Nga Arben Duka
Keq ja zunë frymën
Sot Shqipërisë
Gripi i derrkucit
Dhe i qeverisë
Popull fukarai
Vuan edhe heq
Po nga të dy gripet
Kush është më i keq
Vendin seç ja zë
Qederi qederit,
Gripi i Saliut
Mbi gripin e derrit
Se gripit të derrit
Mund t’i bëhet halli
Po s’ke ç’i bën gripit
Të këtij budalli
Se gripi i derrit
Mund të bëhet zap
Po si t’ia bësh Metës
Me atë Qitap
Atij që na erdhi
Nga një kohë e vjetër
Gishtin me pështymë
Dhe hap faqen tjetër
Nga fleta në fletë
Rrëshqet qerratai
Zili do ta kishte
Dhe Ali Babai
Ç’t’i bësh atij gripi
S’ke ç’i bën zevzekut
Se çdo fletë Qitapi
Është si fletë çeku
Derrit edhe gicit
Virusin ja mund
Po Gripi i Saliut
Të këput me plumb
Të gjithë një mburojë
Duhet t’i vëmë jetës
Nga gripi i Berishës
Dhe i Ilir Metës
Do ta thotë dikur
Vetë mjekësia
S’bën dëm gripi i derrit
Sa bën babëzia
Comments are closed.
Je i pa pare ?
Z. Duka. Temat qe ti kap jane te mbrekullueshme, ato duhen jo vetem botuar por edhe ribotuar se ne shqiptaret kemi nje te keqe te madhe kur nje fatkeqesi nuk eshte ne familjen tone ne harojme. Kam frike se edhe kete here keshtu do te ndodhe. Sala ne zvaritjen e gjendjes sheh shpetimin e tij . , une do desha qe poezite e tua te mbrekullueshme te jene ne cdo faqe gazete . ATO flasin shume