Lajm i mirë është qasja serioze e SHBA për krizën

25 Shkurt 2011, 19:47Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Mund të themi pa frikë se politika amerikane më në fund filloi ta marrw seriozisht krizën shqiptare. Deri më sot ka pasur një diferencë të thellë mes detajeve me të cilën evropianët shihnin krizën shqiptare dh cektësisë me të cilën diplomatë amerikanë apo zyrtarë shëtitës të diplomacisë së tyre shikonin këtë krizë. Por nëse e përshkruajmë me një fjali vizitën e zëvendëssekretarit Amerikan të Shtetit, z. James Steinberg, mund të themi se ai ishte serioz dhe realist në detajet që preku gjatë  konferencës së tij të shtypit për krizën shqiptare. Ai mbështeti qartë institucionet e shtetit shqiptar të akuzuara si puçiste, Presidentin dhe Prokurorinë duke injoruar paranojat e Berishës për grusht shteti dhe po ashtu deinkurajoi përpjekjet e opozitës për zgjidhje politike përmes protestave. Qëndrime të tilla natyrisht i lënë të pakënaqur të gjitha palët në konflikt, por kjo me sa duket është dhe qëllimi i diplomacisë amerikane në këto momente.

Po ku duket evoluimi i qëndrimit amerikan nga një qëndrim sipërfaqësor, tek një qëndrim realist dhe serioz ndaj krizës?

Së pari mbështetja e fortë për kryeprokuroren është shuplaka e parë e fortë mbi qeverinë shqiptare dhe veçanërisht kryeministrin Berisha, i cili e ka objekt të përditshëm sulmi politik dhe verbal. Duke qenë haptazi dhe pa doreza në anën e “shoqes” apo “lavires” së Bulevardit siç e përkufizon Berisha, SHBA kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër kryeministrit dhe shumicës së tij në lidhje raportet e tyre me institucionet në vend.

Mbështetja e hapur ndaj presidentit është shuplaka e dytë mbi Berishën. Duke qene se Berisha e ka konsideruar Topin pjesë të asaj që ai vazhdon ta quajë nën zë “puç” shteti, SHBA kanë bërë praktikisht diferencën mes Topit dhe Berishës në këtë rast. Pra, e thënë më shkoqur, nëse për një moment do ta konsideronim Berishën njeri normal në ato që thoshte, SHBA u kanë dhënë mbështetjen “puçistëve” që janë në krye të shtetit. Dhe kjo nuk është pak në një vend ku për më shumë se një muaj ne po përjetojmë një realitet paranojak të shpikur nga kryeministri për të mbuluar përgjegjësinë për katër qytetarë të pushkatuar prej tij.

Një qëndrim i ri i diplomacisë amerikane ishte pikërisht fokusimi tek katër të vrarët. Ndryshe nga gjuha e drunjtë e ambasadorit të SHBA në Tiranë Zëvendëssekretari Amerikan i Shtetit, z.James Steinberg, e nisi fjalimin me katër të vrarët dhe nuk bëri simetri mes dhunës së protestuesve dhe humbjes së jetës së katër qytetarëve. Ai bëri thirrje tu lihet kohë  hetimeve dhe të respektohet vullneti i prokurorisë për të hetuar, duke e vënë kështu në pozitë të vështirë Berishën, i cili po përpiqet të mbivendosë përgjegjësinë e dhunës së protestuesve mbi përgjegjësinë e vrasjes së katër protestuesve. Zëvendëssekretari Amerikan i Shtetit, z. James Steinberg, po ashtu ka shigjetuar Berishën për debatet vulgare në Kuvend duke bërë thirrje për debate të  kulturuara, të cilat sipas tij i shërbejnë interesave afatgjatë të shqiptarëve.

Nëse i hedh një sy takimit mes Berishës dhe e zëvendëssekretarit Amerikan të Shtetit, z. James Steinberg, shihet qartë që Berisha u është larguar në deklaratën e tij qëndrimeve për të cilat SHBA nuk ka dhënë mbështetje për të, dhe është fokusuar tek mbështetja simbolike që SHBA do të japë për vazhdimin e zgjedhjeve, apo tek vazhdimi i keqpërdorimit të qëndrimeve të ambasadorit të SHBA, duke e cituar atë si mbështetje e fortë për qeverinë.

Pra, në një farë mënyre zyrtari i lartë amerikan ia ka bërë të pamundur Berishës përdorimin e vizitës së tij si mbështetje për atë çfarë ai ka bërë qysh prej 21 Janarit. Ai ka takuar dhe mbështetur gjithë aktorët shtetërore, të akuzuar prej tij si puçistë.

Në anën tjetër zyrtari i lartë amerikan është treguar po kaq i kujdesshëm me opozitën, me qëllim që kjo të mos keqpërdorë qëndrimet e tij. Ai ka dënuar vrasjet në Bulevard, por është përpjekur të mos heqë paralele me situatën demokratike në vendet e Magrebit, për të mos inkurajuar përmbysje politike përmes demonstratave. Duket qartë se zyrtari i lartë amerikan ka nxitur Ramën të hyjë në zgjedhje lokale dhe pas kësaj të shikohet mundësia për zhvillime të reja politike në varësi të asaj se çfarë do të ndodhë me zgjedhjet. Kjo natyrisht lë të pakënaqur opozitën dhe mbështetësit e saj, të cilët e shikojnë zgjidhjen tek zgjedhjet e parakohshme, por nga ana tjetër është e pakuptimtë që një zyrtar i lartë amerikan të vijë këtu dhe të caktojë datën e zgjedhjeve. Në deklaratën e tij para gazetarëve në Rinas, Steinberg e tha qartazi se ajo është detyrë e politikës shqiptare dhe popullit shqiptar. “Unë mendoj se brenda kuadrit, udhëheqësit dhe qytetarët e Shqipërisë mund të bëjnë zgjedhjet e tyre që do të ndërtojnë një të ardhme më të fortë…” tha ai.

Pra, nëse mund të flasim për një qasje më serioze dhe realiste të qëndrimit amerikan ndaj krizës duket se është arritur. Tre nga katër zyrtarët që ai takoi, janë “puçistët”, u fokusua tek vrasja e qytetarëve, nuk bëri përkufizime apo deklarata kundër zgjedhjeve të parakohshme, por e la atë në vullnetin e palëve si dhe bëri qortime publike për vijën e ashpër të opozitës çka do të ishte normale dhe ta bënte. E gjithë jo është dukshëm e ndryshme nga deklaratat e derisotme të ambasadorit Arvziu, apo dhe të ndonjë zyrtari tjetër amerikan gjatë ditëve të nxehta të krizës. Lajm më i mirë këtu është se tani po merren seriozisht me ne. Kaq mjafton. Ndonjë gjë duhet ta bëjmë dhe vetë.

29 komente në “Lajm i mirë është qasja serioze e SHBA për krizën”

  1. lilolabja says:

    Urojme qe z.J.steinberg te jete serioz ne ato qe tha dhe te na deshmoje jo me Arvize por me vullnet te mire qe vertet SHBA eshte mike e denje e Shqiperise,e qeveria e saj pasardhese e politikes se Klintonit e jo sharlataneve qe vishen me petkun e diplomacise!Ju faleminderit dhe uroj qe mos te jeni edhe Ju nga Teksasi i Kantrimeneve..

  2. AlbinoBlackSheep says:

    O Mero ajo cfare vizita e Steinberg tregoi eshte se Amerika ne kete moment eshte per ruajtjen e Status-Quo. Nuk jemi dhe aq te rensdesishem sa kujtojme per Ameriken. Ne jemi nje popull pro amerikan perfshi edhe politikanet e te dy kraheve,dhe amerikanet e dijne kete, keshtu qe per sa kohe nuk i bezdisim me vrasje e rremuja refreni i tyre do jete “respektoni institucionet demokratike”. Edi Rama dhe opozita nuk humbasin asgje edhe nqs bejne protesta me te forta se ato ne Egjipt e Tunizi. Amerikanet rehabilituan Berishen e 97-es keshtu qe per sa kohe jemi pro amerikane ata do pranojne kedo qe vjen ne pushtet dhe nuk ka rendesi se si.Ajo cfare eshte rendesishme eshte se me shume se gjysma e elektoratit shqiptar eshte kunder status-quo dhe opozita ka obligimin te sjelle ndryshimin. Strategjia e veprimit eshte shume e rendesishme dhe cdo dite qe kalon eshte me teper jete politike per Berishen qe do te thote me teper krim.

    1. vangjush says:

      Sidomos tani qe e tere bota arabe po behet lesh arapi Amerikanet nuk duan ndonje shqetesim nga te tjeret.Kete e tregon qarte edhe nderhyrja qe beri ambasadori amerikan ne zgjedhjen e presidentit Bexhet ne Kosove.Nuk pyeten fare qe eshte shume afer me Ruset por deshen vetem te zgjidhej njeri qe te mos benin zgjedhje te tjera.

  3. petushi says:

    z.Mero!
    Me shuplka u ngopem.Ne duam ndonje te “thate”per ta hedhur perfundimisht ne tapet.

  4. hysni dajaku says:

    nje gje nuk arrij te kuptoje ne shqiperi,,si ka mundesi qe mbas gjith atyre epiteteve qe degjon ajo kryeprokuroria jo vetem nga Saliu po nga kushdo qe ka nje mikrofon dhe kamera perpara,e perdor fjalen “shoqe bulevardi” pa ju dridhur qerpiku ,ajo hesht me nje qetesi olimpike qe do linte me dhembe hapur edhe Anglezin me indeferent,,jo qe eshte kryeprokurore dhe nese eshte si pune e ujkut qe nuk e di fuqin qe ka se po ta dinte u hynte deleve ne stan edhe i bente lesh arapi,te pyesi ndonje qe ka me shume tru se ajo qe ti tregoje se ca ka ne dore dhe ata legenat qe flasin si karafila kan dy rruge,te kerkojne falje per ca kan thene,ose te paraqiten ne prokurori,,nese kjo zonje nuk eshte ne gjendje te mbroje nderin e saj dhe te familjes se saj,,nga kjo do shpresojne familjet e viktimave dhe shqiptaret se do vij drejtesia,,ka nje parim ne jet qe te gjithe dine,,”ai qe nuk eshte i zoti i vehtes,nuk ka si del zot per te tjeret,,nese kjo zonja e le vehten sa te behet tabel qitje per kedo si pune e Bumcit,Jozit,e kush i mban mend te gjith,se dite per dite del ndonje qe i thot “shoqe bulevardi”jo qe ajo qenka e mbaruar fare,po te tjeret te gjene vrime te futen kur s’ka kjo fuqi,,si duron kjo perpara femijeve dhe burrit fyerje te tilla,,per nje vend pune te qelbur,per nje rroge te majme,apo per nje karrier qe ajo e di mire qe e ka te shkaterruar,duron keto palacolleqe,, me e pakta qe mund te besh eshte te mrosh nderin tend dhe te familjes, nese ke!,,,me cdo kusht,pa perfituar nga posti,vetem me ligj e drejtesi,,thirri nje nga nje ata legena qe te zen emrin ne goje dhe jepu nje mesim te mire,se ndryshe do mallkosh vehten pse se bere kur i kishe ne dore,keshtu do i japesh vlera vehtes,po do krijosh edhe nje tradite te mire qe asnjeri te mos pjerdhi me nga goja,,ose lere ate mut vend pune e ik rri ne shtepi,,po aty nje polic rrugor nuk shan dot se ti thyen brinjet,,kjo rri si pule,..

  5. beso says:

    z.Mero,le te bejme nje bast me kafe turke;pastaj te permbysim filxhanet.Filxhani im thote qe Saliu ka rruge te gjate.Pritet qe amerikanet te mbyllin hesapet me Ghedafin deri nga java tjeter(diku kisha vene bast qe pas Tunizise do vinte rradha e Libise,por me doli e treta ne rradhe-lapsus i vogel),pastaj do nxjerre ndonje surprize Ina e vogel,dhe Saliut do ti vijne ca sms ne anglishte te thjeshte.Do ti plasi buza Saliut,nga te dyja anet,dhe une do ta shes filxhanin per flori kur nga marsi te filloje te bjere shi dendur,dhe s’do ngelet shqiptar pa çader z.Mero…Saliu si shahist i dobet qe eshte do leshoje rradhe ushtaret,Liken,lulken,rulken;por ne shah po s’pate nerva te qeta perfundon qe ushtaret ti hash vete ndonjehere,kur te zene kutine qe te duhet…Pastaj,tek e fundit,amerikanet kane eksperience ne konservimin e satrapeve,po ashtu dhe ne keputjen e tyre kur behen boze.Saliu eshte ne fund te filxhanit;me dy buzet te plasura!

  6. dymi says:

    Mos kujtoni se amerikanet jane te pandjeshem ndaj nje vale te forte kritikash qe po behen sot, si asnjehere tjeter, ndaj disa personave te rendesishem te administrates se saj, si ambasadori apo Cantryman etj. Gjithcka ndodh e thuhet ne Shqiperi me siguri postohet e Departamentin e Shtetit prandaj SHBA nuk do ta toleronte asnje vale serioze zemerimi antiamerikan ne Shqiperi per balluket e bukura te Sal-iut.

  7. reformatori says:

    Duam apo s’duam ne, e pare nga jashte, Shqiperia i ngjan Libise si dy pika uji. Per shkallzimi i dhunes dhe sidomos thirrja e shefit te qeverise per daljen e perkrahesve te maxhorances ne rruge, ne mbeshtetje te pushtetit te tij personal,e pikturojne Berishen si nje Gedaf ballkanik. Por aty ku ka akoma disa institucione qe funksionojne mund te kete shprese akoma per nje zgjidhje pa lufte.
    Kjo eshte ajo qe po perpiqet te arrije Amerika. Por nese Berisha e lexon kete si perpjekje per te ruajtur status-quone, kjo do te thote se perpjekjet e Amerikes kane deshtuar, sepse ate qe Amerika e ofron si zgjidhje, Berisha e lexon si mbeshtetje per te thelluar marrezine e tij.

  8. bbb says:

    Zoti Mero. Nuk di se cka pozitive nga Steinberg. Bile une do te thoja se ai sanksionoi zyrtarisht idene se SHBA jane te interesuar per nje qeverisje “stabile” qofte edhe te korruptuar, mjafton qe qeveritaret shqiptare te jene vasale te plotikes amerikane dhe te thone se 2+2=5 kur Amerika thote se “bejne” vertet 5. Pra shikohet nje amoralitet i amerikanve ne trajtimin e krizes se soteme te thelle qe ka Shqiperia, e cila qeverise nga nje bande mafioze qe sla gje pa vjedhur qe nga fisheket e ndryshkur te kohes se monizmit( ku kane gisht edhe amerikanet) e deri tek tokat ne bregdet. Sot per sot , amerikanet i intereson nje klike e tille ne Shqiperia, ashtu sic i ka interesuar Mubaraku per 30 vjet, i cili doli si per cudi “diktator” pas 30 vjetesh.

  9. Claus says:

    Analize e sakte e Bazes. Diferencat e zv. sekretarit te shtetit Steinberg kundrejt vartesve te tij Countryman dhe Arvizu dukeshin se nuk ishin te vogla. Jam i bindur se Countryman dhe Arvizu kane bere politike personale qe ndoshta kane lidhje me interesa ekonomike me firma ose persona te ndryshem qe operojne ne Amerike. Interesante eshte fakti qe Countryman ka sherbyer gjate viteve `82-`86 ne Beograd, ku ambasador ne ate kohe ka qene i mirenjohuri Reyerson. Countryman si zyrtar qe ka mbuluar dhe mbulon ceshtjet ne Azine Juglindore ka patur kontakte pune me Arvizu i cili ka qene me sherbim per disa vite ne ato rajone. Pra duket hapur qe te dy nisur ndoshta nga njohja kane punuar ne nje menyre te pavarur kundrejt dep. te shtetit. Kam frike se raportet nuk kalonin ne forme hierarkike nga poshte lart, por mbeteshin diku ne duart e zyrtareve te rangut te mesem te tipit Countryman. Steinberg eshte vartes direkt i Hillary Clinton nga ku dalin dhe udhezimet per sektorin e jashtem, mos te harrohet se ne vitet `97 President i Shteteve te Bashkuara ka qene Bill Clinton. Nese Arvizu-s nuk i ka plasur bomba ne dore, shashka i ka plasur. Tymi do ti dale me vone.Dallohej qarte shefi nga vartesit. Per Ameriken zgjedhjet e fituara nga Rama do te jene shtytja e fundit ndaj ketij regjimi Gadafian, prandaj ata nxisin Ramen te marre pjese ne zgjedhje. Nese Berisha dhe Mesila Doda fortifikohen me ushtare garde dhe cohen ne shtepi me polici atehere shihet hapur se nga anon kandari. Le te hyje Rama ne zgjedhje, humbje nuk do te kete ne asnje rast me keq se 2009 nuk do te shkoje, mbeshtetjen nga jashte e ka, packa nuk dalin hapur. Mesazhet jane te qarta.

  10. babiloni says:

    Analize e shkelqyer Mero! Komplimente!
    Nje lexim i paanshem i vizites se Stainberg; ndoshta per kete gje nje pjese e komentuesve te tu te perhershem thellesisht partiake e shikojne si te nxituar ate qe ti e quan pozitive nga kjo vizite.
    Une mendoj se komentuesit e ketij blogu duhet te jene koherente ne gjykimet e tyre ne te njejten menyre si me Berishen edhe me Ramen. Personalisht per mua te dy krye-aktoret e politikes shqiptare jane bashke-pergjegjes per krizen ne te cilen gjendet vendi. Kete gje e konstatoi edhe zyrtari i larte amerikan dhe nuk do shume per tu kuptuar. Ai e di shume mire se sa e korruptuar eshte qeveria ne pushtet por ne te njejten kohe ai konstaton, me keqardhje (dhe une jam 100% dakort, ne kundershtim te hapur me para-komentuesit e mij) qe nuk ka sot ne shqiperi nje alternative te besueshme qeverisjeje. Ne sot kemi nje opozite pa nje program alternativ qeverisjeje. Kjo eshte fatkeqesia jone ne keto momente. Kete gje e di mire zoti Stainberg dhe jam i sigurt qe dhe ti Mero e di mire. Mesimi i radhes nga kjo vizite do te ishte: zgjidhja vjen nga populli, jo me protesta te dhunshme (te nje pakice qe nuk perfaqeson shqiptaret!) qe rrezikojne te krijojne precedente shume te rrezikshme, por me instrumente e beteja demokratike; lexo: protesta paqesore te pafundme, pjesemarrje ne punimet e parlamentit, bashkepunim me institucionet e shtetit (ato qe kane mbetur per fat te pavarura) dhe pjesemarrje e ushtrim dinjitoz te se drejtes se votes. Te tjerat, me vjen keq, jane militantizem Berishian e Ramist.
    Te gjitha paralelet e tjera mes Shqiperise dhe vendeve afrikano-veriore jane iluzione dhe endrra te ndonje komentuesi qe flet me gjuhe anti-shqiptare dhe thellesisht partiake, ose ne rastin me te mire nuk njeh realitetin e ketyre vendeve.
    Njerezit perpara se te shkruajne, eshte mire te lexojne dhe studjojne me mire historine e ketyre vendeve qe nga krijimi e deri me sot per te kuptuar me te vertete cfare po ndodh atje.
    Pershendetje juve dhe ju uroj bashke-komentuesve tane qe te perdorin sa me pak te drejten “kushtetuese” (qe as Saliu nuk e ndal dot) te te shkruarit budallalleqe neper faqet e shtypit!

    1. bbb says:

      Nuk di pse quan ti shume komentues dinjotoze “komentuese te perhershem thellesisht partiake”. Ti siguri je nder ata “brainwashed” qe jetojne ne Amerike por akoma nuk jeni ne gjedje te kuptoni se cfare eshte Amerika dhe politika e saj. Amerika tere botes i ka vene zjarrin ku ka shkelur. Ne asnje vend nuk ka cuar demokraci por vellavrasje dhe man ne qeverisje gjithnje kukulla dhe mafioze sic eshte ky Saliu yne.

      1. babiloni says:

        I nderuar bbb: une i quaj komentues “thellesisht partiake” sepse nuk mund te konceptoj dot qe alternativa e nje qeverie hajdute dhe vrasese te jete nje qeveri e ardhshme e antishqiptare qe do te kete ne gjirin e saj, pervec Rames, edhe Gjinushin, Rucin, Ndoken, Ngjelen, Priftin dhe ndonje tjeter te rraces se tyre. Per mua Prifti eshte Meta, Ngjela eshte Ruli, Ndoka eshte Basha, Ruci eshte Imami, Veliaj eshte Olldashi, Rama eshe Berisha. Nqs te djeg atehere e meritoke epitetin “komentues partiak” dhe ketu nuk ka asgje te keqe. Une nuk jam kunder marrjes se pushtetit nga ana e Rames dhe opozites, por kjo te vije ne menyre demokratike dhe pa pasoja te pariparueshme per shqiptaret: ky ishte koncepti. por ti mesa duket je i erresuar nga propaganda politike e Rames dhe Berishes dhe je nga ata qe mendojne: “po je kunder Berishes, atehere duhet me sesben te jesh me Ramen”. Ky eshte nje reth vicioz qe per fat te keq ka mberthyer shume shqiptare, por jo shumicen e tyre.
        Shumica e shqiptareve nuk do me nje tjeter ’97;
        shumica e shqiptareve nuk do me nje shtator ’98;
        shumica e shqiptareve nuk do me nje Gerdec te dyte;
        shumica e shqiptareve do nje shqiperi ku funksionojne institucionet demokratike; ku Kryeministri ben kryeministrin e te gjitheve dhe jo vetem te atyre qe e kane votuar (nese e kane votuar)dhe nuk ben krye-prokurorin, gjykatesin apo presidentin;
        ku kryetari i opozites i flet te gjithe popullit me nje alternative te besueshme dhe jo me gjuhen e rruges edhe te dhunes kunder insitucioneve;
        ku aleatet tane perendimore shihen si iq qe duan stabilizimin e shqiperise dhe nuk etiketohen si armiq kur nuk mbeshtesin liderin tone te dashur te radhes;
        ku hajdutet e te dyja kraheve e kane vendin ne burg dhe jo ne grupe parlamentare;
        ku qytetaret diten e votimit vendosin nje kryq te madh mbi feten e votimit dhe i cojne ne shtepi njehere e pergjithmone keta hajdute dhe anti-shqiptare qe qeverisin shqiperine, ne pushtet dhe ne opozite!

        p.s. 1. sa per “brainwashed” qe jetojne ne amerike, mund te te them se nuk kam jetuar asnje dite ne Amerike por i respektoj ata persona qe kane vendosur te zgjedhin ate shtet per te jetuar. ti me kujton kohet e enver hoxhes dhe saliut ne ’96-97 kur armiku ishte Amerika!!! fajin ta paska amerika qe Saliun e zgjodhet dy here per te qeverisur?!?! apo ta ka fajin amerika qe alternativa kunder saliut eshte Rama-Ruci-Veliaj?!?!? mos fol nga deshperimi por ktheju arsyes: ajo do te te coje te kuptosh gjendjen aktuale me mire dhe te reflektosh vertet per situaten e renduar ne te cilen gjendet vendi sot. po te aqaroj gjithashtu, por besoj e ke kuptuar edhe nga menyra ime e te shkruarit, qe nuk jam “partiak”, sepse mendoj qe ne keto momente vendi nuk ka nevoje per militante por per atdhetare qe shikojne pertej ketyre dy pseudo-alternativave qe vendit i kanosen ne keto momente kritike. me kee nuk dua te paragjykoj ata qe kane bindje dhe ideale politike, por dua te them se Rama e Berisha jane njerezit e gabuar per secilin prej nesh per te realizuar e vene ne jete idealet e veta, te seciles ane ato qofshin.
        Per ta mbyllur, perderisa neni 22 i kushtetutes te mos jete abroguar dhe une besj se nuk do te ndodhe kurre, paragjykimet dhe budallalleqet do ti shohim per fat te keq edhe ne komente mbi artikujt e shkelqyer te Bazes.
        pershendetje!

