Lojë me zjarr pa zjarrfikës

8 Mars 2011, 20:28Editorial TEMA

Si po keqpërdoret në Kosovë feja islame për qëllime politike dhe pse Qeveria e Prishtinës urgjentisht duhet të insistojë që shqiptarët në diasporë të integrohen në shoqëritë nikoqire?

Nga Enver Robelli

Tani të gjithë janë të tronditur. Të shokuar. Të dëshpëruar. Të hidhëruar. Të zhgënjyer. Jo pak pëshpëritin: “Si është e mundshme që një shqiptar të hapë zjarr kundër ushtarëve amerikanë, shpëtimtarëve të këtij populli, atyre që sollën lirinë bashkë me ushtarë të vendeve të tjera evropiane?” Ka një lloj irracionaliteti në reagimet shqiptare pas vrasjes në Frankfurt, sepse dorasi me emrin Arid Uka është rritur dhe radikalizuar islamikisht në Gjermani, pra pak ka të bëjë me Kosovën. Në bazë të njoftimeve mediale dhe hetimeve të deritanishme ky kosovar me origjinë nga Mitrovica duket se e ka përqafuar terrorizmin në emër të fesë tek gjatë muajve të fundit, pasi është shëtitur nëpër internet, duke shikuar disa video me propagandë islamike dhe duke lexuar predikime urrejtëse në forumet fundamentaliste. Thuhet po ashtu se ai ishte i ndikuar nga disa predikues ekstrem fetarë, të cilët janë të njohur për autoritetet e sigurisë në Gjermani. Profili kriminalistik i Arid Ukës është frikësues për çdo hetues kundër terrorizmit: Kosovari, me sa duket, ishte një lloj “ujku i vetmuar” (Lone Wolf), pra pas tij s’qëndronte ndonjë rrjet që e kishte nxitur për të kryer krimin e llahtarshëm, vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në aeroportin e Frankfurtit. Persona të tillë, të cilët radikalizohen brenda mureve të shtëpisë, duke e kompletuar nga interneti koktejin privat me helm pseudofetar, është shumë vështirë të zbulohen, parandalohen dhe arrestohen. Ata mund të lënë gjurmë digjitale në internet, por jo diçka më shumë. Ndonëse Arid Uka është rritur në Gjermani dhe mbase islami radikal kosovar nuk ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë shtytës mbi të për të kryer krimin kundër ushtrisë amerikane, megjithatë ky rast duhet t’i shërbejë politikës në Kosovë, sidomos autoriteteve të sigurisë, që ta marrin shumë seriozisht ballafaqimin me rrezikun e terrorizmit që vjen nga qarqet e vetëshpallura si islamike.

Patriotizmi i rasojit

Tre zyrtarë mbajnë përgjegjësinë parësore për të bllokuar dhe çrrënjosur aktivitetet radikale islamike në Kosovë: Bajram Rexhepi si ministër i Punëve të Brendshme, Reshat Maliqi si shef i policisë së Kosovës dhe Ramë Buja si ministër i Arsimit. Që të tre duhet të kërkojnë mbështetje nga vendet evropiane dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën kundër elementëve që keqpërdorin fenë për qëllime politike, që kërkojnë shamia nëpër shkolla, pasi e kanë lexuar ideologjikisht Kuranin dhe synojnë shtypjen dhe degradim shoqëror të femrës. Njëkohësisht qeveria e Kosovës duhet të kërkojë nga shtetasit kosovarë që jetojnë në Gjermani, Zvicër, Austri, Suedi dhe vende të tjera evropiane që të integrohen në shoqëritë nikoqire. Integrimi nuk është humbje identiteti. Kush është i integruar mirë e ka më lehtë të ruajë vlerat kombëtare dhe identitare. Kush s’pranon të integrohet, mbetet i konservuar në arkaizmin kulturor dhe bën një jetë jashtë shoqërisë nikoqire, ku lidhja e vetme me botën është përmes antenës satelitore. Qeveria e Kosovës duhet të apelojë sidomos te prindërit shqiptarë në diasporë që fëmijëve të tyre t’ua mësojnë së pari gjuhën e vendit nikoqir, pastaj, gjithsesi, edhe gjuhën shqipe. Por, ata shqiptarë që mendojnë të jetojnë në Zvicër, Gjermani, Austri e gjetiu, duhet patjetër të përvetësojnë gjuhën vendore. Është e tmerrshme që shumë shqiptarë të ardhur në mërgim para 30 vitesh ende flasin tepër dobët, ta zëmë, gjermanisht apo frëngjisht. Shpesh të njëjtën rrugë e ndjekin edhe fëmijët e tyre, të cilët rriten në ambiente shtëpiake të dominuara me disa fotografi të zverdhura të figurave kombëtare, por pa asnjë libër në raft, sepse të gjitha raftet janë të zëna me turshi të sjella nga vendlindja. Diaspora konservative duhet të heq dorë nga patriotizmi i rasojit, sepse Kosova ka ndryshuar, nuk është më ajo e viteve 60-të dhe 70-të. Nga ana tjetër edhe shoqëria e Kosovës duhet të heq dorë nga një lloj etnoracizmi ndaj diasporës, e cila nuk është trup homogjen.

Është për keqardhje që politikanët e Kosovës vazhdojnë ta injorojnë si rrezikun nga radikalizmi islamik ashtu edhe refuzimin e jo pak shqiptarëve në diasporë për t’u integruar. Pas sulmit në Frankfurt kryeministri Hashim Thaçi ose së paku ministri i tij (edhe) për diasporë është dashur t’u drejtohen opinionit kosovar përmes televizionit dhe gazetave dhe të dërgojnë apele në drejtim të diasporës mbi domosdoshmërinë e integrimit. Nuk mjafton që politikanët e Prishtinës vetëm të nënshkruhen në “Librin e Zisë” në Ambasadën e SHBA-ve, të ngrysin fytyrat dhe të shprehen me fjalë tronditëse mbi atë që ndodhi në Frankfurt. Qeveria e Kosovës kurrsesi nuk duhet ta bëjë gabimin e kryeministrit popullist turk Recep Tayyip Erdogan, i cili para disa ditësh qëndroi në Düsseldorf të Gjermanisë, ku mbajti një fjalim para bashkëkombësve të tij, me ç’rast tha se turqishtja, jo gjermanishtja, duhet të jetë gjuha e parë që duhet ta mësojnë fëmijët e prindërve turq. “Ju jeni shtetas të mi”, tha Erdogan me ton polemist. Gazetat gjermane e quajtën fjalimin e tij “një predikim urrejtës”. Sulltani nga Allamani, siç e përshkroi revista “Der Spiegel” kryeministrin turk, bashkëkombësve të tij tërthorazi u tha që të mos integrohen në Gjermani dhe të ruajnë rolet tradicionale në familje, ku babai është maço dhe femrat martohen fare të reja. Nuk është befasuese që edhe gjenerata e tretë e turqve në Gjermani shpesh jeton në geto. Para tri vitesh Erdogan në Köln kishte thënë se asimilimi është krim kundër njerëzimit, ndonëse askush në Gjermani nuk kërkon as prej turqve, as prej shqiptarëve që të asimilohen, por vetëm të integrohen. Paraqitje të tilla të Erdoganit vetëm sa e shtojnë skepticizmin në Bashkimin Evropian (BE) se Turqia, përkundër demokratizimit gjatë viteve të fundit, megjithatë, në thelb, nuk është e gatshme të përvetësojë vlerat e shtetit modern, prandaj, njëherë për njëherë, as që mund të bëhet fjalë për anëtarësimin e saj në BE. Kosova nuk duhet të shkojë kësaj rruge.

Damkosja me kamxhik

Republika e Kosovës duhet të ndjek një rrugë tjetër, pra rrugën thellësisht proevropiane, duke përvetësuar ligjet, rregullat, vlerat, iluminizmin tradicional evropian. Kosova dhe politikanët e saj duhet të ballafaqohen edhe me një fenomen anësor, por jo të parrezikshëm: radikalizmin islamist, i cili përdhos islamin tradicional shqiptar, fyen ndjenjat fetare paqësore të shumicës së shqiptarëve, të cilët nuk duan ta ndërrojnë plisin me kësula arabe, as tirqit dhe xhinset me pelerina të “modës” shkretinore. Kjo shoqëri dhe politikanët e saj seriozë (nëse ka mbetur ndonjë i tillë) duhet të shqetësohen kur në Prizren “persona të panjohur” rrahin brutalisht një qytetar të krishterë protestant, i cili shpërndan Bibla. Kjo shoqëri duhet të shqetësohet kur një provokator religjioz, siç është Shefqet Krasniqi, e fyen Nënë Terezën, duke thënë se kjo murgeshë dhe humaniste e ka vendin në ferr, sepse, sipas kësaj logjike të mbrapshtë teologjike, parajsa qenka e rezervuar vetëm për myslimanë. Kush e ka parë Shefqet Krasniqin duke predikuar, lehtë mund të mendojë se gjendet para një drejtuesi të ndonjë sekti, të tillë që predikojnë shëlbim kolektiv të shpirtit. Ky kolumnist i mediave të afërta me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) shfaqet para besimtarëve në xhami, fillon të tregojë për çastet e fundit të jetës së profetit Muhamed dhe befas i shkojnë lotët rrëke, thua se Shefqet Krasniqi ia paskësh flladitur ballin të dërguarit të Perëndisë para se ai të largohet në parajsë. Ky teolog s’është gjë tjetër përveç se një manipulator shpirtrash në një shoqëri të varfër e të poshtëruar nga pushteti, siç është shoqëria e Kosovës. Nga kjo pozitë Krasniqi ka filluar, sidomos kohëve të fundit, të merret edhe me politikë, të damkos me kamxhik disa parti politike, siç është “Vetëvendosja”, dhe të bëjë propagandë për parti të tjera, të cilat udhëhiqen nga persona që në opinion çirren se janë myslimanë, por gjatë netëve të gjata në metropolet evropiane ekzaltohen me shërbimet që ofrohen në këso ambientesh me drita të kuqe. Të tillët s’e kanë problem të shkojnë në xhami për vota, t’ua puthin dorën imamëve injorantë dhe, njëkohësisht, të kapërdijnë mish të gjithfarshëm, siç njoftonte këto ditë shtypi kroat. Këta janë aleatët e vetëshpallur të Shefqet Krasniqit – aleatë që sot kapardisen nga fronet e zaptuara të (pu)shtetit.

Do të ishte interesante për opinionin e Kosovës të dinte se me çfarë dokumentesh e kaloi vitin e kaluar Shefqet Krasniqi kufirin me Serbinë dhe shkoi në Preshevë, ku në shtëpinë e kulturës mbajti një ligjëratë fetare për shqiptarët e atjeshëm? Policia serbe nuk lejon asnjë udhëheqës politik shqiptar të Kosovës të shkojë në Luginën e Preshevës, prandaj opinioni ka të drejtë të pyes pse mund të shkojë atje Shefqet Krasniqi e jo Jakup Krasniqi ose ndonjë lider tjetër politik? Ndoshta shteti serb ka interes që në Preshevë të predikojnë teologë radikalë islamikë nga Kosova dhe jo profesorë universiteti. Shefqet Krasniqi mund të predikojë lirshëm në Serbi, kurse profesorët e Universitetit të Prishtinës me origjinë nga ky rajon shpesh janë të detyruar të shkojnë fshehurazi në vendlindje nga frika e arrestimit. Atje, në Preshevë, mund të shkojë edhe Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, i cili stoikisht hesht pas çdo skandali që shkakton Shefqet Krasniqi. – Sidoqoftë, çdo mysliman i vërtetë e i ndershëm në Kosovë, që fenë e sheh si pasurim personal dhe si çështje private të ndarë nga shteti, duhet ta kujtojë përherë porosinë e profetit Muhamed, i cili thoshte: “Në sytë e Allahut krim më i vogël është prishja e Qabesë se sa vrasja e një njeriu”. Në Kosovë nga qarqet islamiste supozohet se janë rrahur teologë liberalë, ndërsa kritikë të lëvizjes selafiste-vahabiste janë kërcënuar me vrasje dhe janë fyer me shprehjet më vulgare. Në mungesë të argumenteve kjo duket të jetë rruga e tmerrshme e këtyre elementëve; pas botimit të këtij teksti as autori i këtyre radhëve nuk pret ndonjë reagim logjik nga ky fraksion ideologësh, të cilët fenë islame prej vitesh po e keqpërdorin për qëllime politike. Sjelljet e tyre të kujtojnë nazistët e viteve 1930-të, të cilët kur nuk kishin argumente për t’u ballafaquar me hebrenj, dilnin e propagandonin me zë të lartë: “Të gjithë hebrenjtë e kanë hundën e shtrembër”.

Popullizëm fetar

Qeveria e Kosovës deri më tani e ka injoruar çdo paraqitje skandaloze publike të Shefqet Krasniqit, këtij agjitpropi të islamit politik. Siç e ka injoruar me vite edhe aktivitetin pseudoislam, në fakt radikal të njëfarë Kastriot Dukës nëpër fshatrat e varfra të Drenicës. Kosova ka një traditë të mirë të imamëve patriotë, por pas luftës i erdhi radha një imami-prevarant nga Shqipëria të predikojë islamin në trevat tona. Ishin disa gra të ndershme dhe të guximshme të Drenicës që iniciuan dëbimin e Dukës nga Kosova, ndonëse ai, sipas disa njoftimeve, prapë është kthyer. Mbetet të shihet a do të vazhdojë të qëndrojë duarkryq ministri Bajram Rexhepi. Deri më tani piromanët fetarë kanë vepruar gati të papenguar, sepse në Kosovë mungojnë zjarrfikësit që mbrojnë shtetin. Në kuadër të manipulimit me fe hyn edhe parada me lutje fetare e kryeministrit turk Erdogan dhe e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi vjeshtën e kaluar në një xhami në qendër të Prishtinës. Erdogani dhe vëllai i tij Thaçi dolën në oborr të xhamisë dhe luteshin së bashku. Hashim Thaçi këtë nuk e bëri pse është besimtar i devotshëm, por sepse përpiqej t’u hynte në hatër myslimanëve të Kosovës para zgjedhjeve të 12 dhjetorit. Ky veprim nuk ka emër tjetër përveç se popullizëm fetar. Si person privat Thaçi mund të falet pesë herë në ditë, por këtë duhet ta ndajë nga jeta publike, sepse feja është çështje private; si kryeministër i vendit, ndërkaq, ai duhet të ketë parasysh se nuk është prijës fetar, por politikan që përfaqëson shtresa të gjera të shoqërisë dhe besimtarë të feve të ndryshme në një shtet që zyrtarisht është laik. Por, shpesh Thaçi dhe parimet janë si dy copë magneti, që kur kthehen në anën e kundërt s’ngjiten kurrë!

Një ndër skenat më absurde të keqpërdorimit të fesë për qëllime politike janë edhe paraqitjet e tashmë ministrit të shëndetësisë Ferid Agani nëpër disa xhami nëpër zona industriale të Zvicrës. Ekzistojnë edhe video të postuara në internet nga këto paraqitje. Aty ky mjek flet për rrezikun që u kanoset të rinjve nga droga dhe si shpëtim propagandon fenë islame. Dhe këtë e thotë në një shtet si Zvicra, ku ekzistojnë institucione shëndetësore për trajtimin e të droguarve, ku aradhe mjekësh hulumtojnë në këtë fushë. Sikur Zvicra të mund t’i zgjidhte problemet me narkomanë duke iu thënë atyre që vetëm duhet të besojnë në Jezu Krishtin, atëherë punët do të ishin shumë mirë. Atëherë do të kurseheshin qindra miliona franga që qeveria në Bernë dhe kantonet zvicerane ndajnë për të luftuar këtë problem. Të përkujtojmë se Ferid Agani ka bërë edhe një zbulim epokal, kur ka thënë se homoseksualiteti na qenkësh sëmundje mendore. Nëse ai si ministër i shëndetësisë viziton ndonjëherë Zürich-un, atëherë këtë mund t’ia thotë edhe kryetares së qytetit, e cila është lesbike dhe kjo dihet publikisht, siç dihet edhe për shumë politikanë evropianë, mes tyre edhe ministra. Falë koalicionit me partinë e një tyxhari politik partia e Aganit i futi në parlament edhe tre deputetë, agjenda e të cilëve është një miks fetar-ideologjik në kundërshtim me traditën religjioze dhe kombëtare të shqiptarëve. Këto ditë edhe një eksponent tjetër i qeverisë së Kosovës, ministri i Kulturës Memli Krasniqi, befas u bë pjesë e imazhit negativ të vendit. Për karrierën e tij politike sigurisht ka qenë më mirë që ai të mos portretizohej në gazetën “Frankfurter Rundschau” si islamist i rrezikshëm që heq fotografi të Nënë Terezës dhe Ibrahim Rugovës nga selia e tij. Edhe pse ky gabim tashmë është përmirësuar, dinamikën e lajmit të keq s’mund ta ndalë askush, madje as Saatchi & Saatchi me ato 6 milionë euro që i fshiu nga buxheti i Kosovës në emër të përmirësimit të imazhit. Ka qenë më mirë sikur pushtetarët e Kosovës këta 6 milionë euro t’ia kishin ndarë një njësie të specializuar të policisë, e cila do të kishte hulumtuar edhe burimet e mbështetjes financiare të elementëve radikalë islamikë në Kosovë. Shumë njerëz që ia donë të mirën këtij vendi do të ishin tronditur me zbulimet që do të bënte kjo njësi.

15 komente në “Lojë me zjarr pa zjarrfikës”

  1. Frederik says:

    Problemi serioz i praktikimit te islamit radikal qe analizon z. Robelli nuk eshte vetem nje semundja qe ndodh ne shoqerine shqiptare per shkak te ndikimit te ndikimit arab me pagese. Ajo qe eshte vertet shqetesuese dhe e pafalshme per te dy anet e kufirit si per Kosoven dhe Shqiperine , ne te dy qeverite respektive kane marre apo marrin pjese si ministra persona te tille radikale islamike ne kushtet e nje shteti laik dhe perspektive europiane.
    Me kete mendesi , sigurisht qe nuk kalohet ne drejtimin e anetaresimit europian , por ate islamik dhe ajoqe paguan eshte shoqeria shqiptare dhe sidomos grate shqiptare me kete lloj diskriminimi qe i behet duke i veshur petkun fetar. Njerez te tille sigurisht qe as qe duhet te afrohen ne perfaqesi qeverisjeje. Por me sa duket dhe qeveritaret e Kosoves pra pergjegjesi kryesor i tyre z. Thaçi , po ecen ne marreveshje me rrugen e ndjekur nga Berisha , i cili jo pak eshte akuzuar nga opinioni publik si tradhetar i Shqiperise ne favor te shteteve kufitare Greqise dhe Serbise. Valle Thaçit nuk i ka dale hapur loja , apo per te vlen me shume lekura e tij si politikan se vete Kosova ?

    1. mendimi_im says:

      Frederico di maiale, come stai?

      Degjo,

      Bane mir qe fole edhe ti se na pat marr malli per ty.
      I din ti organizatat RADIKALE DHE FONDAMENTALISTE TE KRISHTERA misionare te fshehta apo jo te fshehta ne kosove?
      Te cilat paguhen me miliona dollar per me ba Kosoven te krishtere?

