Rrofte Gjermania, Italia, dhe gjithe ato shtete te EU dhe jasht EU-së qe duane mardheniet reciproke…
Kush investon fiton…
Por edhe Kina nuk ka pse shihet me syrin e njerkes…perderisa vende te fuqishme europiane bashkpunojne me Gjigantin aziatik.
Edhe me Rusine nuk ka pse te injorohen mardheniet.Me ruset bashkpunojne edhe ata qe i rivalizojne…Mardheniet midis shteteve jane interesa…Ka nje tendence sikur po nuk na pranoi BE, Shqiperia do cof…
Jo,
deri me sot shqiptaret i ka ushqyer Shqiperia!
Aq me shume qe Shqiperi edhe me e madhe, eshte jasht kufijve shteterorë…
Ata qe humbasin shpresat vdesin shpejt…
Talebania mediatke ne aksion. Nje vend qe ska me elmentaret drita dhe uje 24-ore, ska infrastrukture ti leme keto thelbesoret indtitucione te pa varura, gjykata prokurore parlament normal e plot te tjera, dalin keto talebanet e medias sikur ky vend eshte ne normalitetin me te madh edhe vete ky skenderbeu nuk flet keshtu. Ky vend ka mare fund dhe ke keto Rr..Ka… qe e filozofojne situaten. Talebanet e medias marin Zvicren si etalon
Sa e rruan o derezi se ku ndryshon Jo-ja nga Jo-ja.
Deri ne 2025 Shqiperia do te jete bere vend anetar si te filloje procesi sivjet apo vitin tjeter.
Vazhdoni punen juve se deri ne 2025 do kete ikur edhe Makroni vete edhe ajo plaka e tij.
Behuni juve Zvicer dhe sdo kenu nevoje per asnje te thoje as po e as jo.
Aman na shkrive o Lutfi, po Rumania cfare detyrash beri qe eshte ne BE. Rumunet e pohojne edhe vete se vendi i tyre eshte i pushtuar nga papunesia dhe korrupsioni i qeveritareve.
Shqiperia eshte e favorshme per BE-ne nga ana gjeo-politike dhe popullsia e Shqiperise eshte 4 milioneshe, krahasuar me rumunet qe jane 20 milione. Sikur nuk ka bythe qe ne kontrollet e aeroporteve italiane, e me radhe, shqiptaret diskriminohen duke u ndaluar e strapacuar nga karabinieret dhe paralel me ta, ne kalimin per udhetaret e BE-s,e jevgat rumune me fustane me flutra, qe ecin serbes pasi mbajne pashaportat e BE-se.
Ti nuk e kupton qe po u be Shqiperia si Zvicra, ka per t’i thene JO Shqiperia Europes. A nuk i thote JO Europes Zvicra ne cdo referendum. Pyetja eshte kur dhe sidomos KUSH do ta beje Shqiperine si Zvicra, Edmuti, apo Salhalja?
Aha, sikur… sikur te kishte Halla …
Zvicer nuk behesh as nga ana materiale e askurre nga mentalja!
undefined