        1. rrapi-i-treshit says:

          ne qofte se ti krahason BERISHEN me ndonje qenie tjeter njerezore me siguri je ne pune shteti ose ke koncension hidrocentrali se SHPELLARI I VICIDOLIT nuk krahasohet me asnje
          Edhe gomari i ZENEL DOKOS eshte me i qyteteruar dhe europian se SALIH BERISHA

        2. bbb says:

          Qe je “brainwashed” kete e kam te sigurte duke gjykuar nga gjerat qe ke shkruar. Persa i takon Amerikes, dua te juktoj se ishte ambasada amerikane me 1998 qe nuk lejoi drejtesine shqiptare te vepronte per te denuar Saliut si shkeles se rendit kushtetues, pas grushtit te shtetit ne shtator 1998. Ky eshte fakt qe nqs e mohon tregon se ti ne te vertete qe hiqesh asnjanes, je nje PDist i kamufluar.

          1. rrapi-i-treshit says:

            po ai me PD eshte se ke kuptuar ka ca kohe qe na mbush mendjen me teorira nihiliste qe te 2 palet kane faj njelloj
            Si gardisti qe qelloi me plumb dhe HEKURAN qe i ra plumbit me koke kane njelloj fah per BABILONIN lere ate muhabet o bbb se ai eshte PD ist i deklaruar

          2. babiloni says:

            Per te dy, rrapi i treshit dhe bbb:
            E para, per fat te mire nuk jam ne pune shteti dhe nuk kam as hidrocentral ne koncesion per nje fakt te thjeshte, sepse ketu ku jetoj une (jo ne amerike, sic mund te mendoje bbb) nuk e falin pa leke pronen e qytetareve sic behet ne Shqiperi.
            E dyta, perpiqem ta kuptoj humbjen e llogjikes dhe arsyes nga ana e juaj kur ju prekin ne thembren e akilit: kritika ndaj shefit tuaj te radhes, dje ishte Saliu, sot eshte Edi. Ju nuk jetoni dot pa nje shef, pa nje idhull, pa nje udheheqes. Ta gezoni Edin pra, mbajeni fort e mos e leshoni! Eshte i juaji e nuk jua prek njeri. Biles do ju ftoja qe komentet ti publikoni edhe tek zeri i popullit se atje nuk ju bejne as kunder-replike, se krye-redaktorin e kam dhe te njojtur.
            E katerta, sot nuk eshte aspak turp te jesh demokrat ose socialist (edhe sikur te isha) por eshte turp qe idealet e djathta ose te majta ti barazosh me Berishen ose Ramen. Vetem ju te dy e beni kete gje, mjere ju te dy per ato qe thoni….! Rrofte neni 22 i kushtetutes sone!
            E fundit, e kuptoj anti-berishizmin tuaj pasi gjendem ne te njejtat pozicion; e kuptoj dhe anti-amerikanizmin tuaj sepse USA dhe Europa jane kunder Rames dhe politikes se rruges dhe jo sepse jane me Berishen; nuk kuptoj dot anti-shqiptarizmin tuaj kur doni ti vini flaken institucioneve qe jane te shtetit dhe jo te nje personi te vecante qe rrezikon te qeverise edhe per vite te tera njerez qe mendojne e gjykojne mbrapsht si puna juaj, por qe haracin e paguajme te gjithe ne.
            te me falni qe nuk po ju ndjek nga pas ne budallalleqet tuaja sepse per te tilla gjera thjesht nuk jam i afte.
            Pershendetje miqte e mi!

    2. sociologu says:

      1. Shume dakort me ju ne piken se Opozita eshte pa alternative te besueshme qeverisese (po Edi Rama ka dhene prova per pune serioze si bashkiaku i TR!)
      2. Qe zgjidhja vjen nga populli, kjo eshte shume e lashte, dhe nuk ka nevoje te na serviret nga Stainberg si dicka e “panjohur!” Ndoshta ai e nxorri kete mesim me vonese pas reagimeve pa vlere te Departamentit te vet.
      3. Kush eshte ajo pakice qe nuk perfaqsoka shqiptaret? Mos i ngaterro provokatoret e berishes me popullin. Po qe se ke nevoje te besh nje proporcion matematikor ta them une: 100,000 vete ne TR jane po aq sa 1 milione amerikane ne Times Square te NYC.
      4. Mos u merr me “budallalleqet” lart e poshte po shiko thelbin e gjerave.
      Megjithate te respektoj se je njeri me sens te larte demokratik e civil, dhe heqja e Berishes na bashkon gjithesesi.
      5. Analiza e shkelqyer e Meros tregon se Opozita ka nevoje per aleatet boterore…(Por Le t’i perdori njehere me te njejten forme sic bota e ka perdorur opoziten!… )

  11. raimondi says:

    Berisha eshte shume dhelper dhe ai nuk don tja dije se cfare thote njeri dhe tjetri
    Sala ka ne dore Terrenin dhe aty AI ben ca i do qejfi sepse Sala e kuptoi qe opozita eshte e dobet dhe pa kurajo

    Absolutisht Sala nuk heq dore nga vjedhja e votes –Kjo njehere eshte e pandryshueshme dhe opozita nuk ka se cfare t e beje shume shume do beje ndonje proteste dhe kaq , ndersa Sala do vazhdoje te shijoje pushtetin me votat e vjedhrua sic po ben tani…….

    Gjinushi tha shume mire,
    perderisa nuk u be transparenca e zgjedhjeve qe shkuan , nuk ka siguri qe keto zgjedhje nuk do vidhen
    ndaj nuk duhet te futen ne keto zgjedhje ,
    pavaresisht se cfare thote njeri apo tjetri politikan i huaj qe vjen e shkon, ato jane fjale qe i merr era , ne fund ngelet REZULTATI
    qe eshte :…. fiton gjithmone SALA me vota te vjedhura dhe opozita nuk i ben dot azgje fareeeee……….

  12. zjarri says:

    Z. Mero pse ndaloni komentet!?
    Z.Mero, Eshte per te ardhur keq qe ne gazeta TemA ( 1 Artikull nuk ka me shume se 10 komente)..
    Pse nuk shkeputeni dot nga E kaluara ? a shikon, a degjoni “gazeta BalkanWeb 1 Artikull mbi 100 komente” po ashtu dhe gazeta SHEKULLI 1 Aryikull mbi 150 komente.

    1. zjarri says:

      Secretary: Hillary Clinton

      My letter dated January 27, 2011 informed you of the many, recent improper statements and inappropriate actions of Alexander A Arvizu, Ambassador to Albania. The Ambassador openly stated the demonstrations by Albanian citizens protesting the corruption of the government of Premier Sali Berisha should cease and that the demand of the citizens for a special election to replace the government of premier Berisha should be rejected..

      My letter also informed you of the adverse impact of the ambassador’s statements and actions

      upon the previous excellent relations between the Albanian people and the United States of America. In summary 95% of the Albanian people believed that Ambassador Arvizu was acting individually and that he was not articulating or carrying out the policy of our government.

      The Ambassador’s dinner meeting with Premier Berisha two hours after the killing and wounding of demonstrators by members of the government security was inexplicable.

      The Albanian people were pleased when Ambassador Arvizu was apparently recalled to Washington for consultation with officers of the State Department concerning his statements and

      actions. The Albanians expected that our government, through the Department of State, would repudiate the Ambassador’s statements and actions and would express a positive understanding

      of the reasons for the demonstrations and the desire of the Albanians to replace, by special election, the government of Sali Berisha.The desire of the Albanians appears to be consistent with

      recently manifested desires of citizens of Serbia, Kosovo and other countries for special elections

      to replace corrupt governments, some of the governments have consented to special elections, and the positive response of the government of the United States to the demands of the citizens of Egypt for a prompt political change was encouraging. To the Albanians to the dismay of the Albanians, Ambassador Arvizu, while in Washington and presumably engaged in consultations with Senior Officers of the Department of State, affirmed and expanded his prior improper Statements and in appropriate actions.

      During an interview with Voice of America TV on February 5, 2011 which was translated and broadcast directly to Albania, Ambassador Arvizu stated in part, that the corruption complained of by the demonstrators was based in the corruption of the Albania people themselves and that the government of Sali Berisha was not corrupt and there should not be an election to replace the government of Premier Berisha until the next regularly scheduled parliamentary election in 2013.

      The Albanian press and TV gave the citizens extensive coverage of the ambassador’s remarks.

      The commentary of the media is completely and seriously negative to the interest of our country.

      The over whelming majority of the Albanians, now are of the opinion that Ambassador Arvizu has accurately expressed our government’s policy.

      Their opinion is given support by recent frequent telephone conversations between the ambassador and Principal Deputy Assistant Secretary Thomas M. Countryman. After such conversations is it credible that Ambassador Arvizu would misunderstand or intentional misstate

      our government’s policy ?

      The Albanians also question why our government supports demonstrators in Egypt who seek to remove a corrupt government and denies support to Albanian demonstrators also seeking to remove a corrupt government. In the absence of a credible explanation good relations between the Albanian people and our country are negatively affected to a serious degree.

      During the above mentioned interview Ambassador Arvizu also stated that the American government is ready to grant the government of Sali Berisha $ 20 million dollars for unspecified purposes .The Albanians consider this statement to be evidence our country’s endorsement of the corruption and misgovernment of Sali Berisha. Unfortunately this and other statements and actions of Ambassador Arvizu, unless clearly repudiated by the Department of State, will gravely inhibit the prospects of a successful bi-lateral relationship between our government and Albanians

      Sali Berisha made a public statement to the Albanian people on February 6.2011 at 3:45 pm est. He said that America is with him and not with the demonstrators, that America does not want demonstrations or a special election and that America knows it is the Albanian people who are corrupt, not his government .

      Madam Secretary the procedure which allowed Sali Berisha to credible make the above described statements is not your fault. You have been fittingly occupied with developments in Egypt and elsewhere and with concluding the treaty process with Russia. Nevertheless I suggest that you have the duty to correctly inform Albanian people of our government’s policy toward Albania and endorse both non-violent demonstrations and a special parliamentary election.

      I suggest that you promptly initiate the process to remove Alexander Arvizu from his position as Ambassador to Albania and initiate the process to remove him for employment as a foreign service officer of our country. I also suggest that you promptly remove from office all senior officers of the Department of State who either gave the ambassador instructions to make his improper statements and inappropriate actions or, who in your absence, failed to correct his statements and actions. In my opinion such action will restore the previously unprecedented good relations between the Albanian people and our government and provide a basis for a long term bi-lateral understanding with Albania.

      Madam Secretary I call to your attention an event during President George Bush’s visit to Albania which bears on the present circumstances He scheduled a visit to the historic town of Fush-kruj the place to which the Albanian hero Skenderbej in the 15 century returned and liberated Albanians from control by the ottoman Turks. President Bush wished the Albanians to know that our government believed it was more important to have good relations with the people than with its then corrupt government led by Sali Berisha, President Bush refused to allow Premier Sali Berisha accompany him to Fush-kruja and 300,000 over Albanians traveled to Fush-kruj and applauded President Bush, he then stated it was the greatest welcome he received his public life.

      Madam Secretary I came to the United States as a refugee from Albania, 35 years ago and I am a citizen of the United States of America. America is now my home and the home of my wife and children. We are American and I work for the best interest of the United States. I still have sympathy for my birth country and its people I continue the more than 100 years history of my ancestors to make good relations between the Albanian people and the United States. My great grand father came to the United Stated in the very early 20th century when Albanian was still under control of the Turkish Empire, He worked privately to establish relations between Albanians and Americans. My grand father came to the United States after Albania was freed from Turkey, and he also worked to improve relations between our peoples. He return to Albania in 1922 in the company of the 1st American ambassador to Albanian Ulysses Grant-Smith. The ambassador frequently visited my grand father’s home in Korca. My grand father was tortured and killed, upon the order of the communist dictator of Albania, by a prison guard I was standing by his side when he was killed, I was told he was killed because he was a friend of America.

      For the first twenty years of my life my father was in prison because he supported democracy and human rights in Albania, he, myself and our family escaped from Albania 35 years ago. Thereafter he died in the United States. My grand father and my father told me that I must continue our family effort to make good relations between Albanians and Americans. Today as an American I continue my efforts to accomplish that goal, using any means necessary, I will communicate with all appropriate branches of our government.

