Mos u krahasoni me Berishën!

1 Mars 2011, 21:46Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në debatin politik në Shqipëri, dhe sidomos në kakofoninë e grave dhe burrave që shfaqen para mikrofonit me një letër me dorë, po shfaqen dy tendenca të cilat herë janë të qarta e herë shkrihen me njëra- tjetrën. Tendenca e parë është përpjekja e Berishës për të shpikur një problem që nuk ekziston dhe që opozita të merret me të për një farë kohe, dhe tendenca e dytë është kur Berisha i frikësohet një lëvizje të opozitës dhe fillon sulmin ndaj liderit të saj për gjëra krejt personale. Kështu, pasi ndodhi vrasja e katër qytetarëve, Berisha shpiku puçin e shtetin dhe jo në pak raste e futi opozitën në spiralen e vet duke shpjeguar që nuk ishte puç shteti. Shpiku pjesëmarrjen e gazetarëve në puç, dhe kur e pa që ne nuk ramë në spiralen e tij po filluam të talleshim, u tërhoq. Shpiku përgjegjësinë e dhunës mbi institucione për të legjitimuar vrasjet dhe shpesh opozita fillon e i shpjegon se ajo nuk ka përgjegjësi që disa njerëz qëlluan policët. Kaq do Berisha dhe e mban debatin pikërisht këtu. Në një periudhë dy vjeçare kur ai ka bllokuar forcërisht KKRT-në e Tiranës duke paralizuar industrinë e ndërtimit, ka shpikur që Edi Rama jep leje ndërtimi dhe merr 20 përqindësha, ndërkohë që askush nuk punon dhe askush nuk ndërton përveç njerëzve që punojnë me lejet e dhëna nga Sali Berisha dhe që janë njerëz të oborrit të tij. Të vetmit që kanë ndërtuar këto dy vjet pa leje në Kinostudio janë pronarët e medieve të tij, bile dhe njerëz të familjes së tij. Dhe këtu shpesh opozita rri e sqaron se nuk merret me leje apo nuk merret me 20 përqindësha. Në ekrane shfaqet zëvendëskryeministri që flet për 7 minuta për miliona euro dhe ai shpik faktin që janë hequr 20 sekonda për të kompromentuar kryeministrin. E vërteta e hidhur është në fakt se në historinë e atij hidrocentrali, njeriu që pret të marr tenderin është pikërisht njeriu që i ka falur shtëpi kryeministrit. Nuk dua të zgjatem në fakte të tjera për të ilustruar idenë se shpesh opozita jonë futet në spiralen e shpjegimit se ajo nuk është e korruptuar siç akuzohet dhe se di t’i bëjë punët më mirë se Sali Berisha. Ky është një gabim që mund t’i kushtojë pasi e relativizon atë shumë në opinion publik. Opozita duhet të injorojë tërësisht spiralen e luftës së Sali Berishës dhe duhet t’u dëshmojë shqiptarëve se nuk është më e mirë se Sali Berisha, por është e ndryshme nga ai. Nuk ka nevojë të dalë një grua pa tru nga PD dhe të thotë që Ina Rama është fajtore për të vrapuar nj grua me pak më shumë tru nga PS që të thotë që Ina Rama nuk është fajtore, por është Saliu. Berisha duhet të vihet me shpatulla për muri për katër të vrarët dhe për asgjë tjetër. Harrojeni betejën e tij kundër prokurores, presidentit, medies dhe pushteteve të tjera. E bën pikërisht për t’i shpëtuar akuzës për vrasje. Ndaj nuk duhet harxhuar asnjë energji për tu futur në spiralen e betejave të shpikura të tij. Ndaj tij duhen kursyer fjalët e tjera të gjuhës shqipe. Ai tani është thjesht një kryeministër që ka vrarë katër qytetarë me urdhër të tij dhe duhet të ikë nga politika si vrasës. Opozita nuk ka pse shpjegon që është më e mirë apo e pastër se ai. Opozita nuk ka vrarë njeri, dhe krahasimi me një vrasës e dëmton pasi e bën relativ. Ajo është e ndryshme nga ai, pikërisht pse s’ka vrarë dhe kjo duhet të jetë beteja e saj. Nëse njerëzve u thua se je më i mirë apo pak më i mirë se Berisha, nuk u ke thënë asgjë, pasi ajo është një vlerësim relativ. Ai duhet injoruar  e izoluar në betejat e shpikura të tij dhe duhet tërhequr zvarrë në betejat reale që ka shoqëria shqiptare, që janë vrasjet politike, korrupsioni, lufta ndaj institucioneve, mungesa e lirisë ekonomike dhe mbi të gjitha sundimi antiligjor i Sali Berishës.

