Sovjetikët e rinj të Tiranës dhe Prishtinës

5 Mars 2011, 21:02Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Para dhjetë ditësh u përkujtuan 22 intelektualë të pushkatuar nga regjimi komunist pasi regjimi i përfshiu ata në një skenar imagjinar se kanë organizuar hedhjen e një bombe në ambasadën sovjetike në Tiranë. Fabula ishte e thjeshtë. Të gjithë intelektualët e pushkatuar ishin kundërshtarë të spikatur të regjimit, por meqë nuk po gjendej një sebep për t’i pushkatuar, vetë regjimi hedh një bombë të padëmshme në ambasadën sovjetike dhe pushkatoi 22 kundërshtarë që s’kanë asnjë lidhje me të. Kjo mendësi kriminale, duket se po rishfaqet frikshëm kohët e fundit në politikën shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë. Më 21 Janar në Tiranë u bë një demonstratë e dhunshme e opozitës, e cila përfundoi me një masakër të forcave qeveritare mbi protestuesit duke lënë katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur me armë zjarri. Pas masakrës, kryeministri i vendit, në vend që të merrej me përgjegjësitë e tij politike për masakrën dhe hetimin e ngjarjes, nxori listën e armiqve të tij të mëparshëm dhe tentoi t’i ekzekutojë si puçistë. Kështu mosbindja e Presidentit Topi ndaj tij, mosvënia në shërbim të tij e Kryeprokurores Ina Rama për skandalet korruptive të familjes së tij, si dhe shqetësimet që i kishin sjellë disa medie dhe gazetarë kritikë me të para 21 Janarit duke i publikuar skandale të rënda korruptive dhe detaje të frikshme të jetës së tij personale dhe lidhjeve me Enver Hoxhën, mjaftuan që ai ta përdorte 21 Janarin si Enver Hoxha bombën që hodhi vetë në ambasadën sovjetike. Ai bëri publike një listë armiqsh që duheshin dënuar dhe bëri qesharak dhe disa deputetë të vet, të cilët i ktheu në një institucion inkuizitor me shpresë që diçka do arrinin. Bamir Topi, Ina Rama, Filip Çakuli, Sokol Balla si dhe unë me Andi Bushatin, kemi qenë para 21 Janarit kundërshtarë të qartë të zotit Berisha dhe atij i duhej të vriste katër vetë, për të gjetur një sebep të na shpallte luftë ne.

Për ta imituar deri në fund shëmtinë e tij, Lulëzim Basha, Ministri i Punëve të Brendshme ka shtuar në listë një emër që më ka bërë shumë përshtypje, por që më vonë e tërhoqi. Mes emrave të katër gazetarëve, fillimisht figuroi dhe një emër tjetër që nuk është gazetar, ing. Arben Meçja. U çudita shumë kur dëgjova emrin e tij, pasi ai nuk ka ndonjë lidhje me opozitën dhe aq më pak me medien. Por skema e shpjegon të vërtetën. Ai është “armiku” i Lulëzim Bashës, pasi është njeriu që ka çuar në prokurori dosjen e Lulëzim Bashës për rrugën Rrëshen- Kalimash, dosje për të cilën nisën hetimet dhe u bllokuan prej pushtetit me procedurë. Në atë zallamahi pas vrasjes së katër qytetarëve, Ministrit të Brendshëm i ka shkuar në mendje të fusë dhe emrin e armikut të tij në listë se ndoshta me këtë rast eliminohet dhe ai. Dhe ka vijuar më tej ta ndalë rrugëve makinën e tij me forca speciale dhe t’i terrorizojë familjen. Uroj që inxhinier Meçja mos të ketë qenë në ndonjë kafe afër kryeministrisë se me këtë vëmendje ndaj armiqve që ka pushteti dhe mund të ishte ndonjë nga viktimat.

Pra mentaliteti i regjimit që përdor raste të stisura për të ndëshkuar armiqtë e vet, është po aq i freskët sa në vitet 50-të, me ndryshimin se tashmë nuk ka çdo gjë në dorë dhe nuk bën dot atë që bënte Enver Hoxha. E njëjta gjë e shëmtuar ndodhi dje dhe në Kosovë. Pati një lajmërim të dyshimtë se në shtëpinë e Bexhet Pacollit, presidentit të zgjedhur në mënyrë të dyshimtë, pati një bombë. Policia verifikoi menjëherë lajmin dhe doli që ishte gënjeshtër. Nuk mjaftoi që gjithçka ishte  gënjeshtër dhe e stisur, por del dhe një zëdhënës i zotit Pacolli dhe thotë që kjo ka ndodhur se disa gazetarë kanë kritikuar Presidentin. Pra në mendjen e këtij  sulltani të ri të Kosovës, janë vizatuar armiqtë e parë të tij dhe ata janë disa gazetarë që kanë sulmuar zgjedhjen e turpshme të tij. Edhe ai mezi po pret të krijojë raste terrorizmi apo dhune për të hequr qafe ata që mendon se i prishin punë. Një partner i tij në Tiranë, i akuzuar dikur nga Sali Berisha si trafikanti më i madh i naftës në Ballkan, dhe me histori të pafundme korrupsioni dhe deri eliminime fizike, i doli në mbrojtje nga Tirana po ashtu duke i akuzuar gazetarët që e kritikojnë atë si njerëz që duhen ndëshkuar. I gjithë ky turp ndodh para syve tanë, nga njerëzit që na qeverisin, nga kryeministri ynë, nga Presidenti i Kosovës dhe nga konet që lehin me thërrimet e pushtetit të tyre. Në mendjen e tyre ka vetëm një skemë të eliminimit të kundërshtarëve dhe ajo është skema e regjimit të Enver Hoxhës që shpikte terror për të eliminuar kundërshtarët. Berisha, Pacolli, Basha dhe çdo derivat i tyre po bëjnë po atë punë, me ndryshimin se janë të pafuqishëm për të marrë jetën me pushtetin e tyre. Ata thjesht po përpiqen ta imitojnë precedentin e “bombës në ambasadën Sovjetike” si një mënyrë të menduari dhe të vepruari. Dhe përfytyroni që njëri udhëheq Shqipërinë, tjetri do të udhëheqë Kosovën dhe kjo konia e vogël lëpin buzët se mund të qeverisë Tiranën me këtë mentalitet.

11 komente në “Sovjetikët e rinj të Tiranës dhe Prishtinës”

  1. durrsaku gjerman says:

    Zoti Baze, gazetare si ty i duhen ketij kombi qe vuan nen thundren dhe hijen e vrasesve dhe hajduteve “te ligjeruar”. Nese ky shkrim me siper do botohej ne gazetat e njohura europiane per ndonje minister apo kryeminister te ndonje vendi europian, te nesermen nuk do ta gjeje me ne detyre kete person. Por tek ne, jo keshtu te shkruash, por edhe te vrasesh edhe te vjedhesh nuk i ben pershtypje injoranteve dhe idioteve qe na qeverisin sot. Kjo eshte tamam diktatura moderne e komunizmit modern

  2. nicolla disha says:

    Z. Mero Baze. Une e lexova me vemendje shkrimin qe nuk munde qe te heqe as nje pike, as nje presje. Eshte shkrime bombe. Por ajo qe une dua te them se fajin e ka opozita qe e lejon poziten te behet me e forte kunder opozites. Ne kemi nje opozite qe ka vetem fjale dhe jo vepra. Prandaje Berisha let me opoziten dhe tallet me popullin.

  3. bbb says:

    Nuk jam dakord me esencen e asaja qe ka dash te thote Baze. Nuk di pse kerohet cdo gje e keqe ti faturohet komunizmit, sovjetikeve, etj, kur ka gjera qe duken hapur se nuk jane tamam ashtu. Fjala vjen cfare sovjetiku mund te jete superhajduti Lulzim Basha?! Ai eshte nje i brezit 30 vjecar qe ska lidhje as kohore dhe as individuale me komunizmin apo frymen e komunizmit. Pikerish njerez si Basha, jane produkte tipike te “kpitalisteve” te koheve te reja “demokratike’

    1. rrapi-i-treshit says:

      po ti lexo artikullin jo titullin se aty nuk ka gje per sovjetiket

  4. Dino USA says:

    Lul Basha nuk eshte nje Lul sa duket,ai eshte ne politike nje Lul i vocerr,ate e drejton “Sovjetiku”dhe perpiqet ta mbaj te madh!