      With respect and best wishes

      Prof. Dr Pellump G. Pilinci

  13. ed says:

    Jam dakordme meron se zv/ sek/ i shtetit ishte me i informuar per realitetin shqipetar por prape dicka tingellon keq ne deklarimet e tij kur thote se ne kemi nje kushtetute te forte demokratike , kemi sistem zjedhjesh demokratike etj. etje , Sigurish qe ne i kemi te gjitha keto , i kemi pasur qe me 1992 te pakten dhe kete s’ka shqipetar qe nuk i di , E keqja jone nuk vjen nga fakti se ne nuk i kemi te gjitha keto por nga fakti te te gjitha keto dhunohen nga poshteti i teknokratit berisha, Kete duhet te kuptojne amerikanet dhe evropianet se te ne demokracia deformohet me synimin per te mbajtur pushtet te pa merituar .Natyrisht thirja per te respektur kushtetuten e mban parasysh dhe kete problem por une dyshoj se vetem me thirje mund te detyrohet sala te mbedhe kthetrat aq me teper kur vetem disa ore para se zoteria amerikan te vinte ne tirane shumica ne parlamet dhunonte prape kushtetuten !!!!!?????

  14. sociologu says:

    Pune shume e koklavitur kjo e Shqiperise!!! Thone nje proverb anglezet: “Two many chiefs, and no Indians.” (Shume shefa, po asnje indian = Atje ku kendojne 40 gjela nuk del kurre dielli!”) Edhe me Shqiperine, njehere Arvizu, nje here Countrymen, nje here Lycek, OSBE-ja, tani Steinbergu: qe te gjithe po u hedhin trute e gomarit shqiptareve! Berisha duhet rrezuar me force pasi ligjet ne Shqiperi i dime kush i ben e kush i zbaton. Forcen nuk e ka ne dore as Steinbergu as Lyceku, por populli. Amerika do jete mikesha me e mire qofte e se majtes, (po fitoi), qofte e se djathtes (po u mund e majta!) Kuptojeni kete o njerez! Tentativat parlamentare per zgjedhjen e krizes sociale ne menyre te kulturuar e ligjore jane mjeti per te “fshehur” gjithe prapaskenat qe steinberget e radhes po benin deri dje me zotin berisha.

    AMERICA HAS NO GOOD FRIENDS OR BAD FRIENDS. AMERICA HAS ONLY TEMPORARY FRIENDS. AMERICA’S PERMANENT FRIENDS ARE HER INTERESTS! Kete e kane pohuar presidentet amerikane vete.

    Opozita sot duhet te perfitoje nga kthesa qe po merr pentagoni, po mos te kete iluzione se kjo e zgjidh ceshtjen e korrupsionit e largimin e berishes me meten e kompani.

    Largimi i berishes me zgjedhje te reja do te qe kryevepra me ideale, po ka nje eksperience te hidhur! Pastaj kur Berisha e Meta i vodhen e genjyen popullin, PSE duhet prape me zgjedhje? A KA KUPTIM KJO?

    Berishes i behet tensioni normal kur degjon te flitet per zgjedhje lokale. Rasti me i mire per te fituar pak kohe. Rasti me i mire per te thene (edhe po humbi) qe ja: “OPOZITA VURI NE KRYE NJEREZIT E SAJ TE KORRUPTUAR, pasi duket sheshit se eshte shume e lehte te gjesh dicka ” gabim ” te cdo shqiptar me pozite sot.
    Po me kryesorja eshte se cdo zgjidhje e krizes qe largon vemendjen nga qeveria e sotme qendrore eshte alternativa me e “embel” qe mund te shijoje klani i hajduteve.
    fakti qe intelektualet shqiptare nuk po ngrihen ne mase, si dhe fakti qe opozita nuk ka nje ALTERNATIVE TE BESUESHME QEVERISESE (sic thote me siper Babiloni) eshte ne favor te Berishes e hajduterise.
    Berisha e ka shume te lehte te percaje opoziten me Treshen: META-NANO-BERISHA. Shiko faktin qe parti te reja mezi presin rastin te krijohen e te kandidojne ne kete kaos!

    “Pyka hiqet me pyke! thote Qosja, se vete nuk del… E ai ka pare dhe e njeh Ballkanin me mire se Stainbergu. Por ne qoftese nuk duam qe te perdoren ‘pykat atehere ka dy rruge ose lere problemin deri sa te dekompozohet druri komplet, ose digje ne zjarr me gjithe pyken, gje qe verteton teorine e Qoses.

    Fati i Sales eshte se Shqiptaret nuk jane Arabe.

  15. babiloni says:

    I nderuar Sociolog, jam pjeserisht dakort me komentin e mesiperm por jo totalisht, per keto arsye:
    1. Ne shyqyr zotit nuk jemi arabe e per fatin tone te mire nuk do te jemi kurre! shpresoj qe te tregojme qe jemi evropiane te vjeter, ashtu sic ishin te paret tane.
    2. Fat i Sales eshte Rama ne opozite (rectius: pozite prej 9 vjetesh) se po te ishte nje lider tjeter me i zgjuar ne opozite do ta kishte rrezuar Saliun e Meten qe ne muajin e pare ne Kuvend e pa arritur fare ne demostrata. Ku eshte programi i famshem qeverises i Rames qe shpalosi ne kuvendin e PS-se para zgjedhjeve?????
    3. Pse nuk e pranon propozimin tim te shkojme ne zgjedhje ne 8- maj e te annullojme fleten e votimit me nje kryq te madh X?! Cfare do vjedhe Saliu, X-et e shqiptareve?
    4. Jam 100% dakort qe Rama ta marre pushtetin e ta mbaje sa te doje, por me te vetmin kusht: mos te kete gjakderdhje dhe shkaterrim te institucioneve: shteti eshte i shqiptareve e jo i Berishes e Rames! nje pushtet i marre me vjedheje e me gjak do te bjere prape ne te njejten menyre dhe ne prape do te llomotisim neper faqet e Temes te njetat gjera per Ramen pas disa vjetesh
    5. Idhulli im (lexone kuptimin patriotik jo letrar!) nuk eshte Qosja por Konica! jane bindje atdhetarizmi, ske ci ben….
    6. Ne shqiptaret nuk mund te bejme revolucion sa here duam te heqim nje qeveri qafe! me vjen shume keq por kjo eshte nje e vertete e hidhur qe duhet te na beje te reflektojme ne menyre serioze! Revolucion ne ’97-en per te hequr Saliun, revolucion ne ’98-en per te hequr Nanon, revolucion ne 2011 per te hequr “perseri” Berishen?!?!? Neve po na shkon tranzicioni me revolucione!!! nuk te duket papjekuri shtetformuese qe po na shkaterron endrren tone per te krijur perfundimisht nje shtet social e te drejte te te gjithe shqiptareve?!
    po te le me keto dyshime dhe me nje konstatim te sinqerte e atdhetar: Fatin e Sales (dhe te fotokopjes s tij Rama) duhet ta vendosin njehere e pergjithmone shqiptaret si qytetare te lire , te civilizuar dhe europiane; jo si arabe, jo si anti-amerikane e jo si anti-shqiptare.
    Pershendetje!