Tendenca e dytë është mënyra se si Berisha u kundërpërgjigjet. Vetëm se gratë socialiste njoftuan një protestë kundër gjuhës së Berishës më 8 Mars, ai ka dy ditë dhe do të vazhdojë dhe ditë të tjera të nxjerrë gratë e PD-së të sulmojnë me një gjuhë të egër Edi Ramën. Mos u shqetësoni se do ta bëjë deri më 8 Mars. Është strategjia e tij që përshkruam më sipër. Pra, nëse ne themi që Edi Rama është më i mirë se Berisham ai nxiton të thotë jemi njësoj ose është më i keq. Dhe si për ta bërë më cinike betejën përdor për këtë fjalor pervers gra të pamësuara të PD-së, kryesisht të ardhura nga provinca që vijnë në Tiranë vetëm të hënë dhe të enjte për të lexuar deklaratat e tij. Dhe këto gra nuk mendojnë ashtu siç flasin. Unë njoh disa prej tyre, po përfshi dhe më alergjikja e tyre Mesila Doda, nuk mendon aq neveritshëm sa detyrohet të flasë. Ato mund të mos jenë shumë të zgjuara, apo shumë të kulturuara, por janë gra dhe femra normale. Ato nuk flasin as me burrat e tyre siç detyrohen të flasin në emër të Berishës. Dhe ky është një dhunim publik i tyre. Berishës i duhet doemos kjo shkollë politike, i duhet doemos kjo spirale, i duhet doemos të krahasohet me Edi Ramën apo çdo kundërshtar të tij. Nuk ka rëndësi nëse del më i mirë apo më i keq, se atë e zgjidh dhe me vjedhje votash. E rëndësishme është të jenë e njëjta racë. Kjo e qetëson. Ndaj nuk duhet rënë në spiralen e tij. Ka shumë rëndësi që shpresa të ngjallet nga një model i ndryshëm dhe jo nga një model i krahasueshëm me të. Meqë ai nxjerr gra që shajnë siç nuk flasin me burrat e tyre, nuk ja vlen të nxjerrim gra të kulturuara që t’i thonë “të të vijë turp Sali Berisha” se ai qesh me lot me to. I duhet bërë betejë vetëm për një gjë, për faktin që ka vrarë për të vjedhur qysh nga 15 Marsi i viti 2008 dhe po vazhdon të vrasë për të ndenjur në pushtet. Kjo e bën atë të ndryshëm nga çdo politikan në Shqipëri. Për të vjedhur në këtë vend s’ka vrarë askush. As komunistët. Ata kanibalë kanë vrarë për të sunduar në varfëri këtë vend. Ky ka vrarë për të pasuruar familjen e tij. Ky ka vrarë për të mposhtur opozitën. Ky  është hendeku që duhet të shikojnë shqiptarët.

16 komente në “Mos u krahasoni me Berishën!”

  1. LORA says:

    Shpresoj qe kjo keshille e vyer ti sherbeje veprimit opozitar per te korrigjuar qitjen e tij.Pergezime Mero.

  2. dymi says:

    Krejtesisht e sakte, ne PS, cdo dite duhet te dale ne konference shtypi nje person e te thote vetem nje fjali: Sali Berisha eshte VRASES e per kete arsye e ka vendin ne BURG; me Sali Berishen nuk ka demokraci e pasuri per te gjithe , por vetem diktature.

  3. mendimi_im says:

    Sala asht i pakrahasueshem.
    Nese Xhorxh(Gjergj) Kastrioti e mbajti 25 vjet Sala besoj se mund ta mbaje 30 vjet pushtetin ?
    hahahha

    1. sociologu says:

      30 jave the? Po pastaj? fundi eshte i shkruar! dhe eshte i tmerrshem! Do largohet nga Shqiperia qe po djeg e zhvat dita dites!

  4. sociologu says:

    Mero ka shume te drejte!!!
    Opozita duhet vetem te thote te njejtin refren: Ik Sali, vendi yt eshte ne qeli. Ti nuk pyet per Shqiperi, te pafajshmit vrave ti!!!

  5. ari says:

    Edhe une s’arij ta besoj si s’kane turp keto gra per ato qe nxjerin nga goja. Deputetja e Korces eshte njeri aq i bute sa nuk u kthente pergjigje talljeve e percmimit te kolegeve te saj kur ishte pedagoge ne universitet dhe jo me te shante dhe te ofendonte sic ben cdo jave. Une e di qe ato qe lexon nuk i ka shkruar vete sepse ajo s’eshte e zonja te beje as nje sms por me sa duket s’e kish menduar qe Sala mund ta perdorte keshtu. Me vjen vertet keq kur e shoh qe reciton te njejtat vargje me te cilat PD nisi fushaten e zgjedhjeve lokale 3 vjet me pare. Nuk e di si ndjehet e ema qe e shtyu te hynte ne politike. Po i shoqi? Sa turp.

  6. klea says:

    po shyqyr qe foli njeri tamam se plasem, shpresoj qe keshilla juaj te degjohet nga opozita

  7. 21Janari says:

    Konstatim shumë i saktë! Ekziston edhe një faktor tjetër që e rëndon pozitën :
    ne cilin vend normal dhe me “demokraci funksionale” vrasjet mund te mbrohen politikisht?
    Vetëm një i përfshirë ne vrasje e që nuk ka shpëtim tjetër, detyrohet ta bëjë edhe ktëtë. Qoftë 21 Janari qoftë Gerdeci, e sidomos mbrojtja politike që i bëhet vrasësve, janë nje argument themelor që i jep të drejtë çdo opozite të kërkojë rivendosjn e “demokracise funksionale” ne vend!

  8. fule says:

    Aksioni opozitar duhet te perqendrohet te vrasjet e Gerdecit dhe 21 Janarit. Ketu mberthehet edhe Iliri edhe Saliu me familjaret e tij. Cdo pergjegjesi tjeter eshte shume me e vogel se kjo.

  9. beso says:

    z.Mero,politika nuk ka moral;Saliu nuk i njeh te dyja,as politiken dhe as moralin.Jetojme ne epoken e TV-se Live,ku dhe ai qe do te hidhet nga ballkoni,pret njehere qe kameramanet te vendosin kamerat dhe t’i ndezin, pastaj te lexoje deklaraten e te hidhet…Show politik qe ben Berisha nuk eshte pjese e politikes,eshte presion infinit nga me te uletit,ku mjeku me i pamoralshem,qe ka pushtuar ingranazhet e shtetit,sulmon,vret,rrezon dhe zhvesh nga njerezorja,jo sepse i duhet te beje qeverisje te drejte,por ta nderseje qeverisjen per hesapet e veta,duke na kthyer ne viktima kanuni.I ka zene prite Edi Rames,me keto grate qe lexojne rreshta te pamoralshme,ne emer te nje morali qytetar;nuk e kuptoj pse ne demokraci,qe e kemi thene aq here,por qe s’e paskan ngulitur ne tru zagaret e politikes,qe Edi Rames,nuk mund ti mbyllet goja ngaqe eshte i biri i Kristaq Rames,ndjese paste.Shume te rinj u binden se socializmi i E.Hoxhes gabohej rende ne nxitjen e luftes se klasave,dhe se shkuarja gjer ne bijte e niperit e denimit kolektiv,ishte nje nga shkaqet qe shoqeria jone perfundoi te hante vetveten.Qysh sot,keta zagare te politikes nxitin nje maskarade te tille,dhe ne emer te kujt politike?Mua s’me intereson se te kujt jane femijet e E.Hoxhes,nese ata sot bejne sherbime te mira,mire se te vijne!Kur flas per femijet e E.Hoxhes,te tjereve asqe ua kerkoj biografine e pemes familjare.Kjo qe bejne PD-istet eshte fare e pamoralshme;fare mire mund te germojne(Salebanet i kane”trashegimi”trazimin e letrave biografike)dhe te gjejne ne gjysherit tane ndonje te pabere,por a justifikon kjo linçimin e pasardhesve?Kjo eshte shume serioze,sepse te merresh me prindin e vdekur te kundershtarit,eshte nje dobesi e theksuar karakteri,dhe une ve bast qe Saliu eshte karakter shume i ulet.Pershendetje!

