Ka disa ditë që Partia Socialiste nga foltorja e saj po përpiqet të paralajmërojë kandidatin e mundshëm për Bashkinë e Tiranës nga shumica në pushtet, se nëse do të jetë kandidat, do të përballet me vrasjet e 21 janarit dhe historitë e mëparshme të tij të korrupsionit. E gjitha kjo duket qartë që bëhet për të prekur Berishën në sedër dhe për ta vendosur pikërisht Lulëzim Bashën kandidat për Bashkinë. Kështu ia humb dhe imunitetin, dhe mandatin e deputetit dhe të ministrit, dhe pas 8 majit është qytetar i lirë në dispozicion të drejtësisë. Nga ana tjetër Partia Demokratike po bën qesharak jo vetëm Bashën, por gjithë njerëzit që nxjerr dhe ajo në foltore, që gjysëm ore ia thoin emrin Bashës dhe gjysëm ore ia fshehin. Atje problemi është më i komplikuar se në foltoret e socialistëve. Aty ka njerëz që e duan Bashën kandidat realisht për të ftuar, ka që e duan ta shikojnë të humbur, ka të tjerë që duan vetëm një kandidat dhe të nisin fushatën. Por në të vërtetë emri i kandidatit ë ardhshëm nuk do dalë as nga foltoret dhe as konferencat e shtypit, por nga goja e Sali Berishës, i cili me sa duket po pret të sigurohet nëse do kandidojë ose jo Edi Rama për Bashkinë e Tiranës.
Pra, e gjithë zhurma që bëhet si nga Partia Socialiste dhe nga ajo Demokratike për kandidimin ose jo të Bashës, është një zhurmë që mban nën tension Lulëzim Bashën, i cili duket se është i vetmi që nuk di gjë akoma nëse do të kandidojë apo jo. Në të vërtetë ky është dhe tipari politik më i spikatur i tij si politikan.
Në përballjen e tij të parë politike në vitin 2005 me prishjen e Zogut të Zi, ai ishte njeriu më i tmerruar kur e takoje privatisht. Të thoshte që është çmenduri, që është e jashtëligjshme, që kështu nuk mund të bëhet, por kur Berisha e thërriste në zyrë, ai dilte prej andej dhe recitonte fjalimet për prishjen e Zogut të Zi. Më pas u desh të përballej me një çështje shumë politike dhe personale që ka vulosur personalitetin e tij dhe ajo ishte padia penale e ngritur ndaj tij për abuzime në segmentin Rrëshen- Kalimash në shifrën rreth 200 milionë euro. Ky njeri nuk bëri dot asnjë gjest personal, asnjë veprim që të dëshmonte personalitetin e tij, por pranoi që Kuvendi t’i bënte presion Prokurores së Përgjithshme, pranoi të fuste në luftë Kuvendin me Prokurorinë, kryeministrinë me Gjykatat dhe më në fund të hiqte dhe imunitetin kur të sigurohej se afatet do të digjeshin dhe nuk do të gjykohej. Dhe ashtu ndodhi. Sot Lulëzim Basha është i vetmi politikan që gazetarët mund t’i thonë “hajdut” pa ju dridhur zëri dhe ai nuk ka çfarë thotë pasi nuk ka shkuar të mbrohet në Gjykatë, por ka djegur gjykimin me procedura. Pra, ai ka thyer nj rekord në raport me historinë e tij personale, pasi ka pranuar të mos pastrojë vetën e tij nga një kazus i rëndë, vetëm pse nuk donte këtë gjë kryeministri i tij.
Ndërkohë si prishjen e Zogut të Zi, ashtu dhe betejën për segmentin Rrëshen- Kalimash ai dhe Berisha i projektonin si një biografi të tijën për tu ndeshur me Edi Ramën në shkurt të vitit 2007. Sapo Berisha pa se pikët e tij kishin rënë dhe Basha nuk e përballonte dot garën, e hoqi atë në minutat e fundit dh futi në lojë Olldashin, i cili pas zgjedhjeve ishte pa mandat deputeti dhe pa post ministri.