      Ja po ti shkruj une ty tash ne sekond,
      hapi syte qorr qe i ke dhe lexo ti shka i keq se kush asht radikalizmi i vertet:

      ORGANIZATAT KRISHTERE NË KOSOVË

      1) Italian Consortium of Solidarity, Marco Bruccoleri, Nëna Tereze 32 / 8, Prishtina, 038-223 002, [email protected]

      2)The American Jewish Joint Distribution Committee, Eli Eliezri, Luan Haradinaj 15/2, Pristina, 038 224 194, [email protected]

      3)CARITAS Switzerland, Jehona Rekathati, Rr. Lekë Dukagjini, nr. 1, Prizren, 029/ 44739,[email protected];[email protected]

      4)Catholic Relief Services, Lee Norrgard, Rr. Dukagjini (Aktashi) II No.39A, Prishtinë/038 / 249-602 / 249-744, 044 500 695,[email protected]

      5)Aid for Aid, Rupert Douglas –Bates, 19 Nentori, Hyrija e 7, nr.4, Prishtinë/,++381-38-545454 evening, [email protected]

      6)Norwegian Church Aid, Anne Caroline Tveoy, Rr.Fehmi Agani Nr.18, Prishtinë/038/ 244-744, [email protected]

      7)Youth With a Mission, Mathew Piercey//Eric Baker, 101 Qafa C7, Prishtinë/(038)49 400, [email protected]
      8)Caritas Italiana, Luigi Biondi, St.Rexhep Bislimi – Catholic Church, Ferizaj/Gjilan, 0290/ 28-110, 044 500 539,[email protected]

      9)International Catholic Migration Commission, Conan E.Peisen, Novi Pazar nr. 48, Prishtinë/038 / 244 – 313, 244 – 314, [email protected]

      10)The Catholic Organization For Relief And Development, Zana Haxhiavdyli, R. Mazllom Lakuci 42, Gjakove/Peja, 0390-28427 / 21743, [email protected]

      11)Red Crescent Of Emirate, Ahmed -Hussein Abouelnaga Salem, Mic Sokoli Lex. Market Building, Vushtrri/ Mitrovica, 028-70-082

      12)Taibah International Aid Association, Abdel-Moghani Mohamed Ali Ed-din, Rr.Luigj Gurakuqi nr 09, Prizren, 029/ 24-187, 044-151-618, [email protected]

      13)Christian Aid, Lina G. Cosico, Rruga:Abdullah Bugari, Rahovec / Prizren, 029 77 917, 044 120 080, [email protected]

      14)Dan Church Aid, Derek Frost, Fsh.Korenice, Gjakovë/ Peja, 044 237 319, [email protected], [email protected]

      15)Caritas France, Secours Catholique, Alexis Adam, Rr.Tirana Nr.101, Mitrovicë/ 028 30 250, [email protected]

      16)Christian Children’s Fund, Inc., Sergei Tsyganov, Zenel Salihu No. 28, Pristina, 038 / 248-979, 044 / 502 144,[email protected],[email protected]

      17)The International Mission Board Of The Southern Baptist Convention, Donna Robinson, Rr. Prizrenit No 1, Prishtinë/038 / 555-899, [email protected]

      18)Caritas Austria, Thomas Preindl, Cultural Building in Istog, Peja, 00873-761-61-8692, [email protected]

      19)Caritas Secours International / International Hulpbetoon – Belgium, Bruno Vermeylen, 24 JNA Street, /Leposaviq, Mitrovica, 028 84-179, [email protected]

      20)Caritas Czech Republic, Ladislav Muller, Rruga: Rgjep (sh) Djakovica, Trajko Peric No 7, Gjilan, [email protected]

      21). Caritas Polska – Humanitarian Organization of the Polish Episcopate Conference, Hubert-Andrezej Matusiewicz, White Eagle Camp base and the Polish KFOR, Kaçanik, Gjilan,
      22)Centro Laici Italiani per le Mission, Stefano Frasca, Rr.UCK-Bankos kati I III, zyra 43, Gjakove, Peja, 0390 21 484, 044 134 168

      23)Bashkësia e Ungjillit, Jeffrey L.Geaslen, !4 Qershori Nr.19, Gjakove, Peja, 0390 29 516, 044-128 676, [email protected]

      24)Pax Christi Vlaanderen, Nehari Sharri, Saraqeve19, Prizren, 044 190 773, [email protected]

      25)Fondacioni Vepra e Bashkimit të Vëllezërve të Krishterë të Shqipërisë, Adrian Alia & Bafti Hoxha, Rrasat e Koshares 28, Prizren, 029 24 389
      26)Mission East Trust, James Hendry Still, Mbretëresha Teutë, Mitrovicë, 028 / 39580, 044 / 176317, [email protected]

      27)Voice of Roma, Isak Skenderi, Laplje Selo BB., Prishtinë, 063 877-1958, [email protected],[email protected]

      28)European Christian Mission, Gani Smolica, Zija Prishtina no. 40, Prishtinë, 038 554 558, [email protected]

      29)Fondacioni ” Nxënsit e Jezusit”,Valerie Kroeker, Rr.Nene Tereza Nr:10, Gjakovë/ Peja, 0390 20 273, 044 188 303,[email protected]

      30)Qendra e Krishterë Shqiptare, Julian Shtëmbari, Dardania 1/334/3, Pejë/ 039 29 339, [email protected]

      31)Biblische Glaubens Gemeinde, Dr.Hans Baur / Selman Zenuni, Rr.Fehmi Agani nr.6, Gjakovë/Peja, 0390 21 862, 044 154 542,[email protected]

      32)Aksioni i Dashurise/Love in Action, Justine Horsfall, Qyteza Pejton 2/A, Prishtinë/ 038 248 645, 044/ 126-446,[email protected]

      33)Messiah Evangelical Fellowship, Femi Cakolli, Nazim Gafurri st. No.76/A, Prishtinë/038/ 39 405, 063/ 801 39 60,[email protected]

      34)Kosova Humanitarian and Charitable Society – Mother Theresa, Don Lush Gjergji, Agim Ramadani p.n. Pristina, 038/249-864,[email protected]

      35)Shoqata Protestante “Bashkesia e Jezusit”,Bukurije Nikçi, Emin Duraku nr.27, Pejë, 039 32 349, 044 138 404,[email protected]

      36)Caritas of the Catholic Church in Pristina, Nosh Gjolaj and Smila Paulina Micakaj, Karposhi str. No. 41, Prishtina, 038/ 545 536,[email protected]

      37)Caritas of the Catholic Church in Bec, Kole Thaqi and Gjergj Malota, Bec village No.59, Gjekove/ Peja, 044 122 796 / 044 139 601

      38)Kosovar Catholic Church Caritas, Don Albert Krista, Kisha Katolike, rruga e Gjilanit P.N., Ferizaj/ Gjilan, 0290 21962;20041; 044120302, [email protected]

      ORGANIZATAT KRISHTERO PROTESTANTE NË KOSOVË

      1) Mark Edwards/Organization: CrossWorld/Home country: USA.
      2) Mark and Celeste Yocom/Organization: Calvary Chapel/Home Country USA.
      3) Pastor Bukurije Nikqi/Church: Fellowship of Jesus/Pejë-Istog, Kosova.
      4) Jeff and Linda McLaughlin/Organization: Fullness of Time Ministries/Home Country: USA.
      5) Matthew and Rachael Piercey/Organization: Youth With A Mission/ Home country: USA.
      6) Jeff and Deb Diehl/Organization: CrossWorld/Home country: USA.
      7) Dave Lowrance, Missions Team Leader/ Richfield Community Church, Yorba Linda, Ca/ Home country: USA.
      8) Seongmin Lee/ Abudant Life Church, Prishtinë/ Home country: South Korea.
      9) Yeonhee Kim/Abundant Life Church, Prishtinë/Home country: South Korea.
      10) Irun Park/Abundant Life Church/ Home country: South Korea.
      11) Joshua Miekley/ “Vepra e Bashkimit te Vellezerve te Krishtere te Shqiperise” Foundation/ Home country: USA.
      12) Pastor Driton Gashi/ Eternity Church/Gjakova, Kosova.
      13) Pastro Astrit Morina/Eternity Church/Gjakova, Kosova.
      14) Don and Marti Denham/Organization: Lift Kosova/Home country: USA.
      15) Gary and Michele Gallina/ Organization: Assemblies of God/Home Country: USA.
      16) Ransom and Linda Pyle/Organization: International Teams/Home country: USA.
      17) Matt and Judy Krebs/Organization: Eastern Mennonite Missions/Home country: USA.
      18) David Thomas/ Organization: Pioneers/Home country: USA.
      19) Mark and Mary Orfila/Organization: Assemblies of God/Home country: USA.
      20) Steve Davis/Organization: Association of International Missions/Home country: UK.
      21) Steve Frey/Organization: Assemblies of God/Home country: USA.
      22) Donna Robinson/Organization: International Mission Board/Home country: USA.
      23) Pastor Imir Gashi/Church of the Nazarene/Prishtinë, Kosovë.
      24) Jeff and Diane Geaslen/Organization: Apostolic Team Ministries/Home country: USA.
      25) John and Ruth Chesnut/Organization: Christian Church-Churches of Christ/Home country: USA.
      26) Mark Brinkman/Organization: Christian and Missionary Alliance/Home country: USA.
      27) Gregor Menga/Organization: Frontiers/Home country: Albania.
      28) Altin Zefi/Organization: Campus Crusade for Christ/Home country: Albania.
      29) Robin & Mirjana Essex/ Organization: Elim New Life Foundation/Home countries: UK and Albania.
      30) Jason Stryd/Organization: Horizons International/Home country: USA
      31) Pastor Driton Krasniqi/Fellowship of the Lord’s People/Prishtinë, Kosova.
      32) Pastor Artur Krasniqi/Fellowship of the Lord’s People/Prishtine, Kosova.
      33) David and Kristian Dyer/Organization: Operation Mobilization/Home countries: Australia and Norway.
      34) Dr. Hans Baur/ Organization: Bashkësia e Besimit Biblik/Home country: Germany.
      35) William Prime/Organization: Global Neighbors, Inc./Home country: Canada.
      36) Brad and Abigail Byrd/Organization: Radstock/Home country: USA and UK.
      37) Primrose Leahy/Organization: European Christian Mission International/Home country: Republic of Ireland.
      38) Ernie and Suzy Penner/Organization:Greater Europe Mission/Home country: Canada and USA.

      1. durrsaku gjerman says:

        O Truthare, te kam thene dhe me pare, nese Shqiperia dhe Kosova do beheshin te krishtera, nuk ka asgje radikale ne kete mes, sepse te tilla kane qene perpara “pranimit” me dhune te islamit prej parardhesve te tu turq. E di ti more kaqol, historine e Shqiperise etnike apo nuk te intereson, perderisa bin ladeni, financuesi yt, nuk e pranon? C’lidhje ka islamizmi me kombin shqiptar, pervec disa hunjve si puna jote te cilet me dhune ushtrojne dhe imponojne islamin, fene e dhunes?

      2. durrsaku gjerman says:

        Duket qe je mireinformuar per kete listen me personat e krishtere ne Kosove, sepse e shoh qe mund ta perdorni per t’ja dhene shefit tuaj, prej nga paguheni, per te ushtruar islamin e dhunes edhe mbi ata, me ndonje atentat nga ato tuajat te famshme kamikaze

        1. mendimi_im says:

          nese ju punoni naten dhe diten beni si engjellore per te konvertuar neve ne te krishtere, ne punojm diten dhe naten qe te mbrojme fene tone.
          Por ne jemi te sinqerte dhe te hapur, nuk bejm si ju qe visheni si musliman dhe futeni ne xhamija per te spiunuar tek cia …

          1. durrsaku gjerman says:

            Sinqeriteti juaj eshte misheruar me se miri te ai “adoleshenti” kosovar qe vrau ushtaret amerikane ne Frankfurt. Aq te sinqerte jeni ju, sa as familja juaj qe ju ka bere koken, dhe mbiemrin e te cilit mbani, nuk ju njeh ne te vertete, sepse ne cdo moment mund te shpertheni veten ne ere, duke marre jete te pafajshme, per t’i bere nder zotit tuaj, se ai nuk eshte i zoti ta beje kete gje

  2. samir says:

    Enver ti po shkruan, mua po me flet zemra. Flm per kete shkrim kaq te qelluar.

  3. mendimi_im says:

    Si po keqpërdoret në Kosovë feja islame për qëllime politike dhe pse Qeveria e Prishtinës urgjentisht duhet të insistojë që shqiptarët në diasporë të integrohen në shoqëritë nikoqire?

    Kjo fjala e fundit “nikoqire”

    be ka bere shummmmmmmmmmmmmmmmmm pershtypje.
    lol
    hahahahahahaahahahah

    Niko=emer grek apo serb ngjason, “qire” nuk po flas se me vjen turp edhe pse ky enveri ska turp…
    ohhhhhhhhhhhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    cu shkrina me te qeshura.
    Ku i gjen keta shkrimtare nikoqir si ky enveri ore amannn
    se na vrate me te qeshura, po me dalin lote nga syte se sa shum kam qesh……..

  4. mendimi_im says:

    Vetëvrasja si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen, ka qenë dhe është një plagë e madhe si për familjen ashtu edhe për shoqërinë.
    Prej shumë kohësh vetëvrasja ka qenë një problem shumë shqetësues që ka vënë në lëvizje psikolog e sociolog, duke bërë që të ngrihen organizata të ndryshme joqeveritare e shumë institucione shtetërore për zgjidhjen e këtij problemi me përmasa të gjëra.

    Vitet e fundit janë shpeshtuar shumë vetëvrasjet . “Me një shtrirje në mbarë botën numri i vetëvrasjeve brenda 24 orëve në botë tejkalon 1000-shin, ndërsa brenda një viti llogariten mbi 370.000 raste, ndërsa tentim për vetëvrasje janë shumë fish më të mëdha. Shifrat e këtij fenomeni marrin më shumë jetë njerëzish se krimi i vrasjes.[1]

    Vetëvrasja ka qenë prezent qysh në kohëra të hershme, ajo ka marrë jetëra edhe të personave me ndikim në histori, si mbretëresha e Egjiptit Kleopatra e cila e vrau veten për shkak të humbjes së luftës dhe vetëvrasjes se bashkëshortit të sajë.[2]

    Ernest Hemiguei një nga shkrimtarët më me zë amerikan, sociolog i njohur i cili shkroi shumë libra vrau vetën e tij.[3]

    Por, ajo që është më shqetësuese është se nuk kanë munguar edhe rastet kolektive, ku të njohura janë aktet e tmerrshme të vetëvrasjes më masive në botë më 1978 në Xhonstaun, Guajane, kur prifti protestant amerikan Xhim Xhons nxiti 914 ithtarë të kultit të tij që të pinë pije me cianid.[4]

    Pastaj si shembull i vetëvrasjes kolektive kemi vetëvrasjen e 39 pjesëtarëve të sektit “Porta e qiellit” më 1977 në SHBA, dogma e tyre ishte se qytetërimi njerëzor është në rrugë e sipër të apokalipses, si dhe shpëtuesi do vij me pjatë fluturuese për t’i marrë me vete.[5]

    Shkaqet e vetëvrasjes

    Ekzistojnë shumë shkaqe që e shtyjnë një person të bej vetëvrasje, nga ato më të shpeshta mundë të konsiderohen:

    -Marrëdhëniet e çrregulluara familjare, keqtrajtimet, dhuna, etj;
    -Humbja e më të dashurve tonë përmes vdekjes , ndarjes , shkurorëzimit, etj;
    -Dështimi në ndonjë punë të rëndësishme;
    -Paaftësia e komunikimit me moshataret etj. (“Kur njeriu është krejt i shkëputur nga shoqëria – thotë Durkhemi – ai vetëvritet më lehtësisht (vetëvrasje egoiste) por ai vetëvritet edhe kur është i lidhur tepër ngushtë me shoqërinë (vetëvrasje alturiste). Pra shoqëria për të ka një rol rregullues në ekuilibrin e ndjenjave dhe të veprimtarisë së individit”.)[6]

    Shenjat që paralajmërojnë vetëvrasjen

    Vetëvrasja nuk ndodh papritur. Shpesh personi jep mesazhe për të dhënë në alarm ambientin ku jeton. Thirrjet për ndihmë që nuk duhen humbur janë:
    – shprehjet e drejtpërdrejta (verbale apo të shkruara) që shprehin për të vdekur “Më mirë të vdes…” , “Nuk ia vlen, nuk do të më shihni më…” , “Kam frikë të vetëvritem….”;
    – shprehjet indirekte si aluzionet për vetëvrasje, përgatitja për një udhëtim të gjatë, letrat e lamtumirës;
    – humbja e oreksit, çrregullimet e gjumit;
    – humbja e interesit për gjithçka, vetizolimi, braktisja e miqve, e shokëve, e aktiviteteve që i pëlqenin më parë;
    – temperamenti që ndryshon befas, nga agresiviteti i theksuar në një dëshpërim të thellë.
    Të gjitha sjelljet e mësipërme shfaqen te pjesa më e madhe e të rinjve. Shpejtësia dhe kohëzgjatja e tyre duhet të zgjojë shqetësimin e prindërve dhe të personave pranë tyre.[7]

    Si mund ta ndihmojmë një person me ide vetëvrasëse?

    Të thyesh qetësinë dhe izolimin dhe të flasësh për vetëvrasje me të nuk e nxit aspak kalimin në akt, por përkundrazi e ndihmon atë të thyejë ankthin, të shprehë dhimbjen dhe vuajtjen e tij.
    Një person me ide vetëvrasëse mund ta ndihmojmë duke e dërguar me seriozitet, duke mos bërë moral apo duke mos e minimizuar problemin që ai ka.
    Këtij personi mund t’i vijmë në ndihmë duke e vëzhguar nëse idetë vetëvrasëse i ka të vazhdueshme dhe nëse i ka siguruar mjetet për të kryer aktin e tij, pasi në këtë moment ndërhyrja duhet të jetë urgjente dhe i duhet ofruar ndihma e specialistëve, mos nguroni, flisni![8]

    Vetëvrasja në Republikën e Kosovës

    Si një dukuri mjaft e dhimbshme dhe shqetësuese e shfaqur së tepërmi në Republikën e Kosovën e pas luftës, është edhe vetëvrasja, e cila çdo ditë e më tepër po merr përmasa më të gjëra.

    Sipas statistikave të Shërbimit Policor të Republikës së Kosovës, që nga viti 2000 e deri në vitin 2008 kanë evidentuar gjithsej 472 raste të vetëvrasjeve dhe 746 raste të tentim-vetëvrasjeve.[9]

    Lidhur me shkaqet që qojnë në vetëvrasje dhe rreth asaj se çfarë po bënë shoqëria jonë në parandalimin e tyre, sociologu Fadil Maloku shprehet se fenomeni i vetëvrasjeve në Republikën e Kosovës, përveç atyre shkaqeve standarde, që i adresohen kryesisht botës perëndimore, ku janë studiuar si dukuri që i kanë shqetësuar këto shoqëri, adresohen edhe te shkaqet dhe pasojat specifike që mjerisht akoma janë në fazën fillestare.
    Kur themi shkaqe specifike gjithnjë i kamë parasysh “faktet” e reja që kanë ndodhur apo aktualisht ndodhin për rreth nesh si shoqëri e re dhe e tranzicionit. Ndër këto “fakte” të reja specifike që i shtyjnë të rinjtë në Republikën e Kosovës që të bëjnë aktin më makabër ndaj vetvetes padyshim që është edhe lufta e ndodhur, traumat, pakënaqësia ndaj vetvetes dhe rrethit, histeria për të poseduar çdo gjë që identifikohet me trendin e zhvillimit ekonomik, pastaj mosprespektiva në jetë, në profesion, në dashuri, etj.
    Thënë me troç, ky fenomen me të gjitha specifikat e identifikuara në vija të trasha, në Republikën e Kosovës është si pasojë e shumë faktorëve.[10]

    Qëndrimi i islamit ndaj vetëvrasjes

    Ende pa filluar nga këndi vështrimor se si është qëndrimi i islamit ndaj vetëvrasjes do te ndalemi ne fjalën e All-llahut xh.sh ku thotë: “…dhe mos e mbytni veten tuaj, vërtet All-llahu është i mëshirshëm për ju”.[11]

    Pra shikuar në këtë aspekt vetëvrasja në thelb është e ndaluar nga vetë All-llahu xh.sh nga ajeti i mësipërm.

    Ndërsa sa i përket Pejgamberit s.a.v.s ai na ka treguar qartë në shumë hadithe të tij ku tregohet se islami rreptësisht e ndalon vetëvrasjen.

    Pejgamberi s.a.v.s vrasësin e konsideron njeri të dal nga korniza e fesë së tij dhe thotë:”Besimtari vazhdon të jetë brenda sferës së fesë së tij përderisa nuk derdh ndonjë gjak të ndaluar”.[12]

    Edhe vetëvrasja është e po kësaj kategorie, sepse edhe ajo është privim i jetës, si e tillë ajo është e ndaluar rreptësisht.

    “…dhe mos e mbytni vetën tuaj”

    Andaj pavarësisht se si bëhet vetëvrasje nga shkaqet dhe motivet e saj islami e ndalon kategorikisht.

    Besimtari duhet t’i përballoj me vendosmëri fatkeqësitë të cilat i vijnë pa pritur. Në asnjë mënyrë nuk lejohet që njeriu të bëj vetëvrasje për t’iu shmangur problemeve eventuale ose në gjendje shprese te humbur.

    Besimi i sinqertë dhe morali i tij i lartë e obligojnë që vështirësitë t’i sfidoj e jo të ik nga fushëbeteja e jetës.

    Nuk duhet harruar se vetëvrasja e largon nga mëshira e All-llahut dhe rrjedhimisht do të dënohet me xhehenem.

    Ja një hadith i Pejgamberit s.a.v.s i cili na tregon për një tregim: “ Në të kaluarën një njeri ishte plagosur dhe nga dhembjet e mëdha, kishte marr thikën dhe kishte prerë nyjën e dorës. Nga gjakderdhja e madhe kishte vdekur për këtë Zoti i madhëruar ka thënë: Robi im nuk ka duruar kushtin tim për këtë jetë, prandaj për këtë shkak ia kam ndaluar xhennetin”.[13]

    Gjithashtu i Dërguari i All-llahut ka thënë:” Ai që hidhet nga kodra (lartësia) dhe bën vetëvrasje do të hyjë në xhehenem, atje do të mbetet përgjithmonë. Kush pi helm dhe vret veten , ai duke mbajtur helmin në dorë do ta pi në zjarr te xhehenemit përgjithmonë. Kush e vret veten me hekur, duke mbajtur hekurin në dorën e tij do ta godas vetën në xhehenem përgjithmonë”.[14]

    Kush mendon thellë nuk do të bënte gjera që në të dy jetërat të pendohej dhe të vuante.
    Është normale që njeriu i cili nuk njeh asnjë nga vlerat morale që Zoti ka shpallur, i zhytur në injorancën e pa diturisë dhe mëkateve, të bjerë shpeshherë në depresion edhe atëherë kur ka arritur gjithçka, pasi shpirti nuk mund të qetësohet po nuk e njohu Krijuesin dhe nuk vendosi një ekuilibër psiko-emocional.

    Sa më shumë që largohet njeriu nga respekti ndaj Zotit të vet aq më shumë fundoset në dëfrime dhe pason epshin, aq më tepër i merren shkaqet e lumturisë, e kaplon brenga dhe mërzia.

    Pra njeriu duhet të pendohet dhe ti kthehet rrugës së All-llahut, rrugës së lumturisë dhe Zoti premton se do tua lehtëson rrugën atyre që janë kthyer nga Ai.

    Allahu xh.sh thotë: “O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”[15]

    Ibën Hazmi thotë: Çdonjëri që urdhërohet të bëj një ndalesë, e ka haram të zbatoj atë, e nëse e bën, ai është mëkatar dhe nuk ka arsye. Edhe ai i cili urdhëron veten në diçka të ndaluar, po ashtu është mëkatar.[16]

    “mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, All-llahu është i Mëshirshëm për ju.”[17]

    Ky ajet është teksti që e prenë këtë çështje sepse përmendet arsyeja për ndalimin e vrasjes, e ajo është mëshira e Allahut ndaj robërve të Tij. Allahu po ashtu thotë: “…mos e mbytni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi All-llahu, përpos kur është me vend…”[18]

    E përfundojmë me fjalën e lartmadhërishme të All-llahut xh.sh. ku thotë: “E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë…”[19]

    (Autori është student në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë)

    Referencat:

    [1] “Argumenti” reviste për te rinj nr. 27
    [2] Po aty
    [3] Marr nga http:shprehu.info/forum/viewtopik
    [4] Fethi Jekin “Sfidat e shekullit XXI” f. 23
    [5] Po aty
    [6] Revista“Dituria islame” nr. 200 mars 2007
    [7]Revista “Argumenti”, numër 50, maj 2006.
    [8] Po aty.
    [9] “Kosova Sot” gazete e përditshme, 10 prill 2009
    [10] Po aty
    [11] Kur’an Nisa, IV, 29
    [12] Transmeton Muhammed Ibën Ismail Ibën Ibrahim el-Buhari në kapitullin e dënimeve rreth mbytjes së njeriut Nr. 6862
    [13] Transmetohet nga Xhundub ibn Abdullahi nga Buhariu Nr. 1364
    [14] Transmetohet nga Ebu Hurejra nga Buhariu në kapitullin e mjekësisë Nr. 5442
    [15] Kur’an, Ali Imran, III, 102
    [16] El-muhal-la 10/471
    [17] Kur’an Nisa, IV, 29
    [18] Kur’an, En’am, VI, 151
    [19] Kur’an. Ta Ha, XX, 124

    1. Epirioti says:

      Ti paske ikur per lesh o daku!
      Mjafton xhesti i Ibrahim Rugoves qe u konvertua ne katolik per ti treguar rrugen e duhur Kosoves. S’ka asgje te keqe ketu. Sic ishin katolik dikur e u konvertuan ne myslyman ashtu edhe sot nga myslyman te konvertohen ne katolik. Ca te keqe ka ketu. Per ne feja eshte dicka kalimtare, nuk e kemi ne gene, fete jane si partite politike, mund ti nderrosh sa here te duash. Besimin ne ZOT eshte nje dhe vetem nje dhe shqiptaret kane treguar se besojne ne ZOT, ashtu sic eshte nje atdhedashuria, e cila nuk nderrohet me angline ku jeton zotrote pasi punove si SHIK-as per Berishen dhe tani fitove azilin politik si kosovar ne angli. Mos e quaj se vetem ti di ca gjera duke shfrytezuar burimet e dikujt tjeter. Ate Fatmir Kumbaron e takon atje mo, se te gjithe qente e Sales ne angli dhe Belgjike jane grumbulluar.
      P.S. Skenderbeu u lind ortodoks, u rrit mysliman ne turqi, e u konvertua ne katolik deri ne vdekje. Ca sqarimi te te jape une ty me teper se ke edhe 21 vite shkolle, qe sa per dijeni jane dicka te mesatarja edhe pse nuk jane te verteta.

      1. mendimi_im says:

        Hej, pse ju iken fakteve qe jan siper ne lidhje me vetevrasjen?
        Apo te dogji?
        Ibrahim Rugova nuk eshte i pari musliman i rreme(fallco)
        Ai nuk eshte konvertuar, ta them un pse :
        ai kurre nuk ishte musliman, ai ne sjelljet etij prej servili gjithmone i krishtere ka qene.
        Ai kurre nuk ka cuar ne vend obligimet muslimane qe te quhej musliman nje here. Pra ketu ska asnje konvertim. Ai qe nga fillimi deri ne fund ishte ashtu sic edhe vdiq.
        Kurse xhorxhi yt skenderi, u mor nga turqit, u edukua, ju dha dije dhe kulture, ju dha arti i luftes, ju dha post, ju dha autoritet, dhe c’beri?
        Tradhetoi per nje tregeti shum here me te vogel me vatikanin,
        Vatikani i ofroi shum gjana por deri ne castin e vdekjes xhorxhi nuk mori shperblimin qe i ofroi vatikani, biles jam i bindur se eshte penduar shum qe la gjith ato te mira qe i kishte nga turqit.
        Keshtu eshte nuk ja din vleren te mirave qe ke, ju bjen shqelem dhe pastaj ngordh pa asgje, as nga turku as nga papa.

        Nejse , Epiri, keto jan gjana te thella per ty.
        Ti ik dhe informohu atje tek greket se ata te tregojn kush jan turqit ?

        hahahah

        1. durrsaku gjerman says:

          C’i ke keto more ti qe thua se ke 21 klase shkolle? Ti qenke i bindur se Skenderbeu eshte penduar qe braktisi turqit? Po pse more “i dituri” i dynjase, nen kthetren e turqve na do ti, te asimiluar si komb?
          Te thashe dhe me pare, ti s’ke asnje gje te perbashket me shqiptarizmin, dhe me krenarine e te qenit shqiptar, per ty Skenderbeu qenka thjesht nje figure e urryer e nje feje tjeter qe nuk perputhet me fene tende te vete-flijimit (duke marre me vete dhe jete te tjera te pafajshme). Nje pyetje kot do te te bej – si do ta deklarosh vetveten nese do te te japin te mbushesh formularin e regjistrimit, cfare kombesie zotrote, dmth nga cili shtet arab do perfaqesohesh, se shqiptar e kam te pamundur ta besoj se do te deklarohesh? Apo e ke dorezuar me kohe shtetesine shqiptare dhe une te pyes kot?

  5. hajduti says:

    O mendim ti paske ik per lesh ore LLULLA
    Pse ngaterrohesh me fete o drbardhe,,mbahe duaje dhe mos u be i dituri i mehalles duke na dhene leksione per organizata te krishtere qe veprojne ne kosove me i bere krishtere kosovaret, pale pale i quan dhe radikale fondamentaliste misinare te fshehta ,,ore te falte zoti ashtu sic te ka fale qe te ka bo njeri pak a shume gjysmak lexo ndonje liber ose shiko ndonje ndeshje sporti se mabse kthjellohesh ndopak,,eh ta befte zoti diten njemije o LLULL ,po ti qenke nje dru fiku qe sben as per tu ngrohur,,

    1. Epirioti says:

      Rrofsh hajduto se po pertoja ti pergjigjesha atij mendje tallavituri

  6. babiloni says:

    Miku im, mendimi yt!
    Bota nuk ka lindur me fene dhe nuk ka per te perfunduar me besimin fetar, te cfaredollloj tipi qofte!
    cdo njeri e vendos vete se si te lidhet me Zotin, ose afrohet me Islamin, ose me fene e krishtere ose me Judaismin apo ndonje gje tjeter. Nuk ka asgje te keqe qe njeriu ti afrohet Zotit sipas menyres qe ai vete ZGJEDH ME DESHIRE! Ka plot njerez qe shkojne ne kisha e xhamija e qe ejne mekate cdo dite; ashtu sic ka dhe te jere qe nuk kane shkelur ndonjehere ne vendet e kultit dhe bejne nje jete me te drejte dhe me te paster se te atyre mekatareve me petk fetar. Ketu nuk ka asgje te keqe, perkunder, TI, si njeri i zotit duhet ti tolerosh dhe te perpiqesh ti kuptosh. Besimi ne zot as nuk e rendon dhe as nuk e lehteson nje nejri qe kryen nje mekat ne boten tokesore, dmth thyen ligjet e shtetit dhe te shoqerise. ashtu sic bejne krime dhe shkelje besimtaret ashtu bejne edhe jo besimtaret (kupto: laiket dhe ateistet!). ketu problemi nuk eshte fetar eshte social: thyerje e rendit juridik. kush i thyen ligjet paguan sipas pasojave qe parashikon ligji vete, ketu feja nuk hyn fare.
    fene po te lutem ta lesh atje ku e ka vendin: NE BOTEN SHPIRTERORE TE GJITHESECILIT!
    besimi fetar eshte nje lidhje emocionale e njeriut me zotin dhe asgje me teper, mos e lidh te gjithe jeten me fene sepse pastaj humb arsyen dhe nuk kupton realitetin. Kur te komunikosh me Zotin mund ti referohesh parimeve fetare po jo te perdoresh keto parime me vend e pa vend, se po e ekzagjeron tej mase…pertej cdo llogjike te shendosh. (natyrisht qe une nuk jam i detyruar te lexoj komentet e tua por as nuk me ndalon njeri te them MENDIMIN TIM, apo jo?!?!)
    shyqyr zotit nuk jemi nje shoqeri TEOKRATIKE dhe nuk do te jemi kurre! Ne duam te kemi disa rregulla shoqerore dhe juridike te kjarta dhe te pranueshme nga te gjithe me ane te te cilave duam te rregullojme jeten tone te perbashket CIVILE DHE JO FETARE! ketu tani mos na fut edhe hadithet apo surat e kuranit apo ato te feve te tjera.
    Shenimi i dyte qe kisha i perket menyrave te cilat perdor per te komunikuar me bashke-komentuesit qe jo gjithmone e kane gabim. Ti si njeri i fese duhet te jesh me i hapur per dialog e mirekuptim dhe nuk duhet te ofendosh te tjeret, apo jo o besimtar i vertete?!?!? keshtu ti po i ben nje sherbim shume te keq fese islame, e cila eshte me e hapur dhe me tolerante se MENDIMI YT!
    Edhe si njeri i shkolluar qe thua se je duhet te besh te njejten gje: te degjosh me shume se te flasesh, apo jo i dashur mik?!?! njerezit mos i etiketo kurre si greke, te krishtere, injorante, apo “di maiale” sipas oreksit tend sepse ti ne kete menyre i ben nje dem te sigurt inteligjences tende prej 21 vjet studimi dhe natyrisht bie pre e gjykimeve negative masive te komentesve te tjere.
    Perfundimisht po te permbledh MENDIMIN TIM: me kete komunikim qe ke ndertuar, te pakten en kete blog, ofendon rende cdo dite e me shume perkushtimin tend ndaj Zotit dhe Inteligjencen tende te ndertuar me mundime prej 21 vite studimi!
    MENDIMI IM modest eshte qe te jesh me pak ofendues, e me shume mirekuptues; me pak invasiv dhe me shume tolerant; me pak te shkruash e me shume te degjosh; me pak te shash dhe me shume te respektosh te tjeret!
    Pershendetje Miku im!
    p.s. verejtjet mos i merr personale por thjesht si fjale modeste te nje shqiptari, bashke-kombes i yti.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje