Leutrimi

9 Mars 2011, 20:23Blog TEMA

Nga Albin Kurti

Të shtunën që shkoi nga pusia u vra djaloshi Leutrim Musliu prej fshatit Uglar të Gjilanit. Bashkë me të atin e tij ai kishte shkuar të marrë dru në mal, të cilat pastaj i shisnin në pazar. Nuk kishin pasur traktor ose ndonjë automjet me vete, drutë i ngarkonin në një qerre me dy kuaj. Aq e varfër ishte kjo familje, saqë Leutrimi ishte detyruar ta ndërpriste shkollimin për t’i ndihmuar babait në këtë punë të rëndë fizike, përmes së cilës siguronin bukën e gojës.

Pikërisht më 5 mars, kur gjithë shqiptarët dhe Kosova po përkujtonin me krenari rënien e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe 55 anëtarëve të tjerë të familjes së tij, pra në ditën kur po shënonim 13-vjetorin e Epopesë së lavdishme të UÇK-së, u vra Leutrimi 13-vjeçar. Pylli ku atij dhe prindit të tij i ishte ngritur prita ndodhej midis fshatrave Uglar dhe Pasjan të komunës së Gjilanit. Në fakt, pas decentralizimit mbi baza etnike sipas Planit të Ahtisaarit, Pasjani, duke qenë i banuar me serbë, nuk i përket më komunës së Gjilanit. Ky fshat tash bën pjesë në komunën e re të Parteshit, një fshat tjetër ky po ashtu me popullsi serbe.

Mbi njerëz të paarmatosur kanë shtënë me armë automatike njëherë nga ana e majtë e pastaj edhe nga ana e djathtë, persona tash për tash të panjohur. Përveç gëzhojave të plumbave të automatikut, në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe aso të pushkëve të tjera e madje edhe siguresa bombash. Dëshmitarët thonë të kenë dëgjuar së paku një eksplodim bombe. Leutrimi është qëlluar në bel, plumbi në dalje i kishte shkaktuar një plagë të madhe dhe ai ka ndërruar jetë pas më pak se gjysmë ore.

Për këtë rast është arrestuar një serb me inicialet Zh. S., por ai është liruar të nesërmen. Policia e Kosovës thotë se hetimet vazhdojnë dhe se njëri nga të dyshuarit kryesorë që ndodhet në arrati është pjesëtar i kundërzbulimit ushtarak të Serbisë, KOS-it famëkeq. Nëpër të gjitha shtëpitë që i ka bastisur policia në Pasjan janë gjetur armë e municion i shumtë dhe i llojllojshëm.

Në fillim u tha që kjo vrasje është bërë me motive etnike. Por, tash po del që është më shumë se kaq. Persona të strukturave elite të shtetit të Serbisë dyshohet se qenkan të involvuar në këtë krim të tmerrshëm. Zaten, kështu ka qenë gjithnjë. Serbët nuk i kanë vrarë shqiptarët sepse thjesht ata janë serbë e ne jemi shqiptarë. Luftërat nuk janë shkaktuar prej dallimit etnik a kombëtar si të tillë. Krimet ndaj shqiptarëve janë bërë prej serbëve të organizuar nga shteti dhe të udhëhequr nga shteti. Nuk na kanë vrarë serbët pse ishim të ndryshëm prej tyre, por pse kështu shkruante se duhej bërë nëpër elaborate e projekte në Beograd. Serbia ka vrarë fëmijë shqiptarë në Kosovë para luftës, gjatë luftës por edhe pas saj. E vetmja risi është që ajo vazhdon ta bëjë këtë edhe tre vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Paramendojeni situatën e kundërt. Po të vritej ndonjë fëmijë serb në Kosovë, sigurisht që edhe KS i OKB-së do të mbante mbledhje të jashtëzakonshme; dhe, jo vetëm që do të kishte shumë shqiptarë të arrestuar, por asnjëri prej tyre, ama bash asnjëri, s’do të mund të lirohej të nesërmen.

Është indikative se si në çdo shtëpi serbe që është bastisur është gjetur shumë armatim. Kjo nuk do të thotë që policia e Kosovës kishte fat, por më parë që çdo shtëpi serbe është përplot armatim. Ama për dallim nga shtëpitë e shqiptarëve, shtëpitë e serbëve bastisen eventualisht vetëm pasi të jetë kryer ndonjë krim.

S’ka dyshim që policia e Kosovës po mundohet ta mbajë këtë rast në një profil sa më të ulët. Të gjithë e dimë se si kur gjendet armatim në shtëpitë e shqiptarëve ai ekspozohet para kamerave dhe bëhet spektakël me atë punë. Jo edhe me këtë rast, pasi që në pyetje janë serbët. Dikush madje ishte kujdesur që t’i heqë edhe lajmërimet për varrimin e Leutrimit nëpër qytetin e Gjilanit para se të varrosej ai të hënën.

Gjithsesi shumë çuditshëm po sillet kjo pavarësia e shtetit tonë.

6 komente në “Leutrimi”

  1. beso says:

    Kosova eshte e pavarur,por s’gezon pavaresi.Behet shume kujdes se mos u prishet qejfi serbeve,sikur te jene prej pambuku,ndersa mbahen larg pushteteve nacionalistet shqiptare,sepse”prishin”pune.Kujtoj se Izraeli,pasdite pasi u shpall shtet,beri lufte me shtetet arabe,dhe fitoi.Kosova pas 12 vjetesh nuk ben dot lufte me pese ekstremiste serbe,se eshte KS i OKB,K.i Evropes,Rusia,Kina dhe dreqi e djalli;ku ate qe nderton Preka e prish Prena.Thaçi ka probleme me raportet e Martit,Pakolli ka probleme me miqesite e tij antipatike,Albin Kurtin s’e duan se nuk e le rehat qullin e nderkombetareve…Kosova shtet ka emrin,por duket si tezge zarzavatesh,ku sejcili zgjedh kokrrat e shendosha,dhe ato te goditurat i hedh prape mbi tezge,ti haje populli.

  2. mendimi_im says:

    He pra, ku jeni ju komentues?

    He pra na vrane serbet vellan tone 13 vjecar?
    Ku eshte bota qe nuk bertet?
    Ku eshte Merkel e gjermanise, ku eshte NATO?
    Ku jan te drejtat e njeriut?
    He pra pse ju zuri goja lesh tani dhe nuk flisni?
    Kush eshte terroristi, ku ben terror mbi ne?
    Nje djal 21 vjecar beri vrasje ne gjermani, tere bota i quajti kosovaret dhe ne terroriste.
    Ai vrau ushtare, por serbet shoket e NATOs dhe te te tere EU nuk vran ushtare por femije 13 vjecare qe shkon ne mal te marr dur per te ngrohur.

    He pra ju hipokrit folni, ngrine zerin, mbroni shqipertaret pra.
    pse nuk beni servilizma tani?
    ahhhhhhhhhhhhhhh????
    Pseeeeeeeeeeeeeeeee?

    Pisa jeni.

  3. mic sokoli says:

    Nuk e di ne qofte se Kosova ka denim me vdekje por duhen bere shembull nja dy serb. Per mendimin tim edhe Shqiperia edhe Kosova shume po perulen per tu futur ne Europe, a thua se do na mbulojne me flori kur te futemi ne Europe. Duhet kuptuar se serbi do te hap konflikt me synim qe te futet ne veri te kosoves. Politika shoviniste e serbit dhe e grekut nuk ka ndryshuar asnjehere kundrejt tokave shqipetare. Prandaj mysliman e te krishtere bashkohuni per fene e madhe te Shqipetarise. Po qe se Aridi do kish vra nja dy extremist Serb do isha I pari qe do I thosha te lumte dora!

  4. MEMEDHETARI says:

    Ngjarje e dhimbeshme…
    Jam plotesisht dakord me autorin e shkrimit.
    Shteti duhet t`u dale ne mbrojtje shtetasve te vet.
    Pakicat serbe nuk ka aresye te shikohen me “dhemshuri” edhe kur bejne krime dhe shprehen haptas qe nuk e deshirojne integrimin…
    Shteti duhet te godase fort,pa pritur “bekimin” e z.Dell apo te ndonje tjetri…
    Nuk e paragjykoj,por kam parasysh nje tjeter “Dell” ne Tirane qe vrasesin e 4 demonstruesve te 21 Janarit,e quajti “burre shteti”!!!
    Ne rast se nuk vendosen para Drejtesise kriminelet,duhet ta dime:
    Ku po shkojme???

  5. raimondi says:

    Po ata po vrasin …..——-Ore ju shqiptaret qe jeni aty , shkoni dhe i vrisni ,ua nxini jeten qe ata te largohen fare nga Kosova,
    se do keni gjithmone probleme nqs nuk i godisni
    ———–Ndaj i godisni qe ata te tremben dhe te jetojne ne frike -Ndryshe do tjua godasin ata juve ……

Comments are closed.

Lini një Përgjigje