Nėse do tė shkosh nė Tropojė
Data 3 janar 2010, ora 05:00, njė mėngjes i ftohtė dhe plot lageshtirė nė Tiranė dhe ja ku jam unė, pranė PD-sė, vendit mė tė dashuruar prej tropojaneve qė u hipin furgonave qe tė ēojnė nė verilindje.
Po hė more, ty do tpres unė, i bėrtet shoferi dikujt ne celular
Zakonisht janė shoferat e furgonave qė mbledhin njerezit nėpėr shtepi dhe pastaj nisen, por kėtė herė na kishte lėnė takimin nė stacion. Kėmbėt e mia ishin bėrė kallkan e ndėrsa duart dhe veshet nuk i ndjeja mė, kur krejt papritur dėgjoj shoferin tė pėshpėriste Do shkojmė Qafės sė Malit, skemi ēbejme
Sa smė ra pika, po mendoja 8 ore rruge ne rastin me tė mirė, nėpėr male dhe nė tė ftohtė. Nuk u mendova dy here, por zbrita dhe po shikoja si e ēmendur se ēfarė drejtimi tė merrja, por sthonė kot qė ka raste qe fati te troket atehere kur se pret:
Per ku je oj sojnike, dėgjoj njė zė qė vinte nga dritarja e njė furgoni. I tregova hallin tim dhe ai me xhentilesėn mė te madhe (po jua le tė lirė imagjinatėn), mė hapi derėn dhe mė nderoi duke mė treguar me kokė vendin e parė.
Dgjo tashti moj motėr- vazhdoi ai- une jam deri nKoman dhe pastaj kthehna, por ti mos u mėrzit se mun me marrė anijen e vogėl dhe me shku deri nFiirzė e aty tpresin furgonat e Bajram Currit.
Nuk bera zė, me leverdiste nė njė farė mėnyre qe tė mbėrrija te prindėrit (i kisha premtuar vajzės qė do shkoja ta merrja atė ditė).
Me ndalesat, ecjet, ngarkesat e bagazheve tė njerėzve (njėri kishte blerė kolltuqe tė reja dhe i vendosi sipėr kabinės), furnizimin me karburant, dolėm nga Tirana ne 7 te mėngjesit, pasi kisha 2 orė qe vija rrotull kot.
Ora 10:00, nė Koman, ku ėshtė nje mishmash njerėzish, kafshėsh shtėpiake, thasesh me miell dhe drush. I ftohti, qe bėhet me therės nga era qė fryn nga gryka, mė kujton qė duhet nė mėnyrė urgjente te kryej ca nevoja personale dhe mbi tė gjitha te pi nje kafe qe tė mbledh veten. Tualeti 3 min, kafja 5 min kur dėgjoj nga larg qė trageti nuk niset pėr tu kthyer, kjo sepse desh kishte ngelur nė rėrė kur kishte ardhur, por qė anija e vogel (qe ngjan si kabine autobusi mbi komardare) ėshtė gati pėr tu nisur. Kapaciteti i saj 80 persona, por atė dite sė bashku me mua (me mori zoti mėndjen dhe hipa) shkoi 120. Mundohesha tė beja nje cikė vend per tu ulur (udhetimi zgjat plot 2 ore e 25 minuta me thane) ne karriget prej kompensate, por si perfundim ngela nė kėmbė.
Ndryshe nga trageti, anija ndalon nėpėr stacione tė vogla rrėzė maleve ku zbrisnin njerez me thasė me ushqime ose hipnin njerėz qe zbrisin deri nė qytet per tu ngarkuar me ushqime.
Njerezit jane tė lumtur kur udhetojne, tė paktėn mua kjo pėrshtypje mė krijohet gjithmone kur i shoh. Fytyra tė lodhura, por tė qeshura, plaka me tre dhėmbė ne gojė qe hanė mollė ose fėmijė tė vegjėl me qurre deri poshtė mjekrrės qė kullufisin banane. Njerėz me halle dhe te padalė, njerez qe Laēin e Vaut te Dejės e kane piken me luksoze kur zbresin nga malet e Pukes per tė berė pazarin, njerėz tė zhurmshėm por zemėr bardhė. Hajde tu bafte lokja jote, ulu afėr meje mė tha plaka me tre dhėmbė dhe mė ofroi nje mollė duke e fshire me sa mundėsi qė kishte nė xhamadanin e saj. E si mos tja marrėsh mollen asaj plake me rrudha vitesh ne fytyre dhe thinja hallesh ne koke! U ulem dhe po me bėnte muhabet duke mė treguar qe njė herė nė javė sė bashku me djalin, nusen dhe nipat zbriste deri nė Laē tė Vaut tė Dejes, dhe bėnin pazar. Kur e pyeta se pse zbrisnin te gjithė, ajo u pergjigj me te qeshur dhe me sy tė gėzuar: Epo kan qef fmia me dal moj nanė.
Shtepine e kishte diēka dy ore larg qė nga stacioni ku e linte anija e vogėl, dhe qė aty ngarkonin nje kalė qe i priste dhe ngjiteshin Qafes se Malit, rrepirė e lodhshme, por gezimi i dites sė kaluar ne qytet ua fashiste lodhjen.
Pas njė ore udhėtim dallgėt filluan tė lozin me anijen siē loz Tea ime e vockel me anijen lodėr nė vaskė ku here pas here e zhyt.
Siē duket prurjet e mėdha e kishin gėrryer shtratin e liqenit dhe dallgėt pėrplaseshin me njėra- tjetrėn nė njė vend ku vinin prurje edhe nga mali. Tju them qe isha bere limon nė fytyrė ėshtė pak, po shikoja mundėsinė e daljes nė kuvertė, sepse mendoja tė paktėn nėse pėrmbytet, mund tė hidhem, sepse dritaret ne kabinė ishin aq tė vogla sa stė lejonin te dilje. Pas 15 min tmerr gjithēka u qetėsua, kur ndjeva njė dore ne sup: Mos u tut he burrnesh, mė thotė pronari i anijes, kur une po zgurdulloja syte nga frika- se kjo anije qė po shef ti ėshtė ba pėr det dhe ka 8 dhoma tvockla ajri poshte. Bėra sikur e kuptova se ēdonte tė thoshte me ato dhomezat dhe i ktheva nje buzėqeshje (qė ne fakt mė doli si ngėrdheshje).
Udhetimi zgjati 3 orė te plota dhe isha gati te puthja token kur zbrita. Itinerari tjeter ishte Raj (eshte nje vend i quajtur kėshtu ku ndalojne tragetet, sepse per tė shkruar deri nė Fierzė ku ka qenė stacioni i tyre ka vite qe sbėhet llaf) Fierze Bajram Curri. Diēka 30 minuta zgjati edhe kjo pjesė rruge, duke menduar se rruga ėshtė copash dhe me gropa shekullore. Si pėrfundim isha nė shtėpi ne oren dy tė pasdrekes, plot nėntė orė qė nga momenti qė kisha dalė nė stacion nė Tiranė.
Para ca kohėsh kam pyetur se si ka mundėsi qe nuk ėshtė bėrė njė rrugė anės Drinit nė mėnyrė qė njerėzit tė mos ishin tė varur nga trageti (oraret, ngecja nė rėrė apo ēmimet) apo nga rruga e lodhshme dhe e stergjatė e Qafes se Malit. Mė kanė thėnė qė ekziston nje plan i studiuar rruge, i bėrė nga njė inxhinier tropojan andej nga vitet tetedhjete, por pas vdekjes sė tij ai tabak letre ka humbur sirtarėve te pluhurosur prej vitesh. Arsyeja?!?
Nejse, e dini qe trageti i ri e ka emrin SALALBA ?
Rruga e inaguruar pak para zgjedhjeve tė vjetshme: U gėzuam edhe ne tropojanėt pėr rrugėn e re dhe nderin e kombit. Me ate rruge, Tirane-Kukes-Gjakove-B.Curri e bėje pėr pesė orė duke llogaritur kėtu edhe 20 minuta kafe, por edhe kjo nuk na eci; u shėmb tuneli, e rruga ka filluar po prishet. Qafa e Malit i ka rrugėt shumė tė ngushta dhe nė dimėr ngrin aq shumė sa edhe me zinxhirė ke frike tė udhėtosh. Trageti ngelet target, me riskun e ngecjes nė rėrė nė dimėr nga rreshjet dhe prurjet e shumta dhe pėrsėri me rrezikun e ngecjes nė rėrė nė verė kjo prej mungesės sė prurjeve dhe thatesirės.
Pėr aq kohė sa ne do tė jemi tė varur nga natyra pėr tė udhėtuar pėr qejfin apo hallin tonė, pėr aq kohė sa ideja e rrugės anės Drinit tė ngelet vetėm ėndėrr e bukur, pėr aq kohė qė qeveritė qė vijnė, ikin dhe ri-vijnė pėrsėri nė pushtet, thjesht nuk e vėnė ujin nė zjarr pėr popullin, atėherė do perballemi gjithmone me pengesa ne kohe dhe infrastrukture.
Nese do te shkosh ne Tropoje interesohu ne fillim nėse niset trageti apo jo!!!!
* saktivista.com
back | 08.02.2010
1997: Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe ringjallja e lidhjeve antiperindmore nė Tiranė
Sapo kam pėrfunduar dhe kam dorezuar per botim librin me titull 1997, Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe rin...
Babi I Zenit keqpėrdor gratė e PD-sė
Para fillimit tė sezonit tė pushimeve Doktori thirri Sandrin tė konsultoheshin pėr median gatė muajve tė v...

1997: Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe ringjallja e lidhjeve antiperindmore nė Tiranė | 31.12.1969
Babi I Zenit keqpėrdor gratė e PD-sė | 31.12.1969
Gazeta Tema se shpejti serisht ne treg | 31.12.1969
Tė tjera...
» Nuk rroj per te treguar...
30.05.2010
» Botime si tė Ballės pėr tė freskuar memorien e shqiptarėve
28.05.2010
» Njė kėshillė pėr tė plotėsuar kushtet pėr vizat brenda ditės
27.05.2010
» Berisha duhet tu japė llogari ndėrkombėtarėve pėr transparencėn
26.05.2010



