Me sloganin “Liria e gjithsecilit të bëhet garancia e lirisë së të gjithëve” nis numri i parë i gazetës “Rilindja Demokratike. 20 vjet më parë, në 5 janar të vitit 1991, u botua numri i parë i gazetës “Rilindja Demokratike”, organ shtypi i Partisë Demokratike, e themeluar menjëherë pas shpalljes së pluralizmit në Shqipëri, më 12 dhjetor 1990. Emra të njohur të medias shqiptare shkruan në numrin e parë të RD-së, ku u shprehën për herë të parë lirisht pas 50 vitesh. Numri i parë i saj, apo edhe numrat e parë të saj, nuk mund të konsiderohen vetëm si gazetë partie. Misioni i asaj gazete ishte shumë më tepër se kaq.
Artikulli kryesor i numrit të parë të RD-së mban titullin “Fjala e parë” dhe nuk ka një autor. E shkruar me shkronja kapitale, “FJALA E PARE”, ka në thelb idealin e stafit të parë të kësaj gazete për të krijuar një media të lirë, edhe pse RD dilte si organ shtypi i PD-së. “FJALA E PARË” ka në thelb përbetimet për të përçuar fjalën e lirë tek lexuesi shqiptar, e cila kishte munguar aq shumë në Shqipërinë komuniste, përbetimet për të mos përdorur censurën dhe për të përcjellë të vërtetën tek lexuesit. Vetëm pak numra më pas këto premtime nuk patën më kuptim, pasi RD-ja u kthye në një gazetë partiake.
Një prej shkrimeve kryesore të gazetës është edhe artikulli me titull “Katër ditët e mëdha të studentëve”, që mban bashkë-autorësinë e Ben Blushit dhe Blendi Fevziut, të dekoruar dy ditë më parë nga kryeministri Berisha me Medaljen e Mirënjohjes, për kontribut në fushën e medias. Në numrin e parë të gazetës RD spikasin disa emra, të cilët ishin harruar nga kreu i PD-së për t’u nderuar me dekoratë në 20 vjetorin e botimit të “Rilindjes Demokratike”.
Në numrin e parë shkruan Dritëro Agolli, i cili përshëndet daljen në treg të gazetës. Në numrin e parë pasqyrohet gjithashtu edhe një fjalim i anëtarit të komisionit nismëtar të PD-së, Sali Berisha, pasi ende nuk ishte zgjedhur në krye të PD-së. Fjalimi i tij ishte mbajtur në miting në Qytetin Studenti.
Në këtë numër shkruan edhe Preç Zogaj, i cili gjithashtu ishte anëtar i komisionit nismëtar të PD-së, si dhe Ismail Kadare, i cili përshëndet daljen e numrit të parë të gazetës “Rilindja Demokratike”.
Në numrin e parë përshëndet akademiku kosovar Rexhep Qosja, shkruan Frrok Çupi, kryeredaktor i gazetës një shkrim me titullin “Numri i parë i gazetës doli, vallë a do dalë i dyti?”.
Në numrin e parë pasqyrohet edhe një intervistë e anëtarit të komisionit nismëtar të PD, Gramoz Pashko. Në këtë numër pasqyrohet edhe programi i parë i PD e të tjerë artikuj.
Më poshtë pasqyrohet artikulli kryesor i gazetës me titullin “Fjala e parë”, si dhe përshëndetja që shkrimtari Dritëro Agolli, drejtuar gazetës Rilindja Demokratike.
Fjala e Parë
Sot “Rilindja Demokratike” flet fjalën e parë të saj. Kjo “Rilindje …” ka marrë për vete një barrë të rëndë dhe detyrë të ndershme:
Ka marrë një detyrë që të thotë fjalën e vërtetë. Sa shumë e duam këtë fjalë! E dëgjofshim, e gëzofshim të gjithë bashkë të vërtetën!
“Rilindja Demokratike” do ta ketë zërin të dlirë dhe fjalën të lirë. E di ajo që më parë një fjalë: vetëm kur e vërteta është e lirë, atëherë liria është e vërtetë. Prandaj do të bëjë të pamundurën të mundur për të thënë dhe për të mbrojtur lirinë e fjalës, lirinë e shprehjes dhe të mendimit. Ajo kurrë nuk do të ruajë sekretin për disa dhe l…në pa kufi për ca të tjerë. Ajo do ta shprehë dhe do ta mbrojë mendimin e lirë të gazetarëve të saj, të bashkëpunëtorëve, por edhe më gjerë, ose krejt gjerë: të drejtën e ligjshme të mendimit e të shprehjes së lirë në një popull të tërë.
Që në fjalën e parë “Rilindja Demokratike” bën thirrje që askush të mos cenohet, të mos persekutohet, të mos censurohet për shkak të fjalës, të mendimit e të shprehjes.
“Rilindja Demokratike” lind pikërisht për të kryer vepër të madhe demokratike në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ajo është gazetë demokratike dhe do të ketë në mendjen e saj mendimin dhe fjalën e publicistëve të shquar demokratë e përparimtar shqiptarë, do të ketë guximin e dëshmorëve për demokraci, do të ketë idealin e drejtësisë sociale e të demokracisë.
“Rilindja Demokratike” në çdo fjalë e në çdo germë do të ketë çështjen e kombit e të atdheut. Kombi të ndritet, të vëllazërohet e të përparojë. Kombi shqiptar të ngjitet ku i takon e të zhvillohet! Atdheu të gëzojë liri e indipendencë, atdheu ynë i lashtë të bëhet çerdhe e dashur dhe kopsht lulesh për bijtë e vet, që këta të mos ia kthejnë jo shpinën, por as fjalën të mos ia kthejnë kurrë atdheut. Për këtë do të përpiqet “Rilindja Demokratike”.
Në faqet e “Rilindjes Demokratike” do të shihemi e do të kuvendojmë me vëllezërit tanë kosovarë, me të gjithë shqiptarët vëllezër tanë të shpërndarë nëpër botë, që nga brigjet e tejshme të Adriatikut e gjer në kontinentin amerikan.
“Rilindja Demokratike” i ka faqet të hapura.
Ajo do të interesohet për të gjithë problemet që ka jeta e popullit: Për ekonominë, për kulturën, për historinë për letërsinë e artin, për të drejtën, për mësimin, për mendimin e ndërgjegjen, për zakonin e traditën, për sot e për nesër.
“Rilindja Demokratike” shikon përpara. Ajo ka një dëshirë e vullnet që të hyjë tek të gjithë, te fshatari, te shkollari, te punëtori, te intelektuali, te shkrimtari e shkencëtari, tek i riu e fëmija, tek të mëdhenj e të vegjël.
“Rilindja Demokratike”, e cila lindi së bashku me Partinë Demokratike, do të mbështesë e do të pasqyrojë çdo reformë demokratike që i shërben përparimit, pavarësisht se cila forcë politike do të jetë nismëtare dhe zbatuese e saj. Ajo do të kultivojë dialogun, tolerancën, pluralizmin.
Por fjala e “Rilindjes…” nuk do të jetë kurrë lustër e lajkë. Fjala e saj do të jetë e rreptë kundër burokracisë, ndaj autokracisë, ndaj çdo të keqeje që do të përpiqet ta pengojë përparimin e vendit, lirinë e njeriut, forcimin e shtetit juridik shqiptar. Të mos qëndrojmë duarkryq para së keqes shoqërore dhe shtetërore, këtë do ta zbatojë vetë dhe do t’ia kërkojë lexuesit “Rilindja Demokratike”.
“Rilindja Demokratike” do të flasë fjalën shqipe, shqipen gurrë e qelibar, që nuk ngec nëpër gurët e sofizmave, që nuk njëtrajtësohet me enët e ideologjive të caktuara, që nuk flashket nëpër frazat e gjata boshe me pamje zyrtare. Ka një dëshirë “Rilindja Demokratike”: që njerëzit të mos thonë më: mos më fol si në gazetë. Por të thonë: Flasim si “Rilindja…”. Ajo ta ketë fjalën për ta pirë me etje.
Gëzuar të gjithëve fjalën e lirë.”
Bija e demokracisë
Shkrimtari i njohur, Dritëro Agolli, përshëndet i pari daljen e një gazete të re siç ishte RD, duke e cilësuar si “bijë të demokracisë në Shqipërinë e viteve 90, e sapodalë nga sistemi totalitar komunist, sistem që mbajti peng shqiptarëve, lirinë e fjalës, për 50 vite me radhë”.
Në një artikull të shkurtër të botuar në faqen e parë të numrit të parë të RD, Agolli, asokohe deputet i PPSH-së, Agolli uron që kjo gazetë të ishte mike, dhe jo mysafire në shtypin shqiptar.
“Ka gazeta që lindin të qeta në çaste të zakonshme kalendarike. Por ka gazeta që lindin mes dhimbjesh në momente historike të veçanta, siç lindin ditët e veçanta të papërsëritshme. Në momentet historike të vendit kur frynë erërat e lëvizjes së re të studentëve, kur nisën të rrahin valët e pluralizmit politik dhe kur në horizontin e jetës politike të Shqipërisë u shfaq Partia Demokratike, lindi edhe bija e demokracisë, gazeta “Rilindja Demokratike”. Kjo bijë e demokracisë erdhi dhe u ul në tryezën e madhe të shtypit shqiptar për ta treguar më të plotë të vërtetën e erërave të progresit demokratik, për ta rrëfyer këtë progres me zërin e saj të veçantë në dobi të pasurimit shpirtëror të jetës dhe të kulturës.
E vërteta, ka thënë një i mençur, nuk është bijë e simpatisë, por është bijë e diskutimit. I urojmë Rilindjes Demokratike që ta bëjë të vërtetën bijë të diskutimit dhe të dialogut të gjerë dhe të jetë jo mysafire, por mike e Shqipërisë dhe nderin e saj”.
Comments are closed.
Me saktesi sic e kam thene prej 20 vjetesh.
Thursday, January 17, 2008
Ku eshte baba Gramozi?
(Me rastin e 17 vjetorit te krijimit te PD-se.)
Kam 17 vjet qe beje kete pyetje por ndryshe nga heret e tjera kur kercenohesha, akuzohesha, ofendohesha, cilesohesha komunist apo i cmendur nga spiunat e Gramoz Rucit qe perbenin dhe perbejne udheheqjen e PD-se, tani ka rene qetesia. Nje qetesi e zeze. Qetesia e ngordhjes se PD-se. PD-ja e Gramoz Rucit po jeton oret e fundit. Kjo gje po shihet dhe pranohet hapur nga gjithe shqiptaret se babai praktik i PD-se eshte Gramoz Ruci dhe PD-ja po e nxjerr shpirtin e piste, ndaj ka filluar te kuterboje…
Pra ku eshte baba Gramozi kam pyetur une sa here PD-ja dobice e Ramiz Alise dhe Gramoz Rucit festonte ditelindjet? Kete pyetje e bera perseri kete vit? Ku eshte baba Gramozi? Perse ai nuk merr pjese ne festimin e pervjetorit te femijes se tij, PD-se? Pergjigjja eshte se, PD-ja eshte nje femije ilegal (dobic) dhe baba nuk do te zbulohet se eshte veper e tij se ka frike mos i ngelet fatura ne dore ose dobici ne dere.
Edhe nje here shqiptar te mire po ju a shpjegoj ate qe ndodhi para 17-18 vjeteve. Ne ato vite kur u pa qarte se klika komuniste shqiptare nuk mund te sundonte me metodat e vjetra, nderroi taktike. Me pjesen me te ndyre te shoqerise, me spiunat e sigurimit dhe sherbetoret krijoi armen sekrete. Krijoi ate me te cilen do te bente te mundur te ruante sundimin, te percante, corodiste, te grabiste, plackiste, degjeneronte Shqiperine. Ajo krijoi PD-ne dhe vendosi ne krye te saj ndoshta qenien me negative shqiptare te 70 vjeteve te fundit. Ajo vendosi ne krye te PD-se Sali Berishen.
Krijimi i PD-se u urdherua nga Ramiz Alia per ti hedhe sy opinionit te brendshem dhe te jashtem se gjoja ne Shqiperi u vendos pluralizmi, por arsyeja kryesore e krijimit te PD-se ishte qe te na ndalonte neve, progresistave dhe nacionalistave te krijonim nje parti te vertete demokratike qe do te punonte ne dobi te gjithe shqiptareve.
Fatkeqesisht mjeshteria e Ramizit triumfoi, ndaj neve kemi arritur piken me te ulet ne histori. Pas kesaj pike ne se nuk vepruam, neve do te harrim vdekjen…
Ne kohen e urdherit te Ramiz Alise per krijimin e PD-se Minister i Brendshem, ai qe kishte dosjet e spiuneve te sigurimit dhe sherbetoreve te PPSH-se, por edhe te atyre qe duhet te perndiqeshin ishte Gramoz Ruci, pa arsim te larte.
Keshtu, ishte Gramozi ai qe ne praktike, nga ana organizative, operative beri perzgjedhjen e spiunave dhe sherbetoreve te PPSH-se qe do te “krijonin” PD-ne ne Tirane dhe neper rrethe. Pra praktikisht ishte Gramozi qe krijoi PD-ne. Ai eshte babai, ndaj une kam 17 vite qe bertas;-Ku eshte baba Gramozi? Perse baba Gramozi nuk merre pjese ne diten e lindjes se femijes se tij?
Pergjigjen e kam dhene me larte. PD-ja eshte nje femije dobic dhe dobicin nuk e do as i tiji.
Petrit Kola
[email protected]
O Petrit!A ka mundesi te me sqarosh njecike mua te trashit,cfare vendi ka zene ne kete konspiracion 20 vjecar,Edi Rama?Po Ilir Meta?Se qe edhe ata ishin ca aktive “si prej marionete”kuptohet.Ke dokumenta apo hamendje per keto qe po te pyes?Ne ke,nxirri,ne mos ke mos na mollois kaptinen…