BE respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

29 Mars 2011, 16:13Rajoni TEMA

Bashkimi Evropian e respekton vendimin e gjykatës më të lartë të Kosovës, e cila ka shpallur jokushtetuese zgjedhjen e presidentit Behgjet Pacolli.

“Ne presim që të gjitha palët të punojnë për një zgjidhje konstruktive dhe sipas procedurave të brendshme”, thuhet në komunikatën e përbashkët të shefes për politikë të jashtme të BE-së, Cetherine Ashton, dhe të komisionarit për zgjerim, Stefan Fule.

Me shumicë votash, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur të hënën se zgjedhja e presidentit të Republikës së Kosovës ishte jokushtetuese.

“RFE”

Lini një Përgjigje