Gazeta londineze Financial Times thosh dje, se Edi Rama do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës. Ku e dinë ata? Po nuk është se e dinë vetëm ata; e dimë edhe ne; madje, e dimë përpara atyre. U vonua pak si për të na dhënë mesazhin se ishte duke e menduar këtë punë gjerë e gjatë (në fakt, mendja ma thotë se nuk është menduar hiç; po hiç fare, amá), dhe në fund nuk mundi të mos ledhatonte dhe njëherë tjetër idenë fikse, që i rri në kokë prej kohësh: të mos heqë dorë nga ai post deri sa shqiptarët ta zgjedhin në postin tjetër, pak më të rëndësishëm, atë të kryeministrit. Mos po ngutem unë? Mos vallë ai ka gjetur një person tjetër për ta futur në ndeshjen më të bukur e më spektakolare të garës së zgjedhjeve lokale? Jo, nuk ka gjasa të jetë kështu. Kush njeh mirë makinën e tij të PR-it e kush ka ndjekur me vëmendje të gjitha lëvizjet konvulsive të asaj makine e kupton se në një nga këto ditë, ndoshta nesër, mass-media do ta ketë një kryelajm: Edi Rama kandidon për herë të katërt për kreun e bashkisë së metropolit. Të katërt? Nuk është e pesta apo e gjashta? Mua më duket se ka një jetë të tërë aty, por kronika politike thotë se e ka për herë të katërt.
Qyshkur ka filluar gurguleja e zgjedhjeve lokale, Rama nuk ka thënë asnjëherë se do të kandidojë. Ka vënë të tjerët të hedhin si pa dashje idenë e kandidimit të tij, ndërsa vetë ka bërë sehir e ka testuar opinionet e reagimet ndaj këtyre zërave të porositur. Nëse reagimet do të ishin të forta, mund ta mendonte dhe tërheqjen, por ai e ka ditur se nuk do të kish reagime sopra le righe. S’e kam fjalën për reagimet e kampit tjetër; ato dihen. E kam fjalën për reagime të kampit të Ramës. S’ka pasur pra të tilla. S’ka patur njerëz që të artikulojnë ambicjen e tyre për atë post. S’ka patur as njerëz që ta shihnin me sy kritik kandidimin e Ramës. Tani, të merremi vesh, njerëz të tillë ka, por puna është se s’janë bërë të gjallë. Të gjithë, miq e armiq, kanë pritur vendimin e Ramës, që dihej si do ishte (nëse s’do ndodhte ndonjë hatá në jetën politike).
Për t’i lënë pa argument kundërshtarët e kandidimit të tij, ai hidhte për konsum korridoresh e sallonesh ku mbllaçitet e përtypet politikë sendërgjinë e sondazheve të bëra nga brenda. Këto sondazhe nuk është se thoshin që “Edi Rama fiton”, pasi kjo gjë dihet dhe nga Lul Basha. Jo, sondazhet shkonin më tej; ato thoshin, se “Edi Rama është i vetmi që e garanton fitoren”. Janë bërë vërtet këto sondazhe? S’kam ide. Edhe mund të jenë bërë. Por do ish mirë të na thoshin se ç’emra të tjerë janë hedhur, dhe ç’alternativa u janë ofruar respondentëve përveç Ramës. Ky i fundit i hodhi vetë dy javë më parë nja tri-katër alternativa, që mund t’i zinin vendin; nuk i hodhi zyrtarisht; i hodhi në një formë bizarre; bëri gati emrat e Blendi Klosit, Pandeli Majkos, Eduard Shalësit, Saimir Tahirit e të ndonjë tjetri, i paketoi, ua dha paketën emisarëve të vet, të cilët u shpërndanë nëpër Tiranë me synimin për të vjelë opinionin e ca njerëzve të kualifikuar që i duan të mirën opozitës. Mund të kem qënë planifikuar dhe unë tek njerëzit, të cilëve u duhej marrë një opinion; dhe në më shumë se një rast më është marrë opinioni. Cili ka qënë ky opinion që kam dhënë? Që ka emra më të mirë se këta, por duhet “trimëri’ për t’i gjetur. Ndërsa shumë të tjerë mund të kenë thënë: “Çfarë? Jo, jo, nuk është nevoja të eksperimentojmë e të rrezikojmë; nëse s’ka emra medemek më të mëdhenj, thuajini Ramës të vërë kandidaturën!” Dhe me këtë mënyrë mundi kundërshtarët që thoshin se ai as e çon në mendje të sugjerojë emra të tjerë. Ja, i sugjeroi, por janë emra që s’japin garanci. Kjo ishte loja.
Po pse Rama po i jep dum kështu kësaj pune? E vërteta është, se ka diçka tjetër përpos idesë fikse për këtë post e përpos tahmasë së tij për pushtet ‘material’. Së pari, ka presion nga nomenklatura brenda partisë për t’mos ia lënë askujt tagrin e kompetencat për të qeverisur bashkinë e Tiranës, e cila është një llokmë e madhe pushteti në terma politikë, ekonomikë, financiarë e në terma të PR-it. Së dyti, bashkia e Tiranës, me të gjitha mjetet e resurset që bart, është e vetmja mbështetje logjistike për opozitën, me fjalë të tjera e vetmia karrotë për të ndjellë e bërë për vete njerëz, institucione e entitete të tjera me pushtet e me ndikim, dhe i vetmi shkop për t’i ndëshkuar aq sa mundet ca e ca që “hanë bukën e turkut e bëjnë duvanë e kaurit”; shërben si e tillë në mënyrë jo fort legale, por përballë përdorimit abuziv të pushtetit egzekutiv nga ana e Berishës, askush nuk e çan kokën për këtë sjellje jo korrekte; kur bjenë daullet, nuk dëgjohen pizgat. Së treti, Tirana është bastioni i fundit i rëndësishëm i papushtuar nga (Genghis) Berisha; nëse bie dhe Tirana, pastaj s’ka më rëndësi asgjë. Atëherë? Atëherë duhen përdorur të gjitha mjetet për ta mbrojtur këtë bastion. Së katërti, këto zgjedhje janë të rëndësishme, shumë të rëndësishme; rrjedhimisht gjëja më e parë që ka rëndësi është që ato të mos humben. Së pesti, duke u vënë në lojë vetë aspiranti për kryeministër mund të provokohet një mobilizim më i madh qytetarësh të Tiranës, e për një efekt a magji metropolitane, edhe ata të gjithë Shqipërisë. Së gjashti, përballë nuk ka një rival të zakonshëm (s’e kam fjalën për Lul Bashën); përballë ka një njeri që arrin deri dhe të vrasë me një qetësi e shkujdesje qaddafi-ane, e merret me mend që një kundërshtar i tillë të kondicionon pa masë e nuk të lë të jesh normal në ligjërimin politik, në zgjedhjet që bën e në strategjitë që adopton.
Mund të bihet dakord, besoj, se në të pesë pikat e mësipërme ka diçka racionale. Mirëpo edhe në këto rrethana, edhe sikur t’i pranonim këto pika, pra, edhe sikur të binim dakord se Rama është i vetmi socialist që e ka të sigurtë fitoren, edhe sikur të binim dakord se aty rrotull tij s’ka njeri tjetër, të cilit mund t’i besohet qeverisja e Tiranës, prapëseprapë ai ka përgjegjësi për këtë situatë. Nuk i falet që ndër të gjithë ata që ka rekrutuar gjatë viteve të fundit të mos gjejë qoftë dhe një, që të jetë në gjendje ta hedhë në tapet Lul Bashën, i cili nuk ka dëshmuar se ka armë tjetër, veç faktit që është beniamin i Berishës e veç faktit tjetër që është djalë kokoroç e gojëbrisk (kulturalisht është një hiç; politikisht është tërësisht i skualifikueshëm si njeri pa asnjë ide, në pikëpamje humane është haptazi një sycophant, në pikëpamje legale është krejt i zbuluar).
Prandaj, kur Rama thotë se “nuk kam njeri tjetër që t’më japë garanci në këtë konkurim”, në vend t’i japim të drejtë, duhet ta denoncojmë për shkretimin që ka mbjellë rreth vetes; në mos, ta denoncojmë për faktin që nuk ka promovuar askënd në mënyrë të veçantë për ta patur si krahun e tij të djathtë. Fraza që dëgjohet nga të gjithë socialistët “Rama është i vetmi që kemi”, në vend të të ngushëllojë, të kall datën. Si i vetmi? Ç’do me thënë i vetmi? Pse i vetmi? Ku janë të tjerët? Nuk ka brenda partisë socialiste? Pse s’merret ndonjë nga jashtë partisë? Nuk ka asnjë as jashtë partisë? Ou? Po të ishte kështu, ky vend do ishte për t’i bërë një mut mbi krye. Por s’është fare kështu. Nuk është se s’ka; nuk ka pikën e kuptimit të thuash, që s’ka; është thjesht që s’duan të shohin. Dhe është për të ardhur keq që ai që s’do të shohë është Edi Rama, të cilin dikush e pikasi dhe e zgjodhi nja dhjetë e kusur vite më parë. Kush ishte ai? E paskeni harruar? Fatos Nano. Palo burrë ka qënë e mbetet, por kish një virtut të jashtëzakonshëm, që gjendet më rrallë se çdo gjë tjetër këtyre anëve: delegonte pushtet e kompetenca.
Unë e di që shumë njerëz do ta lexojnë këtë shkrim e do të thonë: dëgjo, mund të kesh të drejtë, por tani kemi një hall më të madh mbi krye; duhet t’i tregojmë Qaddafi-t tonë, se shumicën e shqiptarëve i ka kundër. E dini? Personalisht këtë do bëj prapë, do mbështes më fort se kurrë opozitën, por është për të ardhur keq që Edi Rama bën hesape personale mbi këtë padurim kolektiv të shqiptarëve për t’ia treguar vendin (me votë) njërit prej qelbësirave më të mëdha që ka prodhuar ky vend. Shqiptarët do të votojnë për opozitën. Duhet të votojnë. Si kurrë ndonjëherë. Dhe në këtë mes Rama, me siguri, do të kontribuojë; por më shumë do të përfitojë. Por më pas, kur Qaddafi ynë të mos jetë, ne do të jemi më të qetë, ndërsa ai vetë do të jetë pa alibi.
*respublica.al
Comments are closed.
Z Nano!
Nuk besoj se kete artikull e ke bere “per te hapur sondazhin e radhes”:
Kush mendoni se do fitoje ne Tiranen? Lerja Ed Zaloshnjes kete shans!
Perpara nje “lugati tashme edhe te gjelber”, opozita duhet te vere “TOPIN” me te madh!
Kjo eshte betaeja e fundit!
“MERU ME POLITIKE! NDRYSHE DO MERET POLITIKA ME TY!”
Ky “ligj”, do te thote qe edhe Kryetaret e Bashkive, vijne nga politika dhe pastaj varen nga Ligji. Ndryshe edhe zotrote mund te kishe kandiduar ,sepse je goxha i njohur!!! Apo jo? Po ashtu edhe une…
Por jaqe momenti erdhi keshtu…Po mos ishin vjedhur votat, natyrisht qe PS dhe cdo parti tjeter, do konkuronte me IDE, PLANE, PROJEKTE, PREMTIME…dhe zgjedhesit do vendosnin
Pra! Nuk duhet te jesh vetem “antiberishist”, por duhet edhe ta “pertypesh” perseri Ramen Kryetar bashkie!
Le te shpresojme qe ndonje nga TV-te Kombetare te PAINDOKTRINUARA, te bejne nje dokumentar KU TE CFAQIN TIRANEN E 2000 ME ATE TE 2011-es, pastaj flasim!
O i nderuari Nano,cfare te shkruaj une rreth ketij artikulli kur ti vete i ke thene gjithe aresyet pse Rama duhet te kandidoje…
Dhe mua me duken me vend te gjashte pikat qe ke analizuar.
Edhe une ashtu mendoj,qe ai ben mire te kandidoje…
Keshtu besoj se mendojne edhe shume e shume te tjere dashamires te opozites,Arseni,p.sh., ( te pershendes me kete rast,Arsen).
Mirepo mua me rri mendja tek titulli i shkrimit…
Kur te gjithe (dhe jemi kaq shume) i dime aresyet pse Rama duhet te kandidoje perseri …kush prej nesh eshte …”dreqi”? :))
Sinqerisht te falenderoj,i dashur Mustafa qe sebashku me shume atdhetare te tjere,je ne balle te luftes per te larguar BAJGlozin qe i ka zene frymen Shqiperise !!!
Te pershendes edhe une!
Ka ardh dita qe sot e neser, mos ngelet gazete e reviste ..pa shitur!
Ja bon menjen “sallate” ketij populli te varfer!
Jep o vlla lajmin! Leri komentet! Seicili i bon llogarite me kutin e vet!
Mu si Tironc, me intereson Kryetari i Minibashkise, sa te shkoje puna ime deri tek Bashkia Madhe….plasi kanali, u shem nai shpi, u bo nai tjeter pa leje…
Me keto te meret Nano (Mustafa) and co.
Mire do te ishte si kur Pandeli Majko te jete kandidate per Bashkine e Tiranes.
Eshte figura me e mire per te eleminuar Lul Bashen.
Pandeli Majko eshte nje Turp———-Ai s’ka nivel fare, dhe eshte edhe i diskerituar si nje spiun i rendomte i grekut
Majko duhet larguar nga PS-ja———-Spiunet e grekut duhet te shkojne tek PBDNJ
Edi eshte i mire per Kryetar Bashkie, por nuk duhet te rije kryetar Partie, sepse eshte i pa afte te drejtoje opoziten ————Nuk e ka haberin fare si drejtohet opozita
spiun!?!??!?!?!?! je mire ti moj shoqe,ai ka qene i vetetmi kryeminister qe ka akuzuar drejtepersedrejti si greqine,si serbine,dhe maqedonine,per krime ndaj shqiptareve,prandaj o djale i mire lexo historine njehere dhe pastaj bej komente!
Pse se permend kurre njeri emrin e z .Ethem Ruka ???
Muçi jam me ty,dhe mbase ti je me mua.Kush forum socialist e rizgjodhi Ramen si kanditature?Kush ishin kanditatet e tjere,qe ne baze te nje votimi paraprak ne strukturat e Tiranes u gjykuan jo ne lartesine e duhur?E di çfare?Pse Rama nuk doli i pari dhe te thoshte se karriera e tij ne pushtetin lokal njehere e permbushur me tre mandate,mund te quhej e realizuar,dhe te hapte vend per kandidate te tjere?Une jam mbeshtetes i Rames,dhe do ta mbeshtes si njeri paqesor qe eshte,por ai nuk mund te vazhdoje te mbaje dy kunguj ne nje sqetull.Nese kandidon,duhet urgjentisht te jape doreheqjen nga kreu i PS;eshte logjike.Une gjykoj qe shqiptaret kane votuar per perkatesine partiake dhe jo personat,dhe ky ishte rasti per inserimin e njerezve te rinj,jo vetem ne Tirane,por me shume ne rrethe.Tek Shekulli ishte emri i nje kryetari komune andej nga jugu,qe do kandidoje per here te trete a te katert,te cilit i ka dale boja me allishverishe;une shkrova diçka,por komentet kritike tek Shekulli kane filluar te mos duken,dhe tani limitohem te lexoj ndonje lajm;tu rrojne kryetaret e komunave – l’usato garantito (e perdorura eshte me e sigurte se e reja) se per keto ish nevoja! Rama ka punuar shume,dhe Tirana kot nuk e ka rizgjedhur,por gjelberimi i Tiranes eshte mirazh,per ta krahasuar me ndonje qytet evropian;une besoja tek nje kandidat i ri me nje fryme te re.Eshte kot te them emra,burrash apo grash,se tashme byreku qenka pjekur.”Dyluftimi” i Rames me Lulashin e Balshajve eshte me difekt,pasi qe ne antikitet dyluftimet ishin paralel;kesaj palo beteje eshte Berisha qe po ia guston spektaklin,pasi i mungon kundershtari,qe eshte ulur ne rrang.Perfundimisht,nese Rama do terhiqej in extremis,do isha i pari qe do brohorisja;kjo do ishte fitorja e vertete e PS dhe fitorja e tij personale.Sfide nuk eshte te rrembesh mollen afer dores;eshte te kercesh me lart,te marresh ate per te cilen je vendosur per ta arritur.Pershendetje Muçi,per kurajon!
njoh nje mik te ethem rukes, ishte djal dru dhe i paafte, ethemi e ndihmoi te ze nje post te mire, por kur e moren ne provim ne angli kete djalin, i than anglezet, mir qe ti je dru por edhe ethemi te jte dru qe te ka sjell ty ketu dhe na beri edhe neve dru qe te te bejm njeri ty… Nejse histori e gjate
epo ai nuk kishte 39 diploma si ke ti , SALA dhe AZGAN HAKLAJ
Ne se dhe Ethemi esht dru … po ne cfar jemi ???
Nuk e di se c’fare jeni juve Indrit, nuk ju njoh, prandaj s’kam c’te flas!
hahaha….prisja ndonje pergjigje pak sa me te menduar nga “mendimi im”
Gjithsesi hedhja e baltes mbi kedo, nuk me duket se sjell ndonje dobi, mendoj se duhet te jemi pak me te ndergjegjshem kur i themi “dru” dikujt qe ka doktorature ne Bio-kimi me rezultate shume te larta nga universitetin Marie & Pierre Curie ne Paris . Ndoshta i vetmi qe sot per sot ne shqiperi studion dha ka bublikuar dicka mbi qelizat staminale qe jane e ardhmja e mjekesis moderne .
Jam i sigurte qe Profesor-Doktorr.Ethem Ruka ka dhe shum merita te tjera qe un spo i permend ketu.
Pra un pyes serisht:
Nese Ethemi eshte dru …po ne cfar jemi ???
P.S tek “ne” ju perfshij dhe juve “mendimi im”
Indrit,E.Ruka nqs eshte shkencetar nuk duhet te humbe kohe ne politike
Ne filim esht shum dru ,ndersa tashti esht shum skencetar.
Nejse…
Duke e gjeneralizuar pak si muhabet eshte mjaft evidente qe ne shqiperi politikanet e “qete” ato qe nuk bertasin , shajne a ku di un , nuk perfillen shum ne sferen politike . Psh. zoti Paskal Milo , profesor historie , njeri i qete , gjithmon neper debatet qe e kam ndjekur, flet qart , paster dhe mbi te gjitha me respekt dhe kulture me kedo qe ka perball sikur ky te jete dhe Edi Paloka.
Nuk merret fare parasysh nga elektorali shqiptar , dhe pra shqiprise pikerisht te ketille personazhezh i nevojiten me shum ne politik .
Persona qe te “bijne”(sjellin) rrespektin ne politik , qetesin dhe mbi te gjitha te vendosin themelet e demokracis ne kete vend, ne rradhe te pare me ane te shembullit te tyre . A eshte Edvin Rama i ketille ????
Ti Muc nano nuk u lodhe duke hamendesuar deri ne paranoje. Jam kurioz te di, nese rama nuk do te kandidoje, cdo thuash ti????a do te kerkosh falje per paranojen e ekzagjeruar dhe per paragjykimin ekstrem qe i ben nje njeriu qe nuk ka thene ende gje, duke u nisur nga te tjeret qe mund te kene thene ate qe ka thene vetem mendja dhe hamendesia e tyre????
e kam thene dhe me pare me Lulin,Edi ka per te thyer rekord,minimumi 26 mije vota para !!!
Shqiptaret vazhdojne te jetojne ne daren e pergjakur te riciklimit te botes se korrupsionit e krimit,kure ju komentues e shkrivane beni moralin e politikave te skenareve te peshtire te mostrave te diktatures e bijve e niperve te saj.Marri apo sherbim ne interes te parase se korrupsionit?Shqiptaret skan drita,uje buke e streh,kurse ju luani me musteqet e celos,o te varfer nga mente,po nuk po shikoni se si luajne djajte e politikes se Tiranes zyrtare,apo nje luge supe e prishur ju ben te villni tere jete,o mjerane,po a nuk jane po keto palo politikane qe si dje dhe sot vaxhojne te qeverisin,ju grabisn,ju terrorrizojne,ju shkaterrojne,ju percmojne,ju menderosin,ju vrasin edhe ju te lartepermendur i thuani shendet.Sa varferi shpirterore aq edhe bashkefajesi.Boll me,por nese e ndejen vehten njeri,protesto
Do zgjidhet prap Rama ne Tirane?E ca pastaj?Berisha eshte 20 vjet kokosh maj plehut,dhe prap ne i puthim duart,i kendojme dhe kenge>Rama me kazanet e plehrave do merret,dhe atje duhet njeri i rrepte,se ndryshe te hypin jevgjit mbi shpine,te bejne kala dibrance!Hiqeni Bashen se ate rrezik ta futnin ne karroce kur te mungonte kali!Ti Nano,shkruan mire,po beje zap lapsin se po dridhet sa majtas sa djathtas!