Tashmë historia po përsëritet. Lulëzim Basha po pompohet për kandidat, ndërkohë që nga dita në ditë prokuroria mund të kërkojë imunitetin e tij nëse ndonjë nga gardistët thotë se morëm urdhër për të hapur zjarr mbi katër qytetarët e vrarë. Ai sërish nuk ka kurajën të mbrojë veten dhe ta pastrojë atë nga akuza për krim. Ai rri dëgjon ç’do ditë sa foltoren e PS, sa foltoren e PD-së që flasin rreth tij dhe nuk reagon dot. Kap pronarë mediesh, u premton miliona për fushatën, bën politikë kuadri nëpër televizione, por prapë nuk u jep dot fjalën që do jetë kandidat. Aldo Bumçi që i kupton me vonesë gjërat në PD u nxitua dhe shqiptoi emrin e tij tek Ora Neës dhe gati e linçuan. Me të nuk është askush i sinqertë. Opozitarët e duan kandidat dhe bëjnë sikur e trembin, Berisha e do fitues dhe bën sikur ai mund të fitojë edhe me Ramën, Topalli e do humbës dhe bën sikur e mbështet me grupin e vet. Meta e do fitues, por s’ka me se e ndihmon se mund të jenë të dy pas disa kohësh në burg. I vetmi njeri që nuk e di se ç’do të bëhet realisht me të, është Lulëzim Basha. Është e pamëshirshme t’ia kërkosh tani atij të jetë i qartë se ç’duhet të bëjë. Ai do të vazhdoj të jetë ashtu siç ka qenë, pa shtyllën e vet kurrizore, pa personalitetin e tij, pa emrin e tij, pa gabimet dhe meritat e tij… Mos e frikësoni duke e mbrojtur dhe duke e sharë. Lëreni në fatin e tij, të cilin nuk e ka bërë asnjëherë vetë.
Comments are closed.
Basha eshte nje xhol, nje karte e perkryer, produkti perfundimtar i filozofise pragmatiste te PD-se. Pa personalitet, por me nje profil rinor-europian, pa permbajtje, por me nje forme te perkryer prej karrieristi, ai duket si alter-ego i Berishes, por me teper si nje Berishe i se ardhmes. Duhet ta shohesh me syte e Berishes, qe te kuptosh se cfare e pret. Sipas meje Basha ka per ta hedhur lumin edhe kesaj rradhe. Vetem se nuk dihet cfare e pret ne bregun tjeter, gradimi apo menjanimi nga rruga per te marre kreun e PD-se. Ne te gjitha rastet, ai nuk eshte me teper se nje karte e Berishes ose dikujt tjeter prane tij.
Basha nuk eshte i vetmi ne hall z.Mero,i pari eshte Saliu,qe nuk e di a do kete zgjedhje ne 8 maj.Ai po hap fushaten qe tani,se per fushata elektorale dhe rrumba-rrumba neper turma dhe mitingje Saliu eshte Njeshi.Turmat dhe mitingjet jane per ate eliksiri i zotave;ai mitingjet i do me shume se pushtetin;turmat jane sofra e demagogeve,aty ku mbaron politika e te urteve,aty kendojne sharlatanet.Po i le shesh elektoral Sali Berishes,ai dominon TV-te,dhe therret ne sheshe tre milion njerez.Hitleri dhe Duçja kane lene trashegim tek Saliu ethet e populistit te nderkryer;ky do premtoje gjera qe shqiptareve nuk ua premton as Zoti,me kete krizen qe eshte.C’me flet per Bashen;atij i mjafton forma dhe performanca e Berishes!Por une do kisha nje propozim;qe nese PS do hynte ne zgjedhjet lokale(nuk i besoj klimes elektorale ne shtetin e Berishes-do vjedhe prape,sepse i duhet si alibi ne Perendim,qe te thote se PS nuk fiton,ndaj kerkon puçe,biles do stervjedhe,sepse eshte ne loje ai vete me gjithe familjen)te mos rikandodohej Edi Rama,por njeri prej tre personave qe do merrte me shume vota ne strukturat e PS;Ed Shalsi,Besnik Bare dhe Rudina Seseri.Pershendetje!
Luli si fotomodel me pelqen shume, eshte i vetmi profesion qe i shkon.
Zjarri deklaron se: Eshte perseri e indinjuar per qendrimin, qe po i kalon permasat e indiferentimit, te politikaneve shqiptare dhe per pasoje edhe te midias elektronik e vecanerisht asaj te shkruar,se keto qendrime te jashtezakonshme me gjuhe fyese, poshteruese dhe kercenuese, ordinere si deputet e ministra (politikanve-oligarkise ) te cilet, edhe pse takohen ne neper ishujt e grekve e te serbeve, tregojne humbjen e orientimit te tyre, duke mbetur vetem ne kuadrin e politikaneve me vizion te demshem ndaj kombit shqiptar. Faktikisht, ata e dine mire se sorollaten me kot neper dyert e njeri-tjetrit, ku jo vetem nuk zgjidhin asgje, por krijojne edhe nje coroditje krejt te qellimshme ne popull…Lojerat e Sales nuk kane te mbaruare, vendi i Luli Basha eshte burg…Sali Berisha litarin e ka ne fyt..
E ke gabim ore Mero. Sala i ka bere llogarite shkelqyer .Nuk ka rendesi kush eshte kandidati PD-se.Sala ka bere llogarite
sa % votojne pro tij, dhe kete e ka te dokumentuar, Pastaj ai llogarit sa % ka PS-ja , edhe kete e ka te dokumentuar
Dhe pastaj Sala ben llogarite sa do vjedhi dhe si do i vjedhi——-Sala tani pregatiet ne cilat zona do korruptoje perfaqsuesit e PS-se ne menyre qe te jene zona me shume elektorat qe ti japin fitoren
Ndaj ore Mero, Sala s’e ka problem fare tek emri qe do vere per kandidat ne Tirane –
Ai e ka gjithe hallin
tek emrat e perfaqsuesve te PS-se te cilet do i bleje , dhe po mendon se sa do e kene pazarin ata , plus pastaj disa edhe do i trembi ,
nje perqindje te vogel do perdori forcen
-…………………Dhe EDI e shef veten……. knock out !!!!!0—
– S’e paske kuptuar fare lojen e Sales o Mero
Eshte dhelper SALA …… dhe per vjedhje votash eshte bere mjeshter
Ndaj duhej bere ajo transparenca ne fillim, ne menyre qe te trmebeshin keta perfaqsuesut e thjeshte te PS-se, sepse ata do e hedhin firmen ne qendrat e votimit
–Mirpo ata jane te varfer
, dhe SALA do beje te pamunduren ti bleje ata—–sepse aty eshte jeta e tij , ose burgu i tij,
……. Dhe pasi behej transparenca pastaj te futeshe ne zgjedhje
Basha? Një idiot që qesh me idiotësinë e vet.
I respektuar z.Beze, Luli i Saliut nuk do te jete kadidat per bashkine e Tiranes.Pas takimit kok me kok katershja tashme e njohur anti ” Antivlera”,kane vendosur qe te rriifusin ne loje njeriun me te pacipe e me te pa moraleshem ,pokeristin dhe lojtarin e lojrave te fatit Nano.Te mbledhur ne “shtepine mistere”ata kane vendosur qe te kandidoje hajduti,ciniku Nano.Vetem ai mund ti hyje kesaj aventure duke gjykuar qe i humbur qe i humbur jam ,ne kete pazar veçse mund te fitoje shuma te medha e perseri te shkoje nga kam ardhur!Shuma te medha i ka premtuar kryehajduti,zv.kryehajduti,urdherdhenesi i vrasjeve te 21 Janarit dhe ai qe shuajti me pisllik ngjarjen me te turpshme te bulevardit ne 21 janar duke i humbur gjurmet vrasesve te vertete !Kjo eshte shqiperia e parazgjedhjeve te radhes ku edhe kete radhe do te perseritet i njejti skenar si me pare ,veçse me nje ndryshim se tashme nuk drejtohet me telefon por direkt kjo vjedhje e radhes!Turp per kete popull n.q.se shkon te votoje ne nje kuti qe eshte e mbushur qe tani me flete e qe priten te digjen si paraardheset.Hajdutet qeshin ,nen premtimet e genjeshtrat e Miqeve se shqiperia do te tregoje vehten se si mbrohet nderi edhe e ç’veshur laskuriq.Turp
Tani qe vuri dhe kamerat ne Tirane, e mori bashkine. Kamerat ne qytete europiane, d.m.th me qytetare e jo me surrogat kasabaje, jane vetem neper instituzione ose ne ambiente private. Te vendosesh kamera ne ambiente publike, sheshe e rruge dueht te perballesh se pari me qytetaret dhe privatesine e tyre dhe ne 99% te rasteve nuk do mundesh ti vendosesh. Ndersa ne Tiranen e Albanistanit, ku qytetare(qyqetare) quhet nje surrogat kasabaje, jo vetem qe ua vendos kamerat edhe ne vrimen e b…. njerezve, po ta quajne edhe merite. Ndryshimi midis njeriut dhe ariut nuk eshte kaq i veshtire per tu pare.
LULI eshte vegla e saliut e tund eshkund ku te doj
Xhozi eshte truri i vegles se sales
Iliri eshte zbatuesi i vendimve te trurit te vegles se sales