  10. rexha italia says:

    ZOTI mere ju keni shume te drejt
    DUKE e pare qekultura jon shume meret shume shpejt jo vetem nga burrat por edhe nga grat e
    PORDH LAMENTIT athere kjo paraqet kulturen e SALI BERISHES burre shteti
    SIC thote ferziu AMBASADORI amerikan

  11. Arben007 says:

    Ke bere nje analize shume te sakte zoti Mero, nje analize qe duhet ta benin kreret e opozites dhe çdo shqiptar qe vlen. Sa here qe degjoj keta pd-istet (qe i keqperdor kryeqeni s.b.) te thone Edvin Kristaq Rama, them me vete: sa i ndyre qe qenka ky saliu, edhe te vdekurit nuk i le te qete e ua permend emrin e i fyen (ekzaktesisht siç do bente nje komunist i Enverit), po normale qe s’ka ku te kapet fare e flet lloj lloj brroçkullash, si e si qe ta largoje vemendjen nga vrasjet qe i urdheroi vete. S’duhet te mjaftohemi me thenien: “Shume njeri i ulet ky sali-gadafi, tipik diktator i lige”, duhet te protestojme fort si libianet, ta hedhim qelbesiren ne shesh!

  12. Gramozi says:

    -O z.MERO….Beni nje artikull per keto zhvillimet e sales qe jane vetem ZIFT—–Dhe nxirrni ne PAH te verteten qe te gjitha behen sepse COMPANITE e ZIFTIT e ndihmojne me fonde per fushata dhe per blerje dhe vjedhje votash..(kuptohet nje pjese futet ne xhep)…Prandaj zoti MERO salushi vetem “shtron”..se jane premtimet qe u ka dhene dhe do t’ju jape ne zgjedhjet e ardhshme companive te ziftit—-Sepse per salen jane mete rendesishme parate per pushtet se per vila….Ky njeri mesjete po e NXIN Shqiperine edhe me fjale edhe me vepra….

  13. reformatori says:

    Analiza ne vetvete eshte e perkryer! Por megjithate ceshtja parimore, ajo me e veshtira qendron tek pyetja: a duhet ti pergjigjemi Berishes me te njeten monedhe apo jo! Problemi me kete njeri qendron se sido qe ti pergjigjesh ai nuk ndryshon! Une besoj se duhen perdorur te gjitha menyrat dhe te gjitha format! E provoi Edi Rama me qendrimin ndryshe (pertej te majtes dhe te djathes!) por nuk fitoi asgje. Nje forme e vetme nuk mjafton! Duhen kombinuar te gjitha format me mase dhe me mencuri.
    Personalisht mendoj se mbi te gjitha mjetet dhe format e lufte impnohen dhe nuk zgjidhen! Nese dikush te sulmon me kallashnikov, nuk mund te mbrohesh me lule!

  14. magda says:

    Me ne fund oferta e PS eshte e ndare me thike nga Ajo e PD-se, kjo nuk mund te diskutohet me. Logjikisht zgjedhesit duhet te zgjedhin pa hezitim oferten e opozites, qe tashme duket qarte, por problemi eshte se, a do te kene zgjedhesit besim se vota e tyre do te numerohet. Me çkemi degjuar ne fshatara pothuajse nuk behen fare votime. Prandaj sidoqe opozita te flase nga foltorja problemi eshte si do te sigurohet garancia e rezultatit te zgjedhjeve, qe ne fakt pengesa eshte vete kryeministri.

  15. ekita says:

    Jam shume dakord me Gramozin kur thote qe “Ky njeri mesjete (S. B.) po e NXIN Shqiperine edhe me fjale edhe me vepra….” Ka nxirje me te madhe per Shqiperine sesa anetaresimi ne NATO apo liberalizimi i vizave? Ah sikur ta linin rehat te na i nxinte pak me shume Shqiperine duke arritur integrimin e vendit ne BE, atehere do mbahej mend si nxiresi me i tmerrshem qe ka pare ndonjehere historia….

Comments are closed.

Lini një Përgjigje