Ëndrra që Shqipëria t’i bashkohet Evropës është tronditur thellë

3 Mars 2011, 21:27Editorial TEMA

The Economist

“Ëndrra që ka Shqipëria për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian është në një telash të madh”. Ky është vlerësimi i errët që vjen nga Miroslav Lajçak, pika e referencës e BE-së në Ballkan. Zoti Lajçak është përpjekur për të arritur një marrëveshje mes Sali Berishës, kryeministër dhe Edi Ramës, lider i opozitës. Ai deklaron se nëse të dy palët nuk do arrijnë një marrëveshje përpara zgjedhjeve lokale në fillim të majit, do mbajnë përgjegjësi për këtë rrëmujë “pavarësisht se çfarë thonë ata”.

Nuk ka pasur një politikë normale në Shqipëri që prej zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit 2009, kur zoti Rama akuzoi zotin Berisha për manipulim. Opozita bojkotoi parlamentin dhe grevistët e urisë vendosën çadra përpara zyrës së Berishës. Kjo u vlerësua si e papërshtatshme për një vend që sapo ishte bashkuar me NATO-n dhe që kishte aplikuar për në BE, kështu që të huajt nisën të ushtrojnë presion mbi dy palët. Ata kanë hyrë sërish në lojë tani: Jim Steinberg, zëvendëssekretari Amerikan i Shtetit, vizitoi Tiranën më 25 shkurt. Por, siç sugjerojnë edhe tonet e zotit Lajçak, miqtë e huaj të Shqipërisë po e humbin durimin.

Telashet e fundit shpërthyen në Janar, kur Dritan Prifti, ish- ministër i Ekonomisë, i dha një video një stacioni televiziv ku dukej Ilir Meta, zëvendëskryeministër, që diskutonte një ryshfet të madh. Meta e denoncoi kasetën si false, megjithatë dha dorëheqjen. Pak ditë më vonë, një miting i opozitës u kthye në tragjedi. Vëzhguesit thonë se një grup agresiv protestuesish po kërkonin telashe. Por askush nuk e priste që Garda Republikane në zyrën e kryeministrit do të hapte zjarr, duke vrarë katër persona në turmë.

Zoti Berisha menjëherë akuzoi Ramën se u përpoq të bënte një grusht shteti, duke përdorur armë të maskuara si çadra. Kur prokurori i Përgjithshëm akuzoi disa anëtarë të Gardës Republikane, Berisha u përpoq të bllokonte planet e saj për arrestimin e tyre. Ai e quajti prokuroren “lavire bulevardi”, e cila ishte pjesë e komplotit të opozitës.

Genc Pollo, një ministër në qeverinë e Berishës, insiston se mitingu ishte “një përpjekje e mirëorganizuar për të nisur një sulm mbi godinat kryesore të qeverisjes, aty ku ishin kryeministri dhe të tjerët”.

“Pa kuptim”, bërtet Rama. “Ata na vodhën zgjedhjet për të vjedhur vendin dhe tani janë në gjendjen të vrasin njerëz në mënyrë që të vijojnë të vjedhin vendin.”

Zoti Berisha beson se ka mbështetjen e amerikanëve. Kjo i jep atij sigurinë të rezistojë dhe të mos bëjë marrëveshje me Ramën. Por Lajçak tha se dy burrat kanë nevojë emergjente për të rënë dakord se si të zgjidhin problemet që kanë të bëjnë me vjedhjen e zgjedhjeve elektorale dhe për të parandaluar këtë në zgjedhjet lokale të majit, thekson gazeta. Në të kundërt akuzat do të përsëriten dhe destabiliteti do të vazhdojë, kurse shpresat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE do të mbesin në sirtar.

Situata paraqitet diçka më e mirë në Kosovë. U duk e turbullt në zgjedhjet e dhjetorit, por u kthye me një koalicion e diskutime të gjata për qeverinë e re, që zgjatën deri më 22 shkurt. Kryeministri Hashim Thaçi, të cilin një raport i Këshillit Evropian e cilëson si të përfshirë në trafik organesh, kreu i mafias dhe masakra ndaj serbëve më 1999, ra dakord me Behxhet Paçollin për koalicion. Pacolli akuzohet për lidhje të afërta me Rusinë dhe Serbinë, ndërsa u zgjodh president i Kosovës, por opozita e kundërshtoi dhe cilësoi votimin me shkelje. Asnjë prej këtyre nuk e ndihmon Kosovën që të afrohet me Bashkimin Evropian.

4 komente në “Ëndrra që Shqipëria t’i bashkohet Evropës është tronditur thellë”

  1. MEMEDHETARI says:

    Endrren e Shqiperise per t`iu bashkuar Europes e kane “vrare” dhe jo tronditur vete europianet funksionare te BE-se qysh kur na thone fraza te tilla si:
    “Zgjedhjet u numuruan keq dhe shume keq ne nje te treten e Qendrave te Votimit,por ato shenuan rritje sepse ishin me te mira se sa zgjedhjet e kaluara…”
    Une personalisht tani pres nje Deklarate tjeter te cuditeshme prej tyre,dhe konkretisht:
    “Me vrasjet e 4 demonstruesve PAQESORE ne sheshin e protestes,Qeveria shqiptare ka shenuar ulje po ta krahasojme me 26 persona qe vrau ne Gerdec,pa llogaritur te plagosurit…
    Kjo tregon se Qeveria eshte ne rruge te mbare…”
    Kur gjejne – le te bejne!!!

    1. fule says:

      Per te shtuar kete fraze: “ato shenuan arritje sepse ishin me te mira se sa zgjedhjet e kaluara…” thone qe jane dhene miliona dollare kesh disa zyrtarve qe perfunduan raportin

  2. nicolla disha says:

    why this news paper does not show are comments now???????

  3. albaniac says:

    lajcak tell us smth we dont know….
    keto gjera tani qe po thua ti ne ‘studimin tend te detajuar” jane vjetruar dhe tashme maloku i ka futur ne librat e historise shqiptare te gjimnazeve si “armiqte e popullit..”
    Lajcak where is your solution or you dont have one…? si pike reference ne rajon ky studimi jot a qe nuk i lidh ngjarjet ne shqip.me ato te kosoves lere me te presesh ndonje “analogji “ne maqedoni apo kroaci.
    do you have any particular scheme, even someone’s else with your name on it…?we will buy it…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje