Punesim

  Makina

  Shtepi

  Apartamente
Contra Costa Times
   Kryeredaktor Mero Baze

                 Sporti





Contra Costa Times

Edvin Murati nuk mendon se shqiptarėt do tė “falin” kundėr Turqisė, sepse edhe ata kanė synimet e tyre

“Edhe ne kemi objektiva”

Fitorja e ndeshjes sė rradhės me Turqinė e Terim, ėshtė objektivi i tė mėrkurės pėr kuqezinjtė. Nė tė gjitha deklaratat e tyre duket qartė se me Turqinė do tė luhet sikur tė ishte ndeshja e parė nė grup. I kėtij mendimi ėshtė edhe mesfushori Edvin Murati, i cili shprehet se skuadra i ka borxh tifozėrisė, nė mos njė fitore, njė ndeshje dinjitoze nė “Qemal Stafa”, pėr tė mbyllur me nder kėto eleminatore. Pėr Muratin rezultati i ndeshjes me Ukrainėn, ka ngritur moralin e skuadrės, e cila nė kėtė takim tė fundit kėrkon tė pėrmirėsoj sadopak imazhin e pėrfaqėsueses tonė nė arenėn ndėrkombėtare. Mesfushori, i cili nė kampionatin grek luan me Iraklis, thotė se objektivi nė shtėpi do tė jetė vetėm fitorja. “Duhet ta fitojmė kėtė ndeshje, ndonėse kemi njė kundėrshtar tė fortė si Turqia qė nė takimin e fundit miqėsor, mundi dhe vendin organizator tė botėrorit, Gjermaninė” – ka thėnė Murati. Ai ka vijuar tė thotė se ne nuk na interesojnė objektivat e skuadrės turke, por tonat, pėrmirėsimi i kuotės sė pikėve dhe i imazhit tė futbollit shqiptar nė Evropė. “Nėse e marrim kėtė 3 pikėsh nė shtėpi, do tė jetė fantastike. Kėshtu do tė bėjmė njė mbyllje e bukur e kėtyre eleminatoreve”- ka vijuar deklaratėn e tij mesfushori. Pėr Muratin, loja e mirė dhe barazimi nė Ukrainė do tė ketė pjesėn e vet nė ndeshjen e tė mėrkurės, pėr tė cilėn ai shprehet: “Kuptohet qė vijmė me njė moral mė tė lartė. Para ndeshjes me Ukrainėn nuk  kishim asnjė lloj presioni. Askush nuk priste qė tė arrinim kėtė rezultat, por ekipi tregoi mobilizim dhe lojė tė mirė. Mendoj se meritonim mė shumė se 1 pikė nė atė ndeshje”. Murati thotė se  nėse kuqezinjtė do tė fitonin, Shqipėria do tė pėrmirėsohej akoma nė renditjen e FIFA-s. Sidoqoftė, ai ėshtė i kėnaqur qė pika e marrė me kryesuesit e grupit tė 2-tė, shėrbeu pėr tė qenė nė njė vazo tjetėr nė shortin pėr eleminatoret e evropianit tė ardhshėm. “Mos harroni se luajtėm me ekipin qė kryeson grupin, i cili kish hyrė nė fushė me synimin pėr tė festuar pas fitores sė kėsaj ndeshje. Ne arritėm tė frenojmė njė ekip qė ka futbollistė tė tillė si Shevēenko, tė cilėt janė nė elitėn e futbollit botėror. Ata ishin tė rrezikshėm, por edhe ne patėm raste dhe ishim pranė fitores”. Ndėrkohė futbollisti konfirmon formėn e tij optimale pėr tė mėrkurėn, duke premtuar se do tė bėjė mė tė mirėn nė shėrbim tė ekipit kombėtar, nė rast se gjermani do ta aktivizojėn nė kėtė ndeshje. Edhe pse renditja nė tabelė flet pėr njė Shqipėri, e cila synon vetėm pėrmirėsimin e kuotės sė pikėve dhė njė kundėrshtar qė nga ky takim kėrkon kualifikimin nė eleminatore, pėr futbollistin kuqezi, kjo nuk do tė thotė se shqiptarėt janė mė pak tė motivuar pėr tė luftuar pėr fitore. “Nuk mendoj se jemi tė pamotivuar.E thashė dhe mė parė qė duhet tė pėrmirėsojmė  kuotėn e pikėve dhe dinjitetin e skuadrės. Nė fushėn e lojės nuk hyet me mendimin pėr ta humbur ndeshjen, por pėr ta fituar atė” – pėrfundon Murati, duke kėrkuar mbėshtjetjen e tifozėrisė nė ‘Qemal Stafa’.

 

 

Danimarka, me sytė nga Shqipėria

Tė mėrkurėn ekipi i Danimarkės do tė pėrballet nė Kazakistan me ekipin vendas pėr njė vend nė play-off-et, qė do tė zhvillohen pėr pjesėmarrjen nė Gjermani 2006. Koka e kėtij grupi ėshtė vendosur dhe ėshtė Ukraina, qė do tė marrė pjesė direkt nė Kupėn e Botės. Ndėrsa pėr tė vendosur se kush do tė jetė ekipi i dytė nga Grupi 2, qė do tė shkojė nė play-off dhe ndoshta nė Gjermani, duhen pritur edhe ndeshjet e fundit qė do tė luhen tė mėrkurėn nė mbrėmje, me dy pėrballje mjaft interesante. Pėr vendin e dytė lufton Danimarka, qė arriti tė zgjojė shpresat e saj pėr kualifikim, pasi mposhti kampionėt e Evropės nė shtėpi, duke eliminuar njėkohėsisht njė pretendent direkt. Danezėt duhet tė bėjnė detyrėn nė Kazakistan, duke e fituar ndeshjen, por duke mbajtur edhe njė vesh nga Shqipėria, ku turqit nuk duhet tė marrin mė shumė se njė barazim. Pėrpara danezėve qėndron njė ekip me njė bilanc, qė as mund tė krahasohet me atė tė nordikėve. Edhe kompanitė e basteve nė Evropė e japin fitoren e danezėve si tė sigurt dhe japin koefiēentė mjaft tė ulėt pėr kėtė ndeshje. Pėr shembull Sportingbet, totalbet, sportingodds apo interwetten.com japin pėr fitoren e danezėve 1.22, pėr barazimin 8 dhe pėr fitoren e vendasve japin koefiēentin 26. Pra ekipi i Olsen shkon nė Kazakistan si favorit absolut pėr kėtė ndeshje. Por jo ēdo gjė do tė varet nga kėmbėt e tyre. Mjaft interesante dhe e rėndėsishme ėshtė ndeshja tjetėr, qė do tė luhet nė Shqipėri, ndėrmjet Shqipėrisė dhe Turqisė. Njė fitore e turqve do t’a bėnte tė pavlefshėm fitoren e danezėve. Ata do tė vijnė nė kėtė ndeshje me dėshirėn e madhe pėr tė siguruar njė vend nė play-off. Ekipi shqiptar e ka arritur objektivin e tij kryesor nė kėto elimninatore, qė ėshtė vendi i pestė nė grup, me njė total prej 13 pikėsh, qė ėshtė edhe rezultati mė i mirė i arritur ndonjėherė nga kjo kombėtare. Mbetet pėr t’u parė se kush nga tė dy ekipet do tė arrijė i pari nė finish, nė njė mbrėmje me shume dramacitet pėr tė dy kandidatėt, qė do tė luajnė pėr pjesėmarrjen nė Gjermani 2006. Njė ėndėrr, nga e cila ata nuk do tė heqin dorė deri nė vėrshėllimėn e fundit.

 

 

Vjen Runi, Anglia mė e fortė

Edhe pse mungesa e Devid Bekam dhe Stiven Zherard japin pėrshtypjen e njė skuadre angleze mė tė dobėt, nė fakt ėshtė e kundėrta

Vetėm njė “i ēmendur” do tė thoshte se Anglia ėshtė njė skuadėr mė e mirė pa Devid Bekem dhe Stiven Zherard, tė cilėt ėshtė e sigurtė se nuk do tė jenė pjesė e formacionit anti-Poloni. Por nė fakt ėshtė e kundėrta. Mungesa e dy lojtarėve kyē tė trajnerit Zven Goran Erikson do tė bėjė Anglinė njė formacion mė efektiv kundėr polakėve. Njė vėzhgues i vėmendshėm do tė kuptonte se Frenk Lampard dhe Stiven Zherard nuk pėrbėjnė zgjedhjen e duhur nė mesfushė. Qė tė dy kėto lojtarė nė skuadrat e tyre respektive nė kampionatin anglez e kanė tė drejtėn qė tė hidhen edhe nė sulm, ndėrkohė qė nė kombėtaren angleze atyre do t’u duhet qė “tė luftojnė” kundėr kėtij instikti. Dhe rezultati ėshtė se nuk kemi maksimumin e lojtarėve, tė cilėt frymėzojnė skuadrat e tyre nė Premier Ligė. Ndėrkohė qė duke duke patur nė krah tė tij, Ledli King, ne do tė kemi mundėsinė qė tė shohim maksimumin e Frenk Lampard. Anglia do tė humbasė Bekam dhe krosimeve e tij, por pėr Shoun Rait Filips krosimet do tė ishin mė natyrale. Sidoqoftė pavarėsisht balancės sė mirė, Anglia ende mbetet njė skuadėr, e cila ka njė mundėsi 4/7 pėr tė mundur njė skuadėr polake tė cilėn ne nuk duhet ta nėnvlerėsojmė. Ndoshta ajo qė ka ndikuar nė kėtė drejtim ėshtė motivacioni pėr fitoren nė kėto skuadra nė njė kohė kur kualifikimi pėr nė Botėror ėshtė i sigurtė. Ajo qė e bėn Anglinė akoma mė shumė favorite ėshtė edhe rikthimi i Uejn Runit. Runi sigurisht “qė vjen nga njė planet tjetėr” dhe lėvizjet e tij sigurisht qė do t’u shkaktojnė dhimbje koke lojtarėve tė Polonisė. Runi i ka njė borxh kombėtares angleze kundėr kombėtares sė Irlandės sė Veriut. Sulmuesi i Manēester Junajted ėshtė kuotuar 7/1 nga Skybet pėr tė shėnuar golin e parė. Ndėrkohė qė Ouen kuptohet kuotohet sa gjysma e Runit. Ėshtė e pamundur qė Frenk Lampard tė jetė mbi Runin, kėshtu qė Lampard ėshtė kuotuar 8/1. Ndėrkohė qė pėr sulmuesin polak, i cili luan pėr Sėlltikun, Maciej Zuravski duhet thėnė se janė kompanitė e basteve e kanė pėrcaktuar atė si favorit pėr tė shėnuar. Sipas kompanive mė prestigjoze tė basteve kemi njė parashikim 61 % fitore pėr skuadrėn angleze, 25 % barazim dhe 14 %   fitore pėr skuadrėn polake.

 

 

Barēa humbet Eto-nė pėr njė muaj

Samuel Eto humbi mundėsinė pėr t’u kualifikuar me Kamerunin nė Kupėn e Botės pas barazimit tė fundjavės me Egjiptin, por sulmuesi i Barcelonės duket se nuk ka ndėrmend tė humbasė edhe Kupėn Afrikės me kombėtaren e tij. Kėshtu ekipi katalanas nuk do ta ketė nė dispozicion lojtarin e tij pėr njė periudhė prej afėr njė muaji. Turneu i mėsipėrm do tė nisė mė 20 janar dhe do tė zgjasė deri mė 10 shkurt. Eto do tė humbasė gjatė kėsaj kohe tre ndeshje nė Ligė dhe tre tė tjera nė Kupėn e Mbretit, gjithmonė nėse Barcelona do tė mund tė kualifikohet deri nė kėto ture. Njė problem pėr Rajkardin kjo mungesė e paralajmėruar, kur dihet qė Eto ėshtė ndėr lojtarėt mė nė formė tė ekipit kampion tė Spanjės. Por tė paktėn kamerunasi nuk do tė humbasė asnjė ndeshje nė Ligėn e Kampioneve, pasi kjo pėrkon me periudhėn e pushimit tė kėtij kompeticioni. Presidenti Laporta ka bėrė tė ditur qė do t’i kėrkojė Federates Futbolle tė Kamerunit qė Eto tė mos grumbullohet me kombėtaren pėr Kupėn e Afrikės.