Sot në Kosovë ka qenë e vështirë për mediat të shkëpusin ndonjë prononcim nga krerët e shtetit, për shkak se axhenda e secilit ka ndryshuar pas tërmetit që shkaktoi vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Por në mbrëmje Pacolli ka deklaruar se do të respektojë vendimin e Kushtetueses. Nuk ka dalë përpara medieve në një konferencë, por ka folur për RTK. Pacolli tha se nuk e ka marrë vendimin e gjykatës, por do e zbatojë atë. “Do ta respektoj vendimin edhe pse ende nuk e kam marr, këtë vendim do ta shoh nesër. Megjithatë cili do qe të jetë vendimi i Gjykatës unë do ta respektojë pikë për pikë, pasi ajo rregullon funksionimin e institucioneve të Kosovës, ajo është e shenjtë dhe duhet të respektohet”