    1. rrapi-i-treshit says:

      Une nuk jam anti-amerikan si thua ti e as socialist apo mbeshtetes i EDI RAMES si thua ti
      Nuk jam as per dhunen ndaj institucioneve nga mitingjet politike te partive
      Por nuk di cfare emri te te vej ty ( me fal qe te quajta PD -ist) i quan njelloj fajtor te 2 palet
      Si mund ti te barazosh plumbat me pllakat e trotuarit ????? Vetem nese perfiton nga ky pushtet . EDI RAMA ka fajet e veta ne kete situate sidomos 2 vjet me pare kur hartoi kodin me SALEN dhe beri ndryshime kushtetuese te demshme per pavaresine e insitucioneve gjithesesi nuk mund ta krahasosh me shpellarin e Vicidolit qe vret njerez se ai edhe pastrueset e rrugeve do qe ti komandoje vete Shiko lajmet nga EUROPA po digjen kryeqytetet e europes ATHINA ,ZAGREBI,PARISI e megjithate askush nuk urdheroi te qellonin protestuesit per cfaredo arsye Ne FRANCE ministri i brendshem u hoqi armet e zjarrit policise qe te evitonte qe ndonje polic qe i kercenohej jeta te qellonte qofte dhe pa urdher kurse ne TIRANE shefi i gardes ne planin operacional qe e pranoi po vete ka emeruar nje ” grup zjarri ” dhe ka nxjerre nga magazina 5000 fisheke luftarake Per cfare ????????? Kunder kujt ???????? Per cfare e ka pushtetin qeveria ???????? per vete apo ne sherbim te qytetareve ???????? Ti me thua qe fajtore jane te 2 njelloj . Pse ????
      Ka nje mase per te 2 llojet e krimeve per vrasjet dhe protestimet e dhunshme si jane masat e tyre njelloj ?? Nuk ma ha mendja megjithese nuk jam jurist
      Sa per dhunen ndaj institucioneve jam pro kur ato behen pa flamujt e asnje partie sepse sovrani duhet te ndihet dhe pushtetaret duhet ta kene frike popullin pasi jemi ne kete gjendje pikerisht per arsyen se nuk na e kane friken Ne FRANCE i kane prere koken mbretit para 300 vjetesh dhe qe atehere mbi cdo lider francez qendron fantazma e LUIGJIT si cekan per tiu kujtuar se ce pret kur sfidon nje popull te tere

  16. mendimi_im says:

    Lajm i mir??
    Ahh mos pyet :))

    Uncle Sam (usa) ka shum interesa qe shqipnia te jete ashtu sic ju nevojitet atyre.
    Pra mos fluturoni me presh ne b… dhe te gezoheni se gjoja uncle sam po na ndihmon dhe po kujdeset per ne…
    Pas luftes se 2 botrore ishte uncle Sam qe donte te formonte izraelin ne shipni por kur pa qe shqiptaret ishin edhe me te keqinj se cifutet vete i zhvendosi per ne palestine.

  17. bbb says:

    Qe ti shtoj dicka me shume, e per te kundershtuar Meron se gjoja paska qasje “serioze’ nga SHBA (ne fakt ka tallje me realitetin tone) , desha te them nje fakt shume te rendesishem, se asnje zyrtar amerikan deri me tani, nuk ka thene qe nje qeveri si e Saliut qe vret njerez te pafajshem, duhet te jepte doreheqjen.URGJENTISHT! Keshtu duhet te veproje nje shtet qe hiqet si”demokratik; si SHBA, nqs do te ishte i tille vertet shtet demokratik. Une them se poltika e jashtme e SHBA ne Shqiperi, karakterizohet nga nje politike aspak e sensit demokratik dhe aspak per tju qasur te drejtes. Perkundrazi, deklarat e tyre, Arxhiut, Countruman etj, tregojne se SHBA ne Shqiperi jane te interesuar per nje qeveri bandite, hajdute, dhe te korruptuar. Une kete qasje shikoj…

  18. Alban33 says:

    Zevendesi i Hillary Clinton eshte perfaqesues i Shtetit Amerikan, dhe mbajti ate qendrim, asnjanes! Ambasadori Amerikan ne Tirane eshte po perfaqesues i Shtetit Amerikan dhe mban qendrim te hapur pro berishes! Nuk e kuptoj pse dy standarte nga i njejti shtet?!!!

  19. beso says:

    “Dentistja” eshte Ina Rama,ndaj Sala e quan me moderacion”shoqe” bulevardi,se e di nga i shkulen dhemballet.Amerikanet i dine te gjitha,dine ato qe beri,qe ben dhe do beje Saliu,dhe perdorin pincat tona per tia shkulur dhemballet.Mjaft qe ti bejne nje telefonate,dhe do tia bejne,kur Ina te tregoje dhemballet e krimbura te Sales.Ajo qe ne presim nga Amerika,nuk eshte ta rrezoje ajo,se ç’u pa pastaj,por ta rrezojme ne,dhe Amerikati heqe gishtat me marifet,qe Saliut ti ike iluzioni qe edhe pse s’e duan shqiptaret,e do bota.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje