Na ç’kombëtarizoi diktatura, Na ç’kombëtarizoi demokracia…

11 Mars 2011, 20:44Blog TEMA

(Redan BUSHATI – Kryetar i Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës)

Kombi një fjalë e vjetër në literaturë, nga e cila kuptojmë një bashkësi të qëndrueshme njerëzish, e cila është formuar historikisht duke u bazuar tek bashkimi i gjuhës, kulturës, territorit, jetës socio-ekonomike dhe të formimit psikik. Kombi shqiptar më i vjetri në Ballkan e më gjerë ka përjetuar  “tragjedi-komedi”  të ndryshme deri në ditët e sotme. Padrejtësitë në kurriz të tij, nuk kanë ardhur rastësishëm. Urrejtja dhe mllefi i fqinjëve tanë nuk është i pashpjegueshëm, as shtrirja e tyre territoriale në brendësi të kombit shqiptar nuk është e pakuptimtë.

Shqiptarët ishin një popull që patën në shpirtin e tyre: trimërinë, guximin, mikpritjen, humanizmin, shpirtin e dlirë, dhembshurinë, atdhedashurinë e gjithçka që kishte art dhe familjaritet moral, ishte veçse karakteristike e shqiptarëve. (Nper gjuhë shqype bota mbârë/ ka me ju njohtë se ç’fis ju kini,/ ka me ju njohtë për shqyptarë,/ trima n’zâ, sikurse jinni). Sot, ato janë katandisur si mos më keq. E për këtë faji është i shumëfishtë, duke filluar me copëtimin territorial nga lavirja Europë që në kohë të hershme dhe deri tek përdorimi i pseudoshqiptarëve të stërvitur në oborret e Shërbimeve Inteligjente (fqinje) për të hipur në krye të drejtimit të jetës së vendit.

Diktatura ishte ndër fazat më të vështira të përjetimit shpirtëror e fizik të popullit të stërlashtë shqiptar. Ajo jo vetëm u mbylli zemrat, gojët, por ju mbylli edhe mendjen dhe ndjenjat mbarë popullit shqiptar. Katili dhe vëllavrasësi Enver ushqeu tek shqiptarët veset më të këqija, të cilat qëndronin në brendësi të jetës së secilit. Ato rrinin brenda, jo për t’u shfaqur gjatë kohës së diktaturës apo kundër saj. Këto vese të liga do të shfaqeshin kundër armikut, edhe pse armiku ynë ishte vetvetja. Me anë të ndalimit të fesë dhe atdhedashurisë, pikërisht u shkatërruan dy shtyllat kryesore shpirtërore të ndërtimit të një shteti modern, por edhe me rrënjë të thella në mirëdashje sociale të përgjithshme. Sot, trashëgimia enveriste në dukje e mposhtur, po qëndron më shumë se kurrë ndonjëherë në shumë dyer të administratës dhe kontrollimit të shtetit. Këto syresh akoma verbojnë me dogmat e tyre të fëlliqura këtë popull, duke u bërë një lavazh trurit të tyre për t’i larguar nga besimi në Zot dhe nga vlerat e shenjta kombëtare.

Thujse në më shumë se 20 vjet demokraci kemi arritur të kemi më shumë mllef, urrejtje, zemërim, keqinterpretim, dhunë e mashtrim ndaj njëri-tjetrit, sa shkjau nuk ka nevojë të fus spiunët e tyre apo punonjësit e shërbimeve inteligjente për të përçarë popullin, besimin, politikën, e veçmas shpirtin atdhetar. Sot, shqiptarët janë të ndarë me thikë në të majtë dhe në të djathtë. Sot, shqiptarët janë të ndarë me thikë o me Sali Berishën o me Edi Ramën. Shqiptarët janë katandisur edhe në atme e fe. Atme kanë makutërinë e mbushjes së xhepit të tyre në të gjitha mënyrat, e fe kanë partinë-shtet. E brenda partisë ka segmente të ndryshme, që i shërbejnë planeve ruso-serbe, planeve greke, planeve amerikane dhe atyre arabo-turke. Prandaj, shqiptarët janë të ndarë konfliktualisht edhe fetarisht, pasi mes tyre spiunët kanë arritur të mbjellin mllef kundër gjithçkaje tjetër që nuk është si ato. Të ngjan sikurse ka dy Krijues të Gjithësisë të shpërndarë në dy Botë (Zoti na ndihftë)…

Së fundi, rregjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare është një ndër etapat e fundit drejt ç’kombëtarizimit të popullit shqiptar. Pasi, na vranë, na prenë, na pështynë, na llomotitën, na grabitën dhe shitën, na shanë edhe me nënë e motër m’u në mes të Korçës së lavdishme, tashmë po përparojnë drejt brendësisë së Shqipërisë së Jugut. Situatë paksa më ndryshe, por në dukje e llahtarshme janë edhe martesat e vajzave shqiptare me djemtë e shkjaut kundrejt pagesave të këtyre të fundit që u bëjnë prindërve të vajzës. Thonë që shkuesi (mblesëruesi) merr edhe një pjesë të hollash. Gjynah të lihet pasdore, pasi me këtë shumë disa mund të zgjidhin hallet a problemet e tyre. Shqipërisë po i ikën nderi e motra, po i ikën nëna e fisi, e në këtë përçarje e copëtim, në këtë shitje dhe mashtrim, bashkohu edhe ti o zullumqar!… (T’a dijë Shqypnija/ Prá, e sheklli mbarë,/ Se mâ mbas sodit/ Uu s’jam Shqyptár, /A ndiet, Zotni,/ Qi rrini m’shkam?/ Un mâ me sodjet/ Shqyptár nuk jam./ M’thirrni si t’doni/ U tham: Urdhno!/ Zulù m’a njitni/ … Shqyptár, por, jo.)

13 komente në “Na ç’kombëtarizoi diktatura, Na ç’kombëtarizoi demokracia…”

  1. raimondi says:

    Ky qenka nje injorant i shkalles me siperore———–Dikatatura vertet ishte diktature por ajo e ngriti patriotizmin ne INSTITUCION ———–Sepse krijoi Akademine e shkencave dhe me dhjetra Institute kulturore dhe gjuhesore
    -dhe gjate ditaktures u bene me dhjetra Konferenca shkencore Nderkombetare qe Kryesoheshin nga Prof E.CABEJ,Prof.Alex Buda ,Prof. Dh Shuterizi. Prof Alex luarasi. etj etj shkencetare shqiptare dhe me te ftuar nga bota e kultures Europiane
    me shkencetaret europiane me prestigjoze ne fushen e Linguistikes,Historise etj
    dhe aty u vendosen
    THEMELET e KOMBIT SHQIPTAR MBI BAZA SHKENCORE te PRANUARA edhe nga bota moderne europiane

    Ndaj mesoje njecike historine e vendit tend o student se qenke me te vertete nje student teper i dobet ,ndoshta e ke nga uji i tepert qe keni si qytet…….

    1. mendimi_im says:

      Ti ca leshin e mizes se kalit ke studiuar qe je me i zgjuar se ky?

      1. Gramozi says:

        –O mendim_jot prej idioti…Pyet si njeri jo si taleban..
        rajmondi ka lexuar libra sa “hard disku” jot me viruse se proceson dot….

        1. mendimi_im says:

          ti gramoz dhe ju si ti, e di qe truri i juaj eshte nje software i vjeter eshte e programuar me C++ apo me ate te Pascaline vjeter, por kur un jam i sinqerte dhe serioz ne komente ju talleni sepse e keni zhurmusin prapa veshit, praa me njerez si ti un nuk mund te jem serioz dhe as qe do te behem.
          Keshtu qe te na e rruash neve edhe talibaneve.

          1. Epirioti says:

            Ala keto o derdimen, mendimi_im. Degjo!
            Do te ta marre ate koken e do te ta pres me Photoshop 11.0, pastaj do marre trupin e Berishes e do ta shtremberoj me Illustrator 13.0, do marre kembet e shemtuara te Jozefines dhe do i jap nje gradient ne Corel Draw, do i bashkoi bashke te gjitha me Adobe In Design ose Page Maker dhe do formoj nje Frankeshtajn origjinal qe te te pelqej vetja pastaj sesa i shemtuar je ne kete forum. U bene ti te flasesh per C++, programi qe ka nisur njerez ne Hene dhe pararendesja e shume software-ve te reja. Ngaqe nuk keni shtylle kurrizore, jeni si butak, merrni forme sic t’ju japin. Tutkuna ju formoi Sala, tutkuna tere jeten ju. Anadollak me 21 vite shkolle, ta dish qe jane pak, shume pak.

      2. raimondi says:

        Cfare kam studiuar une nuk e kutpn dot ti o cmendim se ti hyn ne ato lloj qenie qe qendron 5 here ne dite me vertikale …….
        ——– dhe duke bere kete lloj ushtrimi gjimnastikor ju jeni te vetmet krijesa qe koken dhe bithen i keni me te njejten IQ
        –Jeni tip Hydra si krijesa me dy krena ,vecse ne rastin tuaj ka nje ndryshim te vogel ,keto krenat jane …..BYTHE-….Tip Hydra-Bythe

  2. beso says:

    Autori eshte munduar,dhe duhet pergezuar per impenjimin,por sa trishtohem me studentet e sotem.Pse jane kaq siperfaqesore?Diktatura-diktatori-veset e keqija,e ne fund,si ne fillim,ato vargjet retorike te Fishtes,qe une – i vetmi shqiptar qe s’kupton mire madhesine e Fishtes – prape s’marr vesh pse i bashkengjiten ketij rrefimi.Ka periudha te nje vendi ku diktaturat jane e keqe e domosdoshme,vendet fqinje me ne ishin ne diktatura atehere;ne Itali realisht fitonte e majta ne zgjedhje por qeveriste e djathta(quhet kompromisi historik),dhe ka pak vend,besoj,per retorike boshe.Une mendoj qe studenteve te sotem u bombardohet ideologji me shume nga ç’pritet.Besoj se kur fiton e djathta hiqen profesoret e majte,dhe futen ne pune te diplomuarit e djathte,dhe keta fillojne te flasin per 28 nentorin si daten e çlirimit,rolin e madh te Ballit Kombetar ne çlirimin e Evropes nga Nazifashizmi,e plot budallalleqe te tjera,gjer tek çmimi Nobel per Paqe,qe i duhet dhene Jozefines se Topallajve.Nuk shkruhet keshtu,se po e le filizin te shtrember mos u habit kur neser trungu te jete i shtrember.Me njemije te metat e tij,social-komunizmi shqiptar nxiti unitetin shqiptar,krijoi baza te qendrueshme per propagande kombetare,mbeshteti studimet e shkencave te ndryshme shoqerore dhe beri te kunderten e kesaj qe thote studenti:kombetarizoi shqiptaret.Keto gjera i sherbenin sistemit,per te qeverisur sa me gjate,natyrisht,por siç e thashe,si nje e keqe e domosdoshme,rregjimi i sherbeu tendences nacionaliste me shume,e me gjate,ne te gjithe historine tone te njohur.Sistemi qe shkoi bente propagande kombetare,botonte libra,merrte pjese ne festivale folklorike,dergonte studjues ne forume nderkombetare,dhe ne ato 40 vjet apo 25 vjet efiçence akademike eshte bere nje pune e madhe dhe e admirueshme.Le te merremi me anet e dobeta,apo mekrimet e diktatures,me fushatat antikler,apo ndaj hapjes se tendencave filoperendimore,por jo ne kete drejtim.Ata qe punuan ne fushat e shkences qe pasuronin entitetin kombetar te Shqiperise jane dhe mbeten njerez te nderuar te kombit tone,dhe bejme mire ti nderojme me shpesh;keshEnverizmat jane tjeter gje,punet e mbara,te bera nga njerez te afte jane tjeter gje.Pershendetje Temes per mundesine!

    1. mendimi_im says:

      Beso ckemi?
      Te pershendes.
      Degjo qendrojn shum nga ato qe thua ti.
      Por me keqardhje dua te shtoj:

      Gjyshi im prej hallit u be komunist ne ate kohe por vetem se kundershtoi dicka e hoqen nga partia dhe e diskriminun…
      Babai im nuk ka perfituar te drejte shkolle se nuk ja jepnin…
      Kurse un u shkollova se jau u mora me dhune.
      Enveri njerzit nga veriu nuk i la te shkollohen, ata qe la ishin disa servila te enverit.
      50 vjet vellezerit tane nga jugu jan shkolluar me bursa te majme…
      Kur ndryshoi sistemi ne 90-91 ishin po komunistet dhe pushtetaret e asaj kohe qe privatizuan biznese te medhaja dhe u pasuruan edhe me shum se ishin ne komunizem.
      Po ashtu edhe femijet e tyre.
      Nuk jua kam zili aspak ?

      Sot ata qe jan ne pushtet kan para dhe dergojn femijet e tyre ne shkolla private dhe kolegje te shtrenjta qofte brenda vendit qofte jasht. Pas disa vitesh do te jene po femijet e tyre te drejtojn pushtetin.
      I varferi mbetet i varfer, as prinderit nuk bene gje as femijet nuk bejn dot gje.

      1. beso says:

        E drejte mendimi_im,eshte dhe ashtu si thua ti,dhe ne ndonje rast edhe me keq,por ne specifike flas per kombetarizim ose ç’kombetarizim,e me duket se sistemi i shkuar ka bere diçka pozitive ne ate drejtim.Te pershendes!

  3. hasan says:

    Do ta keshilloja kete studentin e ri qe do te jete e ardhmja e Shqiperise te studioje mire kohen e quajtur diktature.Ashtu siç ka qene,pa hile pa e zbukuruar,bile te mundohet ta nxije per ti bere qefin regjimit te sotem.Se per tu bere e ardhmja,ketij,studentit i duhet te mesoje se nga vjen qe te dije ku do te shkoje.

  4. Robert says:

    Perfundimisht Shqiperia ska per tu bere per sa kohe ka monstra si raimondi, i cili bej hesap edhe emrin e vet e shkruan me r te vogel te shtypit, kane nostalgji dhe i gjejne ane pozitive nje diktature qe na la mbrapa gjithe botes te civilizuar duke u permendur si vend i botes te trete akoma dhe kesaj dite.

  5. lira says:

    Eshte mire ti heqim syzet politike dhe mundesisht ato qe na bejne ti shohim gjerat bardhe dhe zi. Te gjithe e dime krimet dhe demet e diktatures. Me vjen keq me Robertin qe megjithese e shkruan emrin e vet me R te madhe te shtypit, duhet te pranoje Rajmondi qe e shkruan me r te vogel te shtypit ka plotesisht te drejte.Dhe logjika e thjeshte e dikton se ceshtjet kombetare si ne nje shtet diktatorial ashtu dhe ne shtetet demokratike( por demokratike ama dhe jo bashkesi bashibozukesh) jane shume jetike per nje popull.

  6. Robert says:

    lira, po e theksoj edhe njehere se njerezit qe i thurin lavdi asaj periudhe nuk meritojne debat por po i humb nja dy minuta me ty. A po flasim per te njejten periudhe ne te cilen Kosova i kaloi miqve tane komuniste jugosllave nen drejtimin e mugoshes qe na themeloi edhe partine komuniste, burgosjes te kosovareve si agjente te UDB, persekutimit te cameve, masakres te Tivarit, e te tjera e te tjera. Sa per ato figura te ndritura qe na paska nxjerre Shqiperia atehere, aq ka edhe ne fshatra te humbura te botes te qyteteruar.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje