Në debatin e para disa javëve rreth kushteve të pafavorshme për zgjedhje vendore, ambasadori i SHBA në Tiranë Aleksandër Arvizu, inkurajoi opozitën dhe shqiptarët t’i kthejnë zgjedhjet vendore në një referendum për qeverisjen. Amabsadori Arvizu është tashmë i paragjykuar pa shumë të drejtë si mbështetës i Berishës, por kjo nuk na pengon ta marrim seriozisht deklaratën e tij. Por a mund të jenë zgjedhjet lokale një referendum politik?
Pa diskutim që janë, por jo në tërësinë e tyre, por në cilësinë e ballafaqimit të tyre. Nëse bëhet fjalë se kush do ta fitojë Peqinin apo Rrogozhinën, nuk kam siguri të them se aty qytetarët do t’i konsiderojnë zgjedhjet referendum. Por ka një kampion të këtyre zgjedhjeve që në të vërtetë mund të merren si referendum dhe ai është votimi në qytetet e mëdha dhe zonat e ndriçuara politikisht. Tirana, Durrësi, Shkodra, Vlora, Elbasani dhe Korça përbëjnë padyshim një kampion elektoral ku edhe zgjedhjet vendore mund t’i konsiderosh referendum. Kjo për arsyen e vetme se elektorati në këto qytete është më i qartë politikisht dhe nuk joshet në votime nga përçarjet brendapartiake apo premtimet banale për ujërat e zeza, rrugicat me asfalt apo lejet e ndërtimit. Në këtë pikë mund të thuhet pa frikë se rezultati në qytetet kryesore të Shqipërisë, qofshin këto bastione të PD apo PS, është një referendum.
Në këtë pikë deklarata e ambasadorit Arvizu është shumë e rëndësishme, nëse ai e ka thënë seriozisht. Kur them është e rëndësishme kam parasysh se referendumi duhet të vlerësohet si referendum, pra duhet të ketë një efekt pas. Për të qenë më i qartë ambasadori duhet të saktësojë se nëse opozita fiton referendumin, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Kjo është logjika e vetme që mund ta na shtyjë t’i quajmë zgjedhjet vendore referendum. Ndryshe ato janë zgjedhje vendore, ku mund të fitojë dhe i pari i fshatit që nuk është as i PS, as i PD.
Por duke mbetur tek ideja që zgjedhjet edhe nëse nuk kanë kushtëzime, do të jenë një lloj referendumi, ato kanë të nevojshme kandidimin e figurave të forta politike në krye të garës. Në këtë pikë debati për Tiranën duket qesharak dhe as që duhet të hamendësohet. Referendumi është në radhë të parë për të marrë votëbesimin ose mosbesimin Edi Rama dhe ai duhet të jetë në krye të garës në Tiranë. Ai duhet të votëbesohet nga kryeqytetasit në një betejë të drejtpërdrejtë politike me Sali Berishën, pavarësisht kë lolo do t’i nxjerrë atij përballë. Edi Rama nuk është në një fazë normale të karrierës së tij politike, pasi është në një betejë të stërzgjatur politike për transparencën e zgjedhjeve, ku akuza kryesore që po i bëhet është se nuk do të njohë humbjen e Qershorit 2009. Ai ka rastin më 8 Maj të hap kutitë që nuk ja hapi Berisha dhe të testojë votëbesimin popullor ndaj tij. Këtu komentet apo skenarët s’kanë më asnjë vlerë dhe nuk duhet krijuar asnjë mëdyshje. Ai duhet të jetë në krye të garës dhe të udhëheqë fushatën e opozitës duke garuar në kryeqytet. Dhe modeli i tij duhet të ndiqet në çdo bashki të madhe të vendit, ku duhet të jenë ose kryetarët ekzistues ose figurat e spikatura politike. Kjo është e vetmja mënyrë që këto zgjedhje të kthehen në referendum dhe i vetmi shans që të detyrohet dhe faktori ndërkombëtar të imponojë rezultatet që imponon një referendum i fituar apo i humbur. Çdo arsyetim se ç’do bëhet më tej me zgjedhjet dhe debatin politik në Shqipëri janë debate që thjesht duan të kompleksojnë Edi Ramën për t’i lënë fushën e lirë lolos së radhës së Sali Berishës. Kjo nuk është betejë e Lul-ave dhe tulave, por e Berishës me Edi Ramën. Si e tillë ajo duhet të bëhet e fortë, transparente dhe shumë politike. Opozita nuk ka luksin të lëshojë asnjë centimetër katror pushtet përballë Berishës dhe as që duhet të dëgjoj sirenat që duan ta tërheqin në breg lidershipin e opozitës për të parë si i shqyejnë ushtarët e saj pa autoritet plaçkitësit e pushtetit. Vetëm një referendum i tillë mund të çojë vendin në një zgjidhje të re politike. Më shumë se kushdo Perëndimi e di mirë se në vitin 2012 nëse Berisha është ende në pushtet, ai merr të gjitha pushtetet që ka pasur Enver Hoxha dikur. Ai merr përfundimisht dhe presidentin, kryeprokuroren dhe SHISH, dhe pastaj kostoja e ç’montimit të tij ka për t’i kaluar kostos së largimit të Gadafit nga Libia. Në të vërtetë Perëndimi ka nevojë të shikojë një referendum të pakontestuar për ta ndalur më të keqen që mund të ndodhë nëse vendi nuk shkon në zgjedhje të parakohshme. Dhe ajo e keqe nuk ikën më me zgjedhje, dhe as me intifadë gurësh dhe çadrash. Ajo e keqe që mund të gjejë Shqipërinë në vitin 2012, nuk ikën siç tha Berisha as me 3 mijë të vrarë. As sa në vitin 1997.
Comments are closed.
I dashur Mero, Eshte per te uluritur, qe nder kohe qe Berisha e ka marre keshtjellen kryesore te cdo procesi zgjedhor, pra Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, opozita nuk e perqendron luften te kthimi i pavarsise se ketij institucioni themelor, por po pret qe gjerat te degradojen me renien e Institucioneve te tjera ne preherin e Berishes.
Te drejtohem ty personalisht, sepse opozita dhe nje pjese e madhe e opinionit eshte e coroditur dhe po pret te ndodhin mrekullira.
Te shoh ty si shpresen e fundit te nje zeri te fuqishem qe mund ta ndricoje kete opozite te coroditur, duke i bere thirrje te gjithe demostruesve te rrjeshtohen para Pallatit te Kongreseve dhe te kerkojne deri ne fund doreheqjen e Arben Ristanit. Please!!! Tek e fundit marr persiper te bej rolin e profetit nje here te vetme: kjo ka per te ndodhur ne muajt e ardhshem ne menyre te pashmangshem, ndonese me shume vonese…
Ende si gazetar o Mero nuk e keni kuptuar se PS-ja nuk merre dot pjese ne zgjedhje. Ky do ishte harakiri per te, pasi edhe KQZ dhe KZAZ jane vetem me mazhorance. Dihet se strategjia ne Berishes ne 2009 ishte blerja e komisionereve te PS-se, ka ndonje qe nuk e di akoma ne rrethin e politikaneve, gazetareve apo diplomacite e tjera te huaja. Mendo tani se cdo ndodhe me 8 maj. Sala do beje zgjedhje te ndershme. Kjo eshte metafore butaforike. Asnje nuk e beson se Sala do dhuroje pushtetin pasi vrau e pasi po varros demokracine ne vend. Ju si medja keni detyre te protestoni para perfaqesive te huaja per te ushtruar presion dhe per te kerkuar te drejtat e informimit si simotrat ne perendim dhe USA. Njerezit jane te turbulluar nga kjo mbeshtetje qe USA dhe europa po i jep sistemit korruptiv te Sali Gerdecit. E kuptoj se ata kane nje mendim jo te mire ndaj Edi Rames(e quajne fodull, e madje me te drejte), por nuk kane te drejte te dalin ne krah te njerit apo tjetrit. Le te pozicionohen ne lufte ndaj sistemit te drejtesise me avokate, prokurore dhe gjyqtare, le te dalin ne mbrojtje te fuqizimit te demokracise duke lejuar pluripartitizmin, lejimit me ligj te partive reale(ligji i tanishem ka bere te pamundur ekzistencen e me shume se dy partive kryesore), perkrahjes se gazetareve direkt neper redaksite e tyre.
Kjo eshte tentative e Arxhiut per ti shtuar jeten dhe ditet qeverise se Saliut
-Ne fakt eshte mire qe Edi para se te futet ne votime , te kerkoje paraprakisht qe kutite e materialeve zgjedhore
te hapen nqs do kete dyshime
Dhe ta bejne si mareveshje me pranine e OSBE dhe amabsadoreve te huaj qe –per cdo kontestim nga cdo pale te lejohet hapja e kutive
Ne kete menyre tremben edhe ata perfaqsues te PS qe mund te koruptohen , dhe keshtu qe i priten duart e vjedhjes Sales
Se ndryshe nuk i dilet —Sala do i vjedhi edhe keto votime , sidomos ne Tirane qe te godasi Edin
Ndaj opozita te futet ne zgjedhje
duke kerkuar qe te behet ligj qe :—Per cdo rast qe partite kane ndonje dyshim per manipulim , te hapen kutite e materialeve te votimit
.dhe keshtu i pritet mundesia e vjedhejs se votes dhe e koruptmit te komisionereve
ambasadori Aleksander Arvizu! Sa fjale e madhe! Sa shume abuzime behen me kete fjale! Madje dhe Lartmadhnia e ka shume per zemer kete fjale! fytyra e keti tipi Deklarate, dhe deklaron ” si te votojme, si tja futem brenda ne kuti! dy fytyra Sala dhe Arvizu GARA kush e kushe te dal ne gazetat dhe ne TV-verat… Topi i topave ka te drejte te friksohet se i zene (vendin)..Sa shume ngarkohet mashtrimi, kur popullit te thjeshte i thua se goja dhe fytyra e keti burri! eshte amerika! Imagjinoni sa ton peshon genjeshtra kur nuk eshte vecse nje fryme as e zeze, dhe as e verdhe vetem nje zote e dine!…Abuzohet deri aty sa gazetave e televizioneve sa nganjehere te vjen ndot ta shikoshe…I vetemi shtete ne (bote) Shqipri gazetar me ton!!) Pse nuk i pyesin, keta ambasadoret e huaj pavarsisht se ciles ngjyre i perkasi, Kush jene ata qe mesojne shqiptaret.. Pse vetem inderuar gazetar Baze, guxim dhe force te perballet me te gjithe ligesine, qe ka pllakosurr kete vend, me mafjen-ordinere e pushtetare,
Me ben pershtypje butesia e zotit Baze ndaj ambasadorit Arixhiu.
Kam frike se ” b b b” ka shume te drejte kur thote qe eshte taktika e ketij Rajersoni me ngjyre per t’i shtuar ditet kesaj mender qeverie…
I dashur Mero, qendrojne te dyja alternativat qe ke parashtruar, por keto mbeten ne kuader te hamendesimeve, sepse de facto, Ghadafi yne zoteron te gjitha instrumentat per te manovruar serish ne keto zgjedhje, ku nuk kemi asnje garanci per rezultatin, edhe pse Ghadafi yne nuk mund te korre sukseset e mubarakut me 98 perqindesha, serish eshte i afte te bleje, te mashtroje , te lidhet ne koalicion edhe me Ghadafin e madh, te vrase, e te fale Shen Naume e cka mbetur tjeter nga kombi yne fatkeq, vetem e vetem per te mbajtur kete pushtet gjakatar..
