Jozi zemërohet me Sandrin për intervistën tek “Opinion”

11 Shkurt 2011, 19:29Antena TEMA

Lajmi i ri është se Jozi nuk do të shkojë më tek TV Klan. Sandri i kishte premtuar se tek Fevzo nuk do ta ngacmonte askush, mjafton që ajo të vinte. Bile që të mos kish emocione, i premtoi se as gazetarë nuk do të kishte në sallë. E vetmja surprizë ishte që dy gazetarë do ta pyesnin online.

Emisioni ka shkuar mirë, por fare papritur Fevzo i thotë që “ka një ndërprerje publicitare dhe më pas kthehemi në studio me pyetjet e zonjës Basha”.

Kaq duhej dhe Jozi e ka humbur fillin.

– Si ka mundësi me ma qitë atë plehun me më bë pyetje mu, i tha Fevzos. Unë po ha turpin me bukë dhe po e mbroj atë plehun këtu dhe ti do me ma qitë me ba pyetje?

– Është femër, është femër, është zonja Basha, e sqaronte Fevzo.

– Po krejt bota e din që është femen, a ti do na e mësosh, ia ktheu Fevzos. Nuk du me ja pa surratin atij plehne, apo asaj plehne si i thoni ju, meqë i thoni femën.

– Më fal zonja Topalli, nuk është Lul Basha, është Anila Basha… është gazetare.

– Ashtu, po hajt mo krejt një janë këto me mbiemër Basha, Lul Basha, Linda Basha, Anila Basha, ku- ku krejt me këta njerëz me mbiemër Basha më ka qitë Zoti me luftu.

– Ja Ina Rama s’e ka mbiemrin Basha, i tha Fevziu me të qeshur.

– Po e ka si Ed Rama mor burrë çfarë me e pasë më keq, ku- ku unë për ta. Hajt po ta pranoj këtë Bashën tjetër femën, por veç jo me provoku.

– Jo, jo, pa merak, i tha Fevziu.

Shfaqet Basha në linjë dhe Jozi zuri të shtrëngonte karrigen.

–    Zonja Topalli, si një femër e njohur në politikë, si ju duket komenti i kryeministrit për kryeprokuroren që e quajti lavire bulevardi…

Topalli u shtrembëru në fytyrë…

– Unë distancohena nga krejt ato që përmene ti.

– Nga kush, nga fjalori i kryeministrit apo laviret, saktësoi Basha…

Topalli e humbi dhe po shihte nga Fevziu.

-Nuk kam thanë që jam distancu nga kryeministri, tha Topalli.

– D.m.th distancohesh nga laviret. saktësoi prapë Basha.

– Unë distancohem nga krejt ato që ti i quan ashtu, i tha Topalli

– Jo unë, kryeministri juaj, i tha Basha…

– Ajo e bulevardit është, s’kam ç’ka me i ba. Më vjen keq pse je mërzitë ti se ajo s’mërzitet hiç…. ju kthye Bashës.

Situata doli jashtë kontrollit dhe Fevziut ju desh të fuste një spot të Altin Goxhajt, nga ato që paguhen prej qeverisë dhe që shahet Rama, që Topalli të qetësohej.

– A të thashë mar Fevzi që krejt me mbiemër Basha janë plehra? A e pe mor si me ja shkrujt pyetjet Lul Basha dhe Linda Basha e ku di unë? Kuku çka janë këta gazetarë mor, si s’u vjen marre. Me vënë në pozitë kryetaren e Kuvendit. Veç tek ne ndodh që nuk kanë respekt njerëzit për femrat në karrierë.

– Po ja, dhe kryeministri e ka shkelur pak, i tha Fevziu. Këtu s’na dëgjon njeri, po nuk i thuhet femrës lavire bulevardi se ka familje, ka opinion publik… si thua ti?

-Ah mor Fevzi, po ti e din mendimin tem në ktë pikë, po s’kena ç’ka me i ba atij. Por kjo s’do të thotë se meqë ai e ka sha, ajo të hetojë gardistët e t’i nxjerrë vrasës. Jo, kjo s’bahet Fevzi. Duhet me qëndru këtu.

– Jozi, kjo reklama e Altin Goxhajt të pëlqen apo jo?

– Po mor, shumë të bukra i ka ba. Më kanë thënë që është djalë i zgjut ky. I kena thënë Doktorit me ja nda krejt fondin e OJQ-vë që ka qeveria 1 milionë e gjysmë këtij…

– Mos ki merak se merret Sandri me atë punë. Ai vetëm emrin vë. Po i janë mërzit nga shtëpia se qenkan familje komuniste, e ka pas babën drejtor të lartë në Sigurim të Shtetit, Drejtor Arshive më duket.

– Ashtu, po ka pas mar Fevzi dhe komunista të ndershëm boll dhe sigurimsa të ndershëm boll, veç bllokmen të ndershëm nuk ka pasë…

– Hyjmë sërish në transmetim, tha Fevziu, jemi këtu me zonjën Topalli, e cila ju përgjigj pyetjeve të zonjës Basha…

-Po nuk ju përgjigj, i tha Basha. Dua ta di me po apo jo, është lavire Ina Rama?

– Ku ku për ty moj gazetare, po ç’ka po të dhimbet kaq shumë kjo Ina Rama, apo se të jep informacioen për puçin.. ku ku me ju gazetarë. Po ajo s’e dhunon dot demokracinë, nuk i dhunon dot institucionet, nuk i dhunon dot liritë tona për të mrojtë institucionet… ku ku ju keni mbaru krejt, krejt, krejt (nxjerr gjuhën e lëpin buzët) krejt, krejt keni mbaru. Ëhë, ikët, s’ka më…

– Zonja Topalli, qetësohuni, i tha Basha, e kishim fjalën për fjalorin e kryeministrit, ju jeni dhe grua, si e pranoni atë…

– Pse moj mos me e pranu? Një grua që nuk pranon gjërat që thotë një burrë nuk asht grua asht burrë, nuk asht femën, asht mashkull, se mendimet janë kostumi i fjalëve ka thanë një filozof.

– Kush është ky filozof, i tha Basha…

– Sali Berisha e ka thanë, e ka thënë që gjuha është kostumi i mendimeve më fal…

– E kur gjuha flet për lavire, si quhet kostumi, kostum banje… apo nudo…

– Nudo del Edi Rama, nudo dilni ju, nudo nuk dalim ne, nuk del Sali Berisha, se ai ka thanë gjuha është kostum i fjalëve..

Fevziu futi siglën mbyllëse. Jozi u çua e tërbuar dhe iku pa përshëndetur askënd. Sandri vrapoi nga pas ta sqaronte se nuk ishte diçka e përgatitur, por ajo hipi në makinë dhe dha urdhër të nisej. Sa kaloi gardhin, Sandri mori telefonin dhe i bëri telefon Lulëzim Bashës. Nga ana tjetër u hap telefoni dhe dëgjohej vetëm një e qeshur pa fund. Ishte kënaqur dhe ai.

5 komente në “Jozi zemërohet me Sandrin për intervistën tek “Opinion””

  1. nicolla disha says:

    Pse Jozefina Topalli mbane turpin e Lulzim Bashes? Ajo eshte e lire te distancohet nga keto kriminela. Por Topalli nuk don sepse eshte e perfshire edhe kjo me krimin dhe me korropsionin.

  2. nicolla disha says:

    Per Jozefina Topalli si nje grua thote se kush kundershton qenka Lavire. Znja Topalli te paska ikur truni fare, prandaje e ke kthyer parlamentin stalle kuajesh. Te paska mbluar turpi. Pa aftesia e juaj po tregohet ne sheshin e Shqiptareve. Lum ai popull qe te ka votuar, por paska qene nje gafe e madhe e atije populli qe te ka votuar ty. Ti i paske humbur komplet ndjeniat njerzore Jozefina.

  3. beso says:

    Toapalli eshte si nje ushtar ne shah,qe jepet per karrem…Shume e forte kjo,po jam i sigurt qe Topalli ngaterron Laviren me Lavjerren,se gjuha shqipe eshte shume e ngaterrume.Do mbahet mend Topalli,dhe fatmiresisht jo per politike,po tamam si shoferi qe morri te ngase autobusin me patente biçiklete.

  4. ...question says:

    …lol, te rafte pika Mero ? ,

  5. andi says:

    Jozi vuan nga deliri sepse flet si grua zakoni si te ishte gruaja e Gjon Markut ne shekullin e XIX

Comments are closed.

Lini një Përgjigje