  5. Ndoc Sukaj says:

    Zoti Baze! Arsyetimet dhe renditja e fakteve nga ana e juaj jane shum te drejta por ne ket vend me ket ,,Qeveri,,qe kemi nuk ka kush ti jape vendin qe u takon Fakteve dhe Provave qe keni paraqitur juve kunder kesaj organizate mafioze qe nen mbulesen e ,,Modernizimit dhe zhvillimit te vendit,, po fiton para te pista duke i investuar perseri ne pune te pista.Keto njerez nuk jane te ,,Prekur,,nga mungesa e Demokracise por po punojne qe njerez si Sali Berisha bashke me Jozefina Topallin te vene ne koke ,,Kuroren Mbreterore,,mesjetare me te gjitha intrigat dhe ligesite e asaje kohe dhe te ,,Mbreterojne hipur mbi kuajt e luftes qe shkaktojne viktima ,,

  6. Andreas says:

    Mero me duket pak absurde qe pararelizon midis Berishes dhe Paçollit. Paralelet duhet ti heqesh midis Berishes dhe Thaçit. Eshte ky i fundit njeriu i zi i Prishtines. Eshte ky hajduti e krimineli qe eleminon kundershtaret e tij. Ti e di qe deshmite jane te shumta dhe te verifikuara. Duket sikur Paçolli u zgjodh per te lene ne hije Thaçin dhe korrupsinin kriminal te tij, po eshte absurde te biesh ti ne kete batak. Te zezat ne pseudo-republiken e Shqiperise dhe pseudo-shtetin e Kosoves i bejne qeverite dhe kryeministrat dhe jo presidentet qe kane nje forse te shumezuar me zero. Paçolli erdhi dje. Flitet per lidhje te tija me Mosken. Ok, po deri ketu jemi ne nivel politike dhe nuk flitet per gje tjeter, as per korrupsion as per akte kriminale. Thaçi ka akuza nderkombetare Mero!! Ai hoqi nga kabineti vetem “Bashen” e tij Limajn, po vete eshte akoma atje ne krye. Me vjen sinqerisht çudi me ty Mero me kete shkrim. Ti nuk je nga ata qe i keqkuptojne gjerat ose qe genjehen nga situatat. Ndaj nese shkruan diçka jo te vertete, do kesh ndonje arsye te forte. Po gjithsesi nuk te ben nder.

  7. AlboGentiVlora says:

    Urime per shkrimin zoti Baze. Dhe njehere nuk zhgenjen me shkrimet e tua. Vetem se kush i lexon keto shkrime se? Shqiptaret e kane treguar se nuk u intereson shume se kush i qeveris ose se kush i vjedh. Mjafton qe te kene fara per te ngrene dhe te kete telenovela se per te tjerat nuk u intereson.
    I kam humbur shpresat se shqiparet kane per te marre fatin ne duart e tyre. Dhe njehere do na duhet qe te vuajme dhe te shpresojme nga te tjeret per te na nxjerre nga balta.

  8. mendertafuti says:

    Shkrimi shume mire mund te kishte titullin (pa sovjetike) : Mashtruesit me qenushet si dhe alibite dhe viktimat.Nejse,tani pa humor:Mero Baze eshte nje pene e forte e gazetarise shqiptare.
    Ne nje shkrim te shkurter nuk mund te permblidhet gjithe problematika e botes shqiptare,qe vetem emrin ka te tille,edhe ate te trasheguar disi aksidentalisht.Prandaj qendrojne dhe verejtjet qe behen.

  9. beso says:

    plasen stilolapsat dhe ne Prishtine…Fajin e kane gazetat,pastaj gazetaret,pastaj ata qe s’votuan Pakollin.Prit tani kur Pakolli te ndaje gruan qe rrinte ne Rusi por ishte ndoshta braziliane,dhe ti kerkoje doren Topallit;se te foluren e kane njesoj,si zhavorr…Ja keshtu,tak-fak(fuck) u be bashkimi i dy Kosovave…

  10. Kodrasej says:

    Një komunitet i lezeçëm ky i shqiptarëve online. Kënaqemi me shkrime të tilla të spikatura të gazetarëve apo kolumnistëve si Baze, por çedo se blogjet këtu nuk ndryshojnë aspak realitetin. Kur do fillonte lufta në Irak, amerikanët ishin kundër luftës si asnjëherë, madje flitet për deri në 90% e popullit, por protestat ishin të këtij tonit, online. Nejse…..shkrimi bukur, gjithësesi..Ja po e shpërndaj akoma, në facebook (surratdefter)

Comments are closed.

Lini një Përgjigje