Debatet mes Eduard Selamit e Sali Berishës në shkurt të vitit 1991

18 Dhjetor 2010, 21:08Politika TEMA

Nga Luljeta Progni

Si u shkarkua Azem Hajdari nga kryetar i komisionit nismëtar të PD-së në shkurt të vitit 1991, si u zëvendësua me Aleksandër Meksin, dhe vetëm pas dy ditësh si u zgjodh Berisha në këtë post në 14 shkurt 1991. Debatet që shoqëruan këtë proces, dhe betejat politike për të mbërritur në krye të partisë.

Lufta për pushtet në radhët e PD-së është e hershme sa vetë kjo parti. Qysh në ditët e para të themelimit të PD-së ka nisur edhe lufta politike midis drejtuesve të kësaj partie, shumica e të cilëve sot thonë se asokohe nuk kishin ambicie politike dhe nuk kishin etje për karrierë. Shumë prej tyre thonë se qysh në mbledhjet e para të komisionit nismëtar të PD, Berisha ishte një figurë që kishte shfaqur herët tendencën për të kapur majat e drejtimit të partisë. Në rrugën e tij drejt fronit të PD-së, Berisha është ndeshur me shumicën e protagonistëve të Dhjetorit ‘90, qysh në ditët e para të themelimit të partisë, madje disa prej tyre u larguan nga komisioni nismëtar qysh javët e para të themelimit të partisë. Të tjerë protagonistë të ngjarjeve të vitit ‘90, vazhduan për pak kohë rrugën e përbashkët me Berishën, për tu ndarë pak vite më vonë, madje për tu përjashtuar nga partia, të tjerë vite më pas, dhe aktualisht shumica e tyre janë afruar sërish në PD, pas një përvoje jo fort të mirë në krijimin e partive të vogla. Disa prej protagonistëve të rëndësishëm të ngjarjeve të dhjetorit ‘90, vazhdojnë të qëndrojnë jashtë PD-së dhe lëshojnë herë pas here kritika dhe akuza për drejtuesit e kësaj partie Sali Berisha. Por si erdhi në krye të PD Sali Berisha, kardiologu i njohur në rrethet intelektuale të fundviteve ‘80, në fillim-shkurtin e vitit 1991?

Ngjarjet e shkurtit 1991 dhe zgjedhja e Berishës

Mbledhja e komisionit drejtues të PD, e 14 shkurtit 1991, ishte organizmi që solli në fronin e kryetarit të kësaj partie Sali Berishën. I përbërë nga 19 anëtarë, komisioni drejtues i PD-së votoi në 14 shkurt 1991, dhe me më pak vota se gjysma e anëtarëve, Sali Berisha u zgjodh kryetar i PD-së. Nga 19 vota të komisionit drejtues të PD-së, Sali Berisha u zgjodh kryetar i kësaj partie me vetëm 9 vota. Në se bëhet fjalë për rregulla statutore, zgjedhja në një post të caktuar e një individi, me më pas se 50% e anëtarëve të forumit, konsiderohet me legjitimitet të cunguar. Por kjo zgjedhje mbeti e pakontestuar. Përballë Berishës në këtë garë ishin Gramoz Pashko, i cili mori 4 vota të këtij forumi, Aleksandër Meksi që mori 5 vota si dhe Azem Hajdari që mori vetëm një votë. Në këto 20 vjet, protagonistë të këtij votimi janë munduar të mësojnë emrat e atyre që votuan për Berishën, disa prej të cilëve vetëm dy ditë më parë më 12 shkurt kishin votuar Aleksandër Meksin kryetar, por vota e fshehtë mbetet e fshehtë sado të aludosh mbi të. Por si u mbërrit deri në këtë pikë?

Debati midis Berishës dhe Eduard Selamit

Ishte faza kur kishin përfunduar procesi i krijimit të degëve të PD-së në të gjithë vendin, dhe sekretari organizativ i kësaj partie Arben Demeti, por edhe drejtues të tjerë të saj, kishin thirrur aktivin kombëtar të PD-së, ku do të zgjidheshin forumet e përkohshme drejtuese që do të drejtonin partinë deri në kongresin e PD, i cili ishte parashikuar të mblidhej në verën e këtij viti. Partia drejtohej në mënyrë kolegjiale nga Azem Hajdari, që ishte caktuar si kryetar i komisionit nismëtar të PD-së, Arben Imami, që ishte në atë kohë njeriu më i afërt me Hajdarin dhe që praktikisht kryente detyrën e nënkryetarit të komisionit si dhe Arben Demeti që kryente detyrën e kryetarit të komisionit organizativ të partisë, si dhe Eduard Selami në detyrën e sekretarit të komisionit nismëtar të partisë. Për të marrë këtë vendim ishte organizuar një mbledhje qysh në fillim të janarit, ku dhe ndodhi përplasja e parë midis Sali Berishës dhe Eduard Selamit. Berisha, i cili nuk ishte zgjedhur të ishte në grupin e drejtuesve, kishte kundërshtuar drejtimin e partisë në mënyrë kolegjiale. Debatet midis tij dhe Eduard Selamit, nisën të krijojnë edhe çarjet e para brenda komisionit nismëtar të partisë. Sipas dëshmive të protagonistëve të kohës, Berisha kishte pretendime se Eduard Selami ishte zgjedhur sekretar i komisionit nismëtar vetëm me qëllim që të mbante protokollin, por jo për të mbajtur përgjegjësi të tjera. Ndërsa Selami, në përgjigje të këtij pretendimi, e kishte akuzuar si komunist arkaik me tendence të theksuar diktatoriale. Pas këtij debati, drejtimi kolegjial i partisë nga katër protagonistët e mësipërm kishte pushuar së funksionuari. Drejtimi nga Hajdari, Imami, Demeti e Selami zgjati vetëm tre ditë.

Sipas dëshmive të kohës, përgjatë dy muajve të funksionimit të partisë me drejtimin e komisionit nismëtar, kishte pasur debate të herëpashershme ndërmjet anëtarëve të komisionit nismëtar.

Ishte fillimi i shkurtit 1991, në krye të komisionit nismëtar vazhdonte të qëndronte Azem Hajdari. Përgjatë këtyre dy muajve, herë pas here ishin shfaqur debate mes tij dhe drejtuesve të tjerë, dhe për këtë arsye ishte vendosur që të zgjidhej një tjetër kryetar i komisionit nismëtar, për të shmangur pengesat e punës intensive që nevojitej për një parti të sapokrijuar dhe që duhet të bëhej gati për të hyrë në zgjedhje brenda pak muajve. Pas disa përplasjeve midis anëtarëve të komisionit, me datë 10 shkurt 1991 ishte vendosur nga komisioni nismëtar i PD shkarkimi nga kryetar i Azem Hajdarit, ku dhe ishte zgjedhur kryetar i këtij komisioni Aleksandër Meksi. Azem Hajdari dhe Aleksandër Meksi, bashkë me disa kandidatura të tjera, u votuan nga komisioni nismëtar në datë 11 shkurt, dhe në këtë garë fitoi shumicën e votave Aleksandër Meksi. Nga votimi rezultoi se 7 vota i mori Aleksandër Meksi, 5 vota i mori Azem Hajdari, ndërsa kandidaturat e  tjera morën nga një votë.

Kompromisi i 12 shkurtit

Aktivi kombëtar i partisë ishte fare afër, ndërsa debatet midis drejtuesve të kësaj partie, për postin e kryetarit sa vinin e  intensifikoheshin.

Në datë 12 shkurt, në një debat të gjatë të anëtarëve të komisionit, u vendos që kryetar i komisionit nismëtar të PD-së të mos ishte më Aleksandër Meksi, i cili ishte zgjedhur që këtë post ta mbante vetëm për disa muaj, deri në kongresin e PD-së ku dhe do të zgjidheshin të gjitha forumet përfshi këtu edhe kryetarin e partisë. Por debatet në mbledhjen e 12 shkurtit, vendosen që të votohej edhe për këta muaj, një tjetër kryetar i PD-së. Ky proces votimi u kundërshtua specifikisht nga Berisha.

Pas një debati të gjatë, në këtë mbledhje u arrit një kompromis, sipas të cilit:

1- Aleksandër Meksi nuk do të ishte më kryetar i komisionit nismëtar të PD-së.

2- Komisioni nismëtar do t’i kërkonte aktivit votëbesimin, për të kaluar në komisionin drejtues 19 veta. Votimi ishte zgjedhur të ishte i fshehtë dhe të kishte shumë kandidatura.

3- Hajdari konsiderohej i shkarkuar nga kryetar i komisionit nismëtar, por kjo nuk do të bëhej publike në aktiv pasi jepte përshtypjen e mosmarrëveshjeve midis anëtarëve të komisionit nismëtar.

4- Eduard Selami zgjidhej për të drejtuar punën e aktivit të PD-së që do të mblidhej pas dy ditësh.

Aktivi i parë kombëtar i PD, që zgjodhi Berishën kryetar

Aktivi i parë i PD-së u mbajt në 13 shkurt 1991, në një prej sallave të Pallatit të Kulturës. Fjala e hapjes u mbajt nga Eduard Selami. Më pas Berisha paraqiti një material raportues për ecurinë e punëve në parti, si dhe Genc Ruli, i cili paraqiti një raport ekonomik. Aktivi vazhdoi punën me diskutime, pyetje e përgjigje, por nuk shkoi pa debate. Pas dështimit të mbledhjes, pasi debatet midis protagonistëve po degjeneronin në sharje, fyerje dhe akuza të ndërsjella, ishte vendosur që të kalohej menjëherë në votim për anëtarët e komisionit drejtues të PD, vendimi ishte marrë në kompromisin e 12 shkurtit. Nga 100 votues, u zgjodhën 19 anëtarë të komisionit drejtues të PD-së. Më i votuari nga ky proces votimi doli Gramoz Pashko, i cili kishte marrë vetëm një votë kundër duke u zgjedhur anëtar i komisionit drejtues të PD. Ndërsa Sali Berisha kishte marrë 2 vota kundër nga 100 votat e aktivit kombëtar për zgjedhjen e tij në komisionin drejtues. Një ditë më pas, komisioni drejtues i përbërë nga 19 anëtarë, duhej të zgjidhte kryetarin e partisë.

Sali Berisha u propozua ndër të tjerë si kandidat për postin e kryetarit të përkohshëm të partisë. Ai refuzoi në fillim kandidimin, por pranoi pak çaste më vonë, duke u vënë në garë me kandidaturën e Aleksandër Meksit, Azem Hajdarit e Gramoz Pashkos. Kandidaturat u hodhën në votim, dhe rezultoi se nga 19 vota, Sali Berisha mori vetëm 9 prej tyre, por u zgjodh kryetar i PD-së, pas tij u rendit Aleksandër Meksi me 5 vota i ndjekur nga Gramoz Pashko me 4 vota. Ndërsa Azem Hajdari mori vetëm një votë.

13 komente në “Debatet mes Eduard Selamit e Sali Berishës në shkurt të vitit 1991”

  1. Gjykatesi says:

    Pse kush duhet ta merte, e ka merituar Sala. thanks

  2. David says:

    Historia e zgjedhjes dhe e rizgjedhjes per kryetare te Partise se komunisteve demo-krat e mostrave te diktatures nuk eshte kjo por urdhri nga lart i dhen nga Ramiz Alia,si dhe sigurimi i shtetit te diktatures komuniste bene zgjedhjen qe ju duhej.Boll me me mashtrime per te quajturen partine e komunisteve allademokrate si merite e “rrevoltes” studentore apo lloqeve te saj.Historia shume shpejt do ta beje te vehten se koha eshte tregues kokeforte dhe i pa tjetersueshem.Beso Sali Berisha eshte pjelle e skenareve te peshtire te bandave komuniste shqiptaro-serbe qe nuk ju ndane shqiptareve ne vite,pra keto e zgjodhen si me te besuarin e te besuarve qe kishin tejmbushur zyrat e partise se punes,sot te shtrire si merimanga pothuajse ne te gjitha partite politike shqiptare,e kete e verteton nje tranzicion i tejzgjatur,nje riciklim i botes se korrupsionit e krimit ne te kater pushtetet,si nga partia demokratike dhe ajo socialiste i thenshin shqiptare.Besoni koha shume shpejt do te zbardhe te vertetat e ketij allapluralizmi komunistesh.

  3. Arbeni says:

    Jam plotesisht dakord me parafolesin. Berisha vetem demokrat nuk eshte, por bravo i qofte qe ka arritur deri ketu. Nuk i falet askujt qe kane lejuar kete monster te drejtoje Shqiperine, sidomos ata njerez qe e mbajne veten per intelektuale. Berisha i vetem arriti t’i ndale, duke i perjashtuar edhe nga partia shume prej tyre. Me pak fjale e ktheu partine demokratike ne nje PPSH, ku vetem demokraci nuk ka. Berisha eshte turp i ketij vendi, por te jeni te sigurte qe nje dite ai do te laje haqet e ketij populli, sepse ka bere shume krime ne kete vend. Ne mos ai personalisht, pasardhesit e tij. Rroni dhe do te shikoni…

  4. Palla says:

    Kjo puna e Saliut ne krye te PD me kujton nje kenge qe thoshte” me 200 petrita…” dhe perfundimi… nga ata te 200-t mbeti gjalle vetem kasapi…ndersa nga ata qe themeluan PD ka mbetur ne PD ..vetem Saliu. Perfundimet i nxjerr gjthesekush vete.

  5. mirdashi says:

    Nje tufe me ujqer te uritur.Kryetar i tufes kllouni po njelloj dhe Hajdari ,Sallami ,Imami, Meksi etj.

  6. timo says:

    Saliu nuk është as demokrat as komunist. Ai është vetëm një përbindësh jargaman pa ide e pa ideollogji. Ai është vetëm vetvetja nuk ka të krahasuar, nuk ka një të dytë. Ideali i tij i vetëm është pushteti i gjthanshëm. Gjatë komunizmit ai e ka ndjerë veten të fyer që nuk arriti dot në majat e pushtetit. Ai i njihte vetes merita intelektuale më të mëdha se shumë bashkëkohës injorantë që kishin zënë kyçe në shtetin komunist vetëm për hir nj biografie apo se ishin të lindur pranë pushtetit. Ai vinte në Tiranë nga një fshat i largët me një vullnet të hekurt për të realizuar të gjtha dëshirat dhe ëndrat e tij. Ato u përplasën me një realitet që nuk ja miklonte ambiciet deri në atë shkallë që ai ëndëronte.Të qenit një fshatar pa një “biografi të pasur” e bënte të ndihej inferior në shoqëri paçka se me kapacitete më të larta se të tjerët. Kontradikta midis kapaciteteve dhe trajtimit që i bëhej nga shoqëria u bë një makth që u shëndrua në një kompleks në të vetëndjerin e tij . Një kompleks inferioriteti. Ky tip shoqëror, në momentin që i krijohen kushtet për të qenë dikush, bëhet i rezikshëm për shoqërinë në përmasat e një përbindëshi. Përse nuk qëndroi në profesionin humanist të mjekut?.. Ai mund të ishte një mjek i madh dhe i nderuar. Jo, kjo nuk i mjaftonte për tu hakmarë ndaj shoqërisë qe i kishte “nënvlersuar,përbuzur” aftësitë e tij “gjeniale”. Atij i duhej një pushtet i dukshëm,i manifestueshëm, i tillë që të mund të hakmerej kundër të gjthëve, jo vetëm një pjese. Dhe këtë lloj pushteti ta jep vetëm politika. Ky shans “i trokiti në derë”. Ai këtë priste. Nuk e la ti “shpëtonte nga dora”… Ky tip nuk di të ndërtojë por vetëm të shkatërojë të tjerët . A e keni vënë re kur hakmeret në parlament ndaj kujtdo që i del përpara?! Ai është plot kënaqësi,i mbushur me duf, fytyra i shndrin dhe i qesh ,është gjith emfazë, gati në një orgazëm seksuale. E keni vënë re se me sa kënaqësi tallet me çdo person?! Ai tallet me kundërshtarët por edhe me të “tijët” të cilët i ka vënë nën këmbë dhe i ndërsen sipas interesave të tija kudo ku i duhen. A e keni vënë re që i fut “hundët” në çdo fushë?! Ai është specialisti, eksperti dhe askush tjetër. Dhe kur luan këtë rol, ai kënaqet me “të tijët” që kanë frikë ta kundërshtojnë sepse e ndjen veten të fuqishëm. A e kujtoni sa herë ka deklaruar me kënaqësi dhe cinizëm se, po të jetë për ju unë qëndroj dhe 35 vjet në pushtet por s’kam çfarë ti bëj të plotfuqishmit(Zotit)?! Pra më i fortë, më inteligjent më i aftë se ai, është vetëm Zoti. Gjithë qëniet njerzore janë nën të dhe me ato mund të sillet si të dojë: Ti tallë, ti poshtrojë, ti përbuze dhe të gjtha këto për të shfryrë urrejtjen e tij historike për ti thënë vetes se nuk është më inferior por superior. Vetëm Zoti mbi të. Hollë hollë as Ai(Zoti) sepse ky tip nuk beson në zot. Pra përfundimisht, në fshehtësinë tij, e ndjen veten se është vetëm ai mbi të gjithë shoqërinë njerzore shqipëtare ,s’ka tjetër.Prandaj them, ky njeri,nuk përfaqëson asnjë parti dhe asnjë ideollogji. Ky është përbindësh, ky është një i sëmur mendor i cili duhet larguar nga pushteti sa nuk është von ndryshe, ka për të bërë gjëmën.

  7. Leka says:

    Te Citosh ne kohe te ndryshme emra te vecante si Berisha, Mustafaj, Hajdari, Elezi etj, per deshtimin total te demokracise shqiptare, don te thote te bjesh ne nje rreth vicioz.E verteta eksplicite, qe na vjen ne formen e nje aksiome eshte: Qe demokracia qofte dhe ne nje forme karikatureske te saj, te formezohet, nga katundare te zbritur nga kullat e errta thelle nga malet.

  8. Deda says:

    Ah crendesi kane keto pallavrat me Selamin qe dihet se nuk ishte askushi.Berisha u zgjodh si kryetar partie ne baze te rreguallave qe ato vendosen perpra votimeve dhe rregullat ishin se kush merrte me shum vota behej direkt kryetar ui asaj partie ashtu eic jane edhe sot zgjedhjet midis partive.tani ju po ngreni probleme se ai duhet te merrte mbi 50% te votave per te qen Kryetar.Keto jane bishta pa vlere per ate histori.Berisha u zgjodh sepse inshte nejeriu i vetem me me shum inteligjence sesa te tjeret,ishte i dalur jashte shtetit sepse kishte studiuar ne France dhe kishte me shum eksperience nga rregullat dhe normat e funksionimit te nje partie dhe nuk kishte rendesi se ajo ishte Demokratike apo fashiste sepse natyrat e organizimeve jane pak a shum te njejta.

  9. padrino says:

    Berisha e mori pergjigjen nga popullit shqiptare ne vitin 1997.Por pabesia e socialisteve te Nanos dhe Metes beri qe ky perbindesh i popullit shqiptar te kthehet perseri ne pushtet.Sot shqiptaret ne pergjithesi jane pake te interesuar se kush e drejton vendin.Berisha eshte ne krye te nje bande mafiozesh qe drejtojne vendin (qe zvendesoj mafien e Nanos)por duhet te pranojme se edhe opozita nuk eshte e organizuar dhe e besushme .Ajo perpiqet vetem te mare pushtetin per interesat e saje por pa i afruar popullit shpresa se si do te veproje ajo me ardhjen ne pushtet.Prandaj kjo Shqiperi keshtu do te vazhdoje per shume e shume vite te tjera,pavarsisht se kush eshte ne pushtet.

  10. enovl says:

    alibia e rikthimit te berishes , eshte e gatuar nga nano dhe meta , ata e egersuan popullin me genjeshtrat e tyre, qe populli e urreu dhe nuk e besoi me ps, dhe mos te harrojme se me ndihmen e nanos dhe metes erdhi berisha ne 2004 ne pushtet ai e ndihmoi te vidheshin zgjedhjet , gjith kjo epidemi e ka piknisjen nga nano dhe meta , bashke me salen .. thesari i shqiperise ne 97 kush e vodhi, ilir meta ka pergjigje , nano ? berisha? heshtje !!!

  11. Shaban Polluzha, Drenice says:

    Keta dy personat e tjere, perse e kane hequr pardesyne e bardhe qe ja kish dhene Sigurimi i Shtetit (Gramoz Ruci)?

  12. Engjel T says:

    Po CPRET NGA (pederaset e pederasi Luli) Lulezim Basha esht i UDB me No 64 Ai eshte me serbe se serbi, Ai jakalon dhe Sali Berishes, serbija syt ika ne”Luli”

  13. Falcon says:

    pardesyte bezhe ju dhane ketyre “”demokrateve “nga PPSH qe sigurimi i shtetit ti njfte dhe mos ti vriste..vetem shiko foton sa te medhaja apo te vogla ju rrine..historite e studentve te dhjetorit jane budallalliqe te skenuara nga vete PPSH per te nxjerre njerzit e tyre ne pushtet qe ata te ruajne pushtetin financiar meqe duhej te dorzonin ate politik.kjo eshte dhe arsyeja qe te gjithe legenet e PPSH sot jane miljonere ndersa njerzit e thjeshte vuajne ose moren rruget e botes pa ditur as ku vene dhe as cfare kerkoin..Ramiz Alija gjeti tamam zarin e duhur per te gjuajtur heronjte e vertet te demokracise, Sali Rrahmon Berishen nga Vucidoli andej ku dhe dhija zbret me frena dore dhe njerzit jetoin si ne epoken e nenderthalit..vetem krijimi inje organizate Antikrim do ta rregullonte Shqiperine

Comments are closed.

Lini një Përgjigje