Mbledhja e komisionit nismëtar të PD në 14 dhjetor, kur diskutohej për themelimin e gazetës “Rilindja Demokratike”. Mbledhja ku erdhi lajmi se ishte legalizuar partia Demokratike. Deklarata e Neshat Tozajt: PPSH do të ketë partnere të mirë PD-në
Kishin kaluar dy ditë nga themelimi i Partisë Demokratike, dhe përfaqësues të komisionit nismëtar të kësaj partie dolën në të parën konferencë për shtyp, ku iu përgjigjen pyetjeve të gazetarëve vendas dhe të huaj. Në 14 dhjetor 1990 ishte dita kur do të shpallej edhe legalizimi i PD-së nga Ministria e Drejtësisë. Në protokollin e kësaj date pasqyrohet mbledhja e radhës e komisionit nismëtar të PD-së, ku u diskutua ndër të tjera për emrin që do të mbante gazeta e partisë, e cila u pagëzua “Rilindja Demokratike”. Në mbledhjen e komisionit nismëtar u diskutua për domosdoshmërinë e gazetës partiake edhe pse për të realizuar këtë kishte vështirësi, kryesisht financiare. Protagonistë të mbledhjes, Gramoz Pashko, Sali Berisha, Preç Zogaj, e të tjerë flasin për vështirësitë me të cilat po ndeshej PD-ja, drejtuesit e saj, por edhe simpatizantët e kësaj partie. Në protokoll pasqyrohet edhe fjala e Neshat Tozajt, i cili në emër të PPSH shprehet se PD do të ishte një partner i mirë për këtë parti, duke theksuar gjithashtu se do të jepte ndihmesën e tij për gazetën e PD-së që shumë shpejt do të dilte në treg.
Më poshtë botohen pjesë nga protokolli i mbledhjes së komisionit nismëtar si dhe disa nga pyetjet dhe përgjigjet në konferencën për shtyp të përfaqësuesve të PD.
Protokolli
Mbledhje e komisionit organizativ
Dt. 14 dhjetor 90
Ora 10:30
Diskuton Azemi, i cili kishte folur me Llambi Gegpriftin që do na ndihmonte me një telefon. Gjithashtu ishte sinjalizuar televizioni të merrte një intervistë tjetër dhe të jepej në të gjitha emisionet e lajmeve.
Profesor Berisha tha që duhet të fliste në televizion kryetari i shtypit, Genc Pollo, mendim i cili u aprovua.
Profesor Berisha tha se kishte folur në telefon me artistin e popullit Dhimitër Anagnosti, i cili kishte shprehur mendimin që të bashkëpunonte me ne.
“Këto komisione duhet të tërheqin sa më shumë mendje”.
Komisioni do të përgjigjet me anë të kryetarit dhe çdo komision do të ketë zyrën e tij ku do të punojë. Duhet të lihej një orë ku kryetarët e komisioneve duhet të paraqiten në orën 9 çdo ditë.
Profesor Pashko hodhi mendimin që të formohej një grup informativ për informacionet në të gjitha gazetat e radiot.
Profesor Beni foli se kanë për të shkruar, ka kompjuter e bibliotekë që do të ndihmonin për të nxjerrë një gazetë. “Ne duhet të dimë në çdo kohë se çfarë nxjerrin gazetat”.
Duhet të ruhen kasetat me intervistat që më vonë do të bëhen edhe shkrime. Kemi kasetën e Xhelilit, etj.
… tha që mund të shkruajë informacionet e radiove të huaja. Për ne vepron edhe arkivi i shtetit. Të tërë intelektualët që na mbështesin duhet të vijnë këtu të bashkohen tamam me ne.
E kanë të grumbullohen në ora 9 për të thënë çfarë bënë grupet e punës.
Secili grup u shpërnda për të kryer detyrën e tij dhe disa qëndruan në rritje të televizionit. Disa u caktuan për sqarim të popullit, të cilët ishin këtu në hyrje të ndërtesës. Ndërkohë vazhdojnë të vijnë shokë të tjerë të dërguar nga rrethet.
Mbajti protokollin
Ilenja Mëhilli
Fjala e dy elbasanasve
Datë 14.12.1990
Ora 4:00
Erdhën dy elbasanas dhe treguan gjendjen. Atje sot në orën 10 do të mbahej një rit fetar dhe të tërë do të ishin mbledhur të kalojnë në xhami. Por organet e policisë kishin përdorur shkopinjtë dhe kishin zënë hyrjen e kalasë dhe deklarata që xhamia është e pastër…. Ne nuk mund të mbajmë rite fetare. Në këtë kohë iu mblodhën njerëz, të cilët filluan të bërtasin, të pushohet Nexhmije Hoxha dhe të dilnin kundër forcave të rendit, por erdhi një studente në emër të partisë, të PD-së, bashkë me Ibrahim Biçokun, Agron Lajterin dhe Pëllumb…
– Foli Preçi dhe tha se e kanë ftuar të drejtojë këtë konferencë.
1- Këshilli nismëtar të shtyjë zgjedhjet
2- Se pas ngjarjeve të Qytetit Studenti … kërkuam aprovimin e ligjit të zgjedhjeve duke përjashtuar levat e partisë.
3- Të lirohen të burgosurit politik.
4- Të shqyrtohet gjendja që Shqipëria të marrë pjesë KSBE.
5- Të ndihmohet Shqipëria në ndihma ekonomike.
6- Përshëndet deklaratën e OKB.
Synimi që ka këshilli i partisë për të krijuar gazetën e vet, është e domosdoshme që partia të ketë shtypin e vet. Krijimi i një gazete demokratike ka qenë dhe është ëndërr e të gjithëve. Mendimi ynë ka qenë i mbyllur.
Si do jetë gazeta:
Redaksia do të jetë permanente me 2-3 punonjës. Kërkohet pjesëmarrja e disa gazetareve sepse….(pjesë shkrimi të palexueshme), mund të organizohet më mirë te kjo gazetë.
Quhet Rilindja Demokratike, me bazë dialogu e bazë vërtetësie, çdo njeri mund të shprehë mendimet e tij për çdo njeri.
Unë mbaj kronikën kulturore dhe politike.
Një gazetar gjerman pyeti për Partinë Demokratike, për nismën dhe për selinë e saj. “Cila është parulla e gazetës..?”
Gazetari francez pyeti se si mund të organizohet ndihma nga ana financiare për këtë gazetë. U tha se në fillim do të ndihmojë populli dhe pastaj do të bëhet me vetëfinancim.
Një gazetar pyeti në shqip se na duket se ky dekret ka shumë kufizime, a i përgjigjet punës tuaj…?
Përgjigja u tha se ky ligj e bind popullin se PD nuk është pjellë e PPSH-së.
Përjashtimi i shqiptarëve që janë jashtë nuk është i drejtë pasi shqiptarët kanë treguar që më përpara suksesin e organizimit jashtë….
Nga “Flaka e Vlorës”… pasi pagëzuan PD-në dhe tha që kur do mbahen këto konferenca dhe sa herë do të dalë gazeta.
Përgjigja qe, se konferencat do të mbahen një herë në javë dhe më shumë, në raste të veçanta. Sipas mendimit të Preçit, gazeta mund të dalë 2 herë në javë, por këtë do ta vendos konferenca.
Francezi tha se a do të ketë PD takime me PD e Evropës Perëndimore.
Dhe përgjigja qe, se nuk duhet të nxitohemi në përgjigje.
Një shqiptar tha se të huajt do të botojnë artikuj dhe se si do të paguhen.
Gazeta do të jetë për Shqipërinë dhe e lirë, dhe do të jetë e hapur dhe do të botojë kush të dojë, ndërsa honoraret do të jenë si do të ecë gazeta.
– Një gazetar i “Bashkimit” pyeti si do të luftojë partia për të vërtetën.
Gazeta nuk do të jetë … (nuk kuptohet shkrimi).
– Një gazetar i Independent tha se kur do të ketë gazetë dhe se a do të keni sukses për zgjedhjet, ku do të ketë kërkesë gazeta…
Përgjigja qe se kjo do të jetë e vështirë por e do të përpiqemi të dalim me sukses.
– Kemi thënë dhe kërkuar qe televizioni dhe radio të jenë të ndarë nga shteti dhe ne kemi kërkuar që të fitojë statusin e vet gazetari.
– Dhe kjo u quajt se është e drejtë.
Albani tha që të përcaktojmë numrin e parë më përpara se të dilte duhej një kompjuter patjetër.
Teodor Keko tha se gazeta duhet të dalë menjëherë. Gazeta duhet të jetë partiake dhe shkrimet e saj duhet të jenë të vërteta e konkrete. Propozoj të punohet falas deri sa të konsolidohet gazeta.
Ligji sjell kufizime por mund të rregullohet, edhe për kompjuterin jam dakord dhe duhet të ndihmojë …
– Profesor Berisha tha se të gjithë diskutimet kanë dhënë një kontribut shumë të madh, por kjo u arrit se në shpirt të popullit tonë është demokracia. Shumë kush mund të çuditet se si Shqipëria ka arritur këtu … Detyra jonë numër një është që të ruajmë flamurin shqiptar gjithmonë. Dokumentet e KSBE janë një udhërrëfyes për të gjithë ne se do obligojmë një …. të drejtë se demokracia shqiptare i ka penguar …… e pengohen vizat. Shtetet, për dalje e hyrje të lirë e po ndodh e kundërta… Ndodhin gjithë këto ngjarje, por informacioni ka qenë shumë i dobët. Ju bëj thirrje që vërtet të na ndihmoni me gazetën … që e vërteta të dalë në shesh PD është kundër dhunës. Qarqe të caktuara burokratike janë të gatshme të ndërmarrin hapat e tyre jo të drejtë se demokracia është aty ku …… nuk zbret dot. Bën një sqarim për policët indiferentë në rrethe dhe dënon të gjithë … janë armiq të popullit. Sipas Kadaresë, burokrati është më i keq se tigri, tërmeti e gjarpri.
– N.Tozaj: PPSH solidarizohet me ne plotësisht, ai e quan për nder që PD të ndihmojë dhe kjo do ishte nder edhe për PPSH dhe PPSH duhet të jetë krenare që ka të tillë partner. Ai është dakord për këtë ligj, por edhe aty ka burokraci … Unë angazhohem të kontribuoj me gazetën, me emrin jam plotësisht dakord. Dhe duhet që aty të paraqitet e vërteta plotësisht. Lufta politike në zgjedhje duhet të jetë e drejtë dhe më shumë për PD…
– Profesor Pashko tha që qendra që shtypi … unë do të vazhdoj të flas rreth pikëpamjeve të demokracisë. Ne do të propozojmë hyrjen e ligjit elektoral. Kjo është në duart e aparatit të shtet- partisë. Sulmi nisi dhe po bëhet me mjete po aq monstruoze, me shpifje të ndryshme e thashetheme. Këto i bën ai instruktori i partisë, i cili flet gjoja për pluralizmin. U bëhet presion simpatizantëve të PD se do të hiqen nga puna pse kanë firmosur për PD. Ato ideale demokracie nuk ndalen… Burgjet janë plot të arrestuar… për PD… se gjoja po vendosen 10 deri 15 vjet burg… kërkoj të na ndihmoni ju jashtë….
– Foli një regjisor i televizionit. Komisioni nismëtar do të zgjedhë këtë fitues sepse kam qenë gjithmonë për demokraci. U fut në …. Të re Partia e Punës që u ka nxirë jetën njerëzve… një plak me një grua … dhe një djalë të ri….
– Në këtë moment u legalizua Partia Demokratike.
U ngritën të gjithë duke bërtitur dhe kjo zgjati dhjetë minuta. Partia Demokratike u legalizua në 5 e 30…
(…nuk kuptohet një paragraf…)
Redi lexoi formimin e partisë.
Mbajti protokollin
Ilenja Mëhilli
Comments are closed.
Tani eshte koha te flasim me shume se c’duhet te bejme dhe jo se cfare eshte e bere.Demokracia ne Shqiperi erdhi sepse ra komunizmi kudo e s’mund te qendronte ne Shqiperi, kaq afer Perendimit ne te gjitha drejtimet.E verteta eshte se Shqiperia mund te kishte ecur shume shume me shpejt ne integrim dhe prej vitesh mund te ishte ne Evropen e Bashkuar.Eshte penguarne kete pune ne interesa te te tjereve qe nuk duan fuqizimin e saj dhe te udheheqjes se ketyre 20 viteve qe ka qene me se ordinere, miope, e koruptuar dhe pa asnje cilesi moderne.Kjo eshte e verteta.Populli eshte treguar me i zgjuar e modern se udheheqja shqiptare e ktyre 20 viteve.Para 20 vitesh nuk kishin udheheqje kishin diktature.
TURKUN NGA Shqiperia e larguan te tjeret ,Zogun e perzuri Italia .komunizmi ra vete ,berishen e kemi mbi krye edhe 35 vjet e kemi hak
Ngjarjet duhet te vihen ne kontekstin historik, Shqiperia kishte mbetur i vetmi vend ne Evrope pa pluralizem, keshtu qe duhej te sajohej nje ”revolucion paqesor”. Ne dhjetor 1990 cdo gje ka qene e telekomanduar. Dritat ne Qytetin Studenti nuk u shkeputen ”rastesisht”, kete e kane pranuar edhe vete ”heronjte” e dhjetorit. Vetem naivet mund te besojne se Sali Berisha u vu ne krye ”rastesisht”.
Xhelili dhendrri i Hysniut
I nxori nga vrima e miut.
E per veshesh i mori
Ne nj’ane Sala nje ane Tosi
Ne politike i solli
E pluralipartizmin polli
Shpellari nga Vicidolli
I dha fjalen porsi burre
Do ngulem nuk shkulem kurre.
Pardesyte e “Bardhe: ishen dhe jane antar besnik te komunizmit dhe spiunet dje te (sigurimit) dhe SOT spiunet e serbit e te grekut..”vetem BRISKU E SEPATA BEN PUNE” Jeni gati?
Ku kane trete dhjetoristat (poqese paska pase te tille)? A ka mbete gjalle ndonje? Si ju duket shqipnia sot o dhjetoriste te tretun? Apo plot me suksese (sipas Sales)? Komunizmi ra (e shyqyr qe theu qafen!), po si t’ ja bajme me keto hajdit-komunistat qe kemi sot mbi krye? Na jepni ndoj kshille o te lindurit fatlume te dhjetorit.