Zgjedhjet e parakoheshme, me duken me teper si nje tymnaje ku ky cakall i qeverisjes kerkon te qetesoje shumicen opozitare , e ngjashme me 400 dollaret qe shperndau Ghadafi senior, dhe dyfishimin e rrogave te mbretit Abdallah, ndaj, priremi te jemi skeptike edhe kesaj here…
Do te te lutesha i dashur Mero, te perqendroheshe pak me shume ne gjyqesorin tone, me qellim qe te sqarojme ne mendjet tona perfundimisht nese ka mbetur ndonje grime shprese tek sistemi yne gjyqesor, pasi , me thene te drejten shpresat ishin me shume ne nje vendosje drejtesie demokratike per vrasjet e pushtetit, edhe pse Gerdeci na sinjalizoi nje here e mire…, ndaj do te qe e dobishme te kuptonim se s’mund te presim per zbardhjen e 21 janarit…
Shume respekt per shkrimet e tua, (na ke lene pa pune) :)))
Edhe nje here e keni kapur ne nje pike qe duhet ta pranojme nuk na vajti mendja Z. Baze
Kam mendur Sali Berisha vetem i fituar mund te dale nga keto zgjedhje. Edhe sikur te humbe perseri 8 nga 10 apo 11 qendrat kryesore. Mund te pranoje se ka pasur probleme ne qeverisjen e tij, prandaj duke degjuar qytetaret ta kaloje pas 2 javesh me disa ndryshime ministrash. Pastj do thote, takohemi ne 2013.
Por nese eshte vertet referendum sic thote Z. Arvizu, dhe nese plotesohen kushtet baze te opozites per listat dhe KQZ-ne, pse jo. Natyrisht Edi Rama duhet te kandidoj per Tiranen dhe te udheheq fushaten ne cdo qytet kryesor.
Po kjo nuk e di po me tingellon shume e bukur per te qene e vertete. Me realist me duket ajo qe parashikoni ju ne 2012, ku Saliu do perzgjedh kryeprokuror, president dhe kryetar shish-i tjeter.
Mjere ata qe nuk jane larguar nga shqiperia deri ne ate kohe.
Aktoreve qe njohin pushtetin e dale nga zgjedhje me vote te numeruar keq ose shume keq ne 1/3-en e tyre nuk u duhet referuar me e jo te mund tu besojme edhe njehere.
Dr. Tyryry-ja e ka lexuar shume mire rezultatin e Referendumit te 1994-es,si refuzim plebishitar te tij nga Populli Shqiptar.Qe nga kjo kohe duke e ditur fare mire qe njerzit nuk e duan,ka zbatuar te vetmen mundesi te tij per te dominuar e dhunuar vullnetin e tyre me vjedhje e vetem vjedhje te votave dhe me kurverimin politik me Nanon,Meten e sektin e vellazerise gangstere te tyre qe e kane kapur per gryke Shqiperine.Ne kete derexhe ku eshte vendi dhe kur fajtori eshte cullak para gjithe gjindjes jashte e brenda kufirit tone do ishte tragjedi e madhe(nuk e teproj asfare me kete qe them) te pranoje shkuarje ne zgjedhje me dr.Tyryry-ne.Cdo dite ne pushtet e tij eshte fature shume e rende per vendin.Ne gazeten Tema doli dje raporti i Bankes Boterore qe e klasifikonte ekonomine tone per 2010-en te dale jashte cdo sistemi ekonomik,me 59% te PBB borxh publik,pra kolaps total i
garantuar me strategji antikombetare.Vendi ka rene ne koma e ta shohesh me syzet e Arvizeve eshte nje fatkeqesi e madhe per ne.Te gjitha pushtetet pa perjashtuar edhe ate vendor jane ne paralizen e komanduar nga qeveria tyryry e kreu i saj tyryry prandaj e vetmja zgjidhje per ti cliruar ato jane ZGJEDHJET E PARAKOHESHME PARLAMENTARE nese duam ta kapim zgjidhjen nga koka e jo nga bytha.Cdo dite zgjatje pushteti e Tyryry-se eshte varferim eksponencial i njerzve berja e tyre me vunerabel e shterimi i forces se oponences apo refuzimit te demostruar deri me tash nga njera ane,dhe rrit shanset e Tyryry-se per ti blere me lire rezultatet e duhura per te nga ana tjeter.Keto qe them i kam bindje te patundura e jo karshillek ndaj teje i nderuari Mero.
…Referendum apo zgjedhje PS po gabon me pjesemarrjen ne nje proçes skandaloz te dirigjuar nga Berisha me Ristanin.
-ne proçesin zgjedhor 2009 vete kreu i opozites u perlyhe personalisht ne shit-blerjen e votave. Kujtoni votat e Ndroqit, per Ilir Meten. nese nuk do ta kishte bere ate veprim, atehere perkrahja nga komuiniteti nderkombetar dhe nga shqiptaret per trasparencen e votave do te kishte qene maksimale, Berisha nuk do ta kishte çuar me gjate se qershori 2010.
BE dhe SHBA e kuptuan luften e pandershme te Berishes dhe Rames; me llogjiken e tyre te vjedhim bashke, ku, dhe sa te mundim, pastaj bejme llogarine. te dy hajdute, por i humburi me pas do te thoshte; kapeni ate se, ai ka vejdhur me shume se une.
Malokut po i pjell gjeli me gadafin.Ketu nuk eshte maloku qe po ben reformat apo po hedh idete se si duhet manipuluar sistemi zgjedhor.Ai eshte me fodull dhe me kokeforte per te bere gjera te tilla.Sufleri i tij po kthen faqet e skenarit dhe maloku vetem sa i reciton keto faqe.
Pra opozita tani eshte me shume se e corientuar se kurre ku pervec faktit qe brenda shtepise ka plasur sherri dhe kjo eshte mese evidente,tani i duhet qe te merret dhe me suflerin te pakten per momentin.
Suflerit i intereson fakti qe sherri ne shtepine e ps eshte bere pa zhurme te madhe dhe jane pikerisht keta “plangprishes” qe ne nje te ardhme te shkurter do te fillojne te recitojne skenaret e po te njejtit sufler.Per momentin burri i gjate qe eshte pa asnje plan dhe kerkon sa me shume osbe pjesmarrje po luan me “shoncin”.
Mendoj se ketu per kete kohe burri i gjate duhet qe te shuaje sherrin me “plangprishesit “mrena per mrena” dhe gracka qe po i ngre uncle sam me ane te malokut sa po vjen dhe po afrohet.
Nje levizje eshte kjo qe thote Mero me referendum por perseri procedurat per aprovim do ta vonojne qellimisht dhe qe me nje amendament ne parla-zoo-ment do te hidhet poshte,pra si ide eshte e mire por nuk ka kohe.
Mendoj se rama duhet te rrise presionin ndaj malokut dmth bjeri deres te degjoje pragu.
Evropi e kupton mire dhe e di sh.mire qe uncle sam i ka dale perballe eu dhe po i tregon dhe nje here se kush eshte boss ne shqip.Mesazhi i Pack eshte i qarte kur thote se po “deshtuan zgjedhjet eshte faji i opozites.”Pra ketu nuk insinuohet per ngerc politik por per nje zgjidhje te ngercit.Evropi terhiqet dukshem ketu dhe nuk do qe te jete lojtar kryesor(rama kerkon tani qe te jete) sepse fatura e eurove mund te jete me e shtrenjte.Por ka dhe disa si Pack qe nuk duan qe e gjithe kjo pune shume vjecare qe ajo vete e ka bere ose si te thuash “her baby” ne shqiperi te vilet nga uncle sam.
Pra mendoj se Bojkoti i plote i zgjedhjeve, Mero, do ti japi kohe opozites per referendum dhe suflerit kjo nuk intereson sepse i duhet gjeografia e shqiperise “asap” dhe keshtu me i krijohet nje “time constraint” qe mendoj se per te eliminuar kete do ti duhet qe ndroje aktoret dhe mund qe vete arvizu mund te dale para mikrofonit dhe te flase per referendum ….
Zgjidhja e vetme eshte bojkoti i zgjedhjeve
Kot lodheni zoti baze ,,ambasadori amerikan eshte i interesuare vetem per interesat gjeopolitike te USA .nuk eshte ne interes te shba-se demrokracia funksionale ne shqiperi,,, vetem bojkoti dhe protestat e zgjedhin perfundimisht kete kriz ,,,protesta te pandalshme ,,pengim te mbajtes se zgjedhjeve lokale me 8 maj ,,,rrofte shqiperia ..poshte ish komunistat qe udheheqin shqiperine me metoda gadafiste ,,,poshte ilir hajduti …zgjedhje te parakohshme pa sali berishen …sali berisha eshte gadafi i shqiperise ,,
Zgjedhjet vendore vertet mund te jene nje referendum po ne rast se PS hyn ne zgjedhje ne keto kushte Sala i mer me manipulim ( flitet se po pajis kosovare me karta identiteti per ti perdorur diten e zgjedhjeve) keshtu qe ç’fare vlere do te kishte. Prandaj Rama duhet te mendohet mire para se te hyje ne zgjedhje se pastaj nuk ka kujt t’ja vere fajin.
Marr pergjegjsine te them edhe dicka tjeter: gjaku i atyre kater te vrare qendron me teper mbi koken e Ristanit se mbi ate Saliut! Mos harroni KQZ eshte qeveria e vetme dhe organi me i larte shteteror ne momentet e zgjdhjeve! Nuk ka as shpresen me te vogel qe te behen zgjedhje te ndershem me Ristanin! Poshte bedeli i Sali Berishes!
Ate cfare shkruan Z.Baze ,,nuk e luan as Topi,, pasi ai ka kohe qe i eshte perkushtuar problemeve te shumta qe jane shtuar edhe me teper me ,,Qeverisjen Blu,, te diktatorit te ,,Kohes Dixhitale,, Sali Berisha, qe per fatin e keq te Shqiperise dhe Shqipetareve vazhdon te sundoje duke perdorur metoda diktatoriale te sofistikuara.
D J E
Me thikën e mausit vratë fjalët e mia.
Fjale pa urrejtje, në udhë të Lire
Nuk është kjo Liria e Shtypit
Por Marrëzia në Afshin Smirë.
Nuk zgjodha plumbat por fjalen thike.
Se vrasja e fjalës është po aq e lashtë
Tmerrohem tani prej shekullit , modernes
Prapë vritet fjala, vritet gjer në Ashtë.
Ti mund të fshish me qindra fjalë
Pse si ty nuk lexojnë, shohin dritën
Kjo quhet LIRI në fjalë e mendime
E pse të ndeshet ne tuajën pritën.
Madhështia nuk ngrihet me kufinj sharjesh
S’ruhet e pastër me krasitej pa vend
Ti mund t’i vrasësh dhe këto rreshta
Më vret mua, fjalën dhe vendin tënd.
Nëse doni një oxhak në tribun fjalë
Mos mbyllni shtigje për fjalën e lirë.
Mos shtoni peshën e errët në urrejtje
E dashur Tema,bëhu më e mirë.
Krasit fyerjet, fjalët britmat rrugaçe
Shkrimet, komentet me pak vlerë
Mendimin e lire, lëre, lëre të derdhet
Shton peshën tënde,vetes